Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Ky njeri i sherben ēeshtjes shqiptare

    Shirak dekoron ish ambasadorin Rama



    Diplomati Luan Rama, ish-Ambasador i Shqiperise ne Paris, u dekorua nga Presidenti francez, Jaques Chirac me "Urdhrin Kombetar te Merites" me graden "Grand Officier" (Oficer i Madh). Nje dekorate e tille u jepet njerezve te shquar ne fushen e politikes, shtetit ligjor, institucioneve, diplomacise, ushtrise, shkences, njerezve te artit, etj. Diplomati shqiptar, i cili ka qene Ambasador edhe ne Portugali, Algjeri e Monako, si dhe Perfaqesues Personal i Kryetarit te Shtetit ne Organizaten Nderkombetare te Frankofonise (ONF) dhe ne Keshillin Permanent te Frankofonise, dekorohet per veprimtarine e tij diplomatike dhe libra politike ne gjuhen shqipe dhe frenge. Rama eshte vleresuar edhe me cmimin europian per esene politike, te botuar ne France "Udha e gjate ne tunelin e Platonit", dhene nga "Shoqata Nderkombetare e Shkrimtareve te gjuhes frenge". Gjate ketij viti Rama ka kryesuar disa delegacione nderkombetare dhe misione vezhguesish te ONF, vecanerisht ne Afriken frankofone. "Urdheri Kombetar i Merites" eshte krijuar nga Gjenerali Sharl de Gol, ish-Presidenti i Frances. Aktualisht Rama eshte jashte sherbimit diplomatik.

    Luan Rama eshte nga njerezit qe me te vertete kontribon prej kohesh per te ndihmuar aktivisht permiresimin e imazhit shqiptar neper bote. Kemi me te vertete nevoje per njerez te tille pasi vetem me ndershmerine e tyre Shqiperia do te arrije te permiresoje imazhin e saj ne syt e botes e te krijoje besim ne vetvete.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Luan Rama njihet nga shqiptaret edhe per vjedhjen spektakolare te kutive te votimit ne zonen e tij, qe cuditerisht u gjenden ne zyrat e shtabit te tij elektoral, dhe keto jane kapur me kamera dhe transmetuar ne kanalet televizive opozitare. Behet fjale per zgjedhjet e 24 qershorit te kaluar. Sot Luan Rama eshte minister rendi dhe vetem dje skafistet u "hakmoren" ndaj bankes tregtare ne Vlore duke e vjedhur ate. Kete fjale "hakmarrje" e perdori Rama, i cili me sa duket i njeh nga afer skafistet dhe e di edhe si ata reagojne ne te tilla raste.

    Keta jane njerez pa moral e pa princip dhe meqenese francezet paskan simpati per Ramen bejne mire ta perfshijne ne administraten e tyre pasi Rama vetem i ka marre e nuk i ka dhene gje Shqiperise dhe asaj ceshtjes kombetare qe ti ze ne goje. Gjate kohes qe Kosova u cliruar, Rama ishte zedhenesi i shtypit per PS dhe asnjehere ne deklarimet e tij nuk doli ne mbrojtje te ceshtjes kombetare. Edhe sot e kesaj dite PS nuk mbron qendrimin e pavaresise se Kosoves, qe e ka pushtuar gjithe faktori politik shqiptar brenda dhe jashte Kosoves.

    Franca asnjehere nuk e ka mbeshtetur ceshtjen kombetare shqiptare pasi ka qene sponsorizuesja e ndarjes se Shqiperise dhe krijimit te Jugosllavise. Per ti dhene pergjigje pyetjes tuaj ne lidhje me Luan Rama, ai i sherben me se miri Luan Rames por aspak demokracise shqiptare dhe ca me pak ceshtjes kombetare.

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Te kane vene gje nga Partia demokratike per te kritikuar ēdo gje qe nuk i sherben asaj apo si eshte puna?!
    Mos shkruaj qorrazi ketu se po ja fut kot dhe para se te pergjigjesh lexo se ēfare shkruhet pasi e kam vene re ketu flisni vetem me pasione e aspak me llogjike.
    Perveēse kritikoni nuk propozohet asgje ne pjesen me te madh te rasteve!
    Luani qe flitet ne artikull nuk ka parti dhe eshte ish drejtori i kinostudjos e nuk ka lidhje me Luan Ramen qe eshte kryeminister.
    Informohu perpara se te kritikosh falas.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny_T, po shkruan per Luan Rama ne forumin e ceshtjes kombetare. Cfare kontributi i ka dhene Rama ceshtjes kombetare pervec simpatise personale qe mund te kesh ti per te?

    Meqenese ti me kerkon "llogjiken" mua ne shkrimet e tua: Ti flet per Ramen ne baze te kontributit te tij ne France, une te flas per Ramen qe njohin shqiptaret, qe njoh une jo si person por si personazh publik.

    Nese ato qe une shkruaj jane genjeshtra, bej ate qe nuk e ben dot as vete Rama, pergenjeshtroi.


    P.S Politikanet dhe personazhet publike gjykohen nga qendrimet e tyre perpara shqiptareve dhe jo nga fletet e lavderimit qe u jep perendimi.

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Luan Rama qe flet ti po ta rrishpjegoj dhe nje here se paske ndonje problem me duket, nuk ka te beje fare me Luan Rama, ish ambasadorin ambasadorin shqiptar ne Paris. Ne 24 qershor qe thua ti qe ka vjedhur votat ka qene ambasador ne Paris e nuk mund te ishte ne Tirane. Luan Rama eshte artis dhe ish drejtor i Kinostudjos shqiptare dhe ska te beje fare me Ministrin aktual te puneve te brendeshme.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese ajo qe shkruani eshte e vertete dhe qenkerkan 2 Luan Rama, atehere te me falesh mua. Nuk e njoh Luan Rama ambasadorin dhe sa here qe ne shtyp eshte lakuar emri Luan Rama ne mend me ka shkuar ministri aktual.

    Me vjen keq per diplomatin qe per fat te keq mban te njejtin emer me nje sharlatan politik qe i prish reputacionin.


    P.S Shkrimit tend une do ti shtoja nje shenim te madh qe ky Luan Rama nuk eshte ministri aktual i rendit pasi shume njerez do te ngaterrohen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Keqkuptimi ben pjese ne jeten e njeriut , per ta evituar duhet degjuar me mir eprandaj dhe thone qe natyra (ose zoti) na ka dhene dy vesh e nje goje, qe te degjojme dy here e te flasim nje here...
    Ska problem per keqkuptimin po Luan Rama eshte me tre vertete figure e rendesishme e dipllomacise shqiptare qe ka kotribuar shume me tolerancen e tij, bujarine, mbrojtjen e interesave te shqiperise e duke qene jo partiak ne veptimet e tij.
    Me te vertete njerez te tille te lene vetem ndjenjen e admirimit.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Do te ishte mire qe te sillje pjese nga veprimtaria e tij, plus ate shkrimin qe ju zini ne goje ne mesazhin e pare. Ne kete menyre ne qe po e degjojme kete emer per here te pare te keminje njohje dhe gjykim me te mire mbi kete diplomat.

    Sinqerisht, sot eshte hera e pare qe po lexoj mbi kete diplomat.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ambasadoret qe do te "ekstradohen"

    Presidenti Alfred Moisiu deklaroi ne seminarin me ambasadoret se do t'i kerkoje qeverise shqiptare hartimin e nje ligji qe lejon ekstradimin e diplomateve te cilet nuk kthehen ne atdhe ne mbarim te detyres. Sipas Moisiut, keta diplomate "dezertore" duhet t'i sherbejne vendit te tyre dhe jo ta tradhetojne ate duke qendruar ne vendet ku jane atashuar. Disa prej diplomateve qe nuk jane kthyer ne atdhe pas mbarimit te detyres, keto pese vitet e fundit jane: Pavli Qesku ne Angli, Vatudin Bala ne Slloveni, Luan Rama ne France dhe Pellumb Kulla ne Itali.


    ----------------------------------
    ----------------------------------

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Na ngaterrove o VINI !

    Qe ne fillim ti te kishe sqaruar njerzit qe po flet per Luan Ramen, studiusin e Filmit e jo per Luan Ramen politikanin.

    Ky Luan Rama i Frances eshte nji burr i shkurter pak ezmer dhe eshte marre me historine e Filmit Shqiptare etj kurse Luan Rama, deputeti eshte nji bucko pak si bjond.
    Dikur ky Rama bjondi doli ne ca konkurse letersie ne TV dhe fitonte. Gjente psh qe, romanin "njeriu me Top" e ka bere Dritero Agolli ose poezine "perse mendohen kto male" e ka bere Kadareja.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •