Shirak dekoron ish ambasadorin Rama
Diplomati Luan Rama, ish-Ambasador i Shqiperise ne Paris, u dekorua nga Presidenti francez, Jaques Chirac me "Urdhrin Kombetar te Merites" me graden "Grand Officier" (Oficer i Madh). Nje dekorate e tille u jepet njerezve te shquar ne fushen e politikes, shtetit ligjor, institucioneve, diplomacise, ushtrise, shkences, njerezve te artit, etj. Diplomati shqiptar, i cili ka qene Ambasador edhe ne Portugali, Algjeri e Monako, si dhe Perfaqesues Personal i Kryetarit te Shtetit ne Organizaten Nderkombetare te Frankofonise (ONF) dhe ne Keshillin Permanent te Frankofonise, dekorohet per veprimtarine e tij diplomatike dhe libra politike ne gjuhen shqipe dhe frenge. Rama eshte vleresuar edhe me cmimin europian per esene politike, te botuar ne France "Udha e gjate ne tunelin e Platonit", dhene nga "Shoqata Nderkombetare e Shkrimtareve te gjuhes frenge". Gjate ketij viti Rama ka kryesuar disa delegacione nderkombetare dhe misione vezhguesish te ONF, vecanerisht ne Afriken frankofone. "Urdheri Kombetar i Merites" eshte krijuar nga Gjenerali Sharl de Gol, ish-Presidenti i Frances. Aktualisht Rama eshte jashte sherbimit diplomatik.
Luan Rama eshte nga njerezit qe me te vertete kontribon prej kohesh per te ndihmuar aktivisht permiresimin e imazhit shqiptar neper bote. Kemi me te vertete nevoje per njerez te tille pasi vetem me ndershmerine e tyre Shqiperia do te arrije te permiresoje imazhin e saj ne syt e botes e te krijoje besim ne vetvete.
Pershendetje
Krijoni Kontakt