Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nqs kamera punon në kompjuterin tënd por nuk punon kur lidhesh me të tjerët, atëherë fajin ta ka lidhja e internetit. Ka mundësi që firewall i XP të lejojë kamerën ndërsa firewalli i 2000 nuk e lejon.

    Firewalli duhet të lejojë këto porta për MSN messenger:
    TCP 6891 - 6900
    TCP 1863
    UDP 1863
    UDP 5190
    UDP 6901
    TCP 6901



    Çfarë programi po përdor për t'u lidhur me të tjerët?

    Në MSN messenger, shko tek menuja [tools > webcams settings] si dhe [tools > audio/video configuration wizard]. Aty duhet të shikosh videon që kap kamera.

    Pasi bën këtë, lidhu me një person tjetër dhe shtyp butonin webcam në krye të dritares. Çfarë mesazhi të nxjerr MSN kur nuk lidhet video?

    Fajin mund ta ketë edhe personi tjetër që nuk bëhet lidhja. Nëse lidhesh me atë person në XP por nuk lidhesh dot në 2000, atëherë fajin e ka konfigurimi i 2000-jës. Nuk e di se çfarë firewall ke të instaluar, por ose lejo portat që të thashë më lart, ose mbylle fare firewall kur je duke kominikuar me video dhe pastaj hape prapë kur të mbarosh punë.
    Edi

  2. #22
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    E Kuptova dhe une sepse paska pas te gjith Fajin WIN2000 kurse sot Instalova WINXP dhe me punon Super. me duket se Kamera spo punojka ne WIN2000.
    Mire Flm per ndihmen te gjith.
    Kalofshit sa me mire..!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2005
    Postime
    13

    Probleme me komunikimin me video

    pershendetje,
    kush perdor webcam isight, un kam problem, nuk komunicoj dot nga nje linje telefonike ne tjeter,
    psh ne itali perdor fastweb edhe po te lidhem me nje person tjeter qe perdor psh qe perdor alice adsl edhe personit qe perdor nuk ijepet e drejta qe te bejme videoconference o callconferenze.
    ju ka ndodhur edhe juve ky problem??
    ju faleminderit kio

  4. #24
    Fastweb bazohet mbi teknologjinë NAT e cila përdoret kryesisht në rrjetet LAN/MAN/WAN.
    Në rastin tënd, router-at e Fastweb-it nuk kanë aftësinë të komunikojnë drejtpërsëdrejti me kompjuter që ndodhen në rrjete të tjerë komplet të veçuar, ose thënë ndryshe"jashtë" Fastweb-it. Një mundësi do ishte hapja dhe komunikimi me anë të portave të përcaktuara nga protokollet e ndryshëm, por kjo varet shumë nga lloji i sistemit operativ të secilit kompjuter dhe nëse router mbështet njëlloj protokollet e programeve (psh MSN Messenger) edhe pse nën S.O. të ndryshëm.
    Pa u zgjatur shumë...iChat i Mac-ut dhe ta zëmë Yahoo Messenger i personit që kërkon të thërrasësh me videokonferencë, mund të kërkojë lidhje të drejtpërdrejtë (dmth IP-të tuaja të "dukshme" në Internet) gjë të cilën Fastweb s'ta lejon. Zgjidhja do ishte blerja e mundësisë së IP-së publike, me pagesë bën të mundur që IP-ja jote të shfaqet në rrjetin Internet.

    p.s. Nuk e njoh iChat kështu që mund të gabohem sa i përket kërkesave të programit për të kryer një videokonferencë (nëse kërkon lidhje direkte apo punon dhe nën një rrjet NAT). Në këtë rast mund të jetë vetëm mospërputhje protokollesh sa i përket marrjes apo dërgimit të videos/zërit.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    23

    Problem me webcam ne MSN

    Pershendetje kam nji problem me Webcam ne MSN sa her e startoj webcam me kontaktu ne Msn me del atu vetem ngjyre zez dhe nuk duket as gjë ka shkuar te opcionet por atu kur dua diqka të ndryshoj me shkeput nga lidhja Msn me nji her se di kua problemi kam provuar disa verzione te Msn dhe Marimanga MSN por jo kotë ket problem e kam mbasi e kam Formatizuar Pc dhe ikam instaluar te gjithë programat qe i kam pas ma heret nese dine ndonji zhgjithje ju lutem shkruani. Tung

  6. #26
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Tek MSN ne tools Audio/Video Tuning Wizard shiko se cfare ke zgjedhur si burim video(input) Nqs aty shef ndonje videokarte aty e ke gabimin.Duhet te zgjedhesh webcameren qe ke te instaluar.Shiko nen tools edhe webcamera setings.Aty shiko te audio video setup dhe butonin advanced.Aty cfare te jep?Cfare modeli emri eshte webcamera? A ta jep te njejtin problem edhe te Yahoo messenxheri? Ne qofte se te shfaqet i njejti problem edhe ne yahoo megjithse konfigurimi audio /video dhe webcam settings jane bere ne rregull,atehere duhet te riinstalosh programin e webcameres nga CD per te rregulluar ndonje problem me drajverin e videokameres. Skano kompjuterin per gabime ne disk(skandisk),sigurohu qe kompjuteri eshte i paster nga spiune/trojane dhe virusa.Cfare windowsi perdor?Nqs ke windows XP,shiko te marresh te gjitha azhurnimet.NQS ke windows XP pa SP 2,atehere te duhet te futesh sp2-shin qe rregullon difekte qe kane te bejne edhe me portin USB dhe difekte me webcamerat dhe videot ne chat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 25-03-2006 më 12:54
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    23
    bensevev11 flm shum e zhgjedha problemin me ndimen tënde kalo mirë.

  8. #28
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Nuk lidhem dot me video ne MSN Messenger

    Pershendetje!

    Kam disa dite qe kam hasur nje probleme ne msn messangerin time.
    Une shpesh here kontaktoi me webcamera me nje X person dhe e hap dhe une dhe ai webcameren por nderkohe qe une i bera format discut C te pc time tani hapet vetem webcamera ime ndersa webcamera e atij /x personi nuk me hapet.
    Nderkohe ai me thote qe atij i tregon connectios dmth qe eshte lidhur me mua ndersa mua ne shenjen e avatarit te webcameres me nxjere vetem Loading.
    E kam lene Loading gati 4 ore nje dit dhe vazhdonte akoma me te njtein avaz.
    Nuk e di se c`fare problemi duhet te kete por do ju lutesha shume te me ndihmonit.


    Pres pergjigjet tuaja.

    Faleminderit!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Sipas meje,kjo nuk ka lidhe fare me fshirjen e hard diskut C sepse gjithcka behet brenda nje programi.Do ishte mire qe ta riparoje,ose ta reinstaloje programin msn messenger.Nese nuk ben pune as kjo,te keshilloj te maresh nje msn te ri.

  10. #30
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk na ke thënë nëse personi tjetër ju sheh në kamera ?
    Vërtetë ju hapet kamera, por ju mund ta shikoni kameran tuaj edhe pse lidhja me personin tjetër nuk kryhet me sukses.

    Ky problem të ndodh vetëm kur jeni duke biseduar me atë person apo sa herë që jeni duke biseduar në msn ?
    Nëse të ndodh vetëm me atë person nuk do të thotë se problemin e ka msn juaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 11-07-2007 më 18:26
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të lidhem kur portat janë të mbyllura?
    Nga Albmaster në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 07:43
  2. Problem kur lidhem me sherbimet(services) e rrjetit
    Nga Miremengjes në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •