Nqs kamera punon në kompjuterin tënd por nuk punon kur lidhesh me të tjerët, atëherë fajin ta ka lidhja e internetit. Ka mundësi që firewall i XP të lejojë kamerën ndërsa firewalli i 2000 nuk e lejon.
Firewalli duhet të lejojë këto porta për MSN messenger:
TCP 6891 - 6900
TCP 1863
UDP 1863
UDP 5190
UDP 6901
TCP 6901
Çfarë programi po përdor për t'u lidhur me të tjerët?
Në MSN messenger, shko tek menuja [tools > webcams settings] si dhe [tools > audio/video configuration wizard]. Aty duhet të shikosh videon që kap kamera.
Pasi bën këtë, lidhu me një person tjetër dhe shtyp butonin webcam në krye të dritares. Çfarë mesazhi të nxjerr MSN kur nuk lidhet video?
Fajin mund ta ketë edhe personi tjetër që nuk bëhet lidhja. Nëse lidhesh me atë person në XP por nuk lidhesh dot në 2000, atëherë fajin e ka konfigurimi i 2000-jës. Nuk e di se çfarë firewall ke të instaluar, por ose lejo portat që të thashë më lart, ose mbylle fare firewall kur je duke kominikuar me video dhe pastaj hape prapë kur të mbarosh punë.
Krijoni Kontakt