Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
Nga Agron Gurabardhi
Jurist
Problemi i zgjedhjeve ka risjellur pėrsėri tonet e luftės sė ftohtė midis pozitės dhe opozitės. Akuzat e ndėrsjellta kėrkojnė vėmėndje nė analizat e tyre. Partia Socialiste akuzon se veprimet e opozitės do tė shkaktojnė "efekte ngrirėse" nė marrėdhėniet mes tyre dhe partnerėve ndėrkombėtarė, argumentat e tė cilės kryeministri shqiptar i hedh poshtė, kur brėnda tė njėjtės periudhė kohe, pėrdor pėr tė njėjtat probleme ndaj opozitės, herė tone tė ashpra kritikuese dhe herė lavdėron kontributet e saj.
Nga ana tjetėr opozita pėrdor vėrtetė tone tė "ashpra", duke iu referuar planit tė Ukrainės pėr Shqipėrinė, por kjo vjen pasi pushtetmbajtėsit veē faktit qė po realizojnė interesat e tyre ekonomike, po nxisin edhe konflikte me opozitėn pėr ligjin e zgjedhjeve, duke pėrdor stilin e luftės sė ftohtė, me qėllim manipulimin e zgjedhjeve tė ardhshme, pėr tė qėndruar pėrjetėsisht nė krye tė vendit.
Nuk ka pėrse tė trėmbet mazhoranca nga skenari Ukrainės. Para sė gjithash, ai ishte njė proēes pasqyrimi i vlerave demokratike tė popullit ukrahinas, ku nė thelb kishte vendosmėrinė e qytetarėve tė saj pėr tė mos manipuluar votat. Suksesi i kėtij skenari kishte tė bėnte me fitoren e votės sė lirė tė qytetarėve. Rasti i Ukrainės ėshtė njė triumf i madh i demokracisė e i pėrgjegjėsisė qytetare. Qytetarėt e saj nuk e lėshuan sheshin natė e ditė pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tyre mė themelore e demokratike, votėn.
Nuk duhet harruar se 97 ishte njė "revolucin i kuq", i organizuar nga ata qė humbėn pushtetin nė 92-shin, i cili rrezikoi shkatėrrimin e Shqipėrisė duke e futur atė nė njė konflikt pa fund e ku vetėm pas rritjes sė vėmėndjes ndėrkombėtare, situata nė Shqipėri u kthye. Kundėrgoditja e armatosur e 1997-ės nga ata qė humbėn pushtetin dhe mė pas rotacioni i pushtetit me dhunė qė iu imponua shqiptarėve, solli pasoja tė rrezikshme pėr vendin tonė. Revolucioni kuq i 97-ės solli nė Shqipėri qė nė ditėt e para tė tij tmerrin e Otrantos, qindra refugjatė politikė nė tė gjithė botėn, ku pėrfshihen mijra tė rinj dhe dhjetra gazetarė tė opozitės. Po kėshtu, ai shkaktoi rrjedhjen tragjike tė trurit akademik, pjesė tė tė cilit u larguan dhe vazhdojnė tė largohen nga Shqipėria, jo se nuk e duan atė, por se qeverisja e keqe ia ka bėrė jetėn skėterrė, si pasojė e instalimit tė mafias e mungesės sė shtetit ligjor.
Nė polici u vendosėn menjėherė anėtarėt e komiteteve tė "shpėtimit" tė cilėt ishin kriminelė ordinerė apo disa me lirinė e parakohėshme, tė akorduar nga shteti grek. Tė tillė u vendosėn edhe nė administratėn shtetėrore, duke e degraduar dhe e shndėrruar qeverisjen nė njė regjim mafioz.
Te demokratėt, ata qė erdhėn nė pushtet, panė armikun pėr vdekje dhe jo njė kundėrshtar politik. Qė nė ditėt e para tė revolucionit ata u vampirizuan duke u pirė gjakun punonjėsve tė administratės demokratike. Mė pas vazhduan me arrestimet politike tė ish- deputetėve dhe zyrtarėve tė lartė tė qeverisjes demokratike, duke arritur kulmin ata vijuan me vrasjen e simbolit tė demokracisė dhe liderin e dhjetorit, Azem Hajdari e duke vazhduar vrasjen e biznesmenėve, duke u dhuruar shqiptarėve varfėrinė absolute, tė krahasuar me nivelin e Bangladeshit, tregėtinė e fėmijėve, armėve, drogės, rritjen e kriminalitetit, prostitucionit e klandestinitetit, etj.
Veē fenomeneve tė lartpėrmendura solli njė acarimit tė skajshėm tė politikės si dhe veshjen e gjithė institucioneve shqiptare me njerėz tė inkriminuar, nga ish- sigurimsat dhe drejtuesit kryesorė tė diktaturės. Kjo solli pasoja tė paimagjinueshme tė rritjes sė korrupsionit, fitimeve kolosale tė paligjėshme dhe monopole tė qeveritarėve e qė nė fund tė fundit kanė bllokuar tėrė vendin.
Ėshtė tėrėsisht e rrezikshme tė pėrpiqesh tė zgjidhėsh problemet politike jashtė kornizės sė ligjit. Kėshtu veproi opozita e 97-ės, mazhoranca e sotme. Nė fillim me njė "revolucion tė kuq", mė pas nė "rozė" e pastaj duke menduar pėr diēka "blu". Kjo u realizua nė 97-tėn dhe shqiptarėt nuk mund ta shlyejnė nga kujtesa pa u lėnė gjurmė, pasi qindra tė rinj u vranė, nėnat dhe familjet mbetėn pa tė afėrmit e tyre, qindra tė tjerė u mbytėn ujrave tė Adriatikut, dhjetra banka u grabitėn, qindra dyqane u shkatėrruan e u vodhėn, mijra njerėz u traumatizuan, depot e armėve u shqyen e municionet dolėn rrugėve, shteti u shkėrmoq, banditizmi triumfoi e shoqėria mbarė shqiptare kaloi njė traumė tė fuqishme, me pasoja katastrofike pėr tė ardhmen.
Me veprimet e deritanishme, mazhoranca kėrkon ta dėrgojė Shqipėrinė drejt rrugės sė revolucioneve tė pėrherėshme, duke rrezikuar qė ta fusė hapėsirėn shqiptare, nė njė zonė konflikti tė pėrhershėm. Nuk ėshtė normale qė tė ndėrtohen ambiciet e tyre politike mbi interesat e Shqipėrisė. Kėto situata konfliktuale i japin krah kriminelėve dhe keqbėrėsve qė, duke shfrytėzuar situata tė tilla tė gjėndjes sė shtetit inekzistent, shfaqen, fuqizohen dhe duhet periudha kohe tė tėra, investimesh pas zgjedhjeve, pėr t'i identifikuar, kapur dhe eleminuar.
Manipulimi i votės e i procesit zgjedhor ka marrė rrugė institucionale. Ai ka filluar qė nė zgjedhjet e 1996-ės, kur mazhoranca e sotme me anėn e njė skenari tė parapregatitur tėrhoqi tė gjithė komisonerėt e saj nga komisionet zgjedhore dhe pėr veprime tė ngjashme sot kėrkon dėinimin e komisionerėve tė opozitės. Duke vazhduar mė pas nė 2001. Edhe nė kėto tė radhės, institucionalizimi i tyre mbėshtetet nga rrėzimi qė i bėri mazhoranca, fillimisht, ndarjes sė re tė zonave, e cili u miratua nga K.Q.Z.-ja, duke synuar kėshtu pėrfitime padrejtėsisht tė disa zonave. Mė pas, me ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve, ata pranuan ndryshimin e kodit zgjedhor dhe nė lidhje me kėtė pikė pėrsėri ka tentativa pėr hedhjen poshtė tė variantit tė paraqitur nga O.S.B.E. Ky institucionalizim ka ecur paralelisht edhe me "reformėn" nė polici, duke emėruar militantė ekstremistė, pasoja e sė cilės do tė ndihet gjatė dhe pas zgjedhjeve. Nga ana tjetėr, pushteti vendor ėshtė tepėr i vonuar nė zbatimin e ligjit dhe tė orientimeve tė OSBE-sė. Kryesore ngelen listat e zgjedhėsve, ku siē po shihet ėshtė i detyruar tė ndėrhyjė faktori ndėrkombėtar e sė fundi ambasadori gjerman, pėr tė pėrshpejtuar veprimet dhe neglizhencėn e tyrej.
Cuditėrisht si nė zgjedhjet e fundit te ne edhe kėtė radhė po kėrkohet qė tė zbatohet, nga forcat nė pushtet, skenari serb mbi zgjedhjet, siē u veprua prej tyre, nė zonat e Preshevės, Bujanovcit dhe Metvegjės, ku padrejtėsisht shqiptarėve iu mohua e drejta pėr votim. Nė kėto zona, nga administrata serbe, u hoqėn nga listat emėrore banorėt shqiptarė tė pranishėm tė kėtyre zonave, ndėrkohė qė nga ana tjetėr iu dha kjo e drejtė me mijra serbėve qė kishin vite qė kishin vdekur, duke u pėrjashtuar kėshtu nga listat zgjedhore afro 1/3 e shqiptarėve. Ky skenar u ndoq me pėrpikmėri edhe nė Shqipėri, ku u pėrjashtuan nga listat e votimit mijra qytetarė qė njiheshin si pėrkrahės tė partive tė djathta dhe gjithė ato qė njiheshin me prirje demokratike e duke vendosur emra tė personave tashmė tė vdekur apo tė emigruar para 1945.
Forcat demokratike duhet tė jenė tė vendosura pėr tė mbrojtur realizimin e idesė qė tė gjithė shqiptarėt duhet tė votojnė si tė barabartė para ligjit. Pėr tė mos rezultuar si nė Vlorė, Gjirokastėr e Martanesh, ku nė zgjedhjet e fundit, doli qė kishte mė shumė zgjedhės se sa banorė, absurditet manipulimi, qė do ta kishte zili edhe vetė regjimi serb pėr ta aplikuar nė zonat e banuara historikisht me shqiptarė.
E rėndėsishme ėshtė qė vota e shqiptarėve, mos tė ketė vlerėsime tė ndryshme, por tė ketė tė njėjtėn vlerė dhe kjo varet me shpėrndarjen e barabartė tė hartės sė zonave zgjedhore. Barazia e zonave ėshtė njė standart pėr zgjedhje demokratike e mbėshtetur nė ligj ashtu si dhe e drejta pėr tė votuar.
Kėto konflikte duhet tė zgjidhen pėr tė mos na ēuar, nė zgjedhjet e radhės, si armiq mes njėri-tjetrit.
Pavarėsisht nga situatat e krijuara, partitė politike, duhet tė respektojnė vullnetin e popullit shqiptar nė zgjedhjet e afėrta, duke shpresuar qė interesat e popullit tė triumfojnė mbi pėrfitimet politike tė dikujt tjetėr.
Kjo realizohet nė radhė tė parė, nga reformimi i votuesve dhe i gjithė shqiptarėve. Kjo do tė thotė, qė ata duhet tė kuptojnė, se asgjė s'do t'u vijė e gatshme nga tė tjerėt, por vetėm nga angazhimi i tyre, pėr tė pasur njė qeveri mė tė mirė dhe njė jetė mė cilėsore pėr tė gjithė.
Forcat demokratike marrin pėrsipėr, pas ardhjes nė pushtet, reformimin e institucioneve sipas njė vizioni sa kombėtar aq dhe pėrendimor, i cili ėshtė edhe kusht pėr integrimin euro-atlantik. Lideri demokrat tha se asnjė socialist nuk do tė largohet nga puna. Kėtu bėhet fjalė pėr njerėzit e ndershėm tė administratės, pavarėsisht nga bindjet e tyre, duke mos pėrfshirė ato qė janė tė lidhur me krimin dhe punėt e pista tė tenderave dhe abuzime tė tjera tė pamoralshme dhe tė paligjėshme.
Kemi dėgjuar tė thuhet se:" kemi njė kryeministėr tė korruptuar, kemi ministra tė korruptuar, kemi administratė dhe organe gjyqėsore tė korruptuara". E pėrse kėshtu, kaq tė zbutur me to, pėrse mos t'i themi troē, qė janė hajdutė, tė pacipė dhe gjakpirės. Ata kanė nevojė pėr njė reformim tė thellė, rrenjėsor, ku tė pastrohen nga figurat dhe veprat e krimit dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar, siē ka ndodhur nė gjithė vendet e tjera tė lindjes, tė cilave u ėshtė dhėnė shansi pėr tė qėnė antarė tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Zgjedhjet e ardhėshme afrojnė natyrshėm, mundėsinė e rikthimit tė shpresės se madhe tek njė fitore e forcave demokratike tė vendit.
Gjenevė, mė 01.02.2005
Krijoni Kontakt