Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 147

Tema: Suzana Zisi

  1. #51
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Sui flm per ndjekjen ne teme, nderkohe po vazhdojme....

    Po hirin ku ta ēoj?

    Dua…
    ta pastroj
    kėtė farė,
    nga mbeturinat.
    Tė mbjell
    dhe,
    tė korr,
    njė bar tė ri.
    Njė bar,
    qė,
    tė ftillojė
    lėndinat,
    E,
    tė harlisė,
    nė liri.
    Dhe,
    mbeturinat,
    t’i helmoj…!
    Pastaj,
    me zjarr ferri
    t’i djeg.
    I djeg...
    po,
    hirin,
    ku ta ēoj?
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #52
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    E bukura kėnga plakė

    Atė,
    kurrė
    s’e kėndova...!
    Nė lindje,
    u mundova.
    Dhe...
    solla
    nė jetė,
    njė foshnje - plakė.
    Rrudhat,
    tė thella.
    Buzėt,
    me jargė.
    Sytė,
    tėrė gjak.
    Dhe,
    rend
    ajo,
    ngado
    me mua.
    E bukura,
    kėnga plakė.
    E ėmbla,
    qė,
    kurrė
    s’u kėndua…!
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Hija e zezė

    Pasi mbaroi pjatėn e parė, ndjeu njė si hapėsirė nė bark, kraharor, fundbark. Kur mbaroi tė dytėn, ajo u zgjerua. Trupi iu fry nga boshllėku. Pasi mbaroi tė tretėn, e kuptoi se ushqimet ishin pa peshė.
    ....Iu kujtua fėmijėria. Babai i punonte nė minierė. Edhe nėna. Duart e tyre tė zeza i dilnin shpesh nė ėndėrr. Duart e tyre tė zeza gatuanin, atje, ato pak pare sa pėr tė jetuar. Duart e zeza tė nėnės nuk i zbardhi as mielli, kur mbrunte bukėn, as sapuni Lux qė i fali njė mikeshe…!
    Mendimet e tij tė zeza... Si mund tė ishin ndryshe? Si mund tė ishin ndryshe, pėrderisa edhe duart e tij po nxiheshin? Shihte me zili nė televizorin e fqinjit, duart e bardha tė kryeqytetasve dhe njė urrejtje e pafund e pushtonte. Urrente duarbardhėt e Tiranės dhe duarzinjtė e qytezės.
    Dashuria e parė... Ishte e bardhė, vajza e drejtorit tė gjimnazit. E hijshme, me duar tė pambukta. Vec sytė i kishte tė zinj. Martesa, me vajzėn “e bardhė” nė qytezėn “e zezė”, nuk ndryshoi asgjė. Megjithėse mbante doreza kur punonte, duart i kishte tė zeza. Dhe jo vetėm duart. Qymyri depėrtonte kudo, pėrshkonte ēdo rregull, ligj e pakt.
    Qymyri tė nxinte edhe jetėn! Ē’ngjyrė kishte gjaku i tyre vallė? Po gjaku i saj?
    Filloi tė shkonte me femrat e minierės. “Kėto duarzezat janė tė mira nė seks” mendonte. Tashmė, kur goca tre vjeēe dhe bebja nė barkun e duarbardhės i kishin hedhur prangat, atij i lindi dėshira e zjarrtė dhe dashuria e tij e fundit. Tė ishte i lirė.
    Vitet e universitetit kaluan shpejt. Studionte deri vonė. Duhej tė qėndronte mbi gjithēka. Duhej tė injoronte duarbardhėt dhe duarbardhat. Ai i urrente ata dhe hakmerrej duke i poshtėruar me mospėrfillje. Ishte simpatik dhe tėrhiqte vėmendjen e femrave, por, i vendosur, nuk u dorėzohej pasioneve tė momentit. Sa herė shkonte nė qytezė, pranė familjes, shfrynte dufin nė gjinjtė e duarzezave. Ēlironte streset e krijuara nga trillet e pėrfytyruara nė vetminė e dhomės sė konviktit. Kjo qytezė, ishte kufiri midis asaj qė urrente dhe donte. Po ē’donte vallė? Lėkura filloi t’i nxihej (nga natyra ishte pak ezmer). Diellin e urrente. Kėmishat edhe nė piskun e vapės i mbante me mėngė tė gjata. Ditėn qė i vdiq babai qau shumė. Por, brenda qenies sė tij tragjike, njė dozė gėzimi gėlonte: “Iku njė duarzi”.Ndėrsa vazhdonte tė lexonte e tė kulturohej, i lindi edhe njė djalė. Tre fėmijė. O Zot! Tre qenie qė do i ndiqte nga pas hija e zezė e gjyshėrve...!
    U emėrua nė kryeqytet. Njė shtėpi komode, njė punė e mirė, larg qytezės. Megjithatė, sa herė qė duarbardha shtronte tryezėn, duhma e qymyrit ishte mė e fortė se erėrat e gjellėve. Punonte shumė. Megjithatė gjithēka i koklavitej e ngatėrrohej. Pėr tė argumentuar diēka, i binte rreth e qark, pastaj dilte nė njė rrugė pa krye duke e humbur fillin e mendimit. Belbėzonte pa kuptim dhe e ndiente shpėrqėndrimin deri nė palcė. Vetvetiu u largua nga shokėt, miqtė. Tashmė, larg qytezės, filloi ta mbushte boshllėkun duke gjuajtur bjondet, lėkurėbardhat, sybardhat. Njė sybardhė, pakėz mė e madhe se vajza e tij, e bėri tė harrojė hijen e zezė, por jo ambicien pėr t’iu kundėrvėnė duarbardhėve. Por, njė ditė, duke ngrėnė feta sallami tė zier nė shtėpinė e sybardhės, diēka i ngeci nė fyt. Pėr pak u nda nga jeta. E shpėtuan grushtat e vegjėl tė saj qė e godisnin pa pushim nė shpinė. Pas njė stėrmundimi tė gjatė, arriti tė nxirrte nga fyti njė kokėrr piperi tė zi. O perėndi! Hija e zezė! – thirri dhe humbi ndjenjat. Tė nesėrmen, u largua prej sybardhės, duke urryer diellin, ngjyrat, dhe gjithė ē’ishin tė bardha...

    ...Tashmė, nė njė shtet tė fuqishėm tė Europės, nė njė restorant luksoz, ndihej i pafuqishėm. Hante pambarim dhe hapėsira nuk i mbushej. Ajo zmadhohej e zmadhohej duke i kapėrcyer tė tėra pėrmasat e imagjinueshme. Universi brenda barkut tė tij ishte sa njė kokėrr piperi tė zi. Iu prenė forcat. Piruni i ra nga dora. Pėrmasat e hapėsirės po zmadhoheshin. Ndėrsa ndiente dobėsimin e shqisave, njė drithmė kėnaqėsie e pėrshkoi. Po vdiste. Po shpėtonte nga hija e zezė. Iu duk sikur nga larg, nga Shqipėria, i vinin zėra e pėshpėrima tė frikshme. Nuk donte t’i kuptonte. Por, ata flisnin gjuhėn e tij. Zėrat kėlthisnin se fajin nuk e kishin duart e zeza tė nėnės, tė fqinjėve. E zeza, ishte nė mendjen e tij. O Zot! – klithi. Po e marr me vete edhe nė varr. Mbėshteti kokėn mbi tavolinėn e restorantit luksoz, duke perceptuar shpėrbėrjen e ngjyrave, zbardhjen…! Tė zezėn, nuk e pėrceptoi dot, sepse...vdiq

    Suzana Zisi

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Mali i errėsirės sė pėrjetshme

    Unė jam njeri. Se besoni ? Besomėni pra. Jam njeriu elektron. Kam shekuj pa folur. Dhe askush s'mė flet. Dhe askush s'mė sheh. Veē ju, qė mė fiksuat nė lenten e mikroskopit tuaj tė fuqishėm.
    .... Qysh i vogėl, i kam adhuruar majat. Qyteti im ndodhej larg tyre, por, kėshėria ime, e kapėrcente kėtė largėsi. Isha fare vogėlush, kur dėgjova se njė garė e madhe po niste. Njė garė e paparashikuar, e padėgjuar ndonjėherė. Njė garė pėr tė arritur majėn e paarritshme. Ēdo ditė nė televizion ndiqja rezulatatet e garės. Dikush dorėzohej qė nė hapat e parė, dikush vazhdonte e mė pas tėrhiqej, dikush tjetėr nuk tutej. Vit pas viti i lutesha nėnės, por, ajo, s’donte qe s’donte tė mė lejonte.
    “Je i vogėl bir, je i vogėl...!
    Kaluan vite. Orė tė tėra i kaloja duke u stėrvitur. Dėshira rritej me pėrmasa drastike. Dhe ja, njė ditė, nė jetėn time hyri ajo. Ishte qenie e brishtė, e thyeshme, e bindur. Mė donte, por, kishte dhe shumė frikė prej meje.
    “Je pakėz i egėr. Ti, ndonjė ditė tė bukur, do tė bėhesh ndoshta kriminel, ndoshta... nuk e di ēfarė.” Njė ditė, mė tha se sė shpejti priste njė fėmijė. Brenda meje diēka lėvizi. Baba. Unė do tė bėhesha, sė shpejti, baba. Baba i zakonshėm, baba i rėndomtė.
    Mos vallė, duke pritur bekimin e nėnės, kisha harruar qė isha burrėruar me kohė? Dhe, duhej tė vinte nė jetė ky fėmijė, qė tė mė kujtonte se mustaqet kishin kohė qė mė kishin dirsur? U lashė njė shėnim nėnės dhe gruas dhe u nisa pa marrė bekimin e tyre. Arrita nė rrėzėn e malit nė mbrėmje. Ishte shumė i frikshėm. Hijet e natės, dukeshin si fantazma qė zgjasnin duart pambarim. Rrugės, ndesha shumė njerėz. Rendnin drejt majės, por, atje, duhej tė arrija unė i pari. Rregullat e lojes i dija mirė. Ata, mė rezistentėt, fitonin tė drejtėn e litarit. Do tė kapeshin pas njė litari qė do ti ndihmonte nė shpatet e thepisura. As sot e kėsaj dite nuk e kuptoj, se kush i hidhte nga qielli kėta litarė. U mundova, u sfilita, dhe ja, njė ditė, njė send i fortė mė preku kokėn. O zot, e fitova litarin!
    ...Vitet kalonin, unė rendja. Si jetonim ne? Si rezistonim mes akullit, shiut, vapės, urisė? Rregulli numėr njė i garės ishte ky: Asnjė armė tė ftohtė me vete. Por, unė, e kisha fshehur njė nė gojė, nė ēastin e kontrollit. Po, po, nė gojė! Njė thikėz e vogėl fare. Dhe besoj se e kuptoni pėrse mė duhej. Kėshtu, pak nga pak, i preva tė tėrė litarėt e rivalėve. Si harroj dot sytė e tyre, nė ēastin kur shihnin, se me malin, si lidhte asgjė. Sytė e tyre tė padjallėzuar... Tashmė, i sigurt pėr fitoren, nuk pushoja asnjė ēast. Por, majėn, s’po e shihja gjėkundi. Dhe, njė ditė, kur i kisha humbur tė gjitha shpresat, vura re se s’kisha ē’tė ngjisja mė. Isha nė majė. Nuk di si ta pėrshkruaj gėzimin qė ndjeva atė ēast. Dhe ndoshta, nga gėzimi, humba ndjenjat. Kur erdha nė vete, ishte natė. Yje s’kish. Hėnė jo. Gjumi s’mė zinte. Plasa. Ē’tė bėja? Mu kujtua nėna, gruaja, im bir. Nuk dija asgjė. Nuk mė interesonte, tashmė, asgjė. Veē dita tė agonte. Kaluan kohė, vite, por ajo nuk erdhi. Ftohtė. Perėndia e erėrave sikur ishte ulur kėmkėkryq nė kraharorin tim. Vetėm. I vetėm. Me veten time. Kjo pra ishte maja...
    Hijet e tė vdekurve dhe kujtimi i tė gjallėve, mė gėrryenin shpirtin. Im bir apo ime bijė, tani...O zot ! Kisha njė fėmijė tė rritur. Nėnės, ndoshta tani, mbi varr, i kishte mbirė bari. Gruaja, ndoshta, ishte plakur nga pritja. Po ēmendesha. Doja njė orė e mė parė tė zbrisja pėrsėri por s’mundesha. Litarėt ishin tretur dhe energjitė i mia ishin shuar. Vendosa tė hidhem. Mė mirė i vdekur mes dritės, sesa kėtu. Do vdes! Le tė vdes ! Im bir, mė nė fund, do tė bindet qė ka njė baba. Im bir, ka njė baba tė vdekur. Dhe... u hodha. Pėr ēudi, nisa tė bie ngadalė, me vėshtirėsi. Mirazhe tė panumėrta gėnjenim sytė e mi. Vende - vende qėndroja pezull. Sė tė vogla kėmbėt e mia…! Sa tė vogla duart…! Sa modern qenkam! Sa i veēantė…! Sa i mjerė...! Pra, u zvogėlova kaq shumė, sa, sot, jam katandisur nje elektron. Shkova dhe nė qytetin tim. Shtėpia nuk ekzistonte. Pashė varrin e nėnės, gruas, fėmijėve ( gruaja siē e lexova nė dokumentat e gjendjes civile, kish lindur binjakė) , varret e shokėve dhe qava.
    Qė nga ajo ditė, ka shekuj qė endem nėpėr botė, i dėnuar tė jetoj pėrjetėsisht, pa shijuar, pa folur, pa u parė nga askush. Dhe, sapo era mė shtyu nė laboratorin tuaj, renda si marrė drejt lentes. Pra, jam i lumtur sot, qė mė patė e mė dėgjuat. Sot, jam elektron, por, dikur, nė krye tė herės, isha unė i pari qė u ngjita nė Majėn e Malit tė Errėsirės sė Pėrjetshme…!

    Suzana Zisi

  5. #55
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Unė


    Unė,
    shkretėtira
    larg blerimit,
    jetės,
    prehjes.
    Unė,
    antiteza
    e gėzimit,
    lirisė,
    dehjes.
    Unė,
    miniatura
    e vdekjes…
    Zotėroj,
    stilin
    mė moderrn,
    tė buzėqeshjes…!
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #56
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Rusia s’qenka aq larg…!


    Ti,
    je
    kėtu.
    Kėrcasin
    hapat e tu
    nė prag…
    Ta ndiej erėn…
    Mė lag
    deti i syve…
    Kolltuku,
    lakohet
    nga pesha
    e trupit tėnd…
    Rusia,
    s’qenka aq larg!
    Ti
    je
    kėtu.
    Dėgjoj
    zhurmat e stepės.
    Dhe,
    zgjas duart,
    tė tė kap…!
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #57
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Jam brinja jote


    Nė krahėt e tu,
    tentakula legjendash
    mė mbajnė
    lidhur…
    Ne krahėt e tu,
    tentakula ėndrrash,
    me bėjnė
    tė harroj
    kush jam…
    Nė krahėt e tu,
    tentakula
    dashurish prehistorike,
    mė kujtojnė,
    qė,
    kjo ėshtė histori e vjetėr…
    Jam,
    brinja jote
    e humbur,
    Nė krahėt e tu,Adam…
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #58
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Nuk jam Penelopa…


    Unė,
    thur natėn,
    si merimanga,
    Pėlhurėn e dashurisė…
    E,
    ditėn,
    shthur,
    atė,
    qė ėshtė endur
    nė njė epokė
    tjetėr…
    Nuk jam Penelopa.
    Mtonjėsit,
    nuk erdhėn.
    U trembėn,
    fantazmat
    e Itakės sė vjetėr…!
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #59
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ti mė mungon…



    Ti,
    mė mungon…
    Edhe kur je
    fare pranė meje.
    Mos u end
    legjendash.
    Unė jam kėtu.
    Ti,
    mė mungon.
    Edhe pse,
    i strukur
    brenda meje,
    je pėrdite.
    Ti,
    mė mungon.
    edhe kur mė puth,
    edhe kur
    mė thua se mė do.
    Ti,
    je shumė pėr mua.
    I tėri pėr mua…
    Leri tė flenė Perėnditė…!
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #60
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Lumenjtė e mi rrjedhin…

    Lumenjtė e mi,
    rrjedhin,
    nė detin
    tėnd
    tė vdekur…
    Dhe,
    mė hapen plagė,
    nė shpirt,
    nė tru.
    Ėndrrat
    mbesin
    jetime.
    Legjendat,
    vdesin
    kėtu.
    Lumenjtė e mi
    rrjedhin,
    nė detin
    tėnd
    tė vdekur…
    Dielli,
    dashuri
    e harruar.
    Shpresat,
    treten
    pa lindur.
    Unė
    Rozafė e flijuar…!
    Lumenjtė e mi,
    vdesin,
    rilindin,
    rrjedhin…
    Nėn
    qiellin
    gri.
    Nėn
    malet
    e trishtuar.

    detin
    tėnd
    tė vdekur…
    Tek ti,
    qė,
    koha
    tė ka harruar…!
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Susanna Parigi
    Nga Perfume nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 14:22
  2. Sllovakja: Dashuria ime me tropojanin!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 12:56
  3. Pjetri dhe Suzi..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 01:01
  4. Suzana
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-09-2004, 02:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •