Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 147 prej 147

Tema: Suzana Zisi

  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Ndjemė... Falmė... Pėrqafomė...

    Unė,
    nuk tė nderova me timin emėr.
    Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
    “poetja jote brilante”, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
    Unė thinjat t’i shtova baba,
    gabime bėra sa desha.
    Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
    qava e qesha...

    Ndjemė baba!
    Nuk dita tė jem “pasqyra jote e madhe”,
    shkėputur prej qiellit “sa njė gogėl”.
    Falje, nuk kėrkova kur “gėnjeshtrat,
    si qilim,
    mbi besimin tėnd i shtrova.
    Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
    gotave tė konjakut i harrova.

    Sot,
    kur netėt e mia,
    gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
    kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
    Unė e di mirė baba,
    ti kurrė nuk mė ke mohuar,
    e asnjėherė turpėruar prej timit emėr...

    Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri “ēmenduria”
    ime i dha,
    Ndjemė!
    Falmė!
    Pėrqafomė...!

    Unė tė dua baba...

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Nė dukje e thjeshtė

    U pėrplasėn njė ditė nė vjeshtė,
    Ai dhe Ajo – puhizė, nė dukje e thjeshtė,
    Por, thellė-thellė, uragan...

    Ai fluturoi.
    Ajo u ēmend.

    Ai frymėron.
    Ajo shpesh qan.

    Por gjembat, ah gjembat...
    Nė zemėr i mban.
    Ashtu, nė dukje, e thjeshtė.

    Ishte,
    Ėshtė,
    Dhe ka pėr tė mbetur, vjeshtė...

  3. #143
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    JAM I YTI…

    Jam i yti...
    Pėshpėritje qė kaloi prej gojės,
    mushkėrisė,
    kėrthizės,
    deri nė fundbarkun tim.
    Ish zgjim i vdekur shekuj mė parė.
    I dashurisė - rikthim.
    “Jam i yti”,
    ulėrin dėshira pėr ta shuar flakėn me zjarr.
    Etjendezur, pėrpėlitesha nė tėndin pėrqafim...
    “Jam i yti?”
    Jo!
    Ti, nuk je veē Dielli im...
    Rrezelėshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim.
    “Unė jam i yti...”
    Ish ėndėrr, makth, lojė e syve blu.
    Zbret fundbarkut tim ėmbėl.
    Dhe, si klithmė lėshohet qiejve tė tu.
    Nga te gjitha poezite kjo me pelqeu me shume .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 22-09-2011 mė 13:20
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  4. #144
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    TE JESH... FJALE


    Libri me poezi nga Suzana Zisi

    Poetja e identifikon veten me fjalėn pėr ti bėrė tė qartė lexuesit se, ato qė ato shkruan nuk janė tė rastesishme apo tė kėrkuara. Janė shpirti i saj, idetė, filozofia e saj, dhe jo vetėm tė saj por te brezi, kohės, jetės, vendit te saj, tė cilat ajo nė mėnyre krejt tė natyrshme i mpleks, pėr tė prodhuar nė kudhren e talentit, poezi, zėra, fryme, ide, filozofi, ndjenjė, dashuri dhe jetė…

    Libri hapet me poezinė “Njė fjalė pėr ty”.

    “Fjalė,
    Thėnė ashtu sic duhet,
    Hieroglif qė flet shumė…”

    Kjo ėshtė hyrja e poezisė. Ndėrsa mbyllja ėshtė kjo:

    “Hieroglif i vogėl qė flet shumė
    E gėrme pas gėrme bėhet poezi.
    Rrėnjėt kapen fort tek unė.
    Degėt e heshtura tė atyre qė kurrė nuk i thashė,
    Blerojnė tek ti…”

    Tek kėto vargje kemi dy figura poetike, dy metafora.
    Eshtė nje dialog i pėrhershėm midis dy subjekteve: “rrenjet tek unė”, “degėt tek ti”.
    Eshtė ky njė dialog i pėrhershėm pėr tė gjetur pozitėn e vet nė hapėsirė, pėr te gjetur edhe harmoninė me vetėn.
    Fjalė...
    Thėnė ashtu siē duhet.
    Hieroglif qė flet shumė.
    Gėrmė pas gėrme bėhet varg.
    Rrėnjėt kapen fort tek unė.
    (Degėt e heshtura,
    tė atyre qė kurrė nuk i thashė,
    blerojnė tek ti).
    Agoninė,
    qė pėrtypin kukuvajkat rrugės,
    Mos e prek!
    Dimri e ngroh nė muzgun e gjumit tė tij…
    Kur tė thahen njomėshtirat degė,
    trokit me grushta kraharorin tim.
    Mund ta gjesh aty tė strukur,
    Atė qė kurrė nuk njohu zgjim.
    Shtrydhe, qė tė pikojė
    etjen pėr njė kėngė tė harruar,
    apo thjesht, pikėllim…
    Qumėsht dėshirash,
    mbetur nga shtatėzania e fundit me dritėn,
    Qė…
    ēuditerisht,
    kish shijen e dashurisė,
    e, kurrė nuk pikoi kur duhej,
    nė “tė zezėn” e syve…
    Kam frikė ti shfaqem hijes.
    Veten, e mas me metrin e memecėrisė...
    Degė tė njoma thyer nga era,
    Si vargjet e mia kėputen mėngjeseve tė fjalės…
    (Qė duhet thėne sė mbari,.jo sė prapthi)
    Hieroglif i vogėl qė flet shumė
    e gėrmė pas gėrme, bėhet poezi…
    Rrėnjėt kapen kaq fort tek unė.
    Degėt e heshtura,
    tė atyre qė kurrė nuk i thashė
    Blerojnė tek ti…


    © Suzana Zisi

    Pergezime Zana,bukur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 15-04-2012 mė 09:26
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #145

    nga Andi Meēaj, Vlorė

    DISA MENDIME PĖR POEZINĖ E SUZANA ZISIT
    (rreth vėllimit poetik: “Imazhet kanė ftohtė”, 2006.)


    1. (omnia vincit amor*)

    Nė librin poetik tė Suzana Zisit “Imazhet kanė ftohtė” ėshtė edhe poezia: “Nė dukje e thjeshtė”:

    U pėrplasėn njė ditė, nė vjeshtė,
    Ai dhe Ajo - puhizė, nė dukje e thjeshtė,
    Por thellė - thellė, uragan...

    Ai fluturoi.
    Ajo u ēmend.

    Ai frymėron.
    Ajo shpesh qan.

    Por gjembat, ah gjembat...
    Nė zemėr i mban.
    Ashtu, nė dukje, e thjeshtė.

    Ishte,
    Ėshtė,
    Dhe ka pėr tė mbetur vjeshtė...

    Suzana Zisi me kėtė poezi (njė akuarel i mrekullueshėm i ndjenjave njerėzore), duket sikur na ka hapur pakėz njė dritare, diku nė njė kėnd tė braktisur tė kopshtit tėrė pemė e gjetherėnie vjeshte, nga ku dallohen siluetat e dy tė rinjve qė konsumojnė dashurinė e tyre dhe njėkohėsisht dramėn e ndarjes, braktisjes qė mbart “gjemba”, qė megjithėse shpojnė e gjakosin, pėrēojnė kujtimin, atė kujtim ėmbėlndjellės e engjėllues, sa na bėn tė ndihemi paksa nė faj, pėr fajin tonė tė vetėm e tė pafajshėm, se kemi qenė dėshmitarė rastėsorė tė njė skene dashurie e ndarjeje tė beftė.
    Por siē na thotė njė shprehje e vjetėr popullore se: “dukeja gėnjen (mashtron)”, ashtu edhe poetja Zisi na rrėfen se: .../U pėrplasėn njė ditė, nė vjeshtė, .../Ai dhe Ajo - puhizė, nė dukje e thjeshtė, /Por thellė - thellė, uragan /... . Me fjalė tė thjeshta, tepėr elegante, qė mbartin emocion dhe befasi, duke i krahasuar nė fillim tė takimit tė dashuruarit me puhizėn, atė lėvizje ajri aq tė lehtė, sa thua s’e ndien dhe mė pas, kur dashuria e ėmbėl rrjedh, ajo kthehet nė uragan qė tė mbėshtjell e tė shkul nga rrėnjėt duke tė ta “shkundur” gjithė qenien.
    S.Zisi na e sjell dashurinė dhe ndarjen me elementė tė vjeshtės e natyrės si era, puhiza, gjembat, fluturimin, na e derdh nė shpirt gjithė bukurinė nė ngjitje e nė zbritje tė ndjenjės mė tė pastėr e tė hijshme njerėzore, duke i trajtuar nė unitet tė dyja si elementė tė vjeshtės. Ėshtė njė pikturim sa i zhdėrvjelltė aq edhe i freskėt, sa lirik aq edhe filozofik, sa i thjeshtė aq edhe i mirėfshehur brenda mjegullės sė shpirtit, duke na shfaqur mendimin se ai qė nuk gabon kurrė nė jetė s’mund tė quhet njeri: “errare humanum est**”.
    Por a mund tė quhet njė dashuri e dėshtuar gabim?
    Po, edhe jo, por mbi tė gjitha njė gjė mund tė themi me bindje: se jeta mund tė kuptohet e shijohet si njė e tėrė apo e plotė vetėm nga prova apo “gabime” tė vogla: ab uno disce omnes***

    2.( in absentia****)

    Nė librin me rreth 100 poezi tė Suzana Zisit mund tė veēojmė mes tė tjerave poezitė: CRAZY (Me atė pėrqafimin e ēmendur: .../Tė jam lidhur e tėra pas trupit, nė njė /pėrqafim vdekjeprurės...! /); JAM NĖ MES TĖ PYLLIT (Me atė pritje horror: .../Koha, /ka vdekur nė prag tė sė ardhmes. /E shkuara e uritur, lėmon dhėmbėt. /) MĖ THĖRRMOHEN FLETĖT (Me pritjen tė sendshpirtėzuar si libėr: .../Kopertina, mbahet ende. /Brenda, mė thėrrmohen fletėt. /); NATĖN KUR TI FLIJE (Me atė xhelozinė e sė dashurės pėr tė dashurin: .../Natėn, kur ti flije, t’u futa nė shpirt, /Nga rruga, qė vetėm unė di. /); UNĖ, TI, ANA MARIA... (Me atė brishtėsi e bukuri vargu si foshnjė: .../Unė jam toka. /Ti - dielli. /); FJALA (.../Varur pasionesh, /nderur nė mall, /) LULET (Sa jep njėra shpirtin, /ja ku lind njė tjetėr. /); NJĖ MĖNGJES TJETĖR ME ARGJIRON... (.../Hija jote e mėngjesit, /shtriqet pėrgjumshėm tė mė mbulojė. /); ANA MARI... (Me atė dashurinė e thellė mėmė-bijėz: .../Etjendezur, pėr tė bukurėn buzėqeshje, /Syve tė tu, Ana Mari.); SHKRUAJ (Me atė shkrim aq mbireal: .../Shkruaj e shkruaj mbi lėkurė. /Mbijnė trishtueshėm pemė e lule. /); MUSHTI I LULEVJJESHTĖS (Me atė dehje aq tė veēantė tė ndjenjave: .../Unė jam pėshpėrimė /e stinės sė ndezur. /Dehem duke pirė, honeve tė trillit. /); NGJYRAT MBETEN TE NE... (Me ato figura aq piktorike: .../Syve tė tu, u struk e kaltra, /E qyteti mbeti pa det. /E kuqja, u nder buzėve tė puthjeve. /); NĖN DHÉ (Me atė fund drithėrues: .../Epitaf mbi varr, /sytė e tu tė ftohtė. /); E MUROSUR QIEJVE... (Me atė pritje deri nė murosje pėr dashurinė: .../Edhe pse sytė shpesh i drejtoj nga lindja /Perėndimet, mė murosin kėtu. /); e shumė tė tjera...

    3.(primum vivere, deinde philosophari*****)

    Poezia sė pari duhet jetuar, pastaj filozofuar dhe Suzana Zisi (1967), kėsaj ia ka arritur mė sė miri, duke na futur edhe ne lexuesve nė petkun e ndijimeve tė saj, qė na duken tė vėrteta, sepse kėshtu i perceptojmė e i ndijojmė ato.
    Kur njė poet ta bėn aq tė vėrtetė edhe njė tė vetme poezi, sikur je duke e jetuar atė ēast dhe thua me vete kėshtu mund ta shkruaja edhe unė, ajo ėshtė poezi. Poezinė e Suzanės nė kėtė libėr mund ta ndijosh si njė tė tėrė edhe pse e ndarė nė pjesėza tė vogla aty gjen njė element bazė qė e pėrshkon tejetej amalgamėn poetike qė ėshtė elementi erotik. Ky element jepet herė herė i vrullshėm, herė herė i qetė, herė nė pritje, herė nė ndarje, herė nė ngjizje, herė nė ngashėrim, e herė nė ekzaltim. Erotizmi ėshtė i ndėrthurur ngjeshur me elementin lirik dhe atė filozofik nė mėnyrė organike duke u shkrirė natyralisht.
    Poezia e Zisit tė jep pėrshtypjen qė nė leximin e parė se kemi tė bėjmė me njė varg tepėr sensual, lirik me nota tė theksuara “tė femėrores” gjė qė i jep autores njė pasaportė apo identitet tė veēantė ndėr poeteshat tona mė tė mira. Njė zė i tillė i ka munguar poezisė shqipe.
    Si tipar dallues tė poeteshės Zisi mund tė veēojmė: “Pritjen...”, Pritjen pėr njė dashuri tė re, Pritjen pėr dashurinė e vjetėr, pėr burrin qė do, pėr mashkullin e dėshiruar, pėr ndjenjėn qė e pėrvėlon trup e shpirt, Pritje pėr ripėrtėritjen e ēasteve tė kaluara magjishėm, por mbi tė gjitha ajo na lė tė kuptojmė se: “PĖR DASHURINĖ E VĖRTETĖ, PRITJA LE TĖ JETĖ NJĖ JETĖ”.
    Duke marrė shkas nga arritjet e deritanishme tė librave poetikė tė Suzana Zisit dhe duke besuar fort nė vlerat e saj, presim tė na falė nė tė ardhmen edhe befasi tė tjera.

    Andi Meēaj
    16/12/2011
    ------------------------------------------------------------
    omnia vincit amor* - (lat. dashuria fiton mbi gjithēka.)
    errare humanum est** - (lat. tė gabosh ėshtė njerėzore.)
    ab uno disce omnes*** - (lat. nga prova tė vogla mund tė kuptohet e tėra.)
    in absentia**** - (lat. - nė mungesė, (tė dikujt apo diēkaje.)
    primum vivere, deinde philosophari***** - (lat. sė pari duhet tė jetosh, pastaj tė filozofosh.)

  6. #146
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Dehu pėrjetėsish me mua...

    Edhe pse tė ndiej gjarpėrisht mbi lėkurė
    duke depertuar thellė…thellė nė asht,
    Mė mungon:
    Si sharku - bariut nė dimrin me borė,.
    Si klorofili - pranverės sė ēmendur.
    Si dielli – nudos, nė verė.
    Si gjethja e kuqe - vjeshtės…


    I ulėras ekzistencės me klithma tė ēmendura pasioni…
    Duke grricur shpirtin tim dhe tėndin,
    Dashurinė qė nuk mjafton as edhe pėr njė “vakt’
    nė kupėn e praruar tė Zotit…

    Shndėrruar nė “eliksir” jete,
    Derdhem:
    gojės ,
    .......buzėve,
    ..............dėshirės,
    .........................etjes…

    Dehu pėrjetėsish…me mua…

    Por…bėje tani, tani…se
    gjaku shpertheu kapilarėt
    dhe…
    nisi rrugėtimin e vdekjes...


    ©SUZANA ZISI
    Vellimi poetik “Te jesh…fjale”
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #147
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Te pershendes suzana... Urime te metejshme...
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Susanna Parigi
    Nga Perfume nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 14:22
  2. Sllovakja: Dashuria ime me tropojanin!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 12:56
  3. Pjetri dhe Suzi..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 01:01
  4. Suzana
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-09-2004, 02:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •