Suksesi shume shpesh arrihet nga origjinaliteti i nje produkti. Ne rastin e modeleve te pafund te automobilave sfida tash me klaon ne nje ane tjeter, si te gjeshe nje emer me te pershtatshem. Ne te kaluaren makinat ishin te identifikuara me nje sigel qe simbolizonte fuqine ne Hp: Fiat 3-1/2 shembull. Me vone numri i prodhuesve te makinave u rrit keshtu qe beri te nevojshme kerkimin e emrave te rinje qe te behen me te dallueshem modelet e ndryshme.
Disa fillaun t'i emertonin makinat nga lloji i motorit qe kishin si Alfa Romeo 6C 2500, ndersa te tjeret u munduan te gjejne alternativa me gjinale. Ford shembull e emertoi modelin e tij te rije me shkronejen "T", keshtu qe me kalimin e viteve emertimi i automjeteve u kthye ne nje problem teper serioz per kompanite qe mereshin me prodhimin e atuomobilave, sa qe ato u detyruan teregjistronin dhe tutelonin e markave te tyre. Ai qe arrin te gjeje nje ide te mir e regjistron si te tille dhe e ka te drejten ekskluzive te perdorimit... Te tjeret mund te bejne c'te duan!
Zeroja në mes
Nje emer origjinal nuk eshte e thene te perbehet vetem nga germa, por mund te jete edhe shifer, mjafton per kete te mendoni Peugeot. E keni pyetur veten pse modelet e kesaj shtepie te luanit shenohen me tre (3) shifra, te cilat ne mes gjithmone kane nje zero (0). Asgje nuk ndodh rastesishte! Numeracioni i modeleve Peugeot lindi kur stilistet e shtepise vune re se targa e modelit 201 mund te vihej ne fund te paraklopit dhe zeroja (0) koincidonte me vendin ku qendronte leva e ndezjes se motorit. Gjeniale! keshtu Peugeot regjistroi te gjithe numrat nga 101 deri me 909. Kjo ndodhte ne vitin 1929. Kur Porche ne 1964 prezentoi modelin e saj 901, u detyrua te nderonte emertimin me numrin 911. Ndersa per Ferrarin 208/308 dhe sharmin e saj shtepia franceze mbylli njerin sy. Tradita e zeros (0) ne mes eshte nje tradite qe respektohet prej 75 vjetesh, perjashtim eshte evtem modeli Peugeot 1007.
Influenca letrare.
Nese Torino dhe Fiati dallohet nga origjinaliteti me emrat Panda, Fiorino, Marengo, Penny, Talento, Scudo dhe Ducato, ne qytetin e Milanos ishte e modes letersia: Alfa Romeo-Guiletta. Duket si nje loje fjalesh kjo. Por gjeja me interesante ishte se Alfa ne ate kohe prodhonte edhe nje model te furgonit me te njejtin motor Guiletta dhe paramenedoni si eshte quajtur furgoni? Romeo sigurisht..., dicka teper poetike, kjo mandej vazhdon me nje model qe u quajt Guilia. Vitet '70 duket se ndryshuan mendjen e linjes se mendimit te Alfa Romeos dhe u shfaq Alfetta. Emri eshte derivat i nje modeli Alfa per gara. Vite me vone u shfaq Alfasoud, nderkohe pjesa Romeo u transformua ne F12. Ne vitet '80 kompania filloi te pedor siglat numerike duke filluar nga 33.
Supersticionet
Fatkeqsia e modelit Alfa 164 ishte se ne vendet aziatike numrat 0, 4 dhe 5 simbolizojne vdekjen dhe shume kliente te friksuar filluan ta fshijne nga makinat e tyre siglen e Alfas. Keshtu qe shifra 164 u shendrua ne 168, q ne Azi njihen si numra te pasurise dhe mireqenies.
Emrat italianë
Japonezet dhe koreanet duket se kane nje debolese per emrat italiane. Per fat te keq, zgjedhnin gjithmone emra qe dukeshin qesharak. Per shembull Hyundai Sonica e cila njihet keshtu vetem ne Itali, pas ne gjithe boten eshte e tregtuar me emer Hyundai Sonata. Por kjo nuk mbaron ketu, radha vazhdon me emrat: Concerto, Domani, Familia, Serene, Silvia, Leganza, Corolla, Evanda, Baleno,Lacceti, per te mos folur per Cappucino (Suzuki), Cresta dhe Capella.
Stafeta dhe flamuri i kuq
Emrat e makinave jane ndikura shpesh edhe nga politika dhe shpesh ndjenja nacionaliste si Bandiera Rossa (Flamuri i kuq) makina te prodhuara nga Kina. Edhe Fiati dhe Lancia ne vitet e '30 rane nen ndikimin e politikes, si me emrat Fiat Balilla ose fisniket Lancia Astura e Augusta (emri antik i qytetit te Torines), pastaj me modelet Ardea dhe Aprillia (keto jane qytete te ndertuara gjate regjimit fashist ne Itali)
Emra nga gjeografia
Shume te shperndare jane edhe emrat nga lokalitet gjeografike. Mendja mund te shkon tek modelet si Beta Montecarlo, emer qe ne SHBA u transformua ne Beta Scorpion, pasi emrin MonteCARLO e kishte regjistruar General Motors. Gjithsesi jane spanjollet qe preferojne me shume emrat gjeografike si: Seat Ronda, Toledo, Malaga, Marbella, Ibiza, Toledo, Leon...
Ngaavius 1 maj 2005.
PS:
Kerkoj ndjese nese tema eshte e hapur ne nenforum te gabuar por nuk mund te gjeja ndone zgjedhje tjeter se ne cilin vend te hap kete teme, ju flm per mirekuptimin.
Krijoni Kontakt