Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Shqiptarët në një konfederatë 4-shtetesh

    Kjo eshte ideja me e mire qe kam degjuar te vije nga shqiptaret per ceshtjen kombetare, kjo na jep mundesine te dominojme ne tokat illire.


    Historiani Gjok Dabaj propozon dhe argumenton futjen ne nje konfederate te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi

    Magdalena Alla- Koha Jone

    Gjok Dabaj eshte historian, bashkepunetor i Institutit te Historise. Se fundi ai ka pergatitur nje veper madhore, qe i ka kushtuar 30 vjet pune, "Shestani", kushtuar krahines shqiptare, ne te cilen ai ka lindur, qe gjendet ne Mal te Zi. Nje veper me dy vellime luksoze dhe voluminoze, qe perfshin historine e plote; arkeologjine, etnografine, etimologjine e kesaj krahine, qe sipas Dabajt ne ditet tona trashegimia e saj gjendet e rrezikuar.

    Rastesisht ai hap nje teme tjeter, qe e bluan ne mendje prej kohesh, krijimin e nje konfederate katershteteshe, pikerisht aty ku gjenden te shperndare edhe shqiptaret. Duke e argumentuar mjaft detajueshem.



    Mund te na e shpjegoni c'permban ideja e Konfederates, qe ju propozoni?

    Ideja ime eshte jo te krijohet a priori, por te diskutohet gjeresisht, ne radhe te pare ne shkalle dijetaresh, pastaj me radhe ne te gjitha nivelet, krijimi ketu ne Ballkan i nje konfederate 4-shteteshe, i perbere si me poshte: shteti i sotem shqiptar, Republika e Shqiperise, ose Shqiperia Londrase, sic e quaj une, 2) shteti i sotem maqedon, Republika e Maqedonise ose Republika ish-Jugosllave e Maqedonise, 3) shteti shqiptar i Kosoves, konvencionalitet i perkohshem, i njohur nderkombetarisht si Kosova. Por ende pa atributet e shtetit, te cilin une do ta quaja

    ndryshe edhe Shqiperia Rambujease dhe 4) shteti i Malit te Zi, shtet i cili aktualisht ben pjese ne te quajturin Union-Serbi-Mal i Zi, por i cili duket se ka mbetur i lidhur, i mberthyer as kendej, as andej. Sic shihet edhe nga emertimet, qe dalin te gjithe te zgjatur, prape gjithsesi mbeten te paplota; asnjeri prej ketyre shteteve nuk eshte perfundimisht i stabilizuar. Prandaj, nese shihet e nevojshme qe kjo zone, ky vend duhet te gjeje me ne fund nje stabilitet politik, ekonomik, kulturor etj, duhet patjeter te diskutohet.

    A te duket bashkekohore ideja e krijimit te nje Konfederate, ne nje kohe qe nje ish-Konfederate, si ajo e Ish-Jugosllavise, pak kohe me pare deshmoi deshtimin fatkeq te saj?

    Ideja e kesaj konfederate nuk duhet ngaterruar kurrsesi me konfederatat e tjera ballkanike, qe jane projektuar dhe vazhdojne te projektohen edhe sot, Federata ballkanike e kohes se Titos nuk do te sillte tjeter vecse sllavizimin e krejt Ballkanit. Nje konfederate apo federate me perfshirjen ne te edhe te Serbise apo te Greqise, s'do te ishte gje tjeter, vecse nje zhdukje e shqiptareve, malazezeve dhe maqedonasve, ashtu sic ka nisur te behet me malazezet dhe sic kishte te ngjare edhe me maqedonasit.

    Meqe ideja kete here del prej nesh, prej shqiptareve pyetja e pare qe shtrohet eshte kjo? A na behet mire ne shqiptareve, kudoqofshin, qe te krijohet nje konfederate e tille? Njekohesisht sllavet e shtetit te sotem maqedonas, maqedonasit sllave, apo malazezet do te diskutonin kete opsion nga pozicioni i tyre, jo nga pozicioni i shqiptareve. A u behet mire atyre nese krijohet nje konfederate e tille? Kete diskutim duhet ta bejne edhe sllavet e Kosoves, serbe apo malazeze qofshin, vllehet, greket, romet dhe banore me kombesi turke. A do t'u behej mire ketyre popullatave sikur te krijohej nje e tille konfederate? Ky do te ishte nje kapitull i debatit, si te thuash nje grup dosjesh me gjykime e perfundime sa me te arsyeshme dhe sa me pak euforike. Grupi i dyte i dosjeve do te ishte ai i shteteve fqinje te kesaj konfederate. A do t'u behej mire Serbise dhe Greqise, nese do te krijohej ketu, mes dy shteteve nje konfederate kesisoj? Por jo atyre grekeve, apo atyre serbeve qe vertisin neper koke gjithefare idesh popujshtypese e ballkanprishese, por nje Serbie demokratike dhe nje Greqie vertet demokratike. Po Bullgarise, Turqise, Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise? Grupi i trete i dosjes do te ishte Bashkimi Europian. A i prishen apo rregullohen punet Europes me krijimin e nje te ketille konfederate, te themi shqiptaro-maqedono-malazeze? Nje dosje me vota do te perbenin Shtetet e Bashkuara te Amerikes. A eshte ne nderin e SHBA, si nje superfuqi, e cila ka interesat e veta ne cdo pike te globit, krijimi i kesaj konfederate ketu? Nese ne kete pike nuk ka kontradikta midis Bashkimit Europian dhe SHBA atehere keto dy dosje do te mund te shkriheshin ne nje dhe do te shqyrtoheshin menjehere edhe interesat e NATO-s . Ka interesa NATO, qe ketu te krijohet nje bashkesi e tille shtetesh. Se fundi eshte dosja e pjeses tjeter te botes, kane kundershtim Rusia dhe Kina, ose shtete te tjera, qe do te kulmonin nen nje pelqim te perbashket ne OKB? Kush do te mund te prekej ketu deri ne mospajtim te plote?

    Te gjitha keto duhet te shqyrtohehsin ne radhe te pare ne nivel shkencetaresh; historiane, etnologe, specialiste te ekonomise, financave, politologe, juriste, sociologe, studiues te nacionaliteteve, studiues te marredhenieve nderkombetare, studiues te fushave te arsimit, studiues te ceshtjeve ushtarake, te problemeve te policise etj. Politikanet e rajonit do te ishte mire te mos jepnin verdiktet e tyre, pa i degjuar mire fjalet dhe dijetareve. Me ne fund nese do te arrinte puna per t'u miratuar nje project i ketille ceshtjet do te shtroheshin ne te gjitha parlamentet perkatese dhe prej secilit prej tyre do te merrej vendimi per po ose per jo. Ndoshta do te duheshin edhe referendume.

    E si do te quhet kjo Konfederate?

    Mendoj te kete si kryeqytet Prizrenin dhe te quhet Konfederata e Prizrenit.

    Nuk duket se duke meshuar ne nje element shqiptar do te preke kombet e tjera?

    Po e drejte. Atehere per te mos prekur ne seder asnje prej nacionaliteteve, po zgjedh emrin e lashte, latinisht, te malit me impozant te ketij vendi, Scardus Mons, pra Mali Sharr, i cili po te krijohej kjo konfederate do te gjendej edhe gjeografikisht diku afer mesit. Pra Konfederata Scardus Mons, nje emer shume i bukur, qe do ta pelqenin si vendasit dhe te huajt. Ky emer merr rendesi aq me teper kur kemi parasysh qe kjo lidhje shtetesh si karakteristike dalluese do te kishte ekologjine, natyren, arkeologjine, etnologjine. Mali Scardus Mons, qe eshte vertet nje mal madheshtor do te inkuadrohej bukur madje edhe ne flamurin e atij shteti, duke lene ne perdorim njekohesisht edhe flamujt e secilit shtet perberes. Do te pervijoheshin edhe konturet e nje kushtetute. Kushtetuta e nje te tille konfederate s'ka si te mos ishte nga me demokratiket. Nje konfederate e tille ose do te ekzistonte si nje demokraci nga me te persosurat, ose nuk do te krijohej fare.

    Krijimi i nje Konfederate ndoshta duket si zgjidhja me e mundshme edhe per komunikimin e gjithanshem mes shqiptareve, ne te gjitha trojet jashte kufijve ku jetojne?

    Si shqiptar qe jam, i pari dhe me i rendesishmi per mua eshte problemi i shqiptareve. Do te ishte demagogji dhe hipokrizi nese do te pohoja qe mua me shqeteson me shume problemi i malazezeve apo i maqedonasve. Ne shqiptaret jemi te coptuar dhe kuptohet qe ne nuk mund ta shtyjme keshtu per nje kohe te gjate. Eshte jashte cdo logjike te shpresohet qe shteti shqiptar i 1913-s do te mund te hyje ne nje periudhe demokracie dhe qetesie, te themi te mbare e te qendrueshme. Mjafton te permendim faktin qe brenda ketij shteti ka aq shume forca qe, me te drejte kerkojne krijimin e nje shteti kombetar, sa asnje qeveri me mendime te kunderta nuk do te mund te mbahet ne pushtet, pa u cilesuar si tradhetare. Ne Kosove forcat qe kerkojne bashkimin e te gjithe shqiptareve ne nje shtet te vetem jane edhe me te fuqishme. As atje, asnje qeveri nuk do te mund te qendroje ne pushtet pa u cilesuar si tradhetare. Nese Kosoves nuk i jepet pavaresia aq edhe me keq. Ajo s'eshte tjeter vecse nje zjarr i ndezur ne mes te gadishullit. Por ta zeme se "u stabilizuan" keto dy shtete te te njejtit komb. A stabilizohet shteti i Maqedonise, duke qene shqiptaret e atjeshem te ndare prej pjeses tjeter te bashkekombasve? As shteti i Maqedonise, po te merret parasysh realisht kjo rrethane, s'eshte tjeter vecse nje zjarr i ndezur. Nderkaq, ne ane tjeter, shqiptaret qe i ka Mali i Zi ose do te asgjesohen, do te zhduken dhe atehere krijohen probleme per vete Shkodren, ose do t'u jepen te drejtat e pakices, te cilat asnjehere nuk jane te mjaftueshme per nje popull qe eshte shkeputur kot se koti prej trungut te vet te natyrshem. Ndryshe eshte me pakicat qe kane nje logjike tjeter te ekzistences se tyre, si per shembull vllehet ose greket e Dropullit, apo arvanitasit ne Greqi. Pra, ceshtja e shqiptareve eshte nje ceshtje e pazgjidhur dhe ajo, o duhet te zgjidhet me racionalizem dhe me pjekuri, ose do te hyje ne rrugen e zgjidhjeve irracionale. Kuptohet cilat jane rruget irracionale. Ne kohen e sotme faktori nderkombetar nuk e pranon kurresesi krijimin e shteteve njenacionale. Ai nuk mund te pranoje as edhe ndryshimin e kufijve sipas nje vije te perfshirjes brenda saj te nje nacionaliteti te paster, dhe une mendoj qe ne kete pike, e vecanerisht ne regjionin tone faktori nderkombetar ka te drejte qe nuk po lejon levizje te tilla te vijave kufitare. Sepse, ta zeme qe u lejua krijimi i nje shteti te paster shqiptar. Le qe nuk eshte kurresesi e mundur, sepse dhe ne ate shtet etnikisht te paster ka aq shume perzierje, sa do te ishte absurde te quhej "i paster". Por ta zeme se u realizua nje enderr e tille e te gjithe neve. A do te mund te ndertonim ne nje fqinjesi te mire me fqinjet tane, duke qene te ndare si me thike? Ne ane tjeter, edhe nese ne do te mundoheshim t` ndertojme marredhenie normale me keta fqinje, a do te rrinin ata pa na stigmatizuar, pa na cilesuar si mish i huaj, si nje zone islamike etj, etj.? Ne vete shtetin tone, etnikisht te paster, a thua nuk do te ngjalleshin e fuqizoheshin prirjet e predominimit islamik?!

    Une nuk them se edhe me kete menyre do te shkonte cdo gje si ne vaj.



    Duke ditur se deri diku ka nje lloj veshtrimi te vengert, me ngjyrime nacionaliste mes ketyre popujve. Nuk mendoni se mund te lindin probleme?

    Keshtu sic jane lindnin probleme, madje me shumte. Por te pakten faktori nderkombetar nuk do te mund te pozicionohej kurrsesi ne menyre armiqesore ndaj nje shteti multinacional sic po e ideojme ketu. Pa e lene menjane ate qe thame se sllavo-maqedonet e percaktojne vete qendrimin e tyre edhe ndaj kesaj ideje, sic edhe ndaj ceshtjeve te tjera. Te shohim tani si do te dukej pozita e tyre ne nje konfederate me shqiptaret dhe me malazezet.

    Po sllavo-maqedonasit, te cilet ne nje veshtrim te pare duket se do te jete e pamundur te pranojne te hyjne ne nje bashkesi te tille, te predominuar prej shqiptareve, cfare interesash kane ata nga ky bashkim? A nuk jane ata te rrezikuar ne sadoqofte asimilim te tyre?

    Qe te rrojne dhe ne te ardhmen si shtet me vete, ata e kane problem deri edhe te emri i atij shteti. Duke qene shtet i vogel e aq me teper duke e pasur gati gjysmen e popullsise josllave, ata gjithe kohen do te jene te rrezikuar per te humbur, jo per te fituar. Prirja me e mundshme do te ishte ajo e bashkimit me Bullgarine. Por qe te bashkohen me Bullgarine, nga njera ane duhet te llogarisin se humbin cdo vecori etnokulturore, qe i dallon prej bullgareve. Nga ana tjeter nuk duhet dhe nuk do te mund te shpresojne kurrsesi te bashkojne me Bullgarine, qofte edhe nje fshat te shqiptareve. Pra, ideja e bashkimit me Bullgarine nuk sjell gje tjeter, vecse humbje per ta, si dhe destabilizim per krejt rajonin. Kurse, po te bejne konfederate me shqiptaret, ne radhe te pare ata nuk rrezikojne asgje ne pikpamje etnokulturore. Kjo eshte mije per qind e sigurt. Ne shqiptaret jo vetem s'kemi pasur kurre dhe nuk kemi ate prirje, edhe po te duam, ne nuk mund te asimilojme asnje person te vetem, jo me nje komb te formuar e te konsoliduar. Nje ane tjeter e te mirave qe do t'u sillte maqedonasve konfederimi me shqiptaret do te ishte ekonomia. Qarkullimi i mallit brenda per brenda konfederates, rruget e shkurtra, por ne Adriatik e Jon, lidhja e drejtperdrejte me Kosoven, e gjithe kjo perben per ta, per maqedonet, nje tablo aq joshese, sa qe gjithkush do te cuditej nese nuk ta quante nje shans te madh te prosperitetit ekonomik kete lloj bashkimi. Ne pikpamje politike, ne arenen nderkombetare, edhe maqedonasit, ashtu si shqiptaret dhe malazezet do te realizonin nje te atille siguri, sa nuk e kane pasur kurre ndonjehere me pare.

    Malazezet nga ana e tyre kane tre rruge; te rrine me Serbine dhe te zhduken ne pak dekada si komb, te rrine me vete dhe te jene perhere te rrezikuar nga ndonje trazire, shkaktuar prej proserbeve, ose e treta, te konfederohen me shqiptaret dhe as te mos rrezikohen ne pikpamje kombetare, as ne pikpamje politike, as ekonomike.

    Me hapjen e rrugeve te tregtise me Shkodren e me Tiranen, me Pejen, Prizrenin, Shkupin, duke mos u mbyllur ndaj Serbise, Bosnje-Hercegovines,apo Kroacise, Malit te Zi, ma merr mendja mua, do te perjetonte nje bum ekonomik, deri ne skajet me malore. Turizmi i Malit te Zi, vetem me turistet e brendshem, dmth te Konfederates se Kosoves dhe te Maqedonise do te mund jo te trefishohej, por pesefishohej. Me ne fund dhe sllavet e Kosoves, per te cilet po behet aq shume zhurme, nuk do ta ndienin veten aspak te diskriminuar, duke pasur ne te njejtin shtet te Europes Qendrore e Veriore jo me pak se 1 milion e gjysme sllave te tjere. Nuk do te kishte pse te behej pengese ceshtja e Mitrovices.

    A vihet ne rrezik prosperiteti kombetar, kulturor e ekonomik i shqiptareve ne nje konfederate si kjo, apo ndodh me shume e kunderta? A mund te parashihet si rrezik per popujt qe do te bashkejetojne nje forcim i shqiptareve?

    Nuk mendoj se mund te ndodhe nje tharje e tille, ne kohen kur te gjithe shanset jane per te gjelberuar e per te lulezuar. Jo vetem shqiptaret, por edhe malazezet, edhe maqedonasit, te gjithe do ta ndienin veten shume mire ne konfederaten Scardus Mons. Por le te shohim si do ta trajtojne kete ide timen dijetaret e ketyre vendeve. Le te shohim si do ta trajtojne kete ide timen te tjere njohes te shqetesimeve te Ballkanit. Kane shume rendesi edhe fjalet e qendrimet e personaliteteve te huaj, qofte politikane, qofte analiste te ndryshem. Por eshte gjithashtu e rendesishme qe edhe ne shqiptaret te kemi te tilla opsione, qe i kane parasysh edhe interesat tona, edhe konjukturat interlokutore. Ne duhet te behemi te afte te themi te atilla fjale, te parashtrojme te atille opsione, qe nga njera ane te mos shkelim mbi vetveten, nga ana tjeter as te huajt, faktori nderkombetar te mos kete goje as per te na kundershtuar, as per te na nenvleresuar, apo injoruar. Deri tani injorimi ka qene fyerja me e madhe qe na eshte bere dhe per kete ne shumicen e rasteve e kemi pasur fajin ne vete. Eshte koha te mos vazhdojme me me kompleksin e inferioritetit.

    Sa beson se do te jete e perkrahur dhe realizuar nje ide e tille?

    Ky eshte mendimi im, njerezit qe do ta kundershtojne kete ide, duhet pa tjeter te japin opsionet e tyre te zgjidhjeve me te mira. Nuk mund te kundershtojne nje ide, po nuk paten mundesi per te ofruar nje ide tjeter dhe ajo ideja tjeter te pranohet prej shumices se atyre njerezve qe i karakterizon racionaliteti. Jo prej gjithfare shumice, por prej asaj shumice qe nuk largohet nga logjika e sendeve, nga logjika e realitetit.

  2. #2
    do kërkosh
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Vendndodhja
    NJ
    Postime
    26
    Historiani Gjok Dabaj propozon dhe argumenton futjen ne nje konfederate te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi

    Sigurisht që është për tu përshëndetur...Europa po bashkohet dhe asnjë, (të paktën për të ardhmen e afërt), nuk dallon dot ndarje të reja kufinjsh apo më gjërë se kaq.
    kjo do ishte një zgjidhje ideale për kushtet tona.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe une mendoj se kjo do ishte nje zgjidhje shume e mire per gjithe ne shqiptaret por edhe malazezet e sllavo-maqedonasit.

    Nuk e di sa do te pranohej nje zgjidhje e tille nga malazezet dhe sllavo-maqedonasit, por edhe per ta do ishte shume me interes. Keshtu qe, nuk dihet ndoshta edhe e pranojne nje konfederate te tille.

    Pershendetje dhe pergezimet e mia historianit Gjok Dabaj

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    C`i do !!!

    Ata duhet te mesojne nje here shqip, dhe pastaj t`a shikojme.

  5. #5
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Nëse guxonj...

    Nëse më lejoni të ju përkujtoj,ndoshta edhe nuk ju pëlqen por drejtësia e kërkon një gjë të tillë që askujt të mos ia mohojmë vlerat apo mëngësitë,këtë Konfederatë e pati kërkuar edhe i "çmenduri"numër Një i Shqiptarëve i nderuari Adem Demaqi para luftës së Kosovës disa vjetë më marë...
    Eh ajo kohë... të gjithë e quajtëm(jo unë)të marrë,të çmendur etj,etj,
    Tani po shoh se kjo gjë po përkrahet(së paku këtu më lartë)pse këte e ka thënë një historian pas tij...mendoj se nuk është e drejtë!

    ademur!

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo ide nuk mund te perkrahet kurrsesi nga Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe do te kundershtohen nga fqinjet e tjere. Çfare do te perfitojne Sllavet nga kjo ide? Maqedonasit, Malazezet dhe ajo pakice Serbesh te Kosoves do ta ndiente veten humbes ne kete ide. Me shume se gjysma e 10.000.000 banoreve te konfederates do te ishte shqiptare.
    Per me teper, meqenese shtetet Ballkanike ne te ardhmen e shohin veten ne Bashkimin Europian, ideja e nje Konfederate te tille mbetet disi ne hije.
    Sidoqofte çdo ide dhe projekt i intelektualeve ka vlerat e veta (qofte dhe per te treguar çfare nuk duhet bere ).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Kjo ide nuk mund te perkrahet kurrsesi nga Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe do te kundershtohen nga fqinjet e tjere. Çfare do te perfitojne Sllavet nga kjo ide? Maqedonasit, Malazezet dhe ajo pakice Serbesh te Kosoves do ta ndiente veten humbes ne kete ide. Me shume se gjysma e 10.000.000 banoreve te konfederates do te ishte shqiptare.
    Per me teper, meqenese shtetet Ballkanike ne te ardhmen e shohin veten ne Bashkimin Europian, ideja e nje Konfederate te tille mbetet disi ne hije.
    Sidoqofte çdo ide dhe projekt i intelektualeve ka vlerat e veta (qofte dhe per te treguar çfare nuk duhet bere ).
    ç`ti bësh që edhe trandafilat janë ferra?!

  8. #8
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    S'ka asnje shprese...

    As pak

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ideja eshte teper tekanjoze dhe e dobet; te pakten e parashtruar ne kete menyre duket si nje lajthitje e mirefillte!
    Sigurisht qe te pakten ky zoteria ketu nuk le pa permendur qe i intereson me shume ceshtja shqiptare; por, nga ana tjeter na ben nje analize aq te dobet, saqe une do te thosha me plot goje qe po flet percart!
    Posi na pretendoka ky zoteri ketu qe sllavet e nje federate te tille nuk do te asimiloheshin? Nese ky "dijetar" e njeh sadopak historine e kombit te vet, atehere duhej ta kishte te qarte se keta sllave qe po permenden nuk jane gje tjeter vecse shqiptare te asimiluar, ose te sllavizuar! Dihet fizikisht se uji ne natyre qarkullon, dhe ne mos nje dite, nje tjeter ai kthehet ne burim.
    Po dhe une nuk ia kam fort merakun sllaveve te rinj; por, ta marresh holle, nese do t'i quajme sllave, sic ben edhe dijetari ne fjale, atehere sigurisht qe nga ana kulturore ata duhet te jene me te afert dhe me pak te rrezikuar me ata te sojit te tyre; perkatesisht Malazezet me Serbine, Maqedonet me Bullgarine, e keshtu me rradhe. Atehere, pse rrahim uje ne hava kot?
    Apo pame c'pame, meqe s'na doli gje, ta kthejme kete pak Shqiperi ne nje kopsht zoologjik! Sic kane bere se fundmi edhe "shkencetaret" e Tiranes qe kur kane formuluar atlasin e Shqiperise ne etnicitetin e saj kane futur nje 11%-she minoritet! E ku ua con mushka drute ketyre lapangjozeve? Se duan ta shkruajne minoritetin grek 11% ne nje atlas, valle a u bene vertete 400 000 minoritare ne Shqiperi?(nje gje e ngjashme ka ndodhur dhe me nje "fjalor enciklopedik" shqiptar, ku per cdo gje i behen elozhe nje Greqie qe kurre nuk ka egzistuar!) Keto jane turpe te papara.
    Pika tjeter; sigurisht qe keto gjera nuk behen me forume shkencetaresh apo dijetaresh te fushave te ndryshme; te tilla gjera me kaq rendesi strategjike mund t'i vendose vetem nje referendum i fuqishem dhe i sinkronizuar. Sigurisht qe Evropa e bashkuar eshte kunder nje strategjie te tille; kerkohet se pari qe me cdo kusht faktori shqiptar ne Ballkan te mbytet, pastaj te kete mundesi qe nje mbetje e roberuar te integrohet; vetem atehere kur ky faktor te jete aq i dobet saqe shqiptareve te mos u mbetet asnje ze. Per kete gje mos u shqetesoni fare, se po kujdeset nate e dite Greqeria me Sllaverine dhe miqte e tyre pertej detit. Ceshtja e vdekjes perfundimtare te shqiptarise eshte bere stil dhe qellim jetese ne Athine dhe Beograd.
    Per mendimin tim, te tilla idera lindin nga koka te tymosyra te nxitura nga Burovicet dhe nostalgjiket e Titos.
    Nje Shqiperi e lire dhe e pavarur, nje Shqiperi ekonomikisht e fuqishme ne rajon(me kete kufi qe ka sot) do te ishte nje Shqiperi qe ushqen shqiptarine, nje Shqiperi qe ushqen kombin dhe qe do te arrije te koordinoje forcat e shqiptareve te te gjithe rajonit per t'u bashkuar ne nje faktor te vetem. Nese Evropa e Bashkuar ku synoni te anetaresoheni do te behet Evrope vlerash dhe drejtesie, te pakten sipas parrulles se Komunes se Parisit, atehere gjerat jane ne vije. Gjasat jane qe nje Hitler tjeter t'i prishe gjumin hipokrizise qe fle me syhapur ne Evrope.
    Per shqiptarine ky eshte shekulli i Zotit; ndoshta pas 5000 vjetesh po na jepet nje shanc drejtesie; boll krijuam kombe, te mbrojme pakez kete qe na ka mbetur. Sigurisht qe jam per nje federate shqiptare, por, kurrsesi qe ajo te njihet me nje emer tjeter pervec Shqiperise, perderisa kjo federate po krijohet ne troje kristale shqiptare; sigurisht qe jam vetem per nje Shqiperi "te madhe" e cila vetem e madhe nuk mund te quhet, perderisa trojet etnike tonat i kalojne 91 000 km katror, dhe qe zor se kjo enderr do te na permbushet ndonjehere; por, Zoti eshte gjalle, dhe Ai flet edhe shqip!
    Se Zoti vete e tha me goje, qe Shqiperia do te rroje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 09-05-2005 më 15:00
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •