Filozofia shqiptare: Dr.Avni Presheva “Prej gjuhës në gjuhë”
MENDIMI FILOZOFIK SHQIPTAR
Në gjuhë është historia e çdo populli, brendia e tij krijuese,fjala dhe shkretëtira e fletës së bardhë,e pagjendshmja e sotme, e pathëna e paprekur.Mbi këtë truall gjuhësh e e mendimesh lind e lëviz,arti, kultura, shkenca. Gëzimi, hidhërimi, dëshprimi, streset trazimi, ëndrrat, imagjinata dhe dhimbjet që e flasin gjuhën, kuptimin dhe ndryshimet shkruan Dr.Avni Presheva në librin e tij të fundit, ”Prej gjuhës në gjuhë” përbën Qenien e të Qenit,përmbajtjen e mendimit. Njeriu thotë autori është rrënja e jetës,ndërsa puna,krijimi,dhe të mirat e tjera janë vlerat që i japin kuptim dhe përmbajtje jetës, dhe të jetuarit.Në fushë të filozofisë gjuha konsiderohet identiteti më i saktë,më i paanshëm,më e përbashkëta e Qenies, cilësori më gjigant i të jetuarit bukur dhe poetikisht.Shkëlqimi i njeriut me njohuri,me talent për krijimtari,njeriut i jep mundësi të krijon që të egziston.Filozofi,Dr.Avni Presheva,me librin më të ri “prej gjuhës në gjuhë”, përuron mendimin filozofik shqiptar,për problemet e gjuhës,semantikës, dhe mendimit.Në përdorimin filozofik, filologjik e semantik të gjuhës në fillim të këtij mileu,shkruan Dr.Presheva,trajtimi i gjuhës ka rëndësi të veçantë në filozofinë bashkëkohore.Me këtë problematikë janë të preokupuar njerëz të të gjitha niveleve.
Që njeriu të merret me filizofi, ai duhet të jetë impulsiv, i guximshëm, dhe me gjykim të prerë,ai duhet të ket njohuri të duhura, ta njoh kuptimin e te menduarit,mesa zhin e fjalës së thënë.Filozofi Presheva me librin “Prej gjuhës në gjuhë”, filozofinë tonë e pasuron me një libër të rrallë e të domosdoshëm për kohën.Filozofia është mbretëreshë e lashtë, kësaj mbretëreshe të vështirë e komplekse s´është lehtë që t´i vardisesh. Andaj të merresh me filozofi thotë Dr. Avni Presheva duhet të jesh talent I zgjuar, dhe çapkën impulsiv, për ta prekur më të vështirin, mendimin.E qeshura e mendimit, kuptimi i mendimit,ndryshimi, trajtat e mendimit, lexuesi mund t´i gjejë në librin “Prej gjuhës në gjuhë”. Jeta e njeriut kudo është një gjithësi problemesh.
Kuptimin e këtij problemi filozofik Dr.Presheva e ka shtruar për së mbari,me disiplinat më të përparuara të filozofisë. Plot gjëra burojnë prej dhembjeve,prej të thjeshtave, prej lëndëve të papërpunuara. Në shtëpinë e mendimit,Dr Avni Presheva, na e prezenton një botë të tërë mendimesh e kundërthëniesh që preokuponë mendimin ëkohor filozofik. Andaj, libri më i ri Dr.Avni Preshevës, ”prej gjuhës në gjuhë” është një arritje e madhe në shkencën tonë. Shkenca e kuptimit,shkenca e ndryshimit, shkenca e mendimit gjuhësorë e linguistik, janë shkenca të proçeseve univerzale
botërore. Vlerësuar nga ky kënd në të gjitha filozofitë e botës, dhe të mendimtarve të saj gjuhën e quajnë si shtëpia ku banon qenia, të qenit. Për librin “Prej gjuhës në gjuhë”,vlersime pozitive kanë dhënë Akademik Zija Xholi, dhe Prof.dr.Ferid Muhiq.
Zotërinjtë,Xholi dhe Muhiq librin e Dr.Avni Preshevës e vlerësojnë të arrirë dhe të padiskutueshëm. Mendimet për gjuhën janë shumë dhe të ndryshme.Po një gjë është e sigurtë shprehet filozofi Presheva, gjuha është arma më gjigande e njeriut në të gjitha epokat e zhvillimit të njeriut. Pa këtë armë morale njeriu s´do të ishte askushi.
Hyrja në gjuhë,në errësirën e fjalëve, në errësirën e tingujve, në muzgun më të pashkelur të mendimit,pa ndonjë leje diturie apo pasaportë njohjeje e talenti shkruan Dr. Avni Presheva është e pamundur të bësh truall apo të gjesh dalje.Fjalori filizofik me të cilin shërbehet Dr. Avni Presheva në librin “prej gjuhës në gjuhë”është i mjaftueshëm.Qoftë në rrugë të mirëfilltë,qoftë në rrugë të dridhshme, njeriu ndërton
zhvillon, ndryshon, krijon,dhe përvetëson më të bukurën nga mendja. Mendimi dhe media e mendimit janë hapësirat më gjigande të njeriut.Sepse,mendimi pa gjuhë do ishte asgjë.Prandaj, hyrja në gjuhë,në filozofi, në trajtimet e saj dhe format estudimit mbeten përkushtim i gjithë filozofëve. Të Qenit e Qenies, dhe thellësitë e saj janë gjaku i gjithë mendimit që e ushqejnë sot botën. Për këtë libër dhënë shkencës dhe kulturës sonë,urojmë autorin,Dr Avni Presheva, sponzorin Rexhep Sadriun dhe botuesin e Doruntinës, Ragip Ramën.
Rrustem Geci - Dortmund
Dr.Avni Presheva,Doktoroji ne Zagrep,Kroaci,ne gjuhen serbo-kroate.Tash,punon(eshte mesimdhenes) ne Fakultetin Filozofik te Prishtines(http://uni-pr.edu/index.html), njekohsişshte jep mesım edhe ne Univerzitetin e Tetoves.(http://home.claranet.de/univerziteti/)
Krijoni Kontakt