Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kosumi: T'i largohemi gjuhës së urrejtjes

    E Diele, 01 Maj 2005


    KOSUMI: T'I LARGOHEMI GJUHES SE URREJTJES

    Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, u beri thirrje partive politike, medias dhe qytetareve te Kosoves, qe t'i largohen gjuhes se urrejtjes. "Pavaresisht nga veshtiresite neper te cilat kalon shoqeria e Kosoves, te permbahemi nga perdorimi i gjuhes se urrejtjes, nga gjykimi mbi bazen e paragjykimeve, nga interpretimi i informacioneve te paverteta, nga gjykimi politik per gjera jopolitike dhe nga gjykimi jopolitik per gjerat politike. Gjuha e perdorur muajt e fundit ne shume diskutime politike dhe ne shume shkrime te medias, e demton imazhin e mire te Kosoves dhe krijon konfuzion te qytetaret. Asnjehere nuk duhet harruar se ne nje vend me demokraci te brishte, si ky yni, gjuha e urrejtjes mund te nxise veprime negative", thuhet ne mesazhin e Kryeministrit Kosumi, te publikuar dje ne faqen e internetit te Qeverise se Kosoves. Ai shpreh besimin se "Kosova eshte shume afer krijimit te shtetit e te demokracise", por shton se "sa me shume i afrohet ketij qellimi, ata qe nuk e duan krijimin e shtetit te Kosoves, mundohen ta pengojne kete proces". "Eshte e papranueshme qe te hidhet bombe ne zyren e nje partie opozitare. Eshte e papranueshme qe ne Kosoven e pasluftes te ndodhin vrasje, atentate dhe dhune politike. Megjithate, ftoj qytetaret e Kosoves te besojne se drejtesia do te triumfoje dhe se kriminelet e keqberesit, do te perballen me ligjin", thekson ne mesazhin e tij Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi.


    Kjo vlen edhe per disa forumista ketu.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Vesh kane,vesh s`kane...

    Dodoni,ndaj mendimin me ty dhe me z.Kosumin!
    Por,kam friken se fjalet e Kosumit nuk jehojne
    aty ku jane drejtue.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Haradinaj kërkon tejkalimin e ndasive

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje nga Haga për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare dhe vendase dhe tejkalimin e ndasive politike.

    Zoti Haradinaj, i cili aktualisht ndodhet në Gjykatën e Hagës për t'u përballur me akuza për krime lufte, ka thënë nëpërmjet një deklarate telefonike me rastin e pesëvjetorit të krijimit të partisë që ai kryeson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), se uniteti është i nevojshëm për të çuar përpara proceset politike në Kosovë.

    Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë punë të rëndësishme në rrethana jo të lehta dhe në momente historike për Kosovën.

    Deklarata e tij u dëgjua gjatë një manifestimi në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të lartë politikë ndërkombëtarë dhe vendas.

    Zoti Haradinaj vazhdon të drejtojë AAK-në edhe pas shkuarjes në Hagë.

    Ajo është partia e tretë në Kosovë, e cila që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar drejton qeverinë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    Ish-kryeministri Haradinaj drejtoi për njëqind ditë qeverinë e Kosovës, ndërsa më 8 mars të këtij viti dha dorëheqjen, pas marrjes së aktpadisë nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë.

    Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkohen të cilat lidhen me veprimtarinë e tij gjatë luftës në Kosovë si një nga komandantët më të njohur të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Qeveria e sotme e Kosovës, vazhdon të jetë ajo e koalicionit AAK-LDK dhe zotin Haradinaj në postin e kryeministrit e ka zëvendësuar nënkryetari i partisë së tij, Bajram Kosumi.

    Zoti Kosumi tha se qeveria e tij ka trashëguar arritje të mëdha nga koha e zotit Haradinaj dhe ka shtuar se përparësi e kabinetit të tij janë zgjidhja e statusit politik dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •