Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Disa këshilla të shkurtëra mbi shëndetin!!

    Kujdes nga paracetamoli.
    Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zavendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

    Kosi
    Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumshtore mund të pakësojnë numrin e viruseve.

    Rrahjet e shpeshta të zemrës.
    Kujdes – pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlqia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlqisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.

    Mungesa e vitaminës A
    Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe vërbimin e natës. Andaj, pos të tjerash hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A, por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysëm filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.

    Lëndimet
    Plagët e ndotura lani me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gërithjet e vogla mos i lidhni. Ato më mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë.Ndëroni çdo 24 orë. Flasterin do ta shkapni më lehte nga plaga nëse këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse vaksina e fundit kundër tetanusit është dhëne para 5 vjetëve ajo duhet përsëritur.

  2. #2

    Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu
    Kujdes nga paracetamoli.
    Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhembjeve, për qetësimin e dhembjes së dhëmbit dhe dhembjeve tjera, përmbajnë paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirë e zavendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thate në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakredhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

    Kosi
    Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret "mike" të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumshtore mund të pakësojnë numrin e viruseve.

    Shpirt Njeriu.

    Për paracetamolin na fike derën me ç'thua se unë e kam si bukë e djath, dhe nuk marr një, por dy njëherësh. Mjeku im thotë që është më i preferueshëm se aspirina, siç e thotë dhe shkrimi tënd më lart, por nuk ka prekur ndonjëherë problemin e veshkave, si dhe merret pa recetë nëpër farmaci. Po të ishte i rrezikshëm , normalisht nuk do e lejonin të merrej pa recetë?!
    Nejse, personalisht kur them bukë e djathë nuk është fjala për abuzim me medikamentin, por do të thotë se sa herë që mund të kem një dhimbje i drejtohem paracetamolit më parë se çdo qetësuesi tjetër. Megjithatë duhen rishikuar edhe pasojat dytësore.

    Ndërsa sa për kosin , që këshillohet për diarrenë e fëmijëve, është gabim.
    Në kopështin tonë, nga udhëzime e seksionit të shëndetësisë që mbulon kopështet dhe shkollat e kemi të ndaluar t'i japim fëmijëve në raste diarreje ç'do lloj prodhimi bulmetor dhe kosin bashkë me të tjerat, zarzavate, perveçse patateve ose karota pa yndyre thjesht të ziera e të shtypura nëse janë bebe e të grira nëse janë më të medhenj, e gjithashtu edhe frutat përveçse bananeve.
    Madje , regjimi në raste diarrehe ështe: oriz i zier pa yndyrë, patate ose karota të ziera si dhe banane.
    Në rast se diarreja zgjat më shumë se dy ditë, ose është e një forme të ashpër duhet këshilluar mjeku.

    Elna.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rrezet e diellit mund të kurojnë kanceret e lëkurës


    Shekulli

    Rrezet e diellit, janë një faktor tepër i rrezikshëm për të shkaktuar kancerin e lëkurës “melanoma” që është vdekjeprurës, megjithatë ato mund të ndihmojnë viktimat që t’i mbijetojnë kësaj sëmundjeje. Ky është rezultati i një studimi të fundit, që tregon se ekspozimi në diel mund të reduktojë rrezikun e marrjes së kancerit nga gjendrat limfatike. Studiuesit theksojnë se zbulimi i tyre nuk do të thotë që njerëzit të vrapojnë e të dalin në diell. Atë se çfarë duhet të bëjnë njerëzit për të përfituar mirë nga rrezet e diellit, do të publikohet në një studim të ardhshëm. “Rrezet e diellit, veçanërisht ato ultravjollcë, janë shumë kancerogjene. Askush nuk duhet t’ia heqë vlerën këtij mesazhi”, -tha Katthleen M Egan i qendrës mjekësore universitare “Vaderbilt”, cituar nga “Rojteri”. Por të dhënat e reja, që janë publikuar këtë javë në revistën e Institutit Kombëtar të Shëndetit, do të japin të dhëna të rëndësishme për zhvillimin e këtyre kancereve dhe disa fajtorë që t’i ndalin ato. Melanoma sa vjen e po rritet në këtë gjysmë shekulli veçanërisht në zonat e zhvilluara. Sidoqoftë një vëzhgim tek 528 viktima të melanoma-s në këto pesë vite ka zbuluar se ekspozimi i mëtejshëm në diell rrit mbijetueshmërinë, sipas studimit të drejtuar nga Marianne Berwick e Universitetit të Nju Meksikos. Ajo thotë se vitamina D, që i përgjigjet rrezeve të diellit në lëkurë, mund të jetë një faktor. Ajo mund të ndihmojë në rregullimin e rritjes së qelizave dhe ndalimin e rritjes së qelizave të panevojshme nëpërmjet një procesi të quajtur apopstosis.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Grupi i mjekëve nefrologë shqiptarë kthehet nga specializimi në Milano, ku asistoi në disa transplante

    Transplanti i veshkave, mjekët gati për ndërhyrje

    Sipas prof. Koroshit, pas plotësimit të disa kushteve dhe pajisjes së laboratorit do fillohet me transplantet e para

    Bruna Prifti

    Transplanti i veshkave së shpejti do të kryehet edhe në vendin tonë. Pas një kohe të shkurtër specializimi në Itali, grupi i specialistëve shqiptarë është kthyer në vend, me një ide shumë më të qartë lidhur me këtë procedurë. “Nëse plotësohen kushtet teknike dhe sigurohen pajisjet e nevojshme, mjekët shqiptarë janë të gatshëm të realizojnë transplantin e veshkave. Besoj brenda një kohe të shkurtër”. Kështu është shprehur dje për “Shekullin” profesor Alketa Koroshi, shef i pavijonit të nefrologjisë. Sipas tij, domosdoshëmria e kësaj ndërhyrjeje në vendin tonë është urgjente. Pasi numri i personave që vuajnë nga probleme të mosfunksionimit të veshkave është mjerisht i madh. Ndërsa, sipas statistikave, rreth 300 persona kanë të nevojshëm transplantin e veshkave.
    Përvoja në Milano
    ”Ne ishim një grup prej gjashtë vetash në Milano të Italisë në një nga klinikat më të mira të saj. Aty kemi bashkëpunuar me profesorë shumë të njohur, nga më të mirët në Itali”,- thotë ai. Vizita e punës u shoqërua, sipas Koroshit, me takime të ndryshme me kirurgë që bënin transplante, mjekë urologë, nefrologë dhe imunologë. “ Të gjithë këta janë specialistë që ndjekin pacientin e transplantuar deri në fund”,- shton më tej profesor Koroshi. Sipas tij, specializimi në këtë klinikë mund të cilësohet i suksesshëm, aq më tepër që mjekët e grupit shqiptar qëndruan bashkë me profesorët e huaj gjatë transplanteve që u realizuan. “Vetëm në këtë klinikë, realizoheshin mbi 80 transplante në vit”,- thotë ai, duke theksuar se rruga e bërë qe e frytshme. “Mjekë tanë asistuan në operacionet që u bënë në pacientë të ndryshëm dhe më pas ndoqën pacientët pas transplantit. Pasi duhet theksuar se edhe kjo fazë është shumë e vështirë dhe mund të paraqesë probleme”,- thotë ai. Sipas tij, kjo përvojë u dha atyre një ide të mirë për realizimin praktik të transplanit dhe më pas për mënyrën se si duhet të ndiqet i sëmuri.
    Kërkesa për pajisje
    Përvoja e shkurtër në Milano ka “ndërgjegjësuar” grupin e mjekëve se përpara zbatimit të inisiativës për realizmin e transplantit duhen plotësuar një sërë kushtesh. “Duhen shumë pajisje. Së pari, laboratori i veçantë që do të mundësojë kryerjen e analizave të domosdoshme para transplantit”,- thotë profesor Koroshi. Sipas tij, janë disa analiza që nuk kryehen aktualisht në vednin tonë. “Mund të përmend analizën e pajtueshmërisë indore, që nuk bëhet tek ne”,- thotë ai, duke përmenduar se krahas saj, duhen edhe të tjera pajisje të nevojshme. “Me mbërrijen e tyre, ideja e grupit të mjekëve është se transplanti do të relaizohet, madje edhe shpejt”- thotë ai, por pa përcaktuar një kohë të saktë të fillimit. Po kështu, është ende shpejt të flitet për numrin e mundshëm të transplanteve që mund të kryehen tek ne. “Fillimisht do të bëhen disa, e në varësi të suksesit do të vazhdohet më tej”,- thotë Koroshi, duke shtuar se do të përzgjidhen mirë pacientët, e në mënyrë të veçantë ata me azotemi.


    Shqipëria, 110 raste të reja me insuficence renale
    Në Shqipëri çdo vit regjistrohen rreth 110 raste të reja të të sëmurëve me funksion të dëmtuar të veshkës, ndërkohë që në spitalet publike ka kapacitete vetëm për rreth 50 pacientë, të cilët mund të trajtohen në dializë. Të dhënat janë prezantuar dje gjatë konferencës së nefrologëve, sipas të cilëve, shumë pacientë të tjerë me funksion të dëmtuar të veshkës nuk kanë mundësi të trajtohen me dializë, megjithëse e kanë të nevojshme për mbijetesën e tyre. Dializa, sipas specialistëve, njihet deri më sot si metoda e vetme efikase per të siguruar mbijetesën e pacientëve në stad të avancuar të sëmundjes. Sipas të dhënave, nevojat janë për më shumë se 200 pacientë që e kanë urgjente trajtimin me dializë. Shifër kjo që shtohet vit pas viti, duke bërë kategori të tjera fatkeqe për shëndetin e tyre.


    Konferenca
    Kujdes infeksionet gjatë dializës
    Plot 70 nefrologë nga gjithë vendi janë mbledhur dje në një konferencë të posaçme për ta dhe problemet e ndryshme që lidhen me këtë pjesë të shëndetësisë. Gjithçka është realizuar nga Shoqata e Nefrologëve, ndërsa në konferencë janë debatuar tema të ndryshme që lidhen me nefrologjinë.
    Tema e konferencës shkencore ka qenë “Terapitë bashkëkohore në trajtimin e të sëmurëve me funksion të dëmtuar të veshkës”. Ndërsa në referimet dhe diskutimet që u zhvilluan në këtë aktivitet të rëndësishëm ishin specialistët më të mirë shqiptarë të kësaj fushe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe nga institucione të tjera shëndetësore në vend. Gjatë simpoziumit u prezantuan informacione kërkimore dhe shkencore më të fundit rreth metodave të mjekimit rezultativ, për të evituar humbjen e transplantit. Ndërkohe u vu në dukje gjithashtu rreziku potencial për pacientët në dializë nga prekja e infeksioneve virale, sidomos Hepatiti C. Anëtarët e Shoqatës së Nefrologjisë pranuan se tashmë në vendin tonë janë krijuar kushtet për të kryer transplant të veshkës. Kjo, sipas tyre, do të ishte jo vetëm një sfidë e jashtëzakonshme për stadin aktual të mjekësisë shqiptare, por dhe një ndihmë e drejtpërdrejtë ekonomike, pasi kjo do të ishte me kosto më të ulët për pacientët dhe të afërmit e tyre. Në simpozium u ndoqën me mjaft interes referimet e prof. Alketa Koroshit, prof. Sulejman Kodrës, prof. Nestor Thereskës, prof. ass. Myftar Barbullushit etj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Peshku kunder migrenes

    Peshqit jo vetem qe jane ushqim i shendetshem, por jane edhe mjet i mire kunder dhimbjeve, vecanerisht per migrene, thone shkencetaret japonez.
    Ata rekomandojne peshkun "losos", per shkak se ne te gjenden me shume omega-3 acide yndyrore te cilet ndikojne ne trankuilitetin e sistemit nervor vegjetativ.

    Pergatiti: Mirsad Asani
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kosi, dieta që eleminon indin dhjamor


    Shekulli online

    Hulumtimet e shkenctarëve amerikanë të Universitetit të Tenesit tregojnë se konsumimi i kosit ndihmon në zvoglimin e indit dhjamor në organizëm. Është vërtetuar se personat me mbipeshë të cilët ishin nënshtruar dietës të bazuar në zvoglimin e kalorive, çdo ditë kanë ngrënë nga tre racione kos me pak indyrë, përkundër kategorisë tjetër të personave që nuk kanë përodur në dietën e tyre kos, ata kanë zvogluar peshën me 22 për qind. Personat që kanë përdorur kosin në dietë kanë humbur 61 përqind të substancave dhjamore më shumë se ata që nuk kanë ngrënë kos. Studimi ka treguar se në bark konsumimi i kosit shkakton humbjen e dhjamit deri në 81 përqind. Në këtë hulumtim që ka zgjatur 12 javë kanë marrë pjesë 34 persona.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fluori, celesi per te pasur dhembe te shendetshem


    Shekulli online

    Fluori në shumë mënyra parandalon kariesin, i cili demineralizon indin e dhëmbit. Fluori jo vetëm që e parandalon demineralizimin, por edhe aktivizon remineralizimin, pra depozitimin e mineraleve të reja në dhëmbë. Ne kete menyre kariesi në stadin më fillestar mund të shërohet ne saje te ndikimit te ketij bari. Fluori e bën dhëmbin më të fortë dhe rezistent ndaj bakterjeve, te cilat shkaterrojnë dhëmbin duke zbërthyer karbohidratet dhe duke rritur vlerat e acideve të ndryshme në gojë. Mos harroni sasi te konsiderueshme fluori gjendet edhe në ujin e pijshëm. Mënyra më e mirë për dhënien e fluorit tek fëmijët është ajo me tableta. Në këtë mënyrë karijesi reduktohet me 80 per qind.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rezultatet e kerkimit klinik te cilet jane te shfaqura ne Journal of Obesity indikojne se personat te cilet ne dite kane futur ne organizem nga 3 jogurte te servuara me diete redukcionale, kane humbur me shume kilogram se ata tek te cilet jogurti nuk ka qene i perfshire ne tretmanin i cili ka zgjatur 12 dite.
    Duket se ndryshimet e vogla ne sasine e kalciumit ne stacionet e gjendrave yndyrore e kontrolojne krijimin dhe shtresimin e yndyrnave, ne fakt futja adekuate e kalciumit ne organizem e ngacmon harxhimin e yndrynave dhe redukton krijimin e gjendrave te reja yndyrore

    Pergatiti: Mirsad Asani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Keshilla rreth Islamit* Video (English)
    Nga La_Lune në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 04:07
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. 10 këshilla për të mbajtur lidhjet shoqërore
    Nga Bani gjk në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •