shekulli
---
Tragjedi dashurore, shoqėrore apo edhe mjekėsore?
Prof. Dr. Isuf Kalo
Ngjarja tragjike e vetėflijimit njėri pas tjetrit tė Altinit dhe Anxhelinės, dy tė rinjve tė dashuruar tė Laknasit, bėri tė ndalej si e ngrirė njė ēast zemra e cilitdo prej nesh kur e dėgjoi... Ndjenjat e lindura pas saj kanė qenė natyrisht tė ndryshme nė vartėsi tė interpretimit dhe kėndvėshtrimit tė secilit; dikush pa nė tė dashurinė e pazakontė, shtypi gabimisht i ngatėrroi ata me personazhe tė famshėm tragjikė-imagjinarė tė Shekspirit, po mė sė shumti ndjen habi pėr keqkuptimin fatal dhe sidomos keqardhje pėr enigmėn: pse vallė, pse duhet tė ndodhte, a smund tė evitohej? Sidoqoftė, tė gjithė tė pafuqishėm e tė vonuar, tani nuk na mbetet veēse tė bashkojmė zemrat solidare me familjarėt nė dhembjen e tyre tė madhe pėr ti ngushėlluar pėr humbjen e kobshme e tė pazėvendėsueshme tė dy tė rinjve aq tė shtrenjtė tė tyre...
Ngjyrat e forta emocionale- romantike me tė cilėn kjo ngjarje u mbėshtoll dhe deri diku u ekzaltua nga shtypi dhe media, megjithatė nuk pengojnė tė dalin vetvetiu disa pikėpyetje dhe reflektime pertej kufijve tė ngushtė tė saj. Disa nga pyetjet qė tė lindin janė: A ishte kjo tragjedi pasojė e pritshme e njė lidhjeje tė pamundur, fatale tė dy individėve tė keqdashuruar , apo u mpleksėn dhe ndikuan nė tė faktorė tė tjerė madhorė, me implikime nė fusha tė tilla mė tė gjera si tė kulturės, tė mendėsisė, tė mėnyrave tė ndėrtimit dhe funksionimit tė marrėdhėnieve brenda familjes, komunitetit dhe shoqėrisė, pra tė demokratizimit dhe emancipimit tonė nė tėrėsi? Ishte njė aksident i izoluar, apo ka gjasa qė me motive tė tjera tė ngjashme, nė kėtė apo atė formė, ajo tė pėrsėritet dhe tė shndėrrohet nė fenomen shqetėsues shoqėror? Numri i vetėvrasjeve me shkaqe tė njohura apo tė panjohura, i rritur me shpejtėsi tė frikshme kohėt e fundit tek ne, madje edhe midis tė rinjve dhe fėmijėve tanė, a nuk e pėrligj njė shqetėsim tė tillė?
Dhe sė fundi, a ka nė kėtė ngjarje ndonjė implikim, qoftė dhe indirekt, mjekėsia jonė, nė kuptimin e mėnyrės si ajo funksionon, si reagon dhe bashkėpunon me tė sėmurėt nė nevojė?
Mjekėsia! E ēhyn ajo nė kėtė rast, mund tė pyesė dikush i habitur! Por, sipas mendimit tim, ajo hyn, madje jo pak dhe e them kėtė me dhimbje! Jo pse e quaj atė kryesore ose me rol thelbėsor nė ngjarjen konkrete, por sepse besoj qė nga ky rast tragjik edhe ne punonjėsit e mjekesisė, mund tė nxjerrim mėsime tė vlefshme pėr pėrmirėsimin dhe frytshmėrinė mė tė madhe tė saj. Mjafton pėr kėtė tu hidhet njė sy artikujve tė shumtė qė pasqyruan tragjedinė dhe nė to do te vėrehen qartė se pėrveē D sė madhe tė dashurisė sė dy tė rinjve, pėrmenden shpesh edhe dy D tė tjera, jo mė pak tė rėndėsishme nė kėtė ngjarje: Diabeti dhe Depresioni. Dy sėmundje kėto qė pėrbėjnė dy probleme madhore mjekėsore me implikime tė rėnda e tė shtrenjta, sa individuale aq dhe shoqėrore. Tė quajtura e para epidemia e shekullit, kurse e dyta bomba me sahat e shekullit.
Por le ta rindėrtojmė retrospektivisht, pėrmbledhtas, ngjarjen tragjike bazuar nė ato ēka janė shkruar nė shtyp: Djali thuhet se vuante nga Diabeti dhe nga njė plagė nė kėmbė. Sėmundja e diabetit qe perceptuar ēuditerisht prej tij si e pasherueshme, jetė-shkurtuese. Kjo u be shkak, sipas tyre, qė nė kundėrshtim me ēfarė i thoshte zemra, ai te ndahej vullnetarisht nga vajza, ndonėse e dashuronte aq shumė... Thuhet se tė njėjtin gjykim me djalin patėn edhe tė dy familjet e te rinjve, padyshim tė preokupuar pėr mirė pėr njė tė ardhme mė tė sigurtė bashkėshortore dhe jetėsore tė saj. Por duke parė diabetin, sėmundjen e pashėrueshme nė mes, jeta, lumturia dhe e ardhmja e pėrbashkėt e tė dashuruarve u vlerėsuan prej tyre si tė paradėnuara, pra tė pamundura. Ky paragjykim ishte fatal dhe goditi verbazi lidhjen e tė rinjve.
Pas kėsaj, nė fillim djali pastaj edhe vajza, tė hutuar, tė dėshpėruar, pa shpresė, ranė tė dy nė njė tjetėr humnerė tė keqe, po aq tė madhe: nė depresion psiko-emocional tė thellė... Secili prej tyre, pas ndarjes, i vetem, i mbyllur brenda guackės sterrė tė zezė emocionale, nuk pa dritė dhe asnjė rrugėdalje. Depresioni i padiagnostikuar, i fshehtė, i neglizhuar, i pamjekuar, ėshtė sėmundje qe merr jetė. Ai nuk vonoi tua merrte edhe atyre shpejt njeri pas tjetrit. Mė saktė i beri ti dorėzoheshin vullnetarisht vdekjes si e vetmja alternativė ėndėrrimtare pėr tė qenė pas kėsaj pėrgjithmonė bashkė
Duke reflektuar si mjek, pėr mė tepėr specialist diabetolog, tragjedinė e dy tė rinjve dhe sidomos rrethanat e evitueshme tė saj, nuk mund ta mposht trishtimin. Madje mė tepėr se kaq. Si nė pikturen e famshme tė Eduart Munch me vjen tė ulėrij. Sepse ajo qė ėshtė bėrė shkak pėr tragjedinė ėshtė thjesht njė paragjykim i gabuar, i bazuar nė opinione dhe keqinterpretime, por jo nė fakte shkencore. Nuk janė aspak tė vėrteta asnjė nga tė zezat qė jane thėnė dhe mbi tė cilat ėshtė mallkuar diabeti. Kjo semundje nuk eshtė e pashėrueshme ne kuptimin si ajo gabimisht ėshtė intepretuar. Fjala ėshtė pėr pamundėsinė e zhdukjes, ērrėnjosjes pėrfundimtare tė saj. Por nga ana tjeter, diabeti ėshtė njė sėmundje plotėsisht e kurueshme, mire e kontrollueshme deri nė masėn qė mund tė bėhet thuajse e padėmshme pėr tė sėmurin. Mjetet dhe mėnyrat mjekuese qė kemi sot nė dorė lejojnė jo vetem nė botė, por edhe tek ne, qė tė semurėt me diabet tė vazhdojnė tė jetojnė, tė punojnė, tė dashurohen, martohen, tė lindin fėmijė, tė gėzohen dhe tė lumturohen si tė gjithė njerėzit e tjerė. Janė njė varg sėmundjesh tė tjera qė nė fakt ende nuk e kanė e arritur kėtė sukses dhe privilegj mjekues. Prandaj, me pezmatim, them qė nuk ishte diabeti fatkeqesia e vėrtetė e Altinit. Fataliteti ishte tek keqkuptimi i sėmundjes prej atij vetė dhe tė tjerėve, prej mosinformimit tė duhur, tek mbetja e tij vetėm gjatė dėshpėrimit, pa mbėshtetjen psikologjike njerėzore dhe mjekėsore pikerisht atėherė kur kėto i duheshin mė teper se ilaēet, nė momentet e mėdyshjes e pėrpėlitjes shpirtėrore tek pėrballej me opinionet e shtrembėruara ndaj saj. As diabeti, as depresioni nuk janė sėmundje qė krijojnė nė mėnyrė tė paevitushme drama mjekėsore. Mjetet kryesore mjekuese dhe mėnyrat kundėr tyre ekzistojne dhe jane efikase. Mjafton qė ato tė pėrdoren mirė e siē duhet jo vetem nga mjekesia, por edhe nga tė sėmurėt vetė.
Megjithėkėtė, siē e dėshmoi kjo ngjarje, ato vazhdojnė pafalshmėrisht prej pasivitetit shoqėror dhe mjekėsor tė bėjnė viktima dhe dėme tė evitueshme, tė rėnda. Diabeti dhe depresioni janė dy herė mė tė rrezikshėm kur shoqėrohen bashkė. Sepse rėndojne njėri-tjetrin. Diabeti i pamjekuar mire favorizon shfaqjen e depresionit dhe depresioni i fshehte i padiagnostikuar ose i pamjekuar mire ndikon nė keqėsimin dhe ēregullimin jo vetem tė humorit dhe gjendjes sė pėrgjithshme shpirtėrore tė tė sėmurėve me diabet, por edhe nė rėndimin e tij. Shoqerimi Diabet- Depresion ėshtė mjaft mė i shpeshtė nga sa besohet dhe njihet, por ēuditėrisht nė praktikėn mjekėsore vetėm rrallė arrihet qė tė zbulohet. Vetem gjysma e tė sėmurėve me diabet nė botė janė sot tė diagnostifikuar. Gjysma tjetėr e vuajnė heshturazi, pa e ditur kėtė sėmundje. Thuajse e njėjta tablo ėshtė edhe pėr tė sėmurėt me depresion .Vetėvrasjet qė na trondisin tė personave nė depresion nuk janė veēse maja e kėtij ajsbergu qe ėshtė shumė me i madh dhe i frikshem nė pjesėn e fshehur nėn ujė.
Ēuditėrisht edhe njė instrument diagnostikues e depistues mjaft i thjeshtė, nė formė pyetėsori me pesė pika, i pėrpiluar nga OBSH-ja, qė do tė ndihmonte shumė mjekėt e shėrbimit mjekėsor parėsor nė zbulimin e hershėm tė depresionit, ndonėse i provuar shkencėrisht si i sukseshėm, nuk dihet pse ende nuk ka gjetur atė pėrdorim tė gjerė qė pritej as tek ne, as nė Europė.
Kėtė tablo tė zymtė e rėndon edhe me teper stigma ose fshehja nga turpi i semundjeve. Sėmundja e diabetit dhe depresioni, por edhe shumė sėmundje tė tjera, mbahen tė fshehta nga njerėzit e tjerė, nga fqinjėt, shokėt e punės, madje nė ndonjė rast edhe nga partnerėt bashkėshortorė. Ky fenomen qė ėshtė tregues indirekt i nivelit tė pėrgjithshėm kulturor tė popullatave, haset tepėr rallė nė vendet veriore tė Evropės me demokraci tė zhvilluar, por shtohet progresivisht drejt jugut, duke arritur kulmin nė vendet e Mesdheut dhe sidomos ato te Ballkanit. Stigma dhe fshehja qė vėrehet thuajse nė rastin e tė gjitha semundjeve kronike ( te cilat perbejne 80% te konsultave mjekėsore tė pėrgjithshme) ėshtė e lidhur me pargjykimet subjektive tė pėrhapura pėr to, por edhe si reaksion vetėmbrojtes i tė sėmurėve qe vuajnė ndaj opinionit negativ dhe marxhinalizimit flagrant profesional dhe shoqėror tė tyre, tė shprehura kėto me pengesa artificiale joligjore tė punėsimit, nė vėshtirėsi nė zhvillimin e karrierės apo hezitime dhe keqinterpretime konfliktuale nė lidhjet martesore. Personat me diabet, me depresion, apo me semundje tė tjera, i vuajnė kėto persekutime apo presione tė heshtura, veēanėrisht ato pėr lidhjet martesore shpesh nė vetmi, sidomos vajzat apo edhe nė rastin e Altinit, pavarėsisht nėse munden apo jo ti eksteriorizojne ose denoncojne ato.
E keqja tjeter eshte qė jo vetėm shoqėria, por edhe vetė mjekesia, tempulli i vetėm ku ata shpresojnė tė gjejnė mirekuptim, mbrojtje dhe mbeshtetje per keto vuajtje dhe perjetime tė padrejta, ėshtė jo gjithmonė nė gjendje (pamjaftueshmeri kohe, vėshtirėsi komunikimi, paqartėsi roli ) ti kuptojė , ti mirėpresė dhe tu bėhet krahė. Njė nga arsyet ėshtė se sot pėr sot ėshtė profesionalisht e papėrgatitur pėr to. Nė tekstet e manualet e mjekesise dhe nė procesin apo kurrikulumet e formimit profesional tė punonjėsve bluzėbardha, bota e brendshme e tė semureve dhe realitetet relacionale tė tyre me jeten thuajse nuk janė prezente.
Per ti ilustruar kėto, ndoshta ia vlen tė rrefej dy raste nga pervoja ime personale nė diabetologji pėr tė dėshmuar ankthet dhe barrierat e padukshme qė pėrjetojnė tė sėmurėt e qė rrallė janė tė njohura prej nesh. Rasti i parė qė mė kujtohet ėshtė ai i njė tė semure me diabet e ardhur nga fshatrat e njė rrethi tė larget dhe mbetur nė Tiranė pas martesės. Edhe pse kishte vite qe ajo mjekohej dhe e gjykonim tashmė tė mirinformuar pėr sėmundjen, ajo, veēanėrisht pas martesės paraqitej herė pas here nė konsultė me faza keqėsimi tė papritura dhe luhatje paradoksale tė nivelit tė sheqerit nė gjak, tė cilat i pata vėshtirė ti shpjegoja .
E shtrova nė spital pėr tė rrėmuar mė thellė nė shkaqet e mundshme teorike tė keqėsimeve, por aty vėrejta me habi se, ndonėse me tė njėjtėn skemė mjekimi dhe doza si ato tė shtėpisė, gjendja e saj u pėrmirėsua si me magji. Misteri u zbulua ditėn qė firmosa daljen e saj nga spitali me rekomandimet dhe recetėn e mjekimit qė ajo duhet tė vazhdonte nė shtepi. Infermieres, e cila i kishte ndenjur veēanėrisht mė pranė, ajo i ishte lutur ta mbanim nė spital sa mė gjatė dhe befas ishte shkrehur nė lote mbi supin e saj. Mė pas i kishte rrėfyer nė intimitet arsyen e vėrtetė pse keqėsohej ashtu ēuditshėm, pavarėsisht nga mjekimi i saj. Arsyeja ishte qė ajo e paska mbajtur tė fshehtė sėmundjen e diabetit ndaj bashkėshortit tė saj mė tepėr nga frika e vjehrrės autoritare dhe divorcit te mundshėm, aq mė tepėr qė tashmė kishte edhe njė fėmijė me tė. Ajo tregoi se kishte muaj dhe vite qė mjekohej kėshtu fshehurazi mundimshėm pa i thėnė askujt duke qenė e detyruar ndonjė herė ta bėnte injeksionin e insulinės fshetas nė banjė ose natėn vonė nė errėsirė me hamendje pa e parė dozėn.
Pasojat merren me mend lehtė. Si mjek i saj dhe shef pavjoni u shokova dhe ndjeva se sa larg realiteteve jetėsore tė kėsaj tė sėmure, nė mos edhe sa qesharakė ishim treguar me dyshimet dhe kėrkimet tona akademike tė kota nėpėr analiza tė panumėrta tė gjakut dhe sistemin imnunitar tė saj.
Mėsimin tjetėr befasues e mora disa vite mė parė nga njė vajzė re me diabet dhe nėna e saj nė Tiblisi tė Gjeorgjisė.
Kisha shkuar aty si ekspert i OBSH pėr diabetin dhe u ftova prej tyre pas vizitės mjekėsore nė shtėpi qė tė shihja diēka tė veēantė: Qe fjala pėr dhomėn personale tė vajzės ku ajo pati bėrė zakon tė tėrhiqej e vetme herė pas here nė fshehtėsi e shtyrė nga njė dėshirė e papėrballueshme pėr tė pikturuar ose skicuar diēka pėrpara se tė bėnte injeksionin e saj tė pėrditshėm tė insulinės.
Pikturat e saj, madje edhe ato qė nuk i pėlqenin shumė, ajo i kishte varur tė gjitha nė mur dhe nėnė e bijė, me dashamirėsi mė lejuan ti shihja dhe shijoja nėe nga njė me nge. Ishin tė bukura dhe sidomos mjaft origjinale. Ato zbulonin qartazi talentin dhe sensibilitetin e vajzės, por ēuditėrisht ishin tejet tė ndryshme dhe kontrastonin tė ndara nė dy grupe tė mėdha nga njėri- tjetri: pėr nga stili, tematika dhe sidomos nga ngjyrat e pėrdorura, tė cilat ishin ose tepėr tė zymta, tė dominuara nga bluja e thellė me imazhe tė frikshme kafkash, silueta tė vdekjes dhe horrore tė tjera, ose e kundėrta: tė qeshura plot dritė, me diell dhe me ngjyra tė ndezura, madje me zogj dhe lule. Unė nuk dita ta shpjegoj kėtė parakoks. As mjeku i saj qė mė shoqėronte nuk kishte mundur. Ishte nėna e saj ajo qė na ēuditi tė dyve. Ajo e kishte observuar tė bijėn me kujdes dhe kishte pikasur lidhjen e drejtperdrejtė midis nivelit tė sheqerit nė gjak tė vajzės, humorit tė saj dhe ngjyrave e subjekteve qė ajo zgjidhte atė ditė tė hidhte nė tablo. Ditėt kur sheqeri nė gjakun e saj ishte tepėr i lartė, vajza duket ndjehej si nė njė humnerė pa fund dhe shihte aty vdekjen. Nė ditėt kur niveli i sheqerit, pėrkundrazi, mbahej nė shifrat optimale tė dėshiruara, ajo nė mėnyrė tė pavetėdijshme e ngjyroste penelin me ngjyra tė ndezuara dhe pikturonte me to lulet, qiellin dhe diellin. Une mjeku specialist i ardhur nga aq larg, mbeta para saj gjatė kohė gojėhapur. Ishte sa befasuese dhe emocionuese.Asnjėherė smė pati vajtur mendja pėr njė lidhje tė tillė tė mistershme. I pashė tė dyja nėnė e bijė plot admirim dhe mirėnjohje, por dhe pak ēaste mė pas do pikellohesha. Nėna duke mė pėrcjellė me ndrojtje dhe me zėrin qė i dridhej mė kėrkoi njė nder.Ajo mė tha se vajza kishte talent dhe ishte e magjepsur pas pikturės, por ajo ishte atė vit maturante dhe nuk donte tė vazhdonte kurrsesi studimet e larta nė asnjė fushė tjetėr, veē pikturės. Mirėpo nė raportin mjekėsor bashkangjitur dokumenteve tė saj qe shėnuar se kish dėmtime tė diabetit nė sy dhe mjeku qė e kuronte kish qenė i pafuqishėm pėr ta mbrojtur nė komisionin shtetėror tė tė drejtave tė studimit, i cili pėr arsye mjekėsore, e kish pėrjashtur kategorikisht nga konkurrimi. !Kėrkohej neėse unė mund tė ndėrhyja diku si ekspert ndėrkombėtar pėr ta ndihmuar !
Pėr njė ēast shtanga dhe nuk doja ta besoja se ishte pikėrisht mjekėsia, ndihmėsja dhe shpėtimtarja e vajzės qė po bėhej me burokracinė absurde tė saj vrasėse e dėshirės, tė ėndrrės mė tė madhe dhe tė qėllimit kryesor qė ajo e sėmurė i kishte vėnė jetės.
Merren me mend ato qė mund tė bluajė me vete njė mjek nė njė rast te tille. Isha i tronditur, ndjehesha i turpėruar, i zhgėnjyer pėr kufizimet, teknokratizmin dhe skematizmin nė profesionin tim.
Por fati desh qė falė qyrkut tė OBSH tė nesėrmen tė arrija ta bėja mrekullinė ; ta ndihmoja atė vajzė tė shkollohej ashtu siē ia donte zemra pėr piktore. Nuk di mė pas se ēfarė ndodhi me tė: u bė piktore e mirė, e famshme apo, pėrkundrazi, e dėshtuar. Por ajo qė di dhe kuptoj mirė tani sidomos pas ngjarjes tragjike tė dy tė rinjve tanė, ėshtė se ēfarė kobe mund tė kish bėrė ajo vajzė aq e ndjeshme po tė mos ishte lejuar tė bėhej piktore
Eksperienca tė tilla tė ngjashme janė grumbulluar dhe po shtohen sė shumti, falė njė numri tė madh mjekėsh dhe specialistėsh nė botė qė merren me mjekimin e diabetit dhe tė sėmundjeve tė tjera kronike. Nė dritėn e tyre mjekėsia e sotme po rishikon veten. Ajo po demitizohet, po ēburakratizohet, po demokratizohet nė kuptimin e vendosjes sė komunikimit tė drejtpėrdrejtė, sy nė sy me tė sėmurėt, tė dėgjimit me durim, respektit dhe mirėkuptimit me ta, me famijarėt, komunitetin dhe popullatėn nė pėrgjithėsi, tė cilėt pėr pasojė tė modernizmit teknologjik qenė gradualisht zbehur nė mos humbur. Kėto jo vetėm nė aspektet klinike, por edhe nė ato kulturore, ekonomike, edukative, shpirtėrore dhe shoqėrore qė mpleksen me jetėn e tė sėmurėve. Mjekėsia nga kėshtjellė e mbyllur po hapet, po braktis parzmoren e sekreteve dhe monopolit tė dijes pėr sėmundjet, po del nga guacka e bluzės sė bardhė dhe pėrtej mureve tė spitaleve, pėr tiu afruar njerėzve, pacientėve dhe jetės sė tyre. Zhvillimet demokratike nė fundshekullin e kaluar imponuan rishikim tė traditės sė saj iluzore tė pėrqėndrimit dhe monopolizimit tė kujdesit mjekėsor vetėm nė duart e bluzave tė bardha dhe tė pushtetit autarkik medikal. Me to vėrtet pat fituar jo pak famė, adhurim dhe mirėnjohje. Por pat humbur bashkėpunimin e pacientėve. Pikėrisht kėtė bashkėpunim ajo sot po kėrkon me tė sėmurėt, familjarėt e tyre dhe komunitetit .Mungesa e tij ėshtė humbje pėr tė gjithė: pėr tė sėmurėt ėshtė mė pak vite jetė, pėr mjekėsinė mė pak efektivitet, ėer shoqėrinė humbje tė panevojshme resursesh.
Por ky bashkėpunim i neglizhuar e i harruar pėr gjatė kohės a mund tė arrihet menjėherė dhe realisht me fletushka propagandistike ose thirrje tė thata sloganesh: Bėhu me mua, jo me sėmundjen ? Ngritja e kėtij bashkėpunimi tė domosdoshėm duhet tė bėhet mbi njė platformė politike shkencore: I strukturuar, institucionalizuar dhe financuar. Bash pėr kėtė, njė filozofi dhe iniciativė e re ka lindur dhe po merr hov nė botė. Ėshtė ajo e ristrukturimit shkencor tė edukimit terapeutik sistematik tė pacientėve, veēanerisht atyre me semundje kronike, pėr ti edukuar, aftėsuar dhe dhėnė atyre rol vendimmarrės si partnerė aktivė nė proceset e pėrballimit dhe vetmenanxhimin e sėmundjeve. Embrionet e saj fatmirėsisht jane iniciuar dhe funksionojne edhe tek ne.
Modernizimi i mjekėsisė po progreson falė vizioneve dhe interesave tė reja tė saj, tė cilat nuk ngushtohen si deri tani vetėm tek trupi i tė sėmurit, tek simptomat klinike, analizat laboratorike, teknikat vizualizuese tė organeve tė brendshme dhe sidomos tek fetishizimi i mjekimit farmakologjik. Ajo po synon mė gjerė: tė zbulojė dhe tė kuptojė bashkė me sėmundjet vetė pacientin si njeri nė tėrėsi. Si e tillė ajo po kapėrcen kufijtė e shkencės biomedikale duke u bėrė me komplekse dhe marrė atribute suplementare tė shkencave shoqėrore.
Njė evolucion i tillė ėshtė i pashmangshėm po tė kihet parasysh se tė sėmurėt para se tė jenė tė tillė janė qenie njerėzore dhe shoqėrore me identitet dhe integritet Brenda trupit ata fshehin njė botė tjetėr tė stėrmadhe, tė panjohur e tė paeksploruar mirė deri mė sot prej mjekėsiseė: psikologjinė individuale, mendėsinė, vlerat dhe aspiratat kulturore dhe shpirtėrore, qė ata besojnė dhe preferojnė, tė cilat jo vetėm ndikojnė, por janė mė sė tepėrmi vendimtare pėr rezultatet qė sistemi shėndetėsor me anė tė kujdesit mjekesor tenton tė perfitojė.
Rasti tragjik i Altinit tregoi se ilaēet e skemat e mjekimit tė diabetit, tė cilat atij me siguri nuk i kanė munguar, nuk qenė tė mjaftueshme pėr tia zgjidhur brengėn as per ti shpėtuar jetėn. Atij i ishte dashur veē tyre, njohuri, ndihmė shoqėrore dhe mbėshtetje psikoemocionale pėr tė kapėrcyer barrierat qė e mundonin . Mjekėsia tradicionalisht i pati quajtur ato si si sferė e tjetėrkujt. Por iniciativa mė e fundit ndėrkombėtare DAĖN( Diabetes Attitudes, Ėishes and Needs) e cila do tė implementohet sė shpejti edhe nė Shqipėri, i sheh, pėrkundrazi, kėto si prioritete, duke vėnė theks tė veēantė pikėrisht nė kėto aspekte qė nuk kanė tė bėjnė aq me ilaēet apo fushėn farmakologjike tė mjekimit, sesa me ato ēka ndjejnė tė sėmurėt, ēka ata dėshirojnė, ēka besojnė, shpresojnė dhe kėrkojnė, tė cilat zakonisht nė praktikėn mjekėsore tė tanishme, vetėm pak, nė mos aspak, njihen, degjohen, kuptohen, regjistrohen dhe zgjidhen nga personeli mjekesor gjithmonė teper i zėnė e i nxituar . Dhe kjo, jo vetem tek ne, por edhe mė gjerė.
Sidoqoftė, ata dhjetra-mijėra tė sėmurė tė tjerė qė vuajnė sėmundjen e Altinit apo sėmundje tė tjera te ngjashme kronike nė Shqiperi, nuk kanė arsye te bien nė analogjira abuzive, te bėhen prehė e anktheve tė pajustifikuara apo tė ndjehen tė kėrcenuar nga paragjykimet qė viktimizuan atė.
Tė sėmurėt tanė duhet tė dinė se nė bote ekzistojnė tashmė tė drejtat themelore tė tyre. Ato janė tė shkruara, e zezė mbi tė bardhė, janė publikuar tė pėrpiluara dhe miratura universalisht per tiu shėrbyer dhe pėr ti mbrojtur ata nga ēdo keqkuptim apo keqveprim lidhur me sėmundjet. Njė prej tė drejtave tė tė sėmurėve, ajo mė kryesorja, ėshtė e drejta pėr dije, pėr informim tė hollėsishėm praktik dhe shkencor nga ana e personelit bluzėbardhė lidhur me sėmundjen e tyre dhe mėnyrat e mjekimit. Nė themel tė saj ėshtė besimi i kolosit tė diabetologjise E.Joslin se: I semuri qė di, jeton mė gjatė.
Altini pėr fat tė keq jetoi pak. Ai nuk arriti tė pėrfitonte sa duhej nga tė drejtat e tij, sepse ato ende nuk njihen sa duhet dhe as nuk zbatohen gjerėsisht dhe detyrimisht tek ne. Por ato janė megjithatė tė paevitueshme e do tė bėhen patjeter element jetėsor njė ditė.
Kėtė e dėshmon diēka e madhe e pa parė ndonjėherė nė kėto pėrmasa qė po ndodh nė botė. Vetė tė sėmurėt po organizohen me shpejtėsi nė shoqata tė fuqishme, pėr tė kėrkuar tė zbatohen dhe mbrojtur kėto tė drejta, pėr tė patur zėrin e tyre tė pavarur dhe organet mediatike informuese tė posatshme pėr ta. Njė organizim i tillė nė struktura jo qeveritare i tė sėmurėve ėshtė filluar edhe tek ne por ėshtė ende nė fazė embrionale, i pafuqishėm prandaj dhe kėrkon mbėshtetje nga tė gjithė. Askush mė mirė se tė sėmurėt, qė vuajnė, pėrjetojnė dhe pėrballojnė probleme tė ngjashme nuk mund ta ndihmojn e dhe kuptojnė njeri- tjetrin.
Lėvizja qė synon tė fuqizojė tė sėmurėt dhe ti vendosė ata nė qendėr tė sistemeve mjekėsore ėshtė bėrė tashmė ortek i pandalshem kudo, veēanėrisht nė Evropė. Fjala nuk ėshtė pėr pėrmbysje apo pėr rrėzim nga piedestali adhurues i punonjėsve tė mjekėsisė dhe zėvendesimi i tyre me tė sėmurėt. Fjala ėshtė pėr vetė ndėrgjegjėsimin e mjekėsisė, e cila si u tha mė lart po lėviz vullentarisht prej podiumeve pasi ka ndier se ėshtė nė interes tė eficencės sė sajė tė zbresė pranė njerėzve, pranė tė sėmurėve dhe tė bėhet solide me kėmbėt nė tokė.
Po sa kohė do tė duhet qė kjo lėvizje ende disi utopike tė arrijė tė implementohet tek ne? Si do tė pritet ajo dhe sa tė mundur do ta ketė tė krijojė ndikime konceptuale thelbėsore ndryshuese nė mjekėsine tonė? Dihet qė rrruga drejt tė ardhmes sa do e gjatė fillon sidoqoftė me hapat e para. Ato nė fakt janė hedhur. Shqiptarėt si individė nė kėto vite tranzicioni kanė habitur botėn me energjitė dhe aftesitė e jashtėzakonshme aplikative tė sė resė Ata do tė dinė me siguri tė absorbojnė dhe zbatojnė me tė njėjtėn etje dhe zhdervjellėsi edhe kėtė lėvizje tė domosdoshme ne interes tė pėrbashkėt tė tyre nė nivel kombėtar dhe shoqėror
Fundin tragjik tė parakohshėm e tėpakorrigjueshėm tė dy tė rinjve tashmė secili le ta gjykojė sipas lidhjeve qė ndien me tė, brenda fushės sė tij, me mėnyrat dhe bindjet qė i sheh mė tė drejta, mė tė mira, gjithmonė me qėllimin e pėrbashkėt fisnik qė tragjedi tė tilla tė evitueshme tė mos pėrsėriten mė.
Mėsimi pėr mjekėsine tonė ose qė tė paktėn unė vetė si mjek nuk do ta harroj asnėherė se sa lehtė munden tė thyhen dy jetė njerėzore, madje tek dy tė rinj, me ndjenja tė forta, jo tė zakonta: njėri i zoti tė kthente edhe hekurat me dorė dhe tjera me njė dashuri prej diamanti nė zemėr sepse nė ēastin kur ata patėn aq shumė nevojė, u mungoi diēka e thjeshtė, por me efekt tė madh qeteėues dhe shėrues. Qė ne e kemi me bollėk dhe nuk do na kushtonte asgjė qė bujarisht tiu jepnim .Por fatalisht tė ndodhur tė pėrgjumur nuk ua dhamė: mirėkuptimin, mbėshtetjen, besimin shpresėdhėnės dhe fjalėn e ngrohtė njerėzore .
30/04/2005
Krijoni Kontakt