Gezuar te gjitheve:
KRISHTI U NGJALL!
Krishti, Pashka jone e vertete, Qengji i panjolle i Atit u flijua ne Kryq, dhe u Ringjall te treten dite duke shkaterruar Mbreterine e Vdekjes. Vdekja priti ne gjirin e saj te erret Jeten, dhe humbi perjetesisht fuqine e saj. Ferri u hidherua se priti ne gjirin e tij Krishtin, por u shkri nga fuqia e Tij.
Ky eshte triumfi i Birit te njeriut dhe i Birit te Perendise, qe eshte i njejti Person: Jezus Krishti.
U ringjall nje Njeri si ne. Perendia yne fitoi lavdi, sepse krijesa e Tij shpetoi prej renies. Armiku e humbi fuqine mbi krijesen e Tij. Tani eshte koha e shpetimit. Dyert e Parajses jane te hapura per ata qe presin ne zemrat e tyre Krishtin e Ringjallur!
Mbreteria e Tij eshte ne toke. Perendia banon mes popullit te Tij. Askush nuk mund ta mposhte Fitimtarin, Zotin Jezus Krisht!
Krijoni Kontakt