Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    Me urdher te Zotit erdha un' ne bote
    Hapa syt shikova ne kete pozite
    Vehten te persosur.Sic Zoti na thote:
    "Vehten ti perunje"! ne ate pozite.

    Ne shkronjat e ballit tone jane shkruar
    Kushdo qe do Zotin vehten ka nderuar!
    Per ndjekesin s'ka ruge tjeter per te shkuar
    Vetem kjo te shpie ne ate pozite

    Fluturon Xhibrili ne qjell pa te mete
    Djersen e Profitit,lulen,mban perjete
    Mu ne kend te deres esht'Aliu vete
    Drita te paprera hedh n'ate pozite

    N'ate post te lumtur se sa vij'e shkojne
    Lum ata tregtare q'e blejn dhe enderojne
    Ska as dit as nate,te dyja ndricojne
    Miraxh' i Profitit esht ajo pozite

    Jam Haxhi Bektashi,boll duke kerkuar
    Frymen e Vertete mezi e kam shkuar
    Per Qabene vendin un'e kam ndertuar
    Nje rruge nga zemra del n'ate pozite.



    Hynqar Haxhi Bektash Veliu

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    Persosmeri a njeriut cmohet simbas grades se besimit te tij.

    Lakmia eshte nje plage qe mund ta mbyll vetem toka.

    Feja gremiset me vdekjen e dijetareve

    Shperblimet e jetes tjeter jane me te pelqyera se lumturite e kesaj jete

    Qendrimi i mbreteve ne fuqi varet nga drejtesia e tyre

    Roba e shpetimit nuk vjetersohet

    Dyfishoje bamiresine tende me ndjese

    Thenia e te vertetes eshte shpetim i njeriut

    Trupi shendoshet me agjerim

    Durimi sjell fitim

    Rruajtja e gjuhes eshte shpetim i njeriut

    Heshtja sjell qetesine e trupit

    Zemra kthjellohet me besimin

    Mjaftimi me pak e ben jeten e kenaqshme

    Vizito te afermit e tu qe te shtohet nderi

    Shoqerohu me te miret,te shpetosh nga te keqinjte

    Feja nderohet me mbrojtje dhe shkatrohet me lakmi

    Falja e nates eshte ndricim i dites

    Heshtja eshte mbulesa e pa-diturise

    Ndergjegja e njerezve te mire eshte qendra e ndricimit

    Zemra ndricohet kur njeriu rron me djersen e tij

    Zoti eshte garant per ushqimin e cdo krijese

    Goditjet e gjuhes shkaktojne dhimbje me te medha se ato te shpates

    Bota ngushellohet ne syte e urrejtesit

    Goditjet e te dashurit jane me te prekshme

    Ngushtica e zemres eshte me e keqe se ajo e dores

    Ai qe mbeshtetet ne njerezit e keqinj eshte i humbur

    Eshte i humbur ai qe shet fene per kete jete

    Doreshtrenguarit i ngushtohet zemra

    Eshte i humbur ai qe nuk i mbeshtet shpresat tek Zoti

    Jeta e gjate me bindesi eshte nje veshje profetike

    Kerkimi i edukates eshte me i vlefshem se ai i floririt

    Shoqerohu me ata qe te shembellejne ty

    Ai qe mbeshtetet tek Zoti kalon jete te lumtur

    I lumtur eshte ai qe gezon shendet te mire

    Bindja ndaj Zotit eshte fitore

    T'i bindesh armikut eshte shkaterim

    I zgjatet jeta atij qe i shkurtohen mundimet

    Etja per pasuri eshte me e forte se etja per uje

    Erresire e padrejtesise nxin besimin

    Padrejtesia e poshteron njerine

    E drejta e te pafajshmit nuk humbet


    Imam Aliu
    Thenie nga i Madhi Ali

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    PERĖNDIJA

    Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
    Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
    Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
    Eshtė vetė perėndia.

    Mos shiko valėtė p'anė,
    Mos tė gėnjenjė rremeti,
    Tė tėra njė burim kanė,
    Gjithė ngrihen pej njė deti.

    Nė det tė math e tė gjėrė
    Ēdo valė qė tė sheh syri,
    Atje ėshtė deti tėrė,
    Po valėtė mirė qyri.

    Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
    Esht' ashtu me tė vėrtetė,
    Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
    Esht' ajy bėrėsi vetė.
    Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
    Ē'duket e s'duket nė jetė,
    Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
    Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.

    Se e tėrė gjithėsia,
    Qė nuk' i gjėndetė fundi,
    Eshtė vetė perėndia,
    Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.

    Eshtė nė shesht perėndia,
    I verbėri s'munt ta shohė,
    Ajo ėshtė gjithėsia,
    I dituri munt ta njohė.

    Pe njė lulezė kur shohim
    Dhe tė vėmė re njė fletė,
    Me dituri munt ta njohim
    Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.

    Eshtė nė shesht perėndia,
    Sicilido munt ta njohė
    Po s'e mbuloi e padija,
    Njeriu tekdo munt ta shohė.

    Kush do ta shohė tė tėrė,
    Tė shohė mirė njerinė,
    Vethen' e tij re tė vėrė,
    Atje e gjen perėndinė.

    Dhe parajsi dhe skėterra,
    Dhe engjėlli edhe djalli,
    Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
    Janė brėnda tek i gjalli.

    Ajy qė ka mirėsinė,
    Ka perėndin' e tė mirat,
    Edhe kush ka djallėzinė,
    Ka djallė e ligėsirat.

    Mė ēdo anė e kėrkova,
    Thashė: ku 'shtė perėndia,
    Po mė pasdaj e mėsova,
    Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

    Kėrkonja gjetkė ta gjeje
    Zotn' e math e tė vėrtetė,
    Ajy qėnėkej ndaj meje,
    E paskėsha unė vetė!

    Me fjal' e me agjėrime
    Nuk e gjen dot perėndinė,
    As me kreshm' e me kungime,
    Si punojn' ata qė s'dinė

    Trajstėn' e ke plot me bukė,
    Edhe hiqesh si i mjerė,
    Dhe ke zėn' e thua nukė,
    E lipėn derė mė derė.

    Eshtė ndaj teje i gjallė,
    Ti e kėrkon nėpėr gurė,
    Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
    Andaj nuk' e gjen dot kurrė.

    Pa s'vdes kurrė perėndia,
    Po kush vdes nė jetė vallė?
    Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
    Eshtė gjithėnjė e gjallė.

    Qeshė diell, ishnja hėnė,
    U bėsh' uj' e balt' e erė,
    Yll e zok e dash kam qėnė,
    Pa dhe njeri shumė herė.

    Sa det i math e i gjerė
    Edhe sa mijėra valė!
    Sicil atje do tė bjerė,
    Prapė soje do tė dalė.

    Mijėra shpirtėra ngrihen,
    Bijen mijėra tė tjera,
    Vjen dimėri, lulet pshihen,
    I nxjer prapė nė shesht vera.

    Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
    Duket sikur s'ka tė ngjarė,
    E sheh fytyrė-fytyrė,
    Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.

    Ajy ėshtė trėndafili
    Edhe gjėmb' i trėndafilit,
    Ajy ėshtė dhe bilbili,
    Ajy dhe zėr' i bilbilit.

    Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
    Eshtė brenda vet' i qetė,
    Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
    Veē ati s'ka gjė ndė jetė.

    Zoti ėshtė gjithėsia,
    Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
    Po kush njeh vethen e tija,
    S'e kėrkon mė tjatėr anė.

    Dhe qelqeja u hollua
    Dhe vena, pa u pėrzjenė
    S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
    A s'ka qelqe, ėshtė venė.

    Unė ndaj teje njė pikė,
    O det i gjer' e pa anė!
    Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
    Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.

    Tė kisha zėn' e bilbilit,
    Gjithėnjė do tė kėndonja
    Bukurin' e trėndafilit,
    Dhe kurrė tė mos pushonja.

    Po ti vetė je, o bilbil,
    Ti je edhe dashuria,
    Ti je edhe trėndafili
    Edhe bukuri e tija.

    Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
    Ti je vetė gjithėsia,
    Ti vetė njeri je bėrė,
    More fytyrėn e tija.

    Oh! det i math e i paanė,
    Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
    Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
    U mbloth tok mė njė fytyrė.

    Mė ēdo anė qė shikova,
    Pashė mirė qė je vetė,
    Tė gjeta tek tė kėrkova,
    Zot'i math e i vėrtetė.

    Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
    Edhe shpirti trup nė jetė
    Eshtė bėrė, njė i tėrė
    Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.

    Paskėtaj, o shokė, kurrė
    Mos kėrkoni perėndinė
    Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
    Po shihni mirė njerinė.

    Zėmr' e njeriut nė jetė
    Eshtė vėnd' i perėndisė,
    Esht' atje zot' i vėrtetė,
    Det' i math i gjithėsisė.

    Ajy ėshtė gjithėsia,
    Edhe udh' e perėndisė,
    Eshtė vetėm njerėzia,
    Q'i duhetė njerėzisė.

    Mer dorėn e diturisė,
    Pa ajo do tė tė nxjerė
    Gjer te fron' i perėndisė,
    Ndaj soje do tė tė shpjerė.

    Esht' e vėrtetė kjo punė,
    Mos qėndroni n'errėsirėt,
    Se kėtė s'e gjeta unė,
    E kanė thėnė tė mirėt.


    naim frasheri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    EMRI I ZOTIT

    Zot i vėrtetė,
    Bota e tėrė
    Gjithė ē'ke bėrė
    E ē'ka nė jetė
    Tė gjitha ē'janė
    Yje dhe diej,
    E dhé e qiej,
    Njė gjuhė kanė,
    Qė thotė emrin tėnt!

    Ngado qė shikonj,
    Atė emėr dėgjonj.
    E shoh mė ē'do vėnt.
    Dheu, qė rrimė ne,
    Duke mbleruar,
    E kam dėgjuar,
    Qė thotė se ē'je.
    Yjtė me dritė,
    Duke kėrcyer,
    E duke kthyer,
    Nat' edhe ditė,
    Re me gjėmim
    Zoqtė me fjalė,
    Deti me valė,
    Lumi me rrėmbim
    Lulja me erė,
    Dhe me bukuri,
    E me mituri,
    Kur ēel nė verė,
    Emrin tėnt thonė,
    Ty tė tregojnė
    E tė lėvdojnė,
    Ty gjithė monė!
    Po njeriu, o Zot!
    S'ta di emrin tėnt,
    Se s'gjendet me mėnt.
    Ah! S'e thotė dot;
    Njeriu nukė munt,
    Se gjuhė s'i dhe
    Qė tė thotė ē'je,
    O fuqi pa funt!
    Dielli kur del,
    A tek perėndon,
    Zogu kur kėndon,
    E gjethi tek ēel,
    Bukur tregojnė,
    Emrin qė ke,
    Rrėfejnė ē'gjė je,
    Dhe mė gėzojnė.
    Nė gjithė botė
    Vetėm njeriu s'di
    Rri si ēilimi
    E s'mundet ta thotė!
    Me zė tė zjartė,
    Donja tė flisnja,
    Edhe t'i grisnja,
    Retė si kartė,
    Si vetėtima;
    Apo si lumi,
    Qė s'e zė gjumi,
    Me oshėtima!
    Falmė nga togu
    Q'ėshtė e ē'shohėm
    Nga gjithė ē'njohėm,
    Zėn' e njė zogu,
    Tė rri mė njė vėnt,
    Edhe mė lerė,
    Tė them njė herė,
    Njė herė emrin tėnt.



    naim frasheri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    Zoti

    Kupa e lartė qė s`ka fund e s`ka kufi.
    Qielli qė shpėrndan ergjėnd e derdh flori…
    Qendėrzbukuronjėsit pa numėrim,
    Endacakėt qė vozitin pa pushim,
    Nė ēdo rast e ēdo mėngjes e ēdo ndajnatė
    Ē`tė sheh syri nė tėrthoren gjer`e gjatė
    Gjithė lulet, trajta e tyre, njgyra, era
    Gjithė drunjtė, kokrrat, gjethet dhe tė tjera,
    Zhegu ftohma dhe pranvera bukuroshe,
    Era, kroi dhe lėndina gjelbėroshe,
    Bota e zogjvet me tė ėmblat ligjėrime,
    Gjithėsia me tė fshehtat kupėtime:
    Qė tė gjitha I falen Zotit tė krijimit.
    Pa lexo kėtė fletore tė besimit!
    Nė ēdo vend qė hedh njeriu tė zbehtin sy,
    Dritn` e Zotit tė vėrtetė sheh aty.
    Plotfuqi pa shėmbėllim e pa kufi…
    Menēuri qė s`e rrok mendja, Perėndi!
    Krejt I lashė thashethemet tanimė,
    S`do dėgjoj veē gjuhėn qė mė flet pa zė;
    Kjo kupore e pafund qė kemi sipėr,
    Kėto shkronja, kėto radhė dhe ky libėr:
    Tė atij fytyrėn shfaqin gjith`kėto.
    Lexo veten, o njeri kėtu kėrko!
    Se je ti mėkėmbėsi I tij nė jetė,
    Vendi prej nga del, sheh thesari I fshehtė,
    Pikėz e tė thellit det tė gjallėrisė,
    Dhe njė afsh nga shpirti I madh I Gjithėsisė.
    Pėr Krijuesin e pėrsosur flet ēdo send,
    Hirin e fytyrn` e tij shoh nė ēdo vend.
    Zemra qė s`pushon sė hedhuri nė gjij
    Flet pė tė dhe tė fshehtėzėn e tij.
    Lajme nga ai mė sjell ēdo gjė e gjallė,
    Emrin e atij ēdo lule e ka nė ballė.

    Zoti

    Gjithė gjėrat qė nuk numėrohen dot
    Shqipėrojnė emrin e Krijuesit-Zot.
    Dashurojn`atė pa dridhen yjt`e dėlirė
    Pa kokė e pa kėmbė enden n`hapėsirė,
    Enden dhe secili s`ish nė vend tė vet
    Dhe nga rruga e tij kurrė nuk rrėshqet.
    Njėri duke u vėrtitur diē rrėfen.
    Tjetri duke vezulluar diē zbėrthen.
    Ai ėshtė shpirtdhuronjės I empirit,
    Dhe burim I jetės, dritės dhe I hirit.
    Nuk ka fund ēudi e tij, nuk ka kufi
    S`numėrohen dot tė tijat fshehtėsi.
    Te njeriu e ke pasqyrn`e Perėndisė,
    Ndaj hiq dorė o njeri, prej ligėsisė!
    Nga e drejta rrugė kurrė mos u ndaj,
    Tė mos thuash: Ē`bėra unė, ah pastaj.
    Bėhu shok e mik me gjithė njerėzinė!
    Mėrgo shtypjen, ligėsinė dhe mėrinė!
    Nga e drejta rrugė kurrė mos u ndaj,
    Tė mos thuash: Ē`bėra unė, ah pastaj.
    Bėhu shok e mik me gjithė njerėzinė!
    Mėrgo shtypjen, ligėsinė dhe mėrinė!
    E si munden qė tė bėhen pluhur vallė
    Vepra e mirė, shpirti dėlirė, zemra e gjallė?
    Po qe se nuk do njerinė, s`je njeri.
    Shpirt e zemėr s`janė gjė pa dėlirėsi,
    Ai bir qė do njerinė, ai ka Zot,
    Ndaj nga zemra jote kthehu vėshtrimplot!
    Ne e dinim ndryshe, rrugn e Perėndisė
    Pa e lamė dashurin`ndaj njerėzisė.
    Dlire shpirtin, o ti miku besėdlirė,
    Qė kėshtu tė gjesh pastaj tė Zotit hirė!
    Ndrite zemrėn, mbaje larg nga ligėsitė
    Qė tė bjerė tek ajo e madhja dritė!…

    naim frasheri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Qerbelaja..

    "Qerbelane" e N.Frasherit mund ta gjej diku ne internet?
    Mund te jete botuar? Mgjse. eshte e gjate do me interesonte ta gjeja...Dikur para 10 vjetesh e kisha lexuar dhe me kishte pelqyer mjaft...Nese ke ndonje adrese apo informacion rreth Qerbelase me informo....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    VARGJE KATERSHE DASHURIE

    Nje kenge asaj i ngrita ,po fort mu zemerua
    Qe brenda vargut jeta ju shterua
    “si te kendoj per ty?” ajo mu pergjegj
    “ta mbyllesh bukurine ne varg nuk dua !”

    ti mos pandeh se nuk brengosem me per ty
    se hidherim nuk ndjej kur nuk te shoh ne sy
    nga vere e dashurise sate kaq shume kam pire
    sa dehur jam perjete me dashuri

    kush ka nje zemer e vogel qofte fare
    larg teje nuk rri dot pa dashuri
    po rrathe kacurrelash kur te ēplekse
    ne paste mend ,humbet dhe mend e tij

    me e kendshme dashuria kur sjell mundim
    nuk dashuron ai qe vuajtje s’afron
    ti burre do te jesh po hodhe ne harrim
    gjithshka,dhe dashurise jeten ja kushton

    ajo si rubin –cdo gje ne te ndricon
    shkelqime botesh qe si njoh –sjellin gezim
    kureshtja t’ja di emrin s’me mundon
    per bukurine e saj kam adhurim

    te prita shume q’ahere kur u ndame
    kujtova –do pendohesh,s’te mbaj meri
    mezi durova ditet qe s’u pame
    te vish se s’mundem me ,s’bej dot pa ty

    i mencur qofsh ,harro dhe dashuro
    si pluhur udhe behu,ne qiell ne banofsh
    me pleq ,te rinj ,te liq,te mire,ti veten barazo
    edhe gur shahu beju,mbretereshe a mbret qofsh

    kur dashuria nis ,na sjell kenaqesi
    gezime pa kufi na shtje ne gji
    te mema dashuri u mbrujta une
    ne shekuj paste drite e miresi

    kjo njohja ime me nje tjeter ish nje rast
    jo,zemren tjeter kujt s’ja kam dhuruar
    prej qiesh dielli kur largohet ,pushon nje cast
    ne vend te tij perpara meje qiririn ka afruar

    ende s’ta nxorra malle ,shoqe e dashur
    do deshiroja prape uen embelsi
    edhe nje fije bar mbi varr,i rritur
    besnikeri do ruaj per ty

    MEVLANA XHELALEDINI RUMIU DHE DASHURIA SHPIRTERORE E TIJ

    Njeri nga mistiket e kohes se tij qe shquhej mbi te gjithe dhe mbeti mbi te gjithe dhe me fame te madhe ne te gjithe boten ishte xhelaledin rumiu i cili mori pastaj titullin e nderit nga pasonjesit e tij “mevlana” qe do te thote “zoteria jone”dhe mbeti i njohur me kete mbiemer kudo ne bote
    Njihet nga shenjtoret e medhenj dhe nga piranet e tarikateve mistike ,sshte themeluesi i dogmes se tij mistike e cila u shqua nga te tjerat me emrin e tij dhe u njoh me emrin “mehlevizme” ,kultura e tij e gjere ,lartesia e tij dhe zotesia ne poezi dhe ne proze jane te njohura kudo dhe te perhapura ne te gjithe boten
    I pajisur me frymen mistike dhe i ndritur me cdo lloj njohurie ,sidomos me njohuri mistike ,ka shprehur dashurine hyjnore ne gazelet e divanit (poemes)se tij dhe vecanerisht ne librin e famshem te tij “methnevi”qe eshte bere i famshem ne te gjithe boten permbajtja e kesaj vepre permendet nga shume shkrimtare dhe studiohet me interesim te vecante
    Te paret e mevlanase(rumiut)ishin nga qyteti i horasanit te persise(irani i sotem),por ai vete lindi ne qytetin behli te afganistanit ne vitin 604 te hixhretit domethene ne vitin 1207 pas krishtit , i ati i tij ishte ,quhej ,behaed-din-veledi ,nje nga dijetaret e medhenj te kohes ,rreth te cilit mblidhej gjithe populli qe ta degjonte dhe te perfitonte prej kultures dhe njohurise se tij
    Behaud –din-veledi nuk shkoi mire me mbretin e atjeshem te kohes ,xhelaledin harem shahun ,dhe keshtu u detyrua te largohej nga vendi i tij ,mori me vete edhe djalin e tij ,xhelaledinin,qe ishte ne moshen 5 vjecare ,dhe ju drejtua rruges se hixhazit ,per te kryer detyren e pelegrinazhit islam ne meke
    Rruges kur arriti ne qytetin nishabur ,u takua me mistikun e madh te famshem ,sheihi attarin , i cili kur e pa kete foshnje ,xhelaledinin 5 vjecar ,shqoi ne te shkendijen e drites hyjnore ,qe ndriconte ne pamjen e tij dhe i gezuar ,lajmeroi te atin dhe e uroi per kete drite
    Pastaj ui kthye foshnjes ,e perkedheli dhe i fali nje kopje te librit te tij ,qe kish shkruar me titullin”esrarname”(libri i sekreteve)
    Behaud-dini ne pelegrinazh u takua me mistikun e madh sejjid burhanuddin muhakkik tirmidhin,me te cilin u shoqerua dhe bisedonte perdere mbi tezen e rruges mistike spirituale dhe me njohurite e brendshme te saja
    Xhelaleddini(rumiu) i vogel nuk ndahej prej tyre gjithe rruges dhe qysh atehere i hyri deshira dhe filloi te pajisej me shijen e kesaj rruge dhe me njohurite e brendshme te saja
    Burhanuddini nuk u nda prej tyre gjithe rruges ,dhe kur u kthyen nga hixhazi erdhi me ta ,bashke ,dhe qendroi se bashku nje kohe ne sham
    Per fat atje burhanuddinit i arriti vdekja dhe para se te nderronte jete i la porosi behauddinit qe te instalohej nga anet e vendeve te rumit
    Sipas porosise behauddin veleni mori djalin(rumiun) dhe filloi udhetimin,duke ecur arriti ne erzinxhan ,pastaj shkoi ne qytetin e larende,andej ne baze te fteses qe i beri mbreti i kohes,alaudin selēokiu,vajti ne konje(anatoli)dhe u vendos atje
    Atje u muar duke dhene mesime dhe konferenca fetare,ne te cilat merte pjese edhe mbreti vete,mbreti e pelqente shume kulturen e bahauddinit dhe per nder te tij themeloi nje medrese te madhe me emrin „medresei hudavendiqar”, konferencat e tija benin pershtypje te madhe dhe degjoheshin me kujdes nga i gjithe populli
    Kjo gjendje vazhdoi deri ne 631 te hixhretit ,date ne te cilen fatkeqesisht i arriti vdekja bahauddinit,vendin e tij ,pas vdekjes i a zuri i biri xhelaluddini ,i cili ishte atehere ne moshen 24 vjecare
    Ne kete menyre xhelaluddinit ju dha rasti te shprehte zotesine e tij te madhe dhe kulturen e gjere ,mori fame te madhe dhe nga c’do ane mblidheshin nxenes qe te perfitonin nga cultura e tij ,aq shume ju shtuan studentet dhe populli sa jo vetem i mblidheshin rreth tryezes dhe bangove te shkolles kur jepte mesim ,por edhe kur delte nga shkolla per te shkuar ne shtepi e shoqeronin 400-500 veta gjate gjithe rruges per te degjuar bisedat e tija te kendshme,por edhe kur kthehej nga shtepia per ne shkolle ishte i rrethuar gjithnje nga grumbuj njerzish ,te cilet e pyesnin per cdo gje qe kishin nevose te dinin dhe mernin pergjigjet e duhura
    Pas nje kohe ne konje u bashkua me hysamuddin ēelepine dhe ju ngjall deshira per rrugen mistike,te cilen e kreu me vone me sukses te plote(“kamusi Aalam” vol.3, faq.1825)
    Xhelaluddini ,duke ushqyer gjithnje kete deshire per fat ,ne vitin 642 te hixhretit u takua me nje dervish (fakir) udhetar i quajtur shemsuddin tibrizi,per te cilin –siē thuhet ne kamus-flitej se ishte derguar ne konje nga mistiku i madh ruqnuddin zerqubiu ,per te pajisur xhelaluddinin me njohuri mistike
    Ketij dervishi xhelaluddini i hodhi dashuri te madhe mistike dhe e mori ne shtepine e tij ,ku e mbante atje dh nuk e leshonte me dite e me nate
    Efektin dhe llojin e kesaj dashurie ,veledi,ne librin e tij “veledname”(libri i veledit) e shpjegon keshtu :
    “qysh prej kohes se profetit Adam e ketej kane ardhur ne bote shume shenjtore te plotesuar dhe dashurues te mbaruar , por permbi keta ka edhe nje bote shpirterore tjeter ,pozita e se ciles eshte me e larte sepse permban dashuruesin dhe te dashuruemin bashkerisht ,perpara daljes se shemsi tibrizit kjo lloj bote e kesaj lloj dashurie nuk ishte e njohur dhe asnje njeri s’kishte bere fjale per te,prandaj mund te thuhet me plot te drejte se shemsi tibrizi ishte nje nga perfaqesuesit e fshehur te kesaj bote te panjohur ,i cili erdhi dhe ja zbuloi kete shkence hyjnore xhelaleddin rumiut,qe ta pajiste me te,me kete menyre shemsiu u paraqit dhe doli jo si mbreti i dashuručsvet ,por si mbreti i te dashuruemvet dhe i frymezoi xhelaluddinit kete fryme te re,qe ta shprehte ne poezi dhe te konsiderohej nje nga te paret poete mistike islame”

    xhelaleddini i harroi te gjitha mesimet qe ju jepte nxenesve dhe merej vetem me kete, u largua nga shoket dhe filloi te meret me njohurite e brendshme spirituale mistike , u ftoh nga njohurite e jashtme dhe bashke me dervishin ,shetiste fushave duke biseduar gjithnje per frymen mistike spirituale ,dhe shijen e saj
    gjithe studentet dhe dijetaret e qytetit u deshperuan shume nga kjo ndodhi dhe muaren masa qe ta largonin dervishin fare prej tij(rumiut) e debuan dervishin prej andej ,i cili iku i deshperuar dhe ,pikerisht ne vitin 643 te hixhreti (1245 pas krishtit) ,vate ne sham
    sado qe ata e larguan dervishin prej tij ,dashuria spirituale midis tyre kishte hye aq thelle sa nuk mund te rrinin te ndare nga njeri-tjetri
    qellimi per te cilin u perpoqen dijetaret ta ndanin xhelaleddinin nga dervisci ishte qe ta kishin per veten e tyre,por perseri kjo mase nuk dha asnje fryt ,sepse xhelaleddini jo vetem qe nuk ju afrohej atyre ,por si i dehur bridhte andej-ketej dhe e kerkonte
    atehere nxenesit e pane qe s’ishte pune me te dhe iu luten e i kerkuan ndjese,xhelaleuddini e pranoi ndjesen e tyre dhe dergoi djalin e tij veledinin qe te shkonte dhe ta gjente dervishin dhe tja sillte perseri ,duke i bere lutje te medha,djali duke e kerkuar ,arriti dhe e gjeti ne sham,dhe mbas shume lutjesh ,mundi ta sillte perseri ne konje,ne shenje gezimi per kete sukses gjithe udhetimin e kthimit e beri ne kembe
    si u kthye shemsi tibrizi ne konje ,xhelauddini filloi ta kalonte kohen me te ,keshtu s’mbeti me asnje shprese per studentet e tij qe te perfitonin, atehere e shtuan me keq merzitjen kunder dervishit dhe s’donin ta shikonin me sy
    shemsi tibrizi e kuptoi kete urrejtje ,u merzit dhe u zemerua aq shume sa u largua dhe u zhduk fare nga syte e tyre dhe nuk e pane me,askush nuk e dinte se ku vajti,sepse nuk la asnje gjurme
    ne ate rast u perhap fjala se dervishin e vrau djali tjeter i xhelaluddinit ,alauddini,por vellai i tij veledi ne librat e tij e pergenjeshtron kategorikisht kete gje
    xhelaleddini vete shkoi dy here me rradhe ne sham qe ta kerkonte ,por nuk gjeti asnje gjurme te tij ,atehere nuk qendronte dot ne as ndonje vend, i hyri zjarri i dashurise hyjnore dhe i dehur nga kjo ekstaze dashurie hyjnore,mbahej nga nje direk ne dore dhe dridhej rreth atij ,merrte veglat e tij muzikore si “najin-in”(mandolinen)dhe tumbelekun dhe nga zerat e tyre vihej ne poziten vexhit mistik(ekstazit)dhe te shijes
    kjo eshte origina e pare e “sema”se (valles mistike spirituale)qe dihet pothuaj nga te gjithe dhe eshte e famshme ne mevlevizme
    xhelaleddin rumiu si perparoi shume ne dashurine shpirterore e gjeti shpirterisht te dashurin e tij te vertete dhe u bashkua ne shpirt me te dhe qysh atehere pa me syte e zemres se i dashuri dhe dashuruesi ishin te bashkuar ne nje trup te vetem
    per nderin e shemsi tibrizit ,mevlana xhelaluddin rumi filloi te shkruaje poezite e tij mistike ,te cilat te grumbulluara se bashku ,perbejne divanin(poemen) e tij ne e cilen nuk vuri emrin e vet ,por perdori ne cdo gazel emrin e udheheqesit te vet shpirteror shemsi tibrizit
    keshtu vertet u zhduk shemsi tibrizi nga syte e botes ,por detyren e frymezimit ai e kreu sic duhej perkundrejt dishepullit te tij,xhelaleddinit,te cilin e pajisi si duhej me parimet mistike ,aq sa zuri nje vend dhe pozite te larte me vone dhe e beri te numerohet nga kreret mistike dhe nga piranet e tarikatit
    xhelaleddini ,si arriti kete pozite te larte perparimi shpirteror,filloi te shkruante”methnevine” e cila ze nje vend te larte ne literature dhe nga pikepamja mistike njihet si veper e klasit te pare ,sepse cdo verse i saj shfaq nje lloj fryme mistike te ndryshme nga ato te verseve te tjera
    divani i xhelaluddin rumiut ka tremije verse dhe “methnevija” ka 47,000 vjersha me fryme mistike

    parimi mistik i xhelaluddin rumiut dhe vija e tij mund te shpjegohet ne kete menyre:
    me pare dashuria hyjnore ne misticizme ishte e njohur me gjithe kuptimin e fjales dhe e tretur ne shpirtin e dashuruesit,i cili ia afronte kete lloj dashurie vete zotit te tij te madh
    por xhelaluddini,me frymezimin e shemsi tibrizit ,nuk e la me kaq dashurine e zotit por e pajisi dhe me ne kuptim te ri, i cili ishte qe jo vetem nje njeri i persosur eshte dashuruesi i zotit ,por edhe zoti vete,kur i afrohet kjo dasiuri nga njeriu preket dhe behet edhe ai vete dashurues i tij ,e ndofta si esente me e larte ,preket me shume dhe behet dashurues akoma me i madh i njeriut te atille
    domethene me fjale te tjera,sic terhiqet njeriu i kulluar dhe vendoset plotesisht ne shkrirjen per dashurine e zotit,edhe zoti vete terhiqet nga kjo dashuri e afruar e njeriut dhe e ben njerine e persosur te dashuruemin e tij ,me gjithe rrjedhimet e saja,dhe ndofta zoti si fuqi absolute ,shtyhet me teper ne kete dashuri
    keshtu del kuptimi qe zoti eshte dashuruesi i njeriut t’atille e njekohesisht edhe njeriu eshte dashuruesi i zotit,qe te dy behen dashuruesa dhe te dashuruar me njeri-tjetrin,kete lloj dashurie reciproke nuk e kishte thene njeri me pare,te cilen e shpalli per heren e pare xhelaluddin rumi ,i frymezuar ,sic thame nga udheheqesi i tij shpirteror shemsi tibrizi
    xhelaleddin rumiu e rrembeu kete te vertete nga i mesuesi i tij i dashur dhe i infektuar me kete fryme ,e dedikoi gjithe jeten e tij ne shfaqjen dhe shprehjen e kesaj dhuntie te re
    mund te thuhet se kjo ishte arsyeja qe shemsi tibrizi e ndau nga te gjithe shoket dhe ndjekesit e tij ,kjo do te thote se deshi ti mesonte atij kete durate te re,qe eshte nje e vertete e re,me te cilen pasurohet jeta mistike spirituale
    u kuptua gjithashtu se ky ishte edhe shkaku qe xhelaluddini sakrifikoi gjithe miqte dhe veten e tij ,duke qendruar i vetmuar ,bashke me te ,deri sa e asimiloi mire kete drite te vertete te misticizmes spirituale ,nje gje e tille ishte nje dhurate e madhe prej zotit ,te cilen nuk ishin ne gjendje ta cmonin as ndjekesit dhe asnje njeri tjeter ,pervec atyre qe ishin te kesaj rruge
    per kete reforme te re xhelaleddin rumi mori nje fame te madhe dhe te vecante ne boten mistike spirituale ,sa qe nje nga mistiket e medhenj ,xhamiu,kur shkroi “methnevine” mevlanaja ,per ta lavderuar tha kete poezi ne gjuhen persiane :
    “nist pejgamber ve li dared qitab” (xhelaleddini nuk eshte profet,por ka liber si te profeteve)

    SI E PA KALIFI LEJLANE

    Kalifi tha “si valle vec per ty
    Mexhnun i shkrete humbi mend e tij”?

    C’na paske me te mire ,e muget nxin
    Sa sheh si ti,veshtrimin kur e shtrin

    Pergjigjet lejlaja: mexhnuni ti nuk je
    Kushdo ne te erret driten nuk e sheh!

    Se ndjen dot c’do njeri – dhe kur gjallohet
    E nga i thelli gjume dot nuk zgjohet !

    E ndjen ai qe zgjedhe gjumin ta hedh
    E mu ne shpirt nje te vertete mbjell

    Po nese frike e vdekjes te mundon
    Dhe etja e fitimit te pervelon

    Ne shpirtin tend s’do kete pasterti
    S’hedh rrenje e perjetshmja bukuri,dashuri

    Prej gjumit vdekesor s’permendet dot
    Kush do genjeshter dhe shkelqim te kote

    XHELALEDDIN RUMI

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,984
    BARAZ JANE

    Te drejten kur them ,po edhe kur mashtroj –baraz jane
    Arabi i bardhe dhe arabi i zi –baraz jane

    Me ndodh te jem diell ,i shpirtit simurg
    Unaze magjike e mbretit sulejmanit –baraz jane

    Stuhi dhe hi ,dhe uje edhe zjarr
    Fisnik jam tani,i poster me pas-baraz jane

    Me turq me taxhike –i dua te gjithe
    Largpames tani,I verber pastaj-baraz jane

    Jam dite edhe jave jam vit ,ramazan e bajram
    Pishtar jam i ndezur prej atit te madh –baraz jane

    Dhe ngjyren e nderroj ,roberuar deshirash
    I bie ne cast nje dajre te re-baraz jane

    Ndrit hena ne qiell ,kam prane daulle ,bajrak
    Sarajit mbreteror i ngjan cadra ime –baraz jane

    Perija te kembet me rri dhe njerez te fisme
    Ne pluhur kendojne ,hedhin valle –baraz jane

    Kerkoj perendine dhe thelbin e sendeve ndjej
    Dhe ditet dhe netet qe fali AI –baraz jane

    Keshtu po flas une ,keshtu dhe i ndrituri shams
    Mbuluar prej reve tani ,i purpurt si flake pastaj –baraz jane


    rumi
    ME DUAN NJEHERE……

    Me duan njehere ,me urrejne pastaj perseri
    Nje zemer me falin ,po timen ma vrasin ne gji

    Pushtet kam njehere ,sundoj mbi mendimet e mi
    Po ndodh qe mendimi me mban nen peshen e tij

    Jusufit i ngjaj ,leshoj sot nje drite hijeshi
    Po neser -Jakupit ,kur therret i helmuar ne zi

    Ashtu porsi Zeusi ,mendohem ,duroj,edhe hesht
    Po perde e durimit me digjet nga prushi ne gji

    Sot-plot e perplot ,po neser jam bosh si kallam
    Sot ndjenjat shperthejne ,po neser une rresht edhe nxij

    Sot turrem mbi ar, i dredhur kerkoj mu ne zjarr
    Po neser edhe arin e flak ,dhe sdua tja di

    I tmerrshem sot ngjaj ,perzitur nga flaket e ferrit
    Po neser shkellqej,perballem me cdo bukuri

    Besimi i shejte me sjell sot dhe paqe , urtesi
    Po neser besimin e shkel me plot neveri

    Sot behem luan,dhe ujk i terbuar ,asllan
    I embel jam neser si dita qe bie freski

    I lik e nopran shfaqem sot, i rende sa sbehet
    Po neser un zbutem dhe zemra kumbon ciltersi

    Dhe ja pra fytyrat: sot ndrisin me nur ,pasterti
    Po neser damkosen nga turpi i vesit te zi

    rumi
    Xhelaludin Rumiu





    Dėshira




    Dashnori din vetėm pėr pėrulje ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Nė mbrėmje pėrvidhet nė oborin tėnd ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Tretet tė puth ēdo kaēurelė tė flokut tėnd, mos u kėrcno ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Me zjarrin e dashurisė ndaj teje ai digjet tė thej grilat e shpirtit tė vet
    Ngase zgjidhje tjetėr nuk ka.

    Dashuria pyeti tė dashurin, “Mos vallė e do vetėn mė shumė ngaqė mė do mua?”
    I dashuruari u pėrgjigj: “Unė kam vdekur nė veten time tani jetoj pėr ty
    Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishėm vetėm pėr ty
    I pata harruar dituritė e mia por duke tė njohur, u bėra dijetar
    E kam humbur gjithė forcėn time ndėrsa tani, jam nga fuqia yte.
    E dua veten, ah sa tė dua, sa tė dua, veten e dua.

    Jam dashuria yte, ri nė vėshtrimin tim, se do tė hap portėn e shkėlqimit
    Eja pusho me mua le tė bėhemi fqinj, si yjet.
    Ti je fshehur aq gjatė duke u endur pafundėsisht nė detin e dashurisė sime
    Megjithatė, ti gjithmonė ke qenė i lidhur pėr mua
    I fshehur, zbuluar nė tė dukshmen dhe tė padukshmen

    Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas njė pellgu tė vogėl
    Jam Oqeani dhe shqetėsimi i trazuar i tij
    Eja zhytu me mua, braktise kėtė botė tė erėsirės
    Qėndro me mua se do tė hap portėn e dashurisė

    Tė dėshiron mė shumė se haja e pija
    Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tėnde,
    Mund ta ndjej praninė tėnde nė zemrėn time ndonėse ti i takon tė gjitha botėrave
    Do tė pres me ėndje tė heshtur vetėm pėr njė gjest, njė shkėndijė prej teje

    XHELAUDIN RUMI

    Kenga e fyellit

    Degjoje ti zerin pse valle po qan e vajton
    Per dertet e ndarjeve tona,lendimet e kohes qe shkon

    Kur i hyri bariu kallamishtes dhe preu ne mes drurin tim
    Psheretimat dhe lotet u derdhen dhe brenda u fsheh nje deshperim

    Me buze te dredhur nga malli ,plot zjarr do ti bie gjithmone
    Qe afshin pa fund dashuror ne zemra te ndez me jehone

    Merguar ne dheun e larget ,te vater e huaj po rri
    Njeriu i debuar fatzi ,pas naets pret diten qe po gdhin

    Fatzinj e te lumtur degjojne si bie me gaz e trishtim
    Ky fyelli im ndane vatres me tinguj plot mall e pergjerim

    Kushdo qe degjoi zerin tim fatkeq a i lumtur njeri
    Ne shpirtin e fshehte e te shejte ska hyre dot gjer me tani

    Si trupi me shpirtin eshte shkrire kuptimi qe mbaj une ne gji
    Po prape njeriu zemer ngrire , te fshehtat e shpirtit nuk i di

    Rendimi i fyellit eshte flake ,nuk eshte ere e lehte pranverore
    Kush mbetet i ftohte ndaj flakes se ndjen kete kenge te bukur madheshtore

    E ndezur nga afshi i flakes ne shpirt dashuria kendon
    Si zjarri qe ngrihet prej veres se shejte kur vlon dhe lodron

    Skifter i shkathet

    Skifter i shkathet –fluturova –prej dores se madherishme
    Ne lartesi ku me dergonte nje fjale e perendishme

    Shtate planete i pershkova ,nente sfera qiellore
    Arrita majen e saturnit ,zbrita te tok e dhimbshme

    Ende adami skishte dale ,kur ruaja parajsen
    Ne mes hyrive prehje gjeta ne boten e cuditshme

    Ne fronin mbreteror u ngjita ,me vule dhe unaze
    Dhe para sulejmanit zbuta gjithe shpirtrat e perbindshme

    I hyra zjarrit plot me flake qe trendafile u bene
    Mes lulesh shkova ,permes zjarresh me purpur ,te magjishme

    Dhe kur u bera perle rashe permei lendinen –toke
    Ne u ngritsha prape qiellit lart ,me pret kuror e hijshme

    Cdo kohe qe erdhi pas shamsiut vijoi kete kenge
    Po une i pari e kendova me zera te mahnitshme


    xheladin rumi

    ETUR JAM

    Zbuloma fytyren : per kopshte trendafilash- i etur jam
    Cilma gojen. Per malte prej vese te embel- i etur jam
    Dhe cadren e reve largoje ,o diell tregoje fytyren
    Gezim le te sjelle kjo rreze e ndritur –i etur jam
    Ky zeri im me grish per larg te fluturoj
    Nga dor e mbretit si skifter ,drejt enderrimesh shkoj
    Me zemerim me pate thene : ik prej meje !
    Per zerin tend ,dhe kercenues qofte –i etur jam
    Drejt meje qe nga kopsht i aferm,fry moj ere
    Arome vese mengjezore te nuhas – i etur jam
    Nje njomesi lart qielli hedh si fryme e befte
    Per kaltersi ,furtune deti –i etur jam
    Si ritma qe leshon JAKUPI . “oh cme gjeti” kjo thirrja ime
    Te shoh JUSUFIN te me rritet – i etur jam
    Pa ty dhe ky qytet plot zhurme –porsi burg
    Kerkoj nje shkemb ne shkretetire – i etur jam
    Me kupen mbushur sheshit shkoj ,me krelat prane
    Nga pjergulla nje leng shijoj dhe valle hedh
    Mes njerzish shpirterisht te varfer dot nuk rri !
    Me prufte fati miqesi –Aliu, Rustemi-etje kam
    Nje bukuri ne duar njerzish-pluhur i imte
    Per prurje te begata tokes thelle –etje kam
    I varfer jam,po sdua gureza te ngjyrta
    Per gure te medhenj ,si shkemb me drite –i etur jam
    Kur shoh perreth trishtime njerzish ,hidherohem
    Gezimin qe sjell lengu I rrushit deshiroj
    Nen egjiptiane heq ky popull –zemra nxin
    Per nje moisi ,te birin e imramit –etje kam
    Do thone: kerkuam e se gjetem!
    Kuroren e endrrave te mija kerkoj-I etur jam
    Plot sharje turmash te pamend ma mbyllen gojen
    Ne vend te kenges ,lot te hidhur po gelltis
    Vertitej sheiku rreth qytetit me kandil
    Qe shtegu i njerzve te mos mbyllet – i etur jam
    Po shpirti im lakmi synimesh pat me kohe
    Perjetesia ne themel te botes qofte- i etur jam
    Prej botes i fshehur rri ai ,po ne cdo pamje gjendet
    Drejt fshehtesise qe ze fill ,shpirti shkofte – i etur jam
    Rrefimin e besimit bej – mu deh kjo zemer !
    Si pije vjeshte per besim u shndrofsha –i etur jam
    Lahute dashurie tingellofsha –jehon e saj
    Si tingull i hazretit ne parajse,kur dergoi-i etur jam
    Per dashuri te flakte ja merr kenges kjo lahute
    Se lote dhembshurie enderroj prej zoterijsh te larte
    O shams ti krenari tibrizi ,na ndiz agimin e zjarrte
    Dhe per ballkizin sihariq dergo –arome fjalesh –i etur jam

    XHELAUDIN RUMI- 1207-1272

    O JU QE BUKURIA JU VERBON

    O ju qe bukuria ju verbon ! prej kohesh zemra ime dashuron
    Ne gjume dashuror ky shpirt po lengon ! prej kohesh zemra ime dashuron

    Kudo perreth ishte nje tymnaje dhe bota zinte fill
    Qe atehere nis kjo ndjenje dhe zemra dashuron

    Dhe vit per vit ne mijera vjet u gdhend fytyra ime
    Qe se kur lindi dhe gjallon ,kjo zemer dashuron

    Qe kur zoti pyeti njerzit :a jam une zot mbi ju?
    Gjeta kuptimin qe kerkon! Kjo zemer dashuron

    O engjej,ju qe botet mbani pezull !
    Ngrijeni lart diturine ne fron !kjo zemer dashuron

    I beni fjale diellit tim: rumiu erdhi ne tibriz
    Rumine dashuria e pervelon ! prej kohesh zemra dashuron

    Kush eshte ai qe e quaj diell tibrizi??
    Pishtar qe te verteten na tregon ! prej kohesh zemra ime dashuron

    xhelaudin rumi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Postime
    9
    Xheladin Rumiu eshte i madh, por madheshtine e gjen te Shams Tabrizi...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,919
    Citim Postuar mė parė nga arturo Lexo Postimin
    PERĖNDIJA





    Kush do ta shohė tė tėrė,
    Tė shohė mirė njerinė,
    Vethen' e tij re tė vėrė,
    Atje e gjen perėndinė.

    Dhe parajsi dhe skėterra,
    Dhe engjėlli edhe djalli,
    Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
    Janė brėnda tek i gjalli.

    Ajy qė ka mirėsinė,
    Ka perėndin' e tė mirat,
    Edhe kush ka djallėzinė,
    Ka djallė e ligėsirat.

    Mė ēdo anė e kėrkova,
    Thashė: ku 'shtė perėndia,
    Po mė pasdaj e mėsova,
    Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

    ..........................
    Paskėtaj, o shokė, kurrė
    Mos kėrkoni perėndinė
    Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
    Po shihni mirė njerinė.

    Zėmr' e njeriut nė jetė
    Eshtė vėnd' i perėndisė,
    Esht' atje zot' i vėrtetė,
    Det' i math i gjithėsisė.

    Ajy ėshtė gjithėsia,
    Edhe udh' e perėndisė,
    Eshtė vetėm njerėzia,
    Q'i duhetė njerėzisė.

    Mer dorėn e diturisė,
    Pa ajo do tė tė nxjerė
    Gjer te fron' i perėndisė,
    Ndaj soje do tė tė shpjerė.

    Esht' e vėrtetė kjo punė,
    Mos qėndroni n'errėsirėt,
    Se kėtė s'e gjeta unė,
    E kanė thėnė tė mirėt.


    naim frasheri
    Shumė mirė qė e lexon Naimin por me sa shikoj nuk e ke kuptuar.Naimi tė sqaron hapur,lexoje mirė se ēfar ėshtė feja dhe zoti.Naimi ėshtė realist por besimi i verbėr fetar ėshtė ai qė vret mėndjen e shėndoshė.Naim Frashėri bėn thirrje tė hapur pėr dituri por kush ta kuptoj?

Tema tė Ngjashme

  1. Vjersha pėr 7 marsin, Ditėn e Mėsuesve
    Nga leo-leon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 01-03-2021, 15:00
  2. Abdylazis Islami
    Nga Vanilla_Angel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 08:14
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Vjersha Humoristke Humori!
    Nga ||_BeJbi_|| nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 01:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •