Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Te nderuar forumist dua nje sqarim apo nje keshill nga ju nese ka mundesi.

    Qe nje koh te gjat kontaktoj me nje X person dhe sipas tij ai gjendet ne gjermani, por pas nje kohe kam hulumtuar IP e tij nga e-mailat qe mi ka dergu dhe permes faqes www.formyip.com kam konstatuar se IP e tij i perket nje provideri ne kosove, dhe tash kur X personi me thot se ka ardh ne kosove ne pushim, kur me dergon e-mail, prap IP e tij eshte e njejt. Dua ta di nese ka mundesi qe kjo IP vertet te jet nga gjermania dhe a ka mundesi qe te jet IP e njejt edhe ne gjermani edhe ne kosove. Nuk e di sa isha i kjarte ..ju faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 23-06-2007 më 12:33

  2. #12
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga master2006
    te nderuar forumist dua nje sqarim apo nje keshill nga ju nese ka mundesi

    qe nje koh te gjat kontaktoj me nje X person dhe sipas tij ai gjendet ne gjermani, por pas nje kohe kam hulumtuar IP e tij nga e-mailat qe mi ka dergu dhe permes faqes www.formyip.com kam konstatuar se IP e tij i perket nje provideri ne kosove, dhe tash kur X personi me thot se ka ardh ne kosove ne pushim, kur me dergon e-mail, prap IP e tij eshte e njejt. Dua ta di nese ka mundesi qe kjo IP vertet te jet nga gjermania dhe a ka mundesi qe te jet IP e njejt edhe ne gjermani edhe ne kosove, nuk e di sa isha i jkarte ..ju faleminderit
    Nese je femer atehere te ka genjyer...
    Mirepo ti je e treguar e zoja dhe ke arritur te zbulosh se je genjyer.
    Perfundimi: Te ka genjyer 100% se eshte ne Gjermani.

  3. #13
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nëse personi ka përdorur të njëjtin shërbim emaili, atëherë është e mundur që të ketë qënë në vende të ndryshme gjeografike dhe të ketë dërguar emaile nga e njëjta adresë IP. Për shembull, personi mund të ketë qënë në Gjermani dhe ka përdorur IP-në e kompanisë së tij të Internetit. Pastaj ka ardhur në Kosovë, është lidhur me kompjuterin e tij në Gjermani, ose ka hyrë në faqen e kompanisë së Internetit dhe ka dërguar një email. Në të dy rastet, emaili figuron sikur është dërguar nga Gjermania, sepse aty është kompjuteri qëndror i kompanisë së Internetit me të cilën eshtë lidhur personi.

    Kompanitë e Internetit (ISP) zakonisht vendosin IP e kompjuterave të tyre në email, ndërsa shërbimet e emailit në Internet si Yahoo, Google, Hotmail etj. ruajnë adresën IP të kompjuterit që ka përdorur personi për të dërguar emailin. Nëse personi përdor një nga këto shërbime, shanset janë që adresa IP në email tregon vendndodhjen e tij të vërtetë. Nëse kjo adresë figuron në Kosovë, atëherë aty do jetë.

    Siç e kam shprehur dhe më parë, origjina e emailit mund të falsifikohet lehtë, prandaj s'mund të jesh i sigurtë për vendodhjen e një personi.


    Të gjitha këto janë të mundshme, por emaili duke sikur mbërrin gjithnjë nga Gjermania.
    Nga Gjermania -> Dergo Email
    Nga Kosova -> Lidhu me Gjermaninë -> Dergo Email
    Nga ... -> Lidhu me ... -> Lidhu me Gjermaninë -> Dërgo Email
    Edi

  4. #14
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Pik se pari sa i perket Ip dhe menyres per te gjet dike duke gjurmuar iP-ne nese mund te shprehem keshtu , duhet te dime se per cfar IP-je behet fjale !!!
    Nuk e di nese e ke ditur por IP-jat ndahen ne dy grupe :

    1. Ip-ja statike dhe
    2. IP-ja te Huazuara .

    Nqs behet fjale per IP te huazuar ateher te bej me dije se sa here ai ose ajo fikin dhe ndezin kompjutrin aq here IP ndryshon .
    Nqs IP eshte statike atehere eshte me lehte te gjesh adresen e personit qe kerkon . Por duhet te kesh lidhje te forta me provajderin , me serverin qe i jep IP statike personit qe ai te te tregoj se ku eshte ardesa e filanit ose filanes .
    Si doqofte , duke u bazuar ne Ip sic e kane cekur edhe disa persona me lart mundesh lehte te gjejsh shtetin se kujt i takon IP-ja per qytetin nuk te garantoj !
    Nqs psh te duhet te Ip-ja te spiunojsh mbi dike , atehere te me shkruaj mesazh privat dhe do te jap nje adrese ku mund te shkojsh te antarsohesh ( me pare ) ata do ta gjejne lokacionin e kompjuterit te personit qe ti don te spiunojsh dhe ata do ta installojne programin mfshehurazi tek pc-ja e "viktimes" . Ti do te mund te ndjekesh cdo lloj informate qe ai ose ajo ndajne ne internet

    IceFus1on
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #15
    IceFus1on , a mund ta tregosh ketu kete faqen.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166

    Kush fshihet pas E-Mailit anonim ???

    Pershendetje te gjithve

    Po filloj keshtu, me ka ardhur nje E-Mail anonim dhe jashtzakonisht interesant, i cili E-Mail me bene aq kurioz qe ta di me çdo çmim se kush qendron prapa atije E-Maili.

    E pyetja per ekspertet e forumit eshte:

    A ekziston mundesia ta zbuloj se kush me ka derguar ate E-Mail, ta di kush eshte ai person, emrin e mbiemrin, nga cili vend ka shkruar, nga cili komputer ka shkruar etj. ???

    Pra si mundem ti zbuloj keto informata, a ekziston ndonje mundesi, kush eshte ai njeri enigmatik qe me dergon E-Mail aq interesant dhe me bene aq kurioz ta di se kush eshte ???

    Faleminderi dhe ju pershendes perzemersisht
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nga emaili i derguar mund te gjesh serverin qe e lidh ate me internetin dhe shtetin ku ndodhet serveri,vetem kaq.
    Ne disa raste si ne USA Kanada(provinca) qe jane bashkesi shtetesh,nuk mund te gjesh as shtetin, ku ai person banon.As qe behet fjale per emer rruge,nr shtepie etj.
    Serveri qe e lidh ate me internetin,nuk mund te te jape ty informacion per personin pasi eshte shkelje ligjore,dhunohet ligji i privacise dhe dikush qe shkel kete ligj shkon ne burg.Ky informacion mund te merret nga serverat vetem nga organe shteterore hetimore,policia,hetues shteterore dhe private me licence qe kane te drejte me ligj te marrin kete informacion.
    E vetmja menyre qe te ngelet eshte ti dergosh pergjigje personit me email dhe ti futesh me email ndonje skedar te infektuar me trojan.Nje tjeter menyre eshte te paguash detektiv privat me licence.
    Edhe ne kete rast personi qe do paguash duhet te
    kete disa prova per aktivitet kriminal te paligjshem,
    perndryshe nuk e merr persiper,per thjesht shkaqe kurioziteti qe ke ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-09-2007 më 11:38

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    D.m.th kete mund ta zbuloj vetem permes policise ?

    Pra ne kete rast nuk zbulohet fare, pasiqe nuk ka kurrfar aktiviteti kriminal, eshte diçka tjeter qe me siguri nuk mirret policia me te.

    Faleminderi benseven11
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Me duhet patjeter te pyes edhe une diçka.

    Para 5-6 viteve ia kishe derguar nje e-mail Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne te cilin e-mail e kisha shkruar vetem pseudonimin tim (jo emrin dhe mbiemrin origjinal), dhe pas disa muajve me derguan ata mua pergjegjien me nje e-mail ne te cilin me kishin pershendetur me emer dhe mbiemer timin origjinal, pra e kishin filluar letren me "i nderuar Filan Fisteku ....."

    - Si eshte e mundur kjo ?

    - Prej nga e diten ata se kush jam une, pasiqe une e kisha shkruar vetem pseudonimin tim e jo emrin dhe mbiemrin tim origjinal ?

  10. #20
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Me duhet patjeter te pyes edhe une diçka.

    Para 5-6 viteve ia kishe derguar nje e-mail Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne te cilin e-mail e kisha shkruar vetem pseudonimin tim (jo emrin dhe mbiemrin origjinal), dhe pas disa muajve me derguan ata mua pergjegjien me nje e-mail ne te cilin me kishin pershendetur me emer dhe mbiemer timin origjinal, pra e kishin filluar letren me "i nderuar Filan Fisteku ....."

    - Si eshte e mundur kjo ?

    - Prej nga e diten ata se kush jam une, pasiqe une e kisha shkruar vetem pseudonimin tim e jo emrin dhe mbiemrin tim origjinal ?

    Kur je regjistruar për adresën e emailit, do kesh futur edhe emrin dhe mbiemrin tënd të vërtetë. Shërbimet e Internetit (Yahoo, Hotmail, etj.) i bëjnë këto pyetje kur regjistrohesh. Nëse emailin e ke dërguar nga Outlook, Eudora, ose programe të tjerë që lexojnë emailin, edhe këto të pyesin për emrin dhe mbiemrin. Pra, ti mund të mos e kesh shkruar emrin në mesazhin e emailit, por emri dhe mbiemri juaj do jenë shkruajtur në adresën e dërguesit (From:) nga programi/shërbimi që keni përdorur për të dërguar emailin.

    Nëse emailin që keni përdorur jua ofron kompania që u jep Internetin, vetë kompania mund të ketë vendosur emrin tuaj të vërtetë. Ky do ishte një rast i veçantë sepse shumica e kompanive nuk e bëjnë këtë.

    Dërgoi vetes një email dhe shiko nëse do të kthehet bashkë me emrin dhe mbiemrin.
    Edi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •