Kam dëshir të di se, a është e mundur që përmes një adres hotmaili, ta gjejm vendbanimin e x personit ?!
Kam dëshir të di se, a është e mundur që përmes një adres hotmaili, ta gjejm vendbanimin e x personit ?!
Po eshte e mundur kam patur para 2 vitesh nje program te tille qe gjente te gjitha adresat nga vinin emailat por e kam hequr dhe nuk e mbaj mend emrin e programit.Po mu kujtua do te them
Ciao
I dorezuar me ne fund
Mund të gjesh shtetin ose qytetin nga ka ardhur emaili por mos prit të gjesh adresën postare. Shumica e shërbimeve të emailit, e ruajnë adresën IP (adresën që personi përdor për t'u identifikuar në internet) të personit që ka shkruar emailin dhe e dërgon atë bashkë me mesazhin e shkruar. Për të parë adresën IP të personit që ta ka shkruar, të duhet të hapësh shënimet (headers) të emailit. Pothuajse të gjithë programet dhe shërbimet e internetit të lejojnë që t'i lexosh këto shënime. Nuk e di se cilën shërbim emaili përdor, por po të shpjegoj atë të yahoo dhe hotmail.
Për Yahoo:
- Futu tek llogaria e yahoo dhe hap emailin e personit që do t'i gjesh vendbanimin.
- Në krye të faqes, djathtas, kliko mbi "full headers"
- Në shënimet e reja që do dalin në ekran, gjej rreshtat që lexojnë "received".
Ja një shëmbull:
Received: from 209.11.164.116 (EHLO mh.microsoft.m0.net) (209.11.164.116) by mta149.mail.scd.yahoo.com with SMTP; 04 Aug 2003 09:29:59 -0700 (PDT)
Numri 209.11.164.116 është IP e kompjuterit që personi ka përdorur për të dërguar emailin. "EHLO mh.microsoft.m0.net" tregon se kjo IP është e kompanisë Microsoft.
- Shko tek kjo faqe
- Tek kutia poshtë "smart whois" shkruaj adresën e IP që gjete tek emaili dhe shtyp butonin "go".
Si shembull unë shkruajta adresën 209.11.164.116 dhe rezultati ishte ky:
209.11.164.0 - 209.11.167.255
Digital Impact
177 Bovet Road Suite 200
San Mateo, CA
US
Kjo tregon informacion për shërbimin e internetit që dërguesi ka përdorur për emailin. Në shembullin më lart, del që emaili është dërguar nga kompania Digital Impact në qytetin San Mateo të Kalifornisë. Edhe njëherë e përsëris se kjo është adresa e kompanisë së internetit, jo adresa e personit që të ka dërguar emailin. Mqns shërbimi i internetit është në Kaliforni, mund të marrësh me mend se edhe personi banon në Kaliforni ose në ndonjë shtet ngjitur me kaliforninë.
Për hotmail:
- Hap llogarinë dhe shko tek opsionet (options).
- Zgjidh opsionet e shfaqjes së emailin (Mail Display Settings)
- Tek seksioni i "Message Headers", zgjidh "full"
- Shtyp butonin OK.
- Hap emailin e dërguar nga personi që do t'i gjesh vendbanimin dhe do shikosh shënime të ngjashme me ato që shpjegova më lart për Yahoo. Ndiq të njëjtat hapa si Yahoo për të gjetur adresën e kompanisë së internetit dhe pastaj mund të marrësh me mend se dhe dërguesi i emailit banon diku afër.
Metoda e shpjeguar më lart nuk është shumë e saktë sepse jo të gjitha kompanitë vendosin adresat e sakta. Gjithashtu nuk ke siguri se personi që të ka dërguar emailin banon gjithnjë afër kompanisë së internetit. Ka mënyra që të jetosh në një vend dhe të dukesh sikur merr internetin nga një vend tjetër. Gjithashtu mund të dërgohen emaile anonime që nuk e ruajnë adresën IP të dërguesit.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 30-04-2005 më 13:01
Edi
.. A din kush se si mundemi ta gjem njeriun permes IP adressa-ve...
Po mendoj se nga eshte aj person....shembull kongret IP ja kemi dhe nuk e din se nga eshte personi ....et dua tju pys a mos vall dini .........
nuk mund te gjesh adresen e personit vetem pse i di IP address
Ka programe qe te japin se ne ca vendi eshte kompania qe i jep internetin personit
po nuk te japin adresen e sakte te atij personi
nese ke paqartesira me shkruaj
Adresen postare te personit,nuk e gjen dot me ane te nje IP.Adresa postare e Ip
qe do dale nepermjet ndonje programi reverse IP ose Email header s'eshte gje tjeter vec adresa postare e serverit dhe jo e personit.Per te gjetur vertet adresen e personit te duhet te kontaktosh ne tel serverin.Per arsye privacie serverat nuk zbulojne emrat dhe adresat e klienteve,abonenteve.Eshte e ndaluar me ligj ne shume shtete te botes.Perjashtim eshte vetem rasti kur je detektiv me licence,hetues,punon ne institucione hetimore dhe policie dhe ke autorizim(warrant) nga prokuroria dhe gjykata si dhe kerkesen e ke te mbeshtetur ne arsye te forta dhe te ligjshme.Ne keto raste serveri e leshon adresen postare dhe nr e telefonit te personit virtual.
Ju lutemi me tregoni a mundet me e gjet kush e ka derguar apo nga ka radhur (vendi, qyteti, shteti) nje email qe ka nje adrese krejt fallco por qe vjen ne adresen time.
FMSH
Nese ka perdorur telnet derguesi adresen nuk e gjen dot.(per mendimin tim)
Po te them ne menyre shoqerore,pa sanje lloj tendence sepse nuk te njoh.Postuar më parë nga Arioni
Ti nuk duhet te pyesesh se si mund nepermjet i meilit te gjeni adresen , e dikujt mendoj nuk eshte normale , mendoj qe eshte e ndaluar mos te them e pa ligjshme.
Sepse ka njerez te ndryshem( jo ne rastin tend), nuk jane ne rregull nga trute e kokes.
Ti nuk ke aresye qe nepermjet i meilit te gjesh adresen e dikujt, kur ti mund ti dergosh i meill dhe ta pyesesh , per adresen.Neqofte se personi qe ti i kerkon adresen nuk do te ta japi, atehere, ti kerkon dicka kunder vullnetit ose deshires se dikujt,dote thote te shkelesh rregullat elementare te qytetarise.
Eshte mendimi im.![]()
Mund te perdorni edhe kete faqe per te identifikuar IP-te.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Krijoni Kontakt