Ghadir, mesazh i vlefshëm në kohëra
Ghadir ështe dëshmi e qartë e drejtësisë dhe e zgjedhjes. Ghadir ështe dita e lidhjes së bekuar të njerëzve me Ehli Bejtin e pastër të Profetit dhe ështe kjo lidhja e ngushtë udhëzon njerëzit në rrugën e lumturisë dhe në anijen e shpëtimit. Ghadir, si një kulturë e gjallë dhe e freskët dhe si një process i gjërë mendor, nuk i përket një epoke të caktuar por ështe i vlefshëm për të gjitha kohërat. Aliu a.s., në Ghadir shndriti si Hëna përballë diellit të Profetit. Kjo ditë e ndritur dhe përcaktuese, qoftë e bekuar për muslimanët.
Lajmi i rëndësishëm që u shpall në Ghadir, ishte urdhër nga Zoti. Ky urdhër përkoi me ditët e haxhit. Profeti, dërgoi lajmëtarët e tij në rrethinat e Medines dhe në qytetet më të largëta islamike të asaj kohe për të dhënë lajmin se çdokush që dëshiron mund të bashkohet me të në Haxhin e fundit të jetës së tij. Në atë kohë, Aliu a.s. kishte shkuar në krye të ushtrisë në Nexhran dhe Jemen për të ftuar njerëzit në fenë islame. Profeti, duke u nisur nga Medina, me anë të një letre i kërkonte Aliut që të përgaditet për udhëtimin e Haxhit dhe ashtu veproi Aliu. Në këtë mënyrë, atë vit rreth 120 mijë vetë morrën pjesë në ceremoniënë e Haxhit. Profeti i ndritur i Islamit ndodhej në Mekë ku atij iu bë i ditur lajmi se jeta e tij ëheë duke përfunduar dhe ka ardhur koha për ti dhënë lamtumirën kësaj bote. Ai u urdhërua që postin e prijësit të besimtarëve dhe trashigimitë e profetëve t’ia dorëzojë Ali ibn Ebi Talebit i cili ishte muslimani i parë. Në këtë urdhër thuhej se asnjëherë toka nuk do të lihet pa njerëz që i binden Zotit dhe që njihen për devotshmërinë e tyre. Atëherë, Xhebraili u dërgua nga Zoti në Mekë duke ia atribuar Aliut emrin Emirul Mu’minin që do të thotë Prijesi i besimtaëve. Profeti, u kërkoi shokëve të tij që të shkojnë tek Aliu dhe ta përshëndesin atë me emrin Prijës i besmitarëve. Ebu Bekri dhe Omeri pyeten: Vallë kjo e drejtë i është dhënë Aliut nga Zoti dhe Profeti? Hz. Muhammed tha: “Po, kjo ështe një e drejtë nga Zoti dhe Profeti dhe kështu më ka urdhëruar Zoti”!!!
Njerëzit, përfunduan ceremoninë e Haxhit nën drejtimin e Profetit. Më pas, zbriti ajeti 67 i sures Maide i cili i drejtohet Profetit:
“O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve).....”.
Profeti i Zotit i kërkoi Bilalit që tu kërkojë të gjithë haxhinjëve përveç sakatëve që të gjithë të drejtohen në vendin e quajtur “Ghadir Khom”. Në Ghadir Khom, që është një oaz i vogël, Profeti hipi mbi një mimber të improvizuar ndërsa Aliu qëndronte pak më poshtë përkrah tij. Profeti, duke folur shkurtimisht u shpalli të gjithëve se Aliu është pasardhësi i tij dhe theksoi: “Askush nuk e kupton dhe komenton përmbajtjen e Kur’anit përveç këtij njeriu të cilit po ia ngre dorën”.
Profeti i Zotit, ngriti dorën e Aliut dhe tha:
“për çdo kënd që unë kam qenë prijës, tani e tutje Aliu do të jetë prijës i tij”.
Të pranishmit u entuziazmuan dhe secili përmendte vetitë dhe cilësitë e larta të Aliut. Pas përfundimit të fjalës së Profetit, njerëzit u drejtuan drejt Aliut për ta përgëzuar. Profeti i Zotit u shpreh: “ Falënderuar qoftë Zoti, që na radhiti ndër njerëzit më të mirë”.
Në fitore apo humbje, fytyra e Profetit nuk pësonte ndonjë ndryshim të madh por në ditën e Ghadirit, me fytyrë të lumtur dhe buzëqeshje të ëmbël thoshte:
“ Më uroni mua, sepse jam më i lumturi pasi Zoti më bekoi më profetësi ndërsa Ehli Bejtin tim me Imamat”.
Madhështia e Ghadirit nuk është e rendësishme vetëm për faktin se një person si Aliu, ky njeri i përsosur dhe trim, arriti në pushtet, por edhe për faktin se u vlerësuan lartë mirësia, dituria dhe cilësitë e pashoqe të Aliut. Por, një nga vlerat më të rëndësishme të Ghadirit është se çështja e lidershipit mbeti e rrjedhshme dhe e vlefshme gjatë gjithë kohërave. Në pikëpamjen e Islamit, administrimi i punëve të popullit dhe udhëzimi i njerëzve në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit, është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më përcaktuese. Islami, njëherë e përgjithmonë shpalli personin që duhet të jetë në krye të pushtetit dhe prjës i vërtetë. Në sistemin politik islamik, ai person që ndodhet në krye të pushtetit ka lidhje të pandarë me ata që drejtohen prej tij. Islami është i mendimit se nëse në krye të shoqërisë ndodhen persona të cilët lidhjet me popullin i ndërthurin në bazë të frikës, dhunës dhe imponimit, apo persona të cilët nuk kanë cilësitë e duhura morale dhe njerëzore, shoqëria do të përçahet dhe do të sundohet nga padrejtësia, krimi dhe shtypja. Kjo për faktin se liderët e tillë bëhen shkak për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për shtypjen e lirisë dhe drejtësisë. Në fakt, në Islam respektohen personaliteti, vullneti dhe të drejtat e popullit dhe funksionarët dhe populli kanë lidhje të pandara në administrimin e çështjeve të shoqërisë. Aliu, me cilësitë e tij të panumërta ishte shembulli më i plotë i udhëheqësit dhe ai për asnjë çast gjatë pushtetit të tij nuk u nda nga masat e popullit. Hadithi i Ghadirit, është një nga hadithet më të besueshme dhe të qarta. Al-lameh Amini, në 11 vëllimet e librit të tij me titull “Ghadir”, ka trajtuar dhe ka vërtetuar çështjen e udhëheqjes së Aliut. Për të mbledhur informacione dhe fakte të ndryshme, ai ka vizituar dhe studiuar biblioteka të shumta të vendeve të ndryshme. Profesor Alaudin Khurufe i universitetit Al Az’har të Egjiptit, thekson: Leximi i librit “Ghadir” më ndihmoi të njoh të vërtetën. Edhe sot, ata persona që kanë studiuar hollësisht dhe thellësisht historinë e islamit, kanë arritur të kuptojnë të vërtetën e zgjedhjes së Aliut në Ghadir. Xhorxh Seil, orientalist i njohur anglez shkruan: Në atë ditë, Muhammedi tregoi një bujari dhe dashuri të veçantë për Aliun dhe duke e përqafuar atë u tha të pranishmëve që ta konsiderojne Aliun pasardhës të tij dhe tu binden urdhrave të Aliut. Letrarja dhe islamologja gjermane Anne Mari Shimel, shkruan: Ali bin Ebi Taleb, ka arritur cilësitë më të larta dhe krenaritë më të shumta. Ai është shembull frymëzues i një lideri fetar dhe trimëria, mençuria, besimi, bujaria dhe mirësia, janë gdhendur në qenien e Aliut. Profeti i Islamit, jo vetëm e ka konsideruar Aliun si posedues të diturisë, por e ka shpallur atë edhe pasardhës të tij. Islamologu gjerman Vilfred Madelung, në librin e tij me titull “Pasardhësi i hz. Muhammedit” pas studimeve të thella shkruan: Nëse do të zbatohej këshilla dhe testamenti i profetit dhe hz. Ali do të behej pasardhës i tij në pushtet, nuk do të ekzistonin pushtete të paligjshme dhe grabitqare, dhe nuk do të ndodhnin gjithë ato luftëra dhe fatkeqësi për popujt muslimanë. Është e nevojshme që për përkrahësit e drejtësisë dhe humanizmit të theksohet rëndësia e vërtetë e Ghadirit dhe të përçohet mesazhi i vërtetë i kësaj dite. Aliu ishte një prijës i shquar dhe devotshëm për njerëzimin dhe gjatë pushtetit të tij ngulte këmbë në principin e drejtësisë. Mesazhi i Ghadirit shtrihet në kohëra sepse gjithmonë është e domosdoshme që të zgjidhen pushtetarët të drejtë, të pastër dhe udhëzues të vertetë. Sidomos në epokën e sotme, shoqëria ka nevojë për udhëheqës si Aliu të cilët me bujari, dashuri dhe drejtim të saktë ta drejtojnë njerëzimin në rrugën e lumturisë. Në lidhje më këtë, rektori i universitetit të Libanit thekson: Sot, ne kemi shumë nevojë për vlerat që mishëronte Aliu, sepse në botën tonë realitetet janë distancuar nga idealet dhe janë bashkuar me botën materialiste duke ndarë edhe shpirtin e njeriut nga idealet. Si rrjedhim, ndjekja e Aliut, e fjales dhe e veprës se tij, është e vetmja rrugë shpëtimi.
Krijoni Kontakt