TRAGJEDIA E QORRBELASE
Kur ndroi jetė i Madhi Ali, fuqia e Mavijesė u-forcua akoma mė shumė. Duke marrė
nėpėr kėmbė kushtetutėn fetare dhe lirinė e popullit, Mavijeja e shtoi sundimin e
terrorit dhe filloi tė zhdukė tė gjithė kundrėshtarėt, duke mos kursyer as tė birin e
tė Madhit Ali, Imam Hasanin. Imam Hasani ndroi jetė nė Medine aty nga viti 669 mb.
Kr., i helmuar nga njerėz tė shtyrė nga Mavijeja.
Me vdekjen e Mavijesė, vendin e tij si Halif e zuri i biri, Jezidi. Edhe ky e zuri atė
vend nė menyrė arbitrare, siē e kishte zėnė i ati i tij, kundėr rregullit fetar, sipas tė
cilit kryetari duhej tė zgjidhej me dėshirėn e popullit. Populli filloi tė revoltohej per
kėtė veprim tė padrejte, por Jezidi, me vrasje e terror, e shtypi dhe u-imponua.
Si e siguroi pozitėn nė Sham, Jezidi kėrkoi t'a zgjeronte influencėn vet edhe nė
vende tė tjera. For kishte frikė se nuk do tė mundte t'a realizonte kėtė ėndėr gjersa
ishte gjallė Imam Hysejni, nipi i Profetit Muhammad dhe biri i tė Madhit Ali. Ai e dinte
mirė se Imam Hysenji gėzonte tė gjitha cilėsitė dhe adhurohej nga krejt populli arab.
Jezidi pėrdori tė gjitha menyrat dhe djallėzite pėr t'a detyruar Imam Hysejnin qė t'a
njihte zyrtarisht si tė parin. Mė parė dėrgoi shpallje nė tė gjithė governatorėt arabe,
me anėn e tė cilavet u bėnte tė njohur fronėzimin e tij. Tė gjithė e perbuzen kėtė
fronezim, por heshten nga frika e terror it. Asikohe Imam Hysejni ndodhej nė
qytetin Medine, se bashku me far'e fisin e tij.
Jezidi i dėrgoi urdhėr governatorit tė Medinesė qe tė thėrriste Imam Hysejnin dhe
t'a detyronte me ēdo menyrė qė tė njihte per tė parė Jezidin. Kur u-thirr, Imam
Hysejni u-pergjegj kėshtu, Kjo punė ėshtė e rėndė dhe nuk mė pėrket mua. Vini
nė zbatim ligjin tradicional fetar dhe mblidhni pėrfaqėsinė e popullit. Po tė vendosė
kjo, unė s'kam asnjė kundrėshtim.
Fjalėt e Hysejnit governatori i a njoftoi Jezidit, i cili u-zemerua fort per kėtė refuzim
dhe dha urdhėr qė tė kapej Imami dhe tė detyrohej me forcė tė pranonte njohjen,
pėrndryshe tė ekzekutohej. Imami, kur e pa qė po keqesohej gjėndja, mori far'e
fisin dhe shkoi nė Mekkė.
Populli i Mekkės e priti me krahė-hapur dhe i bėri nderime tė mėdha. Me mijra
njerėz e vizituan dhe u-pėrunjėn perpara tij. Ngjarja bėri bujė tė madhe dhe Jezidi
u-trondit shumė, se kishte frikė mos Imami ngrinte popullin kundėr tij per veprėn e
paligjėshme qė kishte bėrė.
Lajmi pėr kėtė ngjarje u-perhap edhe nė vise tė tjera. Banorėt e Kufasė filluan
menjėherė t'i dėrgojnė mijra letra Imamit, me tė cilat i luteshin t'i vizitonte dhe tė
drejtonte sytė drejt tyre, duke e siguruar se do tė ishin gjithė jetėn besnikė tė tij.
Si u-pėrsėriten shumė here kėto lutje, Imami u-tregua i gatshėm tė shkonte, por
miqt e tij e kėshilluan tė dėrgonte mė parė njė pėrfaqėsues tė bėntė hetime, passi
banorėt e Kufase ishin njerėz tė frikshėm dhe nuk e mbanin besėn. Atėhere Imami
vendosi dhe dėrgoi nė Kufa, per tė bėrė hetime, kushuririn e tij, Myslim ibn Akilin.
Nė fillim, banoret e Kufasė treguan njė bindje tė madhe ndaj Myslimit, i cili i shkroi
Imamit qė tė nisej per nė atė vend. Dhe Imami, porsa mori letrėn, u-nis pėr nė Kufa.
Jezidi i dėgjoi kėto lajme dhe, nga frika se mos populli ngrinte krye, mori masa tė
rrepta. Dėrgoi ne Kufa njė governator terrorist, i cili vrau e preu dhe u futi frikėn
banorėve.
Si pėrfundim i kėtyre masave tė rrepta, populli i Kufasė e harroi besėn e dhėnė.
Atėhere u dha urdhėri tė kapej Myslim ibn Akili i cili, i trathėtuar, ra dėshmor duke
luftuar trimėrisht.
Edhe tė dy bijt e tij, Muhtari dhe Ibrahimi, njeri shtatė dhe tjetri tetė vjeē, humbėn
jetėn, duke u-therrur barbarisht nga njė katil qė rrallė ka parė bota. Ky katil i gjeti
fėmijėt e mitur tė fshehur nė shtėpinė e tij dhe vendosi t'i vriste pėr tė marrė
shpėrblimin e caktuar nga governatori. Fėmijėt e gjore i kishte fshehur e shoqja
dhe dy djemt e tij. Kėta bene ēmos qė t'a ndalonin atė nga bėrja e ketij krimi tė
tmershėm. Por krimineli nuk hoqi dorė nga rruga e tij. Pėrkundrazi, pėr tė
kapėrcyer pengimet, vrau, nė zemėrin e sipėr, edhe tė shoqen me tė dy djemtė.
Pastaj u-vėrsul si egėrsire kundėr dy fėmijve tė mitur tė Myslimit, tė cilėt, kur e
panė se humbėn ēdo shpresė, ulėn kryet dhe secili prej tyre i ilia, Mė ther mua mė
parė, se nuk round tė duroj dot hidhėrimin pėr vėllanė.
Kjo vrasje, qė ndodhi ne vigjilėn e tragjedisė se Qerbelasė, ėshtė njė nga krimet
mė tė shėmtuara qė ka parė njerėzimi. Nė kėtė menyrė perfundoi misjoni i Myslim
ibn Akilit ne Kufa. Me gjithė kėtė, para se tė vritej, ai i shkroi njė letėr Imam
Hysejnit, me tė cilėn e lajmėronte qė tė mos shkonte nė Kufa, se populli e shkeli
besėn.
Imami ishte nisur dhe vetėm kur arriti nė Qerbela, mori letrėn dhe mėsoi lajmet e
hidhura. Qau me dėshpėrim dhe tha, Tani s'mbeti mė pėr tė jetuar. Mė mirė tė
vdesim.
Pastaj pyeti se si quhej ai vend. Kur i u pėrgjegjėn se quhej Qerbela, shtoi, Ah! Ky
qėnka vendi i belasė, qė mė pat kallzuar im at. Kėtu jemi tė destinuar tė presim
fatin.
Atėhere ngrehėn tendat dhe qėndruan duke pritur fatin e tyre.
Jezidi e mori vesh dhe dėrgoi me mijra ushtarė per t'a kapur.
Nė ndihmė tė Imam Hysejnit shkuan me qindra dashamirės, por ai nuk i mbajti. I
largoi duke u thėnė, Ju falemnderit shumė. Shkoni ne vatrat t'uaja. Une jam nisur
per tė vdekur. Nuk dua qė miqt e mij t'i shtie nė mundime.
Mbetėn vetėm 72 veta, tė cilėt i u lutėn me kėmbėngulje dhe lotė nė sy qė tė mos i
largonte, se dėshironin tė vdisnin bashkė me tė. Imami i falėnderoi pėr besnikėrine
dhe vendosmėrinė e tyre dhe i u lut Zotit pėr ta.
Lufta e Qerbelasė u-bė nė Gusht tė vitit 680 rob. Kr. dhe filloi e vazhdoi me tėrbim.
Imam Hysejni dhe shokėt e tij, ndonėse ishin tė lodhur, tė pangrėnė dhe pa pikė
ujė, luftuan si luanė gjersa dhanė jetėn qė tė gjithė.
Kjo ėshtė njė nga tragjedite mė tė mėdha nė historinė e njerėzimit. Nė luften e
Qerbelasė mbizotėroi forca brutale kundėr idealit, e shtrėmbėra kundėr sė drejtės,
pasioni kundėr urtėsisė.
Nė atė shkretėtirė tė Arabisė u-rrezua dhe u-shkel trupi i Imam Hysejnit nga
ushtarėt e Jezidit, i cili bėri shumė faje tė rėnd a e tė pafalura kundėr Islamizmit,
gjatė tre vjetėve e gjysmė tė mbretėrimit tė tij.
Nė vitin e parė tė ardhjes sė tij nė fuqi, Jezidi vrau Imam Hyseinin nė Qerbela. Nė
vitin e dytė plaēkiti qytetin e shėnjte tė Medinesė. Nė vitin e tretė sulmoi Mekkėn.
Por tragjedia e Qerbelasė, ku ra dėshmor Imam Hysejni (i biri i Aliut dhe i
Fatimesė) tronditi, tmeroi dhe pikėlloi gjithė Botėn Islame. Me gjithė kėtė, gjaku i
Imam Hysejnit nuk shkoi dėm. Sakrifica e tij, e bėrė pėr njė kauze tė drejtė, dha
rast tė lindė njė besim i ri nė zėmrat e Muslimanėvet. Pas asaj tragjedie, njė shpirt i
ri u-ngrit lart kundėr tiranisė. Njė frymė e re gjallėrie u-perhap nė gjithė Botėn
Islame.
Muslimanėt nxunė nga Imam Hysejni njė mėsim tė madh: Kushtimin dhe sakrifikimin
e vetes ndaj besimit te Perėndia.
Ata kuptuan gjithashtu se lufta e Imam Hysejnit dhe e shokėvet tė tij, kundėr fuqivet
tė mėdha tė Jezidit, ishte, nė tė vėrtetė, njė pjesė e luftės universale: e sė mirės
kundėr se keqes, e drejtėsisė kundėr shtypjes.
Imam Hysejni ra dėshmor nė Fushėn e Qerbelasė pėr tė mbrojtur idealet, porositė
dhe parimet e lirisė e tė demokracisė sė Fesė Islame.
MATEMI
Pėr luftėn e Qerbelasė janė shkruar shumė vepra tė mallėngjyeshme nė prozė e
nė vjershė. Njė nga kėto vepra prekėse nė vjershė ėshtė ajo qė ka shkruar Naimi
nė gjuhėn shqipe me titullin Qerbelaja. Ėshtė njė vajtim qė lėndon thellėsisht
shpirtin e ēdo njeriu qė e lexon:
eufrat, 0 more lum' i shkretė
Mos kėndo po qaj;
Derth lot e rėnko pėr jetė
Mos qesh paskėtaj!
Se Hysejn' e Fatimesė
Me farėt tė ti,
E vranė komb' i pabesė,
Kombi faqezi...
Hyseni desh njerėzinė,
Dhe pėr tė u vra,
Per tė shpetuar njerinė,
Ra nė Qerbela...
Imamėtė dymbėdhjetė,
Nga der'e Aliut,
Hoqn' e vuanė ndė jetė,
Pėr nder tė njeriut ...
Lufta e Qerbelasė ėshtė tragjedia mė ngjethėse nė historillė e Fesė Islame.
Prandaj kujtimi i saj qėndron gjithnjė i gjallė nė mėndjen e Muslimanėvet. Bile
shumė nga kėta e pėrkujtojnė ēdo vit kėtė ngjarje me ceremoni tė pėrzishme dhe
me lot nė sy. E pėrkujtojnė besimtarėt e sekteve tė ndryshme. E pėrkujtojnė
Bektashinjtė.
Ky pėrkujtim bėhet dhjetė dit me radhė ne dhjetė ditėt e para tė hėnės Muharrem,
sepse ngjarja e Qerbelasė ndodhi pikėrisht nė kėtė hėnė, ne vitin 63 tė Hixhretit.
Ky pėrkujtim quhet MATEM, fjalė e cila nė persisht do tė thotė zi.
Pėr kujtim dhe nderim tė Dėshmorėve tė Qerbelasė, besimtarėt nuk pijne ujė gjatė
dhjetė ditėsh me radhė. Pėrveē kėsaj, mėnjanojnė lukset dhe dėshirat dhe shkojnė
nė Teqetė pėr tė pėrkujtuar ngjarjet e paharruarshme tė Qerbelasė, me zėmėr tė
pikėlluar dhe me kėto fjalė nė gojė: Ja Imam! Ja Imam!
Por nė kohėn e Matemit, bashkė me ngjarjet e Qerbelasė, pėrkujtohen edhe tė
gjitha ngjarjet dhe sakrificat e mėparėshme, tė bėra nė shėrbim tė njerėzimit.
Pėrmėnden me radhė vuajtjet dhe mundimet qė hoqėn tė gjithė Profetėt pėr
plotėsimin e misionit tė tyre tė shėnjtė. Kėto pėrmėndje bėhen nė kėtė menyrė:
1. Natėn e parė pėrkujtohen mundimet qė hoqi Profeti Adem nė kryerjen e
misjonit tė shėnjtė. Pėrmėndet edhe krimi qė ndodhi midis djemvet tė tij si edhe
ngjarjet qė pėrshkoi ai vetė pėr t'u-pėrsosur.
Pėrkujtohen ngjarjet e Nuhut, i cili vuajti shumė prej populI it ne plotesimin e
misionit te vet.
Pėrkujtohen vuajtjet e Ibrahimit, i cili u-huadh nė zjarr prej Nemrodit te mallkuar,
sepse predikonte rrugėn e drejtės tė Perendisė.
Pėrkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u-huadh nė pus prej vėllezėrve tė tij sepse
ishte i pastėr dhe kishtė fituar simpathinė e prindėrve.
Pėrkujtohen vuajtjet qė hoqi Musai prej Faraonit tė mallkuar, sepse ky i fundit
donte t'a sundonte popullin me shtypje dhe tė ishte Perėndi i tij.
Dhe nė fund pėrmėnden vuajtjet qė hoqi prej njerėzve tė fuqishėm Krishti i
Madh, pėr tė vetėmin faj sė u-vu pa rezervė nė shėrbim tė njerėzimit, duke
predikuar rrugėn e se vėrtetės, paqes, drejtėsisė, vellazerimit dhe pėrsosmėrisė
njerėzore.
2. Natėn e dytė pėrkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamed, i cili hoqi shumė
mundime pėr t'a nxjerrė popullin nga errėsira e skllavėrisė nė dritėn e mirėsisė e tė
njerėzimit.
3. Natėn e tretė pėrkujtohet i Madhi Ali, i cili ra Dėshmor pėr t'a udhėhequr botėn
nė rrugėn e mbarė.
4. Natėn e katert pėrkujtohet Imam Hasani, i cili u-hel- mua me tė pabesė nga
njerėz tė pashpirt, sepse predikonte paqen dhe rrugėn e vėrtetė.
5. Natėn e pestė pėrkujtohet gjithė jeta e Imam Hysejnit.
6. Natėn e gjashtė pėrkujtohet emigrimi i Imam Hysenjit nga Medineja nė Mekkė,
per tė mos shkakėtuar grindje me Jezidin.
7. Natėn e shtatė pėrkujtohet Myslim ibn Akili, i cili shkoi si delegat i Imam Hysejnit
ne Kufe, ku u-trathėtua dhe ra Dėshmor bashkė me tė dy djemt e tij tė vegjėl,
Muhtarin dhe Ibrahimin.
8. Natėn e tetė pėrkujtohet udhėtimi i Imam Hysejnit per ne Kufe, ku shkonte i
ftuar nga populli per t'i drejtuar ne rrugėn e mbarė.
9. Natėn e nėntė pėrkujtohet arritja e Imam Hysejnit nė Qerbela, ku mori letrėn e
Myslimit, me tė cilėn e lajmėronte tė mas shkonte nė Kufe, se populli ktheu fjalėn.
10. Natėn e dhjetė, qė ėshtė nata e fundit, tregohet lufta e Qerbelasė, ku Imam
Hysejni ra Dėshmor nė fushėn e Fesė se bashku me shokėt e tij.
Kur merr fund Matemi, atėhere nė Teqetė fillon tė pregatitet Hashureja, ėmbėlsira
e pėrmotėshme nė kujtim tė ngjarjes sė Qerbelasė. Hashureja pregatitet me njė
ceremoni fetare tė veēantė, gjatė sė cilės kėndohet me zė tė lartė Merthijeja, njė
vjershė vajtimi pėr Imam Hysejnin.
Nė mbarim tė kėsaj ceremonie, dhe pasi bėhet lutja fetare nė njė heshtje tė madhe
zije, populli i mbledhur nė Teqetė fillon tė hajė Hashurenė, duke pėrkujtuar me
adhurim Imam Hysejnin dhe duke mallėkuar Jezidin dhe pasonjėsit e tij.
Krijoni Kontakt