Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Cdo vit ne Shqiperi, 10 mije femije analfabete

    Fushata nje javore ne Shqiperi "Arsimo per t'i dhene fund Varferise", shifra alarmante per problemin e braktisjes se shkolles. 10 mije femije braktisin cdo vit shkollen per te punuar, nga keta shumica vajza. Rreth 30 perqind e vajzave ne vend nuk vazhdojne studimet ne shkollat e mesme

    Java globale "Arsimim per te gjithe" starton ne diten e saj te fundit dhe ne Tirane si ne mbare boten. Shoqata dhe Organizata te ndryshme jo fitimprurese qe operojne ne vend jane mbledhur se bashku per te ndergjegjesuar ate qe ka ne dore politikat sociale, qeverine shqiptare, per braktisjen ne mase te shkollave nga femijet. Nje raport i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, jep shifra alarmante te numrit te femijeve qe futen ne rradhen e analfabeteve. Keshtu rreth 10 mije femije braktisin cdo vit shkollat, pjesa me e madhe vajza. Studimet tregojne se rreth 30 perqind e vajzave ne Shqiperi nuk kryejne studimet ne shkollen e mesme pas mbarimit te shkolles tetevjecare.

    Raporti: Investime te pamjaftueshme per shkollat

    Sipas raportit, investimet e pamjaftueshme ne infrastrukturen shkollore ben qe shume femije te mesojne ne mjedise te papershtatshme dhe si rrjedhoje detyrohen te braktisin shkollen. Me mijera te tjere, per shkak te varferise dhe kushteve sociale ne te cilat jetojne, gjenden ne rrezikun e largimit nga shkolla. "Persa kohe ata do te jene pa mundesi shkollimi dhe jete me te mire, pa ndihmen e qeverise, shoqerise civile dhe OJF-ve, ata do te vazhdojne te braktisin shkollen"-perfundon raporti. Duke e cilesuar arsimimin si nje nga mjetet me te mira dhe me pak te kushtueshme per t'i dhene fund varferise, organizmat e ndryshme joqeveritare, nepermjet aktiviteteve te ndryshme te organizuar ne shume shkolla te vendit, u kane bere thirrje bashke me femijet pushtetit lokal dhe qeverise te "Dergojne shoket e tyre ne shkolle". Rreth 12 mije femije nga mosha 6 deri ne moshen 14 vjec ne mbare qytetet e vendit, si Vlora, Elbasani, Lezha, Laci, Kruja, Fushe-Kruja, Shkodra, Korca, Tirana dhe Kucova, jane bashkuar se bashku ne aktivitetet e ndryshme te organizuara nga shoqata dhe OJF qe punojne per te drejtat e femijeve. Mesazhe te ndryshme, festime tradicionale, gjithcka ne funksion te idese kryesore, luftes kunder analfabetizmit.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    44 mije femije e te rinj me aftesi te kufizuar, shumica e paarsimuar
    E Shtune, 30 Prill 2005
    Presidneti Moisiu dhe kryeministri Nano kane marre letra nga rreth 3 mije femije ne mbare vendin te cilet nen kuadrin e javes globale per arsimim, u kane bere apel per me shume vemendje dhe mbeshtetje ne integrimin e femijeve me aftesi te kufizuar ne shkolle dhe ne jeten sociale. Sipas letrave te femijeve drejtuar krereve me larte te shtetit, qindra moshatare te tyre me probleme fizike, nuk kane kryer ansjehere arsimin e detyruar per shkak te kushteve te papershtatshme ne shkolla. Por nga ana tjeter per 15 dite rresht nuk kane munguar dhe perfaqesues te pushtetit lokal te cilet kane qene nen "shenjestren" e femijeve te cilet zhvilluan fushaten globale "Arsimo per t'i dhene fund Varferise". Rreth 3 mije femije kane kerkuar ndihme per shoket e tyre me probleme, te cilet nuk munden te vazhdojne shkollen. Ne raportin e paraqitur dje ne nje konference per mediat, Qendra per Mbrotjen e te Drejtave te Femijeve deklaroi se nga 44 mije femije dhe te rritur me aftesi te kufizuar ne gjithe vendin, qindra prej tyre nuk kane marre arsimin e duhur, duke rrezikuar te mbeten analfabete.

    Qeveria: Mundesi shkollimi per invalidet

    "Ka ardhur koha qe qeveria, ne nivel qendror dhe lokal te marre masa te shpejta dhe te pershtatshme per arsimimin dhe integrimin e femijeve me aftesi te kufizuar ne sistemini e detyrueshem shkollor". Ky ka qene ne fakt thelbi i letrave te shkruara nga femijet ne mbare qytetet e vendit dhe njekohesisht dhe i aktiviteteve te organizuara, per te ndergjegjesuar kedo qe ka ne dore fatin e 44 mije te rinjve dhe femijeve invalide. Bashke me moshataret e tyre ne shume shkolla te vendit ne javen globale per arsimim, jane bashkuar dhe femijet me aftesi te kufizuar. Keshtu ne rreth 70 klasa ne Kruje, Lac dhe Fushe-Kruje, femije nmga mosha 6 deri ne 14 vjec u perfshine ne fushata sensibilizuese, integruese, nepermjet nje sere aktivitetesh, te organizuara ne keto qytete.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tre vellezerit nga Hasi, shites cigaresh ne Tirane
    E Shtune, 30 Prill 2005
    I dallon vetem nga syte, bojeqielli qe te tre, dhe nga kutite e paketave qe mban secili ne krah. Nuk duan te te tregojne perberjen familjare, vetem njeri ne nje moment tradheton veten dhe i therret te vellait. Jane nga Hasi i Kukesit dhe nje fatkeqesi ne familje i ka nxjerre qe te tre ne rruge shume shpejt. "Baben nuk e kemi prej 5 vitesh, fill nga Kukesi kena ardh n'Tiran-thote me i vogli qe ende s'e ka ndryshuar dialektin verior megjithese ka 5 vite qe jeton ne kryeqytet. Eshte 14 vjec dhe nuk shkon ne shkolle. Ne fakt per te nuk eshte ndonje gje e madhe. "E kam lan shkollen qe ne Has. Kam ba vetem tre klase shkolle, e c'ka me e ba, une du me punu"-thote i vetesigurt per ate qe ka bere djali kuksian cigareshites. Me syte e vegjel, sheh me kujdes rrugen se mos afrohet ndonje klient e mund te shese ndonje pakete apo karte telefoni. Nderkohe dy vellezerit e tjere jane shperndare ne mbare trotuarin e kryqezimit tek Radio-Televizioni Shqiptar. Ne ate vend nuk sheh tjeter cvigareshites, sic duket tre vellezerit jane dhe "pronaret" e trotuarit. "Ngrihemi n'saba dhe gjithcka e kena bo gati qysh nje nate me pare"-hidhet me i madhi, i cili duket se ka marre zmeer nga rrefimi i me te voglit. Te tre vellezerit nuk kane frekuentuar me shume se tre klase. Ne shtepi kane lene vetem nenen dhe nje moter te vogel. "S'ka pse me punu nana, jena na"-thone "burrat" e shtepise, me njefare krenarie qe sot jane rritur dhe ndihmojne familjen per me shume te ardhura, pa e vrare aspak mendjen se jane ne listen e gjate te analfabeteve.

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    5 mije femije ne mbare vendin: Ndal punes dhe trafikut
    E Shtune, 30 Prill 2005
    Braktisin shkollat qe ne moshe te vogel, per te ndihmuar familjet nga ana ekonomike. Kjo eshte panorama qe te shfaq jeta ne mbare vendin, ku syri te sheh kudo ne rruge, femije te vegjel, cigareshites, llustraxhi, deri dhe lypes. Me shume se 5 mije femije ne 4 qytete te Shqiperise, Shkoder, Tirane, Korce dhe Kucove i kane thene "Ndal punes dhe trafikut te femijeve ne Shqiperi, duke i kerkuar drejtuesve te qeverise te marrin masa per ndalimin e shfrytezimit te punes se femijeve dhe rrezikut te tyre per t'u trafikuar. Ate qe s'mundet ta beje shteti, e kane bere organizatat e pikerisht CRCA, duke u kujdesur per 1 mije femije ne rrisk, femije qe kane braktisur shkollen, qe punojne ne menyre qe te eprgatiten me dijet e nevojshme per t'u integruar ne shkolle.

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Shpirt Njeriu
    Tre vellezerit nga Hasi, shites cigaresh ne Tirane
    E Shtune, 30 Prill 2005
    I dallon vetem nga syte, bojeqielli qe te tre, dhe nga kutite e paketave qe mban secili ne krah. Nuk duan te te tregojne perberjen familjare, vetem njeri ne nje moment tradheton veten dhe i therret te vellait. Jane nga Hasi i Kukesit dhe nje fatkeqesi ne familje i ka nxjerre qe te tre ne rruge shume shpejt. "Baben nuk e kemi prej 5 vitesh, fill nga Kukesi kena ardh n'Tiran-thote me i vogli qe ende s'e ka ndryshuar dialektin verior megjithese ka 5 vite qe jeton ne kryeqytet. Eshte 14 vjec dhe nuk shkon ne shkolle. Ne fakt per te nuk eshte ndonje gje e madhe. "E kam lan shkollen qe ne Has. Kam ba vetem tre klase shkolle, e c'ka me e ba, une du me punu"-thote i vetesigurt per ate qe ka bere djali kuksian cigareshites. Me syte e vegjel, sheh me kujdes rrugen se mos afrohet ndonje klient e mund te shese ndonje pakete apo karte telefoni. Nderkohe dy vellezerit e tjere jane shperndare ne mbare trotuarin e kryqezimit tek Radio-Televizioni Shqiptar. Ne ate vend nuk sheh tjeter cvigareshites, sic duket tre vellezerit jane dhe "pronaret" e trotuarit. "Ngrihemi n'saba dhe gjithcka e kena bo gati qysh nje nate me pare"-hidhet me i madhi, i cili duket se ka marre zmeer nga rrefimi i me te voglit. Te tre vellezerit nuk kane frekuentuar me shume se tre klase. Ne shtepi kane lene vetem nenen dhe nje moter te vogel. "S'ka pse me punu nana, jena na"-thone "burrat" e shtepise, me njefare krenarie qe sot jane rritur dhe ndihmojne familjen per me shume te ardhura, pa e vrare aspak mendjen se jane ne listen e gjate te analfabeteve.
    Nuk di c'te them, me jane mbushur syte me lote ..... dhe me dhemb ne shpirt. Vuajtjet e ketyre femijeve - burra ....... burra pa femijeri, femijeri pa shkolle, jete pa drite. Mjere ata,ne ..... mjere ky komb, qe po i thahen filizat qe ne rrenje.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •