Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    SHBA, Bush në bunker pas alarmit për bombë!!

    Një alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë detyroi presidentin amerikan, Xhorxh Bush, të strehohej në bunkerin e nëndheshëm të ndërtesës. Zyrtarët forcuan masat e sigurisë përrreth ndërtesës duke iu frikësuar një sulmi të mundshëm terrorist, por gjithçka rezultoi në një alarm të rremë.



    LAJMI

    UASHINGTON

    Një alarm për bombë çon presidentin Bush në bunker. Frika e një sulmi të mundshëm terrorist alarmoi dje zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët evakuuan menjëherë mjediset e selisë qendrore të pushtetit në Uashington. Gjithçka ndodhi kur radarët njoftuan se një avion i paidentifikuar kishte hyrë në zonën e ndaluar të Uashingtonit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Forcat e sigurisë e dërguan presidentin amerikan në bunkerin nga ku ai mund të drejtojë shtetin në raste rreziqesh, ndërsa edhe zëvendëspresidenti Dick Cheney u dërgua në një vend të sigurt. Zyrtarët thanë se kishin evakuuar të gjithë stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe kishin përforcuar masat e sigurisë përreth zonës. Por të gjitha përpjekjet rezultuan të kota, pasi u zbulua se ky ishte një alarm i rremë. Disa helikopterë u dërguan me urgjencë në vendngjarje për të hetuar incidentin, ndërsa i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë u dërgua në zonën lindore të selisë dhe turistët që ndodheshin aty pranë u evakuuan në një park pranë rezidencës amerikane. Roje të armatosura u vendosën në pozicione përreth ndërtesës, ndërsa agjentët e shërbimeve sekrete amerikane nisën kontrollet në çdo centimetër të ndërtesës. "Patëm informata se një avion i dyshimtë kishte hyrë në hapësirën ajrore të ndaluar në zonën e Shtëpisë së Bardhë, ndaj morëm masa për të evituar çdo lloj incidenti të mundshëm", tha zëdhënësi i presidentit Bush, Scott McClellan. Ai tha se presidenti amerikan qëndroi në bunker për një kohë të shkurtër derisa u bë e qartë se nuk kishte asnjë rrezik për të dhe ekipin drejtues të Shtëpisë së Bardhë. Kjo është hera e parë që presidenti amerikan dërgohet në bunkerin e tij të sigurisë që prej sulmeve të 11 shtatorit në Uashington dhe Nju-Jork, më shumë se tre vjet më parë.


    Bunkeri, selia e qeverisjes në raste emergjencash

    Bunkeri i nëndheshëm, ku presidenti amerikan qëndroi dje për disa kohë pas alarmit, është selia e drejtimit të SHBA-së në raste sulmesh të papritura apo rreziqesh që i kanosen vendit dhe presidentit. Bunkeri është ndërtuar nën tokë dhe ka të gjitha pajisjet e duhura për të siguruar një qeverisje dhe jetesë normale për presidentin amerikan dhe stafin e Shtëpisë së Bardhë. Bunkeri është i pajisur me ambjentet kryesore të punës për presidentin amerikan. Dyert janë të rënda dhe të blinduara dhe kanë një sistem të posaçëm mbylljeje që siguron izolimin e ndërtesës. Në këtë bunker ka pajisje të teknologjisë së lartë të cilat sigurojnë paralajmërimin për sulme të mundshme terroriste, ndërsa e gjithë ndërtesa është shumë e ngjashme me një Shtëpi të dytë të Bardhë, veçse nën tokë.

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Ke harruar jeshil-llukun dhe analizat ........te bushit.lol

    O mos qofsh ndonjehere president se e gjithe bota do tallet me ty pa perjashtuar ketu dhe Moisiun dhe Meidanin , Salen dhe Fatosin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •