Presidenti amerikan dhe ai irakian kundėr shtyrjes sė datės sė zgjedhjeve nė Irak
AP
Presidenti Bush zhvilloi sot takime tė nivelit tė lartė pėr Irakun, me presidentin e pėrkohshėm tė Irakut Ghazi al-Yawar dhe Mbretin Abdullah tė Jordanisė nė Shtėpinė e Bardhė, ku tė dy udhėheqėsit u zotuan se zgjedhjet nė Irak do tė zhvillohen mė 30 janar, sipas planit.
Zoti Yawar tha se zgjedhjet do tė jenė arritja e parė pas ēlirimit tė Irakut. Ai shtoi se shumica e irakianėve presin me padurim tė hedhin votėn e tyre nė mėnyrė demokratike pėr herė tė parė pas 45 vjetėsh. Presidenti Bush tha se dėshira e popullit irakian pėr tė votuar ėshtė jashėzakonisht e madhe dhe ajo e mbizotėron kapacitetin e terroristėve.
Mesazhi i Presidentit Bush ishte i njėjti gjatė takimeve: zgjedhjet e pėrgjithshme nė Irak duhet tė mbahen nė datėn e parashikuar, pavarėsisht nga intensifikimi i dhunės.
Unė besoj se ėshtė e nevojshme qė populli i Irakut tė votojė mė 30 janar, sepse kjo u jep njerėzve mundėsinė tė thonė fjalėn e tyre nė procesin demokratik, tha Presidenti.
Duke folur vetėm disa orė pas njė sulmi terrorist nė konsullatėn amerikane nė Jeddah tė Arabisė Saudite, zoti Bush theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do tė frikėsohen. Ai tha se Amerika do tė vazhdojė tė pėrkrahė pėrpjekjet pėr tė vendosur demokracinė nė rajon dhe shtoi se njė shoqėri e lirė nė Irak do tė ishte njė humbje e madhe pėr terrorizmin.
Presidenti i pėrkohshėm i Irakut i cilėsoi kryengritėsit ushtri tė errėsirės. Ghazi al-Yawar tha se populli i Irakut ėshtė i vendosur qė tė ecė pėrpara.
Fitorja nuk ėshtė vetėm njė mundėsi, ajo ėshtė njė fakt. Ajo ekziston dhe ne jemi tė angazhuar. Ne i kemi tė gjitha mundėsitė tė fitojmė, tha zoti Anwar.
Ndėrsa Shtetet e Bashkuara e kanė rritur numrin e trupave nė Irak nga 138 mijė nė 150 mijė, presidenti i pėrkohshėm i Irakut e quajti kėtė veprim njė hap tė nevojshėm nė mėnyrė qė zgjedhjet tė mbahen sipas parashikimeve.
Edhe Mbreti Abdullah i Jordanisė u takua me Presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė pėr tė diskutuar mbi Irakun. Bisedimet u pėrqendruan gjithashtu nė procesin e paqes nė Lindjen e Mesme dhe perspektivat e zgjedhjeve tė ardhshme palestineze.
Krijoni Kontakt