Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Mënyra e re e pagesës së punonjësve buxhetorë krijon probleme!!

    TIRANE

    Ndonëse data e djeshme shënonte ditën e rrogave, mbi 10 mijë punonjës të policisë së shtetit në të gjithë vendin janë kthyer xhepabosh në shtëpi. Një numër i madh policësh me uniformë dhe civilë janë dyndur në zyrat qëndrore të bankës, për të tërhequr pagën dhe janë kthyer të hutuar. Po kështu ka ndodhur edhe me policinë gjyqësore dhe prokurorinë. "Na premtuan se do të na jepnin karta për t'i tërhequr në çdo kohë, por na lanë pa lekë. Kam 30 vjet polic dhe kjo e sotmja nuk më ka bërë vaki ndonjëherë", të thotë një 50-vjeçar, i cili nga gradat dukej të ishte asistent i parë i pamësuar me sistemet e reja perëndimore. Të njëjtin fat kanë patur edhe disa mijëra të tjerë kolegë të tij në të gjithë Shqipërinë. Po pse ndodhi kjo? Policët të mësuar me ditën e rrogave dhe arkëtaren e komisariatit kanë qenë të hutuar dje para lehtësive që ofron banka dhe marrja e rrogës nëpërmjet saj.

    Radhët te banka
    Mëngjesin e djeshëm ishin me qindra punonjësit dhe oficerët e policisë, të cilët paraqiteshin në bankë dhe nuk merrnin lekët. Mungesa e informacioneve për mënyrën dhe vendin e tërheqjes së parave, ka bërë që qysh në orët e paradites në zyrat qëndrore të bankës, të krijoheshin radhë të gjata. Të gjithë u mblodhën në një orë dhe në një vend. Pasi mësuan se banka nuk jepte rrogat pa patur një dokument me vete, të paktën për identifikimin, ata janë kthyer në zyrat e financës ku i kishin tërhequr të hollat deri muajin e kaluar. Por prej këtej, pa shumë sqarime ata janë përcjellë duke u dhënë nga një copë letër të verdhë (nga ato që përdoren për shënime), ku ishin shënuar dy numra. Por edhe numrat në letrat e verdha nuk ua kanë dhënë rrogat policëve. Madje në bankë i kanë sqaruar se institucioni i tyre dhe thesari i shtetit nuk kishte derdhur ende paratë e rrogave pranë bankës në mënyrë që kjo e fundit t'i shpërndante. Ndërsa policët që zunë radhën që në mëngjes u larguan të pakënaqur nga "odiseja e lekëve", në mesditë policët që ktheheshin nga tunri i parë i shërbimit, krijuan sërish radhë pranë sportelit të shpërndarjes. Punonjësit e sigurimit të bankës dhe ata të informacionit, sërish nuk munguan t'u jepnin shpjegimet e nevojshme edhe këtyre "hallexhinjve" dhe t'i përcillnin ata për një ditë tjetër.

    Odiseja e kartave bankare
    Duhet të ketë qenë e pamundur plotësimi i të gjithë punonjësve të policisë me kartat bankare "Cash Tronik" brenda një dite, sepse të gjithë kërkuan të marrin rrogat në një orë. Komisariatet nga ata vijnë duket se nuk i kanë sqaruar se si mund të përfitojnë nga lehtësitë e bankomateve. Në bankë të thonë se proçesi i shpërndarjes së kartave ka nisur dhe për të lehtësuar punën është vendosur që buxhetorët të paraqesin vetëm numrin e tyre të llogarisë dhe një dokument idetifikimi deri në plotësimin me karta. Në fakt, mënyra e re e shpërndarjes së rrogave në banka si praktikë e përdorur në të gjitha vendet perëndimore është më rezultative. Çdo punonjës buxhetor do të përfitonte një numër llogarie në bankë, si dhe një kartë "Cash Tronik". Problemi i ditës së parë të këtij ndryshimi të madh do të mbahet mend nga policët më pas kur të nisin të marrin pagat e tyre pa ndenjur në rradhë.


    Bankës i vonohet kalimi i fondit nga shteti

    Thesari lë pa para prokurorët

    Mungonin fondet e akorduara për dhënien e pagave
    Sistemin e ri të marrjes së pagës mujore nëpërmjet bankës e kanë përjetuar me hutim edhe shumica e personelit të Prokurorisë së Tiranës. Këta të fundit dje, ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore, nuk kanë mundur të marrin rrogën pranë sporteleve të bankës. "A e more gjë rrogën?", "a kishin ardhur lekët?", ishin shprehjet që dëgjoje më shpesh gjatë ditës së djeshme në ambientet e organit kryeqytetas të akuzës, të mësuar edhe ata me idenë e borderosë dhe ditës së rrogës. Të pyetur nga Gazeta, punonjës të administratës dhe prokurorë të këtij organi, nuk dinin të jepnin ndonjë arsye se përse nuk kishin marrë rrogat e tyre, mbase nga fakti se ata nuk ishin të informuar për mënyrën se si të shkonin të merrnin rrogat. Të njëjtin problem kishin hasur edhe dje edhe ata punonjës të prokurorisë që ishin pajisur me karta për të tërhequr lekët, asnjë prej tyre nuk ka lexuar udhëzimet e dhëna nga banka për mënyrën se si do të marrin pagat. Aparatet (bankomat) ku mund të tërhiqeshin lekët tregonin bonus zero, kur punonjësit e prokurorisë vendosnin kartën dhe kodin e tyre personal nga fakti se thesari i shtetit ende nuk kishte kaluar fondin e pagave të tyre pranë bankës. Vonesa duket se ka ardhur për shkak të mosinformimit të tyre dhe të ngadalësisë së strukturave shtetërore. Ky fakt është verifikuar shumë shpejt edhe për shkak të shpejtësisë dhe cilësisë së mirë të shërbimit të bankave të cilat përdorin sistemet perëndimore të shpërndarjes së pagave. Në këtë rast Raiffeisen, ka vënë në funksionim një system vërtetë të admirueshëm ashtu si edhe bankat e tjera që po zbatojnë programin për reduktimin e parasë cash në qarkullim.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 3 - FAQE E PARE Maj 5, 2005


    Krerët e ministrisë së Rendit: Efektivat "sulmuan" të gjithë në një sportel të bankës

    "Policët s'dinë si të marrin rrogën"
    "Janë mësuar të nënshkruajnë në bordero"


    --------------------------------------------------------------------------------

    re. kro.


    TIRANE

    Krerët e ministrisë së Rendit në pajme të parë duken krejt të pashqetësuar për faktin se përgjatë ditës së djeshme as edhe një polic i thjeshtë apo më tepër se kaq, nuk ka mundur t'u çojë rrogën në shtëpi fëmijëve të vet. Madje ka edhe më keq. Një nga drejtuesit më të lartë të policisë së Tiranës gjatë kontaktit me Gazetën bën të paditurin për sa ka ngjarë gjatë ditës së djeshme me policët në dyert e një filiali banke në Tiranë. "Nuk kam dijeni… Isha i impenjuar me një tjetër detyrë… Nuk është ndonjë gjë për t'u shqetësuar kjo që thoni… Do të flasim sërish, nëse nuk do të jem i impenjuar me diçka tjetër…", ishin pak a shumë fjalët e njeriut që në fund të bisedës kërkon dhe merr fjalën se emri nuk do i bëhet publik. Pothuaj në të njëjtën mënyrë i përgjigjet interesimit të Gazetës një zyrtar nga më të lartët e ministrisë së Rendit. "Policët nuk kanë dijeni se si duhet të marin rrogën në bankë. Nuk është për t'u shqetësuar kjo që ka ndodhur… Ata thjesht nuk e dinë se mund të venë e të tërheqin të hollat e tyre në çdo ditë të muajit jo vetëm në një filial banke, por në të gjitha. Pra, për mua i gjithë faji është i momentit të parë të ndryshimit, pasi policët janë mësuar të paguhen me bordero. Sipas informacionit që kam, thjesht policët janë dyndur të gjithë në një filial banke dhe jo të gjithë kanë mundur të marin rrogën", ishte shpjegimi i zyrtarit të lartë të ministrisë së Rendit, i cili edhe ai nuk preferoi që t'i bëhej emri publik pas këtyre sqarimeve.

    Problemi edhe në rrethe
    Porse nuk kanë qenë vetëm rreth 1400 policët e Tiranës, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit dhe vetë nëpunësit dhe drejtuesit e ministrisë së Rendit ata të cilët dje nuk kanë mundur të marin shpërblimin e punës së tyre njëmujore. Sipas verifikimit të Gazetës, edhe policët e pjesës më të madhe të drejtorive të policive në vend, nuk kanë mundur të çojnë pranë familjeve të ardhurat e tyre. Sipas të dhënave, veç policivë të Vlorës, Durrësit dhe Dibrës, që i kanë shpërndarë pagat me anë të mënyrës së vjetër, pra me bordero, të gjithë policët e tjerë të Republikës kanë shkuar në shtëpitë e tyre me xhepat bosh. Në pamje të parë duket sikur një kalim i tillë, i bërjes së pagesës, nga metoda e vjetër me lista, tek pagesa nëpërmjet bankës, ka edhe problemet e veta të pashmangshme. Masat e marra nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria Shqiptare për reduktimin e parasë KESH sollën edhe vendosjen e marrjes së pagave nëpërmjet bankave. Ky sistem tepër modern do të ytregojë avantazhet e tij shumë të mëdha në ditët në vazhdim. Pothuajse e gjithë administrata shtetërore i merr tashmë pagat nëpërmjet bankave. Edhe banka që po shpërndan rrogat e efektivave të policisë ka ngritur sistemin më modern, por duket se është e pamundur që policët e mësuar me nocionin e "datës së rrogës", "borderosë" apo arkëtares që i lënë ndonjë bakshish kur marrin rrogat pa dokumenta, të ç'mësohen dhe të nisin të përdorin një system modern që nuk kërkon domosdo që të gjithë të dynden në një zyrë dhe në të njëjtën ditë dhe orë. Policët mesa duket nuk ndahen dot nga rradhët e gjata përveç faktit që dje janë nisur në drejtim të selisë qëndrore të bankës pa asnjë document në dorë për të marrë pagat e tyre.


    Ja çfarë duhet të kenë parasysh efektivat e policisë

    Rregullat si tërhiqen pagat nëpërmjet bankës
    Prej një muaji zyrtarët e disa prej institucioneve shtetërore nuk kanë firmosur më dy herë në muaj në borderotë e zakonshme të rrogave, por një herë në muaj në formularët pranë sporteleve të bankës. Pas kalimit të dokumentacionit nga zyrat e financave pranë bankës, zyrtarët e lartpërmendur janë pajisur me një numër dhe duke paraqitur edhe një dokument identifikimi kanë tërhequr rrogat e tyre mujore. Kjo lloj praktike, sipas skemës së re, do të jetë e përkohshme, pasi të gjithë zyrtarët e institucioneve shtetërore pritet të pajisen me karta dhe lekët e rrogës së tyre do të mund t'i tërheqin direkt nga aparatet bankomat në pika të ndryshme të qytetit, në çdo orë e çdo ditë. Sipas specialistëve të financave, kartat e zyrtarëve do të rimbushen çdo muaj me vlerën e rrogës së tyre. Në rast se punonjësi nuk dëshiron të tërheqë gjithë vlerën e rrogës, atëherë diferenca mbetet automatikisht e regjistruar në kartë dhe mund të tërhiqet në çdo moment tjetër. Për punonjësit që përfitojnë përveç rrogës mujore edhe dieta apo shpërblime për punë jashtë orarit apo për vështirësi pune, këto shtesa, pasi të konfirmohen nga specialistët përkatës të institucionit dhe ata të bankës, do të shtohen në mënyrë automatike në bonusin e kartës dhe do të tërhiqen sërish nga aparatet bankomat. Me kërkesë të vetë punonjësit, karta e tij mund të mbushet edhe me vlerën e tri rrogave në avancë, duke i mbajtur në muajt e në vijim një vlerë modeste interesi në favor të bankës. Ky është një nga shërbimet plus që ofron banka.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •