Historiani anglez Noel Malkolm mbajti sot një ligjëratë inauguruese për veprën e Pjetër Bogdanit
Prishtinë, 2O mars - Historiani anglez Noel Malkolm (Noel Malcolm) mbajti sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë një ligjëratë inauguruese me temë ""Cuneus prophetarum i Pjetër Bogdanit: vepra dhe konteksti i saj fetar", në një ceremoni solemne ku iu dorëzua fetëdëshmia sk anëtar korrespondent i ASHAK-ut.
Historiani Noel Malkom (1956), i njohur për lexuesit shqiptarë sidomos me veprën "Kosova: një histori e shkurtër", foli gjerësisht për veprën e njohur të Bogdanit "Çeta e profetënve" si për një vepër që ka rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e kulturës shqiptare. Por, siç mund të kuptohet edhe nga vetë titulli i ligjëratës, Malkolm është përqëndruar kryesisht në aspektin fetar të veprës së Bogdanit, qëllimin e saj fetar dhe kontekstin për të cilin u shkrua, duke zbërthyer, siç thotë, disa enigma të tij, sidomos trajtimin e islamizmit nga Bogdani. Çështja e qëndrimit të Bogdanit ndaj islamizmit duhet të studiohet me kujdes që të arrihet një kuptim i duhur i natyrës së librit të Bogdanit, tha Malkolm, ndonëse sipas tij, të kritikuarit e islamizmit nuk ka qenë qëllim i tij parësor, por dytësor apo tretësor.
Malkolm thotë se qëllimi parësor i Bogdanit ishte që të shkruante një tekst që t'ia mësonte "grigjës së tij doktrinën e krishterë" dhe të shmangte mësimet e kishës ortodokse dhe të islamizmit në mesin e njerëzve të atëhershëm.
Makolm foli edhe rreth vendimit të Bogdanit që librin ta botonte në Padovë e jo në Romë, që sipas tij, është nhë enigmë. Ndërkaq enigma tjetër ka të bëjë me natyrën fizike të librit.
marre nga www.kosova.com
Krijoni Kontakt