GAZETARIA INVESTIGATIVE DHE "KOMPETENTET" E TIRANES
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra,
Muhamed Veliu
Dy ditė mė parė, tejet tė shqetėsuar dy funksionarė tė lartė tė njė institucioni anglez, njėkohėsisht miq tė kahershėm, mė kėrkuan njė takim urgjent. "Ka tė bėjė me ty. Gjithēka qė dimė e konsiderojmė me vend t'jua tregojmė". Ky ka qenė thelbi i bisedės sonė. Nisem menjėherė pėr t'i takuar nė qendėr tė Londrės. Duke ditur pozicionin e tyre, arrita tė kuptoj pak a shumė se pėr ēfarė bėhej fjalė. Megjithatė nuk arrita nė ndonjė konkluzion se ēfarė konkretisht ishin pėrgatitur ata tė mė thoshin me detaje.
Takohemi nė hollin e njė hoteli, ku sė bashku ulemi nė njė tavolinė nė cep tė barit larg veshėve dhe syve tė klientėve. Me dashamirėsi miqtė anglezė nisin tė tregojnė rreth shqetėsimit tė tyre qė kishte tė bėnte me mua. Ata kishin arritur tė mėsonin nga njė burim i tyre nė Tiranė se autoritete tė specializuara kishin filluar tė shprehnin njė interesim tė veēantė ndaj personit tim, madje dhe tė hetonin "veprimtarinė antishqiptare tė Muhamed Veliut". Nuk u habita dhe as qė u gjenda aspak i befasuar nga ajo qė po dėgjoja. Disa javė mė parė, gjatė vizitės sime tė fundit nė Tiranė, nga dy miq tė mi dėgjova po tė njėjtat fjalė.
Vallė, pse tė jenė shqetėsuar kompetentėt e Tiranės, tė cilėt kanė angazhuar shumė njerėz tė hetojnė rreth aktivitetit tim si gazetar, paēka se nuk jetoj nė Shqipėri? Mė duhet tė shpjegoj pėr ata tė cilėt do tė kenė rast tė lexojnė kėto rreshta, se ata qė kanė hapur hetime pėr personin tim janė ata tė cilėt kanė dėshtuar tė hetojnė trafikun e dokumenteve false nė Shqipėri, trafikun e njerėzve pėr nė Britaninė e Madhe, lidhjet e grupeve kriminale shqiptare nė Angli me ato nė Shqipėri e Evropė dhe e kanė etiketuar veprimtarinė time si gazetar investigativ si antishqiptare. Janė po ato segmente qorre tė shtetit shqiptar qė nuk duan qė unė tė investigoj apo tė raportoj dhe tė shkruaj nga Londra rreth akteve kriminale qė kryejnė shqiptarėt e krimit, tė cilėt tashmė kanė azile tė garantuara nė Angli.
Duke e quajtur misionin e gazetarit tė shenjtė, kam guxuar tė ndėrmarr investigime tė cilat tashmė mė kanė ndryshuar jetėn, pse jo dhe mė kanė krijuar armiq tė shumtė, tė cilėt e dinė fare mirė guximin tim nė profesionin e gazetarit, me tė cilin jam "dashuruar" qė kur isha 13 vjeē.
Nė fillim tė vitit 2002, kur pėr herė tė parė ekspozova nė BBC trafikun e prostitucionit nga Europa Lindore nė Britaninė e Madhe qė kontrollohej nga grupet kriminale shqiptare, njerėz qė mė njihnin dhe hanin bukė nė njė tavolinė me tutorėt mė quajtėn spiun, kjo nga injoranca e tyre pėr kėtė lloj gazetarie. Por, kur e panė se intensiteti i programeve tė mia nė televizionet britanike, tė shkruarit rregullisht pėr faqet e "Gazetės Shqiptare" dhe raportimet nė "News 24" u shpeshtuan dhe panė suksesin e dy programeve tė tjera investigative me tema tė ndryshme nė BBC dhe ITV, filluan tė mė thonė: "Si mundesh tė zhbirosh kaq thellė, dhe kur do tė jetė programi i radhės". E panė qė kishin tė bėnin me dikushin e apasionuar pas gazetarisė dhe i qepėn gojėt e tyre tė liga qė kishin vjellė vrer mbi mua.
Investigimi im i radhės nuk ishte njė program televiziv, por njė
investigim me gazetėn britanike mė tė madhe "The Sun". Sė bashku me disa gazetarė britanikė arritėm qė pa asnjė problem tė blinim nė sheshin "Skėnderbej", vetėm disa metra larg njė furgoni policie, pasaporta tė falsifikuara britanike. Bėmė po atė gjė qė "Fiks Fare" ka dy vjet qė po e bėn pėrditė. Po investigon dhe demaskon problemet e shoqėrisė shqiptare. Pikėrisht zbulimi i njė skandali tė tillė ka "hapur zjarr" nė institucionet tė cilat janė kompetente pėr tė luftuar krimin, pasi shkrimi u publikua nė njė gazetė angleze. Nė vend qė ata tė hetojnė burimin e pasaportave apo ata qė i prodhojnė, kanė nisur tė mė hetojnė mua, duke mė konsideruar si njė person tė rrezikshėm, i cili nuk pėrton tė ekspozojė problemet tė cilat ata kanė dėshtuar t'i zgjidhin, pasi janė tė paaftė t'i zgjidhin.
Pėrballė kėsaj situate, tė frikėsuar nga ekspozimi nė faqet e shtypit perėndimor tė ndonjė tjetėr skandali, ata janė vėnė nė lėvizje, pėr t'i paraprirė ndonjė investigimi qė mund t'u nxjerrė tė palara tė tjera nė shesh. "Kompetentėt" duan tė kontrollojnė situatėn, pasi skandali i "The Sun" ka bėrė qė shefat e tyre tė nevrikosur t'u tėrheqin veshin.
Pėrballė interesimit tė autoriteteve tė cilat e di se kush janė, ndihem i lumtur pėr arsyen e thjeshtė se tashmė njė gazetar po i vė ata nė lėvizje. Shpresoj tė jenė nė lėvizje pėr mirė, se nė tė kundėrtėn jam i sigurt se betejėn e hetimeve apo survejimit tim nė Londėr, apo nė Tiranė kur tė vij me pushime, siē kanė premtuar se do ta bėjnė, e kanė veēse humbje kohe. Duke qenė se po studioj pėr gazetari, mė ėshtė dhėnė rasti tė investigoj ēėshtje tė ndryshme nė Londėr, nuk jam nėn tutelėn e ndonjė botuesi tė
atjeshėm qė nuk lejon tė botohen investigime tė kėsaj natyre, jam i vendosur t'u shkoj gjėrave deri nė fund.
Ka ardhur koha qė edhe autoritetet shqiptare tė mėsohen me gazetarinė investigative, nė mėnyrė qė tė jenė tė ndėrgjegjshėm se misioni i gazetarėve ėshtė jo vetėm tė pasqyrojnė prerje shiritash apo fjalime politike, por tė kryejnė misionin e tyre nė shėrbim tė lexuesve. E qė ky mision tė realizohet kėrkohet guxim, dhe guximi nuk mė mungon, paēka njė gjė e tillė mė ka sjellė probleme dhe pėrballje nga mė tė ndryshmet. Vėnia nė lėvizje e disa personave, paēka se ėshtė djallėzore, pėr mua ėshtė njė fitore, e cila mendoj dhe mė lė tė shpresoj se nė Shqipėri media do tė bėhet njė pushtet i katėrt real, e cila nė vend tė pėrkėdhelė autoritetet shtetėrore, do tė mund tė shkėpusė nga ato primitivitetin e pllakosur, t'i zgjojė nga gjumi e t'i bėjė tė mendojnė se gazetaria investigative nuk ėshtė antishqiptare, por njė vaksinė e domosdoshme pėr mendjet e tyre tė sėmura.
Unė jam i vendosur nė misionin tim si gazetar, sikurse jam i bindur qė edhe shumė kolegė tė mi nė Tiranė duan ta bėjnė, por nuk munden, sikurse po e bėjnė me vendosmėri kolegėt e sė njėjtės gazetė, asaj "Express" nė Prishtinė, pėr tė cilėn kam nderim tė jem korrespondent i Londrės.
Krijoni Kontakt