Charles BUKOWSKI
poezia
tė
duhet
shumė
dėshpėrim
pakėnaqėsi
dhe
zhgėnjim
pėr tė
shkruar
nja
disa
poezi
tė mira.
nuk ėshtė
pėr
secilin
as pėr
ta
shkruar
e bile as pėr
ta
lexuar.
pėrderja
sikur shumica prej jush, edhe unė kam pasur vende tė ndryshme pune
ashtu qė ndihem sikur tė mi kishin nxjerrė rropullitė e barkut e tmi
kishin flakur nė erė.
rrugės kam takuar disa njerėz tė mirė
e po ashtu
edhe asi tė llojit tjetėr.
ende kur i kujtoj tė gjithė ata
me tė cilėt kam punuar -
bile sado qė kanė kaluar dekada -
Karli
mė bie ndėr mend i
pari.
mė kujtohet Karli: puna jonė e kėrkonte qė
tė dytė tė mbanim pėrparėse
tė lidhura mbrapa dhe rreth
qafės me lidhėse.
isha vartės i Karlit.
"e kemi njė punė tė lehtė", mė
pati thėnė.
secilėn ditė derisa njė nga njė arrinin shefat tanė
Karli do tė bėnte njė pėrulje tė lehtė nė bel,
buzėqeshte, dhe me nojmė koke
pėrshėndeste secilin: "mirė mėngjesi Dr. Stein",
ose "mirė mėngjesi z. Day" apo
Zonja Knight ose nėse dama ishte beqare
"mirė mėngjesi, Lilly" apo Betty ose Fran.
Unė kurrė
s'flisja.
Karli dukej i brengosur lidhur me kėtė dhe
njė ditė mė mori mėnjanė: "hej,
ku n'hamam tjetėrkund do ti
kesh dy orė pushim dreke siē i kemi
kėtu?
"askund, ma thotė mendja "
"ani de, nė rregull, pėr tipat si ti dhe unė,
punė mė tė mirė smund tė gjejmė, krejt ēna duhet
kėtu e kemi."
prisja.
"prandaj shiko, ėshtė vėshtirė t'u bėsh lajka nė fillim, as
unė nuk e kisha aq lehtė
por pas pak kohe e kuptova se kjo
s'kishte kurrfarė rėndėsie.
sall u mbylla nė lėvozhgė,
tash e kam lėvozhgėn time, a e ke tė
qartė?
e shikova dhe vėrtet dukej si tė kishte
lėvozhgė, kishte ēehre si tė maskuar
dhe sytė i kishte tė pakuptimtė, bosh dhe
tė pashqetėsuar; shikoja nė guaskė tė shkokėluar e tė rrahur nga
era dhe shiu.
disa javė kaluan.
asgjė nuk ndryshoi: Karli pėrkulej e laritej dhe buzėqeshte
i paepur, i pėrkryer nė rolin
e vet.
qė ne ishim tė dėmtueshėm, kjo ndoshta s'kishte rėndėsi pėr
tė
apo
qė zotat e mėdhenj mund t'na
shikonin.
E bėja punėn
time.
atėherė, njė ditė, Karli pėrsėri mė
tėrhoqi mėnjanė.
"dėgjo, Dr. Morely mė ka biseduar
pėr ty."
"po?"
"mė ka pyetur se ē'dreqin
ke."
"ēka i ke
thėnė?"
"i kam thėnė se je i
ri."
"tė falemnderit."
si e mora rrogėn, e braktisa
punėn
megjithatė
edhe mė tej
duhej
tė pranoja punė tė
ngjashme
dhe
derisa shikoja
Karlėt e rinj
mė nė fund i fala tė gjithė
pėrveē veten:
duke qenė i dėmtueshėm ngandonjėherė e bėn
njeriun
tė ēuditshėm
pothuajse
tė papunėsueshėm
shumė tė
urryer -
shėrbėtor tė paaftė tė
iniciativės
sė lirė.
vdekja po mi pi purot
ta dini; sėrish jam kėtu
i dehur
po e dėgjoj Ēajkovskin
nė radio.
Jezu, e kam dėgjuar para 47
vjetėsh
kur isha shkrimtar qė vdiste urie
e ja tash kėtu
prapė
e tash kam fituar famė tė pjesėrishme si
shkrimtar
e vdekja bredh
nėpėr kėtė dhomė
poshtė-lart
duke mi pirė purot e mia
dhe verėn time me gllėnjka
tė vockėla
derisa Ēajku me ngulm merr hakun
me Pathetiquen e vet,
njėfarė rrugėtimi ka qenė
e i gjithė fati qė pata pasur qe
ai qė zaret i pata hedhur bash
ashtu si duhej:
vdisja urie pėr artin tim, vdisja sall qė ti
shtija nė dorė 5 minuta tė mallkuar, 5 orė,
5 ditė
e krejt ēka doja ishte ta nxirrja fjalėn
prej vetes;
fama, paraja, se ēaja fare kokėn pėr to:
doja sall ta nxirrja atė fjalė nga vetja
e ata mė donin buzė presės sė stampimit,
linjės sė montimit nė fabrikė
donin tė bėhesha magacinier nė
shtėpi mallrash.
mirė de, thotė vdekja, derisa endej nėpėr dhomė,
kot e ke do tė tė rrėmbej
ēfarėdo qė tė kesh qenė:
shkrimtar, shofer taksie, kodosh, kasap,
parashutist, do tė tė kap
mirė e ke zemėr, i them.
e tash pijmė sė bashku
derisa 1 pas mesnate kalon mengadalė nė 2
pas mesnate dhe
sall ajo e di ēastin
e duhur, por unė pėrnjėmend e
kam mashtruar: i kam pasur
5 minutat e mi tė mallkuar
e bile, bile edhe mė
tepėr.
mollok shkėmbi
Nina ishte mė e zorshmja ndėr
tė gjithat,
zoēka mė e tukeqtė tė cilėn e kam njohur
deri nė atė ēast
dhe derisa rrija ashtu pėrballė
tv tim bardhė e zi
qė e pata blerė nė dyqanin e gjėrave tė pėrdorura
e shikoja lajme
kur dėgjova njė
zė tė dyshimtė
nga kuzhina
dhe vrapova atje
dhe e pashė atė me
shishe whiskey tė plotė
tė 5stė
dhe me shishe nė dorė
ishte nisur tė dalė kah dera e pasme
e verandės
por unė e kapa dhe ia
mbėrtheva shishen.
nėma shishen, moj
kurvicė e shkėrdhyer!
dhe ia filluam tė kacafytemi rreth
shishes
dhe tju them drejt
goxha mirė
mė pati
munduar
por
mė nė fund ia mora
dhe i thashė qė ta
bajė bishtin nga banesa
ime.
jetonte nė tė njėjtėn ndėrtesė
vetėm se nė pjesėn e mbramė
nė katin e sipėrm.
e kyēa derėn
mora shishen dhe
gotėn
dhe shkova te divani
u ula dhe
e ēela shishen dhe ia
mbusha vetes njė pije tė
mirė.
e shkyēa tv dhe
rrija ashtu
duke menduar se ēfarė zoēke
e mbrapshtė
qe Nina.
mė ranė ndėr mend
bile
nja dhjetė mutsihane
qė mi pati
bėrė.
ēfarė kurve,
ēfarė gruaje molloku.
rrija ashtu duke pirė whiskey
mė gllėnjka tė vockėla
dhe pyesja veten
ēhamam kėrkoja
me Ninėn.
e atėherė u dėgjua
trokitja nė
derė.
qe shoqja e Ninės,
Helga.
ku ėshtė Nina?
pyeti.
u pėrpoq tma vjedhė
whiskeyin, dhe ia
dhashė njė shqelm
****ėve.
mė ka thėnė tė takohem
me tė kėtu.
pėr ēarsye?
thotė se ajo dhe unė
do ta bėjmė atė punė
para teje
sall pėr 50 dollarė.
25 dollarė.
ajo tha 50.
siē po e sheh nuk ėshtė
kėtu... deshe tė pish
diē?
ta merr mendja...
ia solla gotėn Helgės
ia mbusha
me whiskey.
e piu
njė gllėnjkė.
ndoshta tha ajo,
do tė duhej ta marr
Ninėn.
sdua tia shoh sytė
kėtu.
pse, or?
sepse ėshtė kurvė.
Helga e mbaroi
pijen dhe unė ia
mbusha edhe njė.
e piu njė
gllėnjkė.
Benny mthotė se jam
kurvė, unė nuk jam
kurvė.
Benny qe tipi
me tcilin
bashkėjetonte.
e di se sje
kurvė, Helgė.
tė falemnderit. Ske farė
muzike?
sall radio...
e shikoi
u ēua
dhe e
ndezi,
njėfarė muzike filloi
tė kumbojė.
Helga filloi tė
vallėzonte
duke mbajtur gotėn me
whiskey nė njėrėn
dorė.
qe valltare e
dobėt
dukej
qesharake.
pushoi sė vallėzuari
e hurbi pijen
rrokullisi gotėn pėrmbi
qilim
pastaj u vėrsul drejt
meje
ra nė gjunj
ma hapi zinxhirin
dhe nė ēastin tjetėr
veē ishte
poshtė
dhe i demonstronte marifetllėqet e veta.
e rrėkėlleva
pijen
e mbusha edhe njė.
qe e
mirė.
kishte
diplomuar
nė njėfarė kolegji diku nė
lindje.
jepi, Helgė,
jepi!
atėherė u dėgjua trokitja e
zėshme
nė
derė.
HANK, A ĖSHTĖ HELGA
TE TI?
KUSH?
HELGA!
SALL NJĖ ĒAST!
JAM NINA, ĖSHTĖ DASHUR TĖ
TAKOHEMI KĖTU ME
HELGĖN, KEMI NJĖ
BEFASI TĖ VOCKĖL PĖR
TY!
DESHE TMA VJEDHĖSH
WHISKEYN, MOJ
KURVĖ!
HANK, LERMĖ TĖ
HYJ!
kėnaqu, Helgė,
kėnaqu!
HANK!
Helgė, ti kurvė e stėrqime...
Helgė! Helgė! Helgė!!
u largova dhe u
ēova
lėre tė hyjė.
shkova deri nė
banjo.
kur dola tė dyjat
rrinin nė dhomė
duke pirė whiskey e cigare
dhe me diē zėshėm
qeshnin.
atėherė mė
panė.
50 copė, tha Nina.
25 copė, u pėrgjigja.
atėherė
sduam.
atėherė mosni.
Nina shfryu
dufin.
dakord, ti
bastard i lirė, 25
copė!
pastaj u ēua dhe
filloi tė
zhveshet.
ishte mė kryeneēja
ndėr
tė gjithat.
Helga u ēua dhe
filloi tė
zhveshet.
ia mbusha vetes
pijen.
ngandonjėherė pyes veten
se ēhamam po
ndodh
kėndejpari,
thashė.
mos kij
merak fare, babėlok
thjesht
merre shtruar kėtė gjendje!
sall ta di se ēfarė
pritet prej meje
tė bėj?
bėj
ēfarėdo hamam
qejfi
qė ta kėnda,
u pėrgjigj Nina
derisa ***** i
shkėlqente
nė dritėn
e llambės.
turma
ata kanė qejf tė mblidhen dhe tė bėjnė muhabet tėrė natėn e
lume derisa ua mbushi gotat me verė.
gruas sime mė duket se nuk i pengojnė edhe vjehrra ime
kėnaqet me ta.
kėmbime tė vogla derisa orėt i kanė
hequr duart e kėmbėt,
kokat i kanė ēuar nė **** tė samės.
smund tė besoj se po
rrinė kėtu.
smund tu besoj fjalėve e as qeshjes sė
tyre.
nuk kam ide se ēhamam kėrkojnė kėtu.
askėnd se kam ftuar.
jam burrė.
mė duhet tė veproj nė mėnyrė tė qytetėruar.
mė duhet tė sillem si ata.
megjithatė do tė jetoj edhe pas tyre.
kjo natė nuk do tė mė shndėrrojė nė ta.
ka pasur raste kur i kam pėrzėnė tė
tillėt.
por ma vonė dėgjoja
se ēfarė bishe kam qenė.
e tash po rri me ta,
po pėrpiqem tė dėgjoj.
bile herė pas here e them nga ndonjė fjalė.
nuk kanė ide se si ndihem.
jam posi kirurg qė operon nyjen,
qė ekzaminon natyrėn malinje.
ēuditėrisht, ska asgjė pėr tu mėsuar.
natėnemirė, natėnemirė, kini kujdes nė
vozitje.
pas qė ikin
vendi vetvetiu rimodelohet,
macet dalin nga fshehja,
e unė e kam ēastin e parė tė
qetė.
gruaja ime dhe unė rrimė sė bashku.
nuk them gjė pėr kėta qė
ikėn.
hėna shndrit nėpėr
dyert e xhamta
e jeta la nė mua
sipėrfaqe tė kėndshme.
i kam mbijetuar
edhe
njė
herė.
nė Karlton larg Western Ave.
derisa qiratė rriten tjetėrkund
kėtu vijnė tė jetojnė
tė vobektit
njerėzit nė asistencė sociale dhe kredi
familje tė mėdha me punė tė kėqija
dhe vetmitarė tė ēuditshėm
qė presin tė vdesin
nė konvikte pleqėsh.
kėtu mes salloneve pėr masazh
pengtoreve
dyqaneve pėr pije
tė zėnė nė smog dhe nė rraskapitje
bile edhe qentė duken tė
tė paaftė pėr kurrgjė
nuk lehin as
nuk i ndjekin macet,
e macet shėtisin poshtė-lart
rrugėve
dhe kurrė nuk gjuajnė zogj
zogjtė janė kėtu pranė nesh -
veē se nuk mund t'i shihni
mund sall t'i dėgjoni
diku
rreth 3:30 nė mėngjes
pasi qė edhe prostituta e mbramė mė nė fund tė
jetė qirė.
qiratė edhe kėtu rriten
por nė krahasim me tė tjerėt
ne jetojmė falas
ngase askush nuk dėshiron tė jetojė me
dikė tė ngjashėm si ne.
asnjėri prej nesh nuk ka automobil tė ri
shumica prej nesh ecėn
dhe nuk na ndien se kush do ti fitojė
zgjedhjet.
por edhe ne kemi rrahės
grash kėtu
bash si edhe tė tjerėt
edhe rrahės fėmijėsh
bash si edhe tė tjerėt
edhe maniakė seksualė
edhe aparate televizive
bash si tė tjerėt
edhe ne do tė vdesim
bash si tė tjerėt
veē se pak mė herėt edhe do tė hamė
bash si tė tjerėt
veē se me ushqim mė tė lirė
edhe gėnjejmė
bash si tjerėt
sall me mė pak
imagjinatė.
dhe sado qė prostitutat tona nuk duken
aq bukur si gratė tuaja
kujtoj se macet tona edhe zogjtė edhe qentė tanė
janė mė tė mirė
dhe mos harroni edhe
qiraja.
sall njė ėshtė Cervantes
ska dobi, mė duhet tė pranoj,
kam rėnė nė bllokadėn e parė
tė pėrnjėmendtė tė krijimtarisė
pas mė shumė se
5 dekadash
shtypjeje.
i kam do arsyetime:
qe njė kohė jam i
sėmurė
dhe po i afrohem moshės
70 vjeēe.
e kur iu afroheni tė
70 gjithnjė mendoni mbi
mundėsinė e tė
huqurit.
por mė ngushėllon
fakti se
Cervantes
veprėn e tij mė tė mirė e ka shkruar
nė moshėn
80 vjeēare.
por sa
Cervantesė
ka?
mė pat llastuar
lehtėsia me tė cilėn i krijoja
gjėrat,
atėherė u paraqit
kjo ngecje
e teveqeltė.
e tash
me kapsllėk shpirtėror
jam bėrė zemėrak,
dy herė i kam bėrtitur gruas
kėsaj jave,
njė herė duke e thyer gotėn
nė sqoll.
sjellje e pahijshme,
nerva tė dobėt,
stil i
keq.
do tė detyrohem ta pranoj kėtė
bllokadė krijimtarie.
ndreq tė mallkuar le tė vejė ēdo gjė,
jam i lumtur qė jam gjallė,
jam i lumtur qė nuk kam
kancer.
jam i lumtur nė njė qind
mėnyra tjera.
ngandonjėherė natėn
nė shtrat
nė njė a dy pas mesnate
mendoj mbi kėtė
se sa i lumtur jam
dhe kjo mė mban
zgjuar.
e sa pėr tani, unė kaherė kam shkruar me
egoizėm, qė domethėnė, pėr ta kėnaqur
vetveten.
duke i vėnė gjėrat nė letėr, mė lehtė
kam mundur tė
jetoja me to.
tash, kjo ka
marrė fund.
po i shikoj pleqtė tjerė me bastunė
si rrinė nėpėr banka nė stacion autobusi,
i zgurdullojnė sytė nė diell dhe
gjė sshohin.
dhe e di qė ka ende
pleq
nėpėr spitale dhe nėpėr shtėpi
pleqsh
qė rrinė drejt nė krevatet
e veta
qė llomotisin mbi
oturak.
vdekja sėshtė gjė, o vėlla,
jeta ėshtė e
vėshtirė.
tė shkruarit ka qenė burim i
rinisė sime,
kurvė imja, dashuri imja,
bixhoz imi.
zotat mė kanė lazdruar.
shiko, megjithatė ende jam i
lumtur,
ngase tė shkruash mbi
bllokadė krijimtarie
ėshtė mė mirė se mos tė shkruash
fare.
duke ndenjur pranė IBM
edhe njė natė vere e qetė dhe me vapė,
insekte t'imėta sillen rreth gotės sime me verė, shishes
sime tė verės.
sėrish mendoj mbi vdekjen time
derisa simfonia e Brahmsit mbaron nė
radio.
kuajt sot s'vrapuan (jo
kėtu) por ka pasur tė shtėna, vrasje,
bombardime nė shumė vende tė
botės.
njėfarė zėnke
gjithmonė e kemi
pranė.
e vitet kalojnė ngadalė e vitet kalojnė
shpejt e vitet
kalojnė.
duket se s'ka qenė moti kur
Henry Miller plak ka qenė ende
gjallė.
pėrherė gjente vashėza tė reja pėr t'ia fshirė
pluhurin nga abazhuri, tė pozojnė pėr tė, e qė ti pėrgatisnin
mezetllėqe t'imta.
ēfarė dashnori, kurrė s'ėshtė ngopur me
to.
sidoqoftė, 5 macet e mia nuk e durojnė vapėn, rrinė
pėrjashta pėrposh kaēubės sė freskėt tė dėllinjės
dhe mė dėgjojnė si
shtyp.
ngandonjėherė mė sjellin dhurata:
zogj apo minj.
atėherė kemi mosmarrė-
veshje tė lezetshme.
e ato zbythėn
mė shikojnė
e sytė sikur thonė: ky tip nuk ėshtė tamam,
s'ka haber se kėsisoj
bėhen kėto punė.
edhe njė natė vape vere derisa rri kėtu
dhe prapė po aktroj
se jam shkrimtar.
e gjėja mė e keqe
natyrisht
ėshtė
se fjalėt kurrė nuk e kanė
pėrnjėmend tė vėrshojnė pėr asnjėrin prej
nesh.
disa netėve e nxirrja letrėn
nga makina dhe e
mbaja mbi
ēakmak, shkrepja
dhe prisja tė shihja
rezultatin.
"Hank, prapė po djeg diēka?"
pyeste gruaja ime.
sidoqoftė, tash nė radio lėshojnė edhe njė
kompozitor tjetėr
dhe ajo qė ai mund tė bėjė me notat e veta
ėshtė goxha e kufizuar.
jam krenar shkaku i tij, por
nė tė njėjtėn kohė edhe i pikėlluar.
radio ėshtė i moēėm dhe i pluhurosur
edhe ai mė drejtohet
pėrmes
altoparlantit.
duket se fshihet aty diku brenda
e unė dua ta ngushėlloj, gjoja:
"mė vjen keq, o shok i shkretė, por
krijimtaria i ka kufijtė e
vet".
edhe njė natė vape vere
edhe njė fletė letre nė kėtė makinė.
edhe mė shumė insekte, edhe mė shumė cigare nė
kėtė dhomė, kėsaj here, urra, urra, i humbur
nė mizorinė lemeritėse tė ditės
altoparlanti nė radio fillon tė oshėtijė, tė dridhet
derisa kompozitori shkarkohet nė mua, ėshtė i mirė
biri i bushtrės
aq i guximshėm pėrkundėr kufizimeve tė veta
derisa macet presin nėn kaēubėn
e dėllinjes e unė i qes vetes edhe mė shumė verė, edhe mė shumė verė,
edhe mė shumė.
redaktori
rrinte ulur nė kuzhinė pranė tavolinės sė vogėl nė qoshe
duke lexuar dorėshkrimet duke shkruar nga njė refuzim tė shkurtėr
mbi secilin duke ia vėn nga njė kapse letrash pastaj
i fuste prapė nė zarfat bojėkafe prej
manile.
kishte qenė duke lexuar mė shumė se njė orė e tridhjetė e pesė
minuta dhe s'kishte pas gjetur bash asnjė poezi
pra do tė duhej tė vepronte si zakonisht
pėr numrin e ardhshėm: t'i shkruante poezitė vet dhe
t'ua trillonte emrat autorėve.
nė ē'hamam treti talenti?
nė 3 dekadat e fundit poetėt janė
zhdukur
plotėsisht ishte sikur tė lexoje gjėra
nga shtėpia e
tė krisurve.
por
Rabowskin do ta ruante
pėr nė fund
Rabowski kishte ēuar 8 apo dhjetė poezi nė tufė
por gjithmonė nė to mund tė gjeje njė apo dy
tė mira.
psherėtiu dhe i nxori poezitė e
Rabowskit.
mengadalė i lexoi dhe e pėrfundoi leximin
u ēua dhe shkoi te frigoriferi
mori
njė konservė birre e hapi dhe prapė u
ul
sėrish i lexoi poezitė tė gjitha
ishin tė dobėta bile edhe Rabowski
kishte ngrėnė ***.
redaktori nxori kartelėn e shtypur ku shkruante se poezitė refuzohen dhe shkroi "mbase paske pasur javė tė
mbrapshtė."
pastaj i ktheu poezitė nė
zarfė manile e mbylli e hodhi
nė maje tė turrės pėr postim
atėherė mori birrėn u ul nė divan buzė
gruas
ajo shikonte John Carsonin
edhe ky e shikoi
Carson ishte i dobėt Carson e dinte se ishte i dobėt por
s'mund tė bėnte kurrnjėsend mbi kėtė
ēėshtje.
redaktori u ēua me konservėn e birrės dhe
nisi tė ngjitet
shkallėve.
"ku po shkon?" e pyeti
gruaja.
"nė shtrat tė fle."
"por herėt ėshtė."
"nė **** tė s'amės edhe unė e di!"
"ani de s'ke nevojė tė sillesh bash
kėsisoj!"
ai u fut nė dhomėn e fjetjes e stėrqoku
butonin nė mur
u shfaq njė shkrepėtimė e shkurtėr drite dhe pastaj
drita sipėr kokės sė tij u
sos.
u ul nė cep tė shtratit dhe e pėrfundoi
birrėn nė
terr.
vullkan i shuar
baristi nė lokalin e Mussos
mė mban mend nga koha kur
isha
nė zhele,
dhe rrija
i mbėshtetur pėr druri
me gruan
mė tė keqe e mė tė zėshme
dhe
kur
pinim tepėr
derdhnim pije
e bėheshim tė
pasjellshėm.
tash
futem
heshturi me ndonjė
intervistues
regjisor filmi
apo me ndonjė
aktor
apo
me gruan time
dhe me njė a
dy miq tė
respektuar.
e pastaj
herė pas here
e vėrej baristin
si mė shikon
dhe e di
se e kujton
atė kohė
dhe si
ishte atėherė
dhe ia kthej
shikimin
e sytė e mi
ia ēojnė
porosinė:
unė jam ai bash i
njėjti, loco, sall
rrethanat
kanė
ndryshuar
por
unė jam
bash i njėjti.
e pastaj
prapė i kthehem
atij
mė kėdo
qė rri
dhe mė duket
se
edhe ata mendojnė,
se kur
do tė dal mendsh
pėrsėri?
ti ske kėtu
ama bash
kurrgjė, loco,
pėrveē se
tė presėsh
e
tė shikosh.
rruga e moēme
ishte flokėzezė
nga ato qė tė shkallojnė fare
e qė spushtohej lehtė
dhe pėr besė mbase edhe pata luajtur mendsh
por pėr ēudi disi mė priu fati dhe ajo vetė mė pushtoi
nė shtrat ishte vėrtet mbretėreshė kėnaqėsie
megjithėqė ato punė nuk i bėnim sall nė shtrat
dhe kur ikte edhe kėsaj i thosha si tė tjerave
qafėn e thefsh e kurrė mos u kthefsh
por rodi i tyre zakonisht kthehet
qoftė te unė qoftė te ndonjė tjetėr mė i mbrapshtė se unė
bile mė shpesh te ēorodat se te unė
bukur moti se kisha parė
e kur isha nė hall
dhe i kisha punėt pisk
mė binin ndėrmend
fjalėt e saja dhe qeshja vetmevete
kur rehatohej thoshte
kurrė nuk do tė zbrisja nga kjo maje
(i pėlqenin do kėngė tė pėrēudėta: sytė e kaltėr nė tė zbehtė
dhe nė shenjtėri, i thosha si mund tė durosh kėtė hallakamė
trus! ma kthente )
i pėrshpėrisja oj shtrigė flokėkuqe rri sa tė rrihet
kėnaqe shpirtin loēkė e shijoje kėnaqėsinė sa je aty
sado qė
edhe vetė e dinte se aty smund tė rrinte
as tėrė ditėn as tėrė natėn
shkaku i motit tė ligė
shkaku i motit tė bukur
shkaku i shkollės
dhe pasi qė shijonte kėnaqėsinė
zbriste nga maja
e mė thoshte
o teveqel
kot e ke
kurrė ske pėr tė shkuar nė parajsė
pse moj shtrigė flokėkuqe (vėrtet donte ti ngjyroste flokėt
nė tė kuqe ngase ishte flokėzezė)
ke bėrė shumė mėkate
po ēfarė mėkatesh o jogurti im
dėgjo kėndej dhe mbaje mend mirė kurrė mė
mos gabo tė quash jogurt
unė jam ajkė more dėshtak ma kthente
derisa i binte
njė hije trishtimi
e unė e quaja jogurt ngase njėherė ia pata lyer trupin
me jogurt nė vend se me mjaltė dhe ia pata lėpirė
atė siē lėpin qeni *****
dhe tash sė voni kur e takova
e pyeta pėr atė vakinė e moēme
pse mė thoshe kurrė sdo tė shkosh nė parajsė
ngase smė ke martuar more dėshtak i pėrbetuar
por si tė tė martoj moj shtriga ime kur unė
i shkreti smund ta mbaj as veten gjallė e lėre mė ty
u ndamė
unė vazhdova rrugės sime tė moēme
e ajo
ajo si gjithnjė ktheu diku
te ndonjė ēorod.
ajri edhe drita dhe koha e hapėsira
" - e di. gjithnjė kam pasur telashe
a gruaja, a puna, diē
gjithmonė mė pengonte
por tash
e kam shitur shtėpinė, e kam gjetur kėtė
vend, studio tė madh, do tė duhej ta shohėsh hapėsirėn dhe
dritėn.
Pėr herė tė parė nė jetė do tė kem vend dhe kohė pėr
tė krijuar."
jo zemėr, nėse vėrtet do tė krijosh
ti do tė krijosh pavarėsisht se a punon
16 orė nė ditė nė minierė
apo
do tė krijosh nė dhomė tė vockėl me 3 fėmijė
derisa jeton me ndihmė
sociale
do tė krijosh me njė pjesė tė trurit
apo tė trupit tė
dėmtuar,
do tė krijosh i verbėr
sakat
i ēmendur,
do tė krijosh edhe kur macja tė zvarritet
nėpėr shpinė derisa
i tėrė qyteti dridhet nga tėrmeti, bombardimet,
vėrshimet dhe zjarri.
zemėr, ajri edhe drita dhe koha e hapėsira
s'kanė kurrgjė tė bėjnė me kėtė
dhe mos krijo asgjė
pėrveē mbase njė jete mė tė gjatė qė
tė gjesh arsyetime tė
reja.
Pėrktheu: Fadil BAJRAJ
Krijoni Kontakt