Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11

    Pėr: Charles Bukowski | Ji i sjellshėm

    Gjithmonė na kėrkohet
    tė kuptojmė tė tjerėt
    se ēfarė duan tė thonė
    pavarėsisht sa
    tė prapambetur
    qesharakė
    apo tė padurueshėm janė.

    dikujt i kėrkohet
    pėr tė parė
    gabimet e tyre tė pėrgjithshme
    dėshtimet e jetės sė tyre
    me
    shpirtmirėsi
    sidomos nėse ata janė
    tė moshuar.

    por mosha ėshtė shuma e gjithė asaj
    ē'ka bėjmė,

    janė moshuar
    keq
    sepse ata kanė
    jetuar
    jashtė fokusit,
    kanė refuzuar tė
    shohin.

    nuk ėshtė faji i tyre?

    faji i kujt?
    i imi?

    Mė kėrkojnė tė fsheh
    se ēfarė duan tė thonė
    nga ata
    nga frika e frikės
    sė tyre

    mosha nuk ėshtė krim

    por turpi
    i njė jete
    tė rregjur
    me qėllim

    nė mesin e kaq shumė
    gjėrave tė tjera
    tė rregjura

    jeta

    ėshtė.

    Ji i sjellshėm: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  2. #12

    Pėr: Charles Bukowski | 40,000

    Nė rrugė sot,
    Dita e Babait,
    ēdo pagesė e pranueshme
    shkonte
    drejtė e nė portofol
    dhe secila pėrmbante njė
    surprizė tė vogėl.

    40,000: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  3. #13

    Pėr: Charles Bukowski | I Vetėm me Tė Gjithė

    mishi mbulon kockėn
    dhe ata fusin njė mendje
    aty brėnda dhe
    ndonjėherė njė shpirt,
    dhe gruaja thyen
    vazot pėrciptazi mbi mur
    dhe burri pi
    shumė
    dhe asnjeri s'e gjen
    tė duhurėn
    por vazhdojnė
    tė kėrkojnė
    duke u zvarritur
    nė krevate.
    mishi mbulon
    kocken dhe
    mishi kėrkon
    pėr mė tepėr
    se mish.

    nuk ka asnjė shans
    nė fund:
    jemi tė gjithė tė ngujuar
    nga i njėjti
    fat.

    asnjeri, asnjeherė s'ka pėr ta gjetur
    tė duhurin.

    deponitė e qytetit tė mbushur
    narkomanėt tė mbushur
    ēmendinat tė mbushura
    spitalet tė mbushur
    varrezat tė mbushura

    asgjė tjetėr
    s'ėshtė e mbushur

    I Vetėm me Tė Gjithė: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mr-Bledi : 22-11-2013 mė 09:37
    She's the morphine queen of my vaccine.

  4. #14

    Pėr: Charles Bukowski | Rrėfimi

    duke pritur vdekjen
    si njė mace
    qė ka dėshirė tė hidhet mbi
    shtrat

    mė vjen tepėr keq pėr
    gruan time

    do ta shohė kėtė
    kufomė
    tė bardhė
    trupin
    ta tundė njėherė, pastaj
    ndoshta
    pėrsėri

    "Henk!"
    Henku nuk
    pėrgjigjet.

    Nuk ėshtė vdekja ajo qė
    mė shqetėson mua, ėshtė gruaja
    e mbetur me kėtė
    tog prej
    hiēit.

    dua t'ja
    bėj tė ditur
    ndonėse
    tė gjithė netėt
    qė fjeta
    krahė saj

    edhe argumentat mė tė
    padobishėm
    ishin fjalėt
    mė tė shkėlqyera

    dhe fjalėt e
    vėshtira
    qė pata gjithmonė frikė
    ti them
    tani ato mund tė
    thuhen:


    dua.


    Rrėfimi: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mr-Bledi : 22-11-2013 mė 09:48
    She's the morphine queen of my vaccine.

  5. #15

    Pėr: Charles Bukowski | Takova njė Gjeni

    Takova njė gjeni nė tren
    sot
    rreth 6 vjeē
    ai u ul pranė meje
    dhe teksa treni
    rendi pėrgjatė bregdetit
    mbėrritėm nė oqean
    dhe pastaj ai mė pa
    dhe tha:
    Kjo nuk mjafton.

    Takova njė Gjeni: Charles BukoWski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  6. #16

    Pėr: Charles Bukowski | Jam i dashuruar

    Ajo ėshtė e re, tha ajo,
    por mė shiko mua,
    kam kėmbė tė bukura,
    dhe shikoi kyēet e mia, kam kyēe
    tė bukura
    o zot,
    mendova se po funksiononte gjithēka,
    dhe tani u shfaq ajo pėrsėri,
    sa herė qė tė telefonon bėhesh si i ēmendur,
    ti mė the qė ka pėrfunduar gjithēka
    ti mė the qė s'ka mbetur mė asgjė,
    dėgjo, kam jetuar aq sa duhet pėr tė qenė njė
    femėr e denjė,
    pse kėrkon njė femėr tė pavlerė?
    ke nevojė tė stėrmundohesh, kėshtu?
    mendon se jeta shkatėrrohet, e nėse dikush tė trajton keq
    gjithēka shpėrthen,
    apo s'ėshtė kėshtu?
    mė thuaj, ėshtė kėshtu? dėshiron tė tė trajtojnė si
    njė plehrė?
    dhe i hodha tė gjitha lulet.
    u ula nė njė kafene dhe bėrtita me tė madhe
    JAM E DASHURUAR,
    dhe tani u bėre lodėr e imja...
    mė fal, tė thashė, mė fal shumė.
    mė mbaj, tha ajo, mund tė mė mbash tė lutem?
    nuk kam provuar kurrė gjėra tė tilla, i thashė,
    ajo u ngrit dhe ndezi njė cigare, dridhej e gjitha
    lėvizte lart e poshtė, u tėrbua. ajo kishte
    njė trup tė vogėl. krahėt i kishte tė hollė, shumė tė hollė e kur
    bėrtiti dhe filloi tė mė godasė, e kapa atė tek
    kyēet dhe pastaj e pashė drejt e nė sy: urrejtje,
    e thellė shekullore dhe e vėrtetė. Isha gabim, i pasjellshėm dhe
    i sėmurė. gjithēka qė pata mėsuar qe tretur.
    nuk kishte asnjė qenie tė gjallė aq idiot sa ē'jam unė
    dhe qė tė gjithė poemat e mia ishin
    tė rreme.

    Jam i dashuruar: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  7. #17

    Pėr: Charles Bukowski | Bėra njė gabim

    Pashė deri nė krye tė garderrobės
    dhe nxorra nga aty njė palė pantollona blu
    i'a tregova asaj dhe pastaj
    mė pyeti "tė tuat janė kėto?"

    Bėra njė gabim: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  8. #18

    Pėr: Charles Bukowski | Dashuria & Fama & Vdekja

    Ulet jashtė dritares time tani
    si njė plakė qė po shkon nė dyqan
    ulet dhe mė vėzhgon
    djersitet nga nervozismi
    pėrmes telave dhe mjegullės,
    dhe njė qen vazhdimisht leh
    deri sa papritmas godas dritaren me njė gazetė
    si ē'mund tė godasėsh njė mizė
    dhe tė mund t'i dėgjosh britmėn
    pėrmes kėtij qyteti tė thjeshtė
    dhe pastaj vrapon.

    Dashuria & Fama & Vdekja: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

  9. #19

    Pėr: Charles Bukowski | Pėrshendetje si je?

    kjo frika e tė qėnit ēfarė janė:
    tė vdekur.

    tė paktėn nuk ndodhen jashtė nė rrugė, ata
    kujdesen qė tė qėndrojnė brenda, me
    fytyra tė ēmendura qė ulen tė vetmuar pėrpara televizorit,
    duke jetuar njė jetė tė konservuar, me njė tė qeshur tė gjymtuar.

    lagja e tyre ideale
    me makina tė parkuara
    e pak livadh tė gjelbėr
    me shtėpi tė vogla
    dyert e vogla qė hapen dhe mbyllen
    gjatė gjithė pushimeve.
    dyert mbyllen
    para vdekjes qė vdes ngadalė
    pas tė vdekurve tė cilėt janė ende gjallė.
    nė lagjen tėnde tė qetė mesatare
    me rrugėt dredha-dredha tė mbushura
    me agoni
    me konfuzion
    me horror
    me frikė
    e injorancė.

    njė qen qėndron prapa njė gardhi.

    njė njeri i heshtur nė dritare


    Pėrshendetje si je?: Charles Bukowski
    Pėrktheu nė Shqip:
    Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi
    She's the morphine queen of my vaccine.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Poetry in Motion
    Nga MisCongeniality nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 21:31
  2. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  3. Charles Bukowski (1920-1994)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 10:24
  4. Poezi nga Charles Bukowski
    Nga Postmodern nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2003, 22:03

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •