Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Cili prej jush do te kish deshire te behej perfekt?
    E dini se cfare eshte perfeksioni?
    E dini se cila eshte rruga per tu bere perfekt?


    Albo

    Utopi......

    Dito

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up Bukur!

    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Perfeksioni ėshtė njė ideal dhe si i tillė ne qėndrojmė gjithmonė kėndej atij. Perfeksioni arrihet duke vrapuar pas tij duke patur nė mendje qė ai ėshtė i paarritshėm... pra kur vrapon psh pėr tė kapur horizontin i cili tė largohet gjithnjė e me shumė me afrimin drejt tij...

    Shkurt, perfeksioni arrihet duke mos folur pėr tė.
    Nuk po di ēfare t'i shtoj ketyre qe ke thene Highlander...

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Utopi......

    Dito
    Pajtohem me kete mendim
    Dito
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E dini se sa keq ndihet nje prostitute ne pranine e nje virgjereshe? Jo se virgjeresha i ben ndonje gje te keqe, por vete fakti se ajo ekziston dhe qendron para syve te saj, e ben prostituten te shohi llumin ne te cilin ajo eshte zhytyr, ate pasterti shpirterore te asaj virgjereshes, qe dikur e kish, e tashme e ka humbur.

    E dini se cfare e qeteson sadopak mendjen e nje prostitute? Mendimi se te gjitha femrat e kesaj bote jane prostituta si ajo. Kjo eshte arsyeja perse njerezit i zene me gurre profetet e tyre, kryqezojne Zotin dhe vrasin e presin koken e shenjtoreve te tyre.

    E dini se pse ndiheni me mire te shkruani se perfeksioni nuk ekziston, apo eshte absolut, apo eshte i paarritshem, apo eshte tabu...? Sepse kur nuk je ne gjendje ta arrish dot vete pasi je skllav i nje bote jo perfekte, ngushellimi i vetem i zemres eshte se askush tjeter nuk eshte perfekt por te gjithe jane jo-perfekte si une.

    E dini se pse Papa Gjon Pali i II shpalli me shume shenjtore se cdo Pape tjeter ne historine e Vatikanit ne qendrimin e tij si Papa i Romes? Pasi sipas fjaleve te tij, ne kohet qe jetojme me shume se kurre kemi nevoje per shenjtore.

    Doni te mesoni se cfare eshte perfeksioni dhe si mund te beheni te tille? Mjafton te njiheni me jeten dhe vepren e shenjtoreve qe gjithe jeten e tyre mbi toke e jetuan me kembet ne toke por me koken ne qiell. Kur ta beni kete, do te kuptoni se cfare eshte perfeksioni dhe se si keta njerez arriten te jene perfekte. Nese i imitoni ju ata me jeten tuaj, ajo eshte ceshtje tjeter. Por te pakten do te keni deshmuar nje jete perfekte me syte e zemres tuaj.

    Albo

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    E dini se pse Papa Gjon Pali i II shpalli me shume shenjtore se cdo Pape tjeter ne historine e Vatikanit ne qendrimin e tij si Papa i Romes? Pasi sipas fjaleve te tij, ne kohet qe jetojme me shume se kurre kemi nevoje per shenjtore.
    O Albo vete togfjaleshi "shpalli shenjtore" tregon se sa vlere ka shenjteria e tyre. Shenjteria, nese kuptohet si perfeksion, nuk mund t'i jepet dikujt si cilesi e aq me teper nga nje person qe eshte vete jo i shenjte dhe joperfekt. Sado qe PAPA ishte nje njeri i madh, kishte bere vepra te mira, kishte ndihmuar per paqen ne bote, kish dhene mesazhe njerezore etj., ai ishte nje njeri dhe "shenjteria" qe ai kishte nuk ishte nje cilesi absolute por nje titull.

    Nuk kam qellim te flas kundra fese se krishtere ketu. E njejta situate eshte edhe tek muslimanet. Ka shume njerez qe mbahen si shenjtore, si njerez qe kane lidhje te veēanta me Zotin dhe qe ndiqen hap pas hapi a thua se ēdo gje qe thone eshte nje mesazh direkt nga Zoti.
    Shenjteria mund te jepet vetem nga Zoti dhe vetem Ai mund ta dije se sa i paster dhe sa perfekt eshte nje njeri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 16-05-2005 mė 08:18 Arsyeja: gabime drejteshkrimi

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Profesori ne fakultet(dega e kriminalistikes)e ka pyet studentin se a ka vrasje te persosur dhe studenti eshte pergjigje se nuk ka vrasje te persosur sepse nuk ka njeri te persosur dhe kjo ka qene pergjigja e sakte.
    Pra perfekt nuk ka.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

  7. #17
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Nuk e kuptoj perse temes i jepen konture fetare kur eshte hapur (normalisht) per t'u trajtuar nga nje pikpamje filozofike.

    Njeriu si qenie nuk eshte perfekt. As "virgjeresha", as "shenjtori" i shpallur (duket qarte ironia e kesaj), madje as Papa (sado miredashese te jene qellimet dhe veprat e tij). Ne katrore kaq te vegjel u shihka perfeksioni?- virgjeria, "pastertia", lidhja e ngushte me zotin etj etj qenkan te mjaftueshme per t'u cilesuar "perfekt"?

    Nga kush jane vendosur keto "standarte" per perfeksionin? Nga njerezit. Dhe njerezit (sado afer zotit) jane mekatare (te prirur per mekate)- pa perjashtim.

    Perfeksioni si fjale ne fjalor eshte i perkufizuar po nga njerezit. Ashtu sic perkufizohet edhe paarritshmeria, shpirti, etj, pra eshte thjesht nje ideal, nje nocion i perpikeluar nga njerezit (ne perpjekje te permiresimit). Dhe si i tille nuk ka permasa apo korniza reale. Si 1/n qe me cdo numer natural ne rritje i afrohet 0-s por kurre nuk e arrin limitin, edhe pse duket sikur gati e prek.

    Kesaj nuk i levizet asnje pike/presje:

    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Ne nje bote jo perfekte.....................
    Perfektesia eshte imagjinare.........,kurse njerzit perfekte jane "iluzione sirtaresh te humbura",per te mos e thene me troc,nuk ekzistojne,ne kuptimin e plote,perfekt dhe universal te fjales.
    Edhe nqs ka nje rruge drejt perfeksionit (le te supozojme...), ajo nuk eshte nepermjet imitimit (te te ashtu-shpallurve shenjtore).

    Mendimi im ky.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 18-05-2005 mė 18:28

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    E dini se cfare e qeteson sadopak mendjen e nje prostitute?

    Mendimi se te gjitha femrat e kesaj bote jane prostituta si ajo.

    Kjo eshte arsyeja perse njerezit i zene me gurre profetet e tyre, kryqezojne Zotin dhe vrasin e presin koken e shenjtoreve te tyre.
    Albo



    ajo puna e prostitutes -sipas teje-jep pergjigjen e pyetjes pse prosituta (only assuming) ndihet normale, jo e "qete"

    perfeksioni ekziston ne mendje, vetem, ne mendje ..dhe po, kur adhuron dike/dicka (perfshi ty ALbo qe adhuron Zotin) i mendon perfekte gjerat ..

    deri ne momentin kur zgjohesh/merr me shume informacion/ijep lirine vetes te shofesh nga nje tjeter kendveshtrim
    TBD

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Larsus


    ajo puna e prostitutes -sipas teje-jep pergjigjen e pyetjes pse prosituta (only assuming) ndihet normale, jo e "qete"

    perfeksioni ekziston ne mendje, vetem, ne mendje ..dhe po, kur adhuron dike/dicka (perfshi ty ALbo qe adhuron Zotin) i mendon perfekte gjerat ..

    deri ne momentin kur zgjohesh/merr me shume informacion/ijep lirine vetes te shofesh nga nje tjeter kendveshtrim
    Plotesisht dakord me ty,

    ke seriozitet serioz kur flet per tema serioze...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e kuptoj perse temes i jepen konture fetare kur eshte hapur (normalisht) per t'u trajtuar nga nje pikpamje filozofike.
    Lexoi edhe njehere pergjigjet ne kete teme. Ku e shikon diskutimin ne te? 90% e pergjigjeve nuk e njohin perfeksionin dhe as nuk duan te pranojne qofte edhe mendimin se ekziston ne rradhet e 6 miliard njerezve nje njeri perfekt. A mundet dikush te diskutoje me dike ne lidhje me perfeksionin, kur ai personi tjeter nuk e ka idene se cfare eshte perfeksioni, nuk e njeh, dhe detyrimisht perfor fjale si "absolute", "utopi", "s'ekziston', "iluzion"....

    Arsyeja perse une futa shenjtoret ne diskutim (shenjtor = njeri i shenjte dhe shenjteria = perfeksion), pasi keta jane te vetmit njerez qe une njoh qe kerkojne perfeksionin, ate perfeksionin e "paarritshem", dhe jo ate perfeksionin qe shitet me leke neper sallone, ekrane televizoresh, radio, revista apo pallate lluksoze.

    Ku e shikoni apo kerkoni perfeksionin ne jeten tuaj?

    Albo

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arrihet marrėveshja Bruksel – Beograd pėr sistemimin e EULEX-it nė Kosovė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 09:06
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 15:56
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:38
  5. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •