Besimet fetare në këndvështrimin e De Crescenzo-s
Pjesë nga libri "Historia e Filozofisë Mesjetare"
S hpeshherë më linte dyshimi: "A mund të konsiderohet feja si filozofi"? dhe i përgjigjesha vetes: " Po , feja është patjetër një filozofi, veçanërisht sepse mbart me vete zgjidhjen për jetën."Besimet kanë qënë gjithmonë të shumta, mbase të tepërta. Siç duket mbulojnë një nevojë natyrore të shpirtit njerëzor. Të parat që më vinë ndër mend, ndoshta sepse janë më të afërta me vendet ku kam jetuar, janë ebraizmi, krishtërimi dhe islamizmi. Vinë më pas sipas rradhës konfuciaizmi, induizmi dhe budizmi, dhe për të mbaruar disa dhjetëra besimesh më të vogla, por jo për këtë më pak të zellshme. Pastaj, çdo fe pretendon besnikëri absolute nga pjesmarrësit, jo rastësisht të quajtur "besimtarë". I vetmi përjashtim: paganizmi, që për mua është shumë i dashur, ka qënë më toleranti se të gjithë kredot besimtare.
Mojsiu
Thoshte Pascal-i: "I gjithë trishtimi i botës varet nga fakti që asnjeri nuk dëshiron të qëndrojë në shtëpi të vet". ( Pens.num.354 ), dhe nëqoftëse pati një nuk i kushtoi rëndësi kësaj, ishte vetëm Mojsiu, kur në shekullin e XIII p.e.s vendosi të braktisë tokën e tij të lindjes për të shkuar në tokën fqinje të Arabisë Saudite. Ai që nga lindja kishte patur probleme jo të vogla. Faraoni Ramsete II, për të frenuar popullsinë që rritej sa hap e mbyll sytë, një ditë të bukur urdhëroi vdekjen e të gjithë meshkujve, dhe mamaja e Mojsiut, për ta shpëtuar e vuri në një kosh kashte dhe e hodhi në lumin Nil. Por, sic ndodh gjithmonë në këto braktisje tragjike, vogëlushi nuk vdes dhe "shpëtohet nga ujërat" nga vetë vajza e faraonit. Por, më të arritur moshën madhore, grindet me autoritetet lokale dhe mendon të transferohet së bashku me të gjithë bashkombësit e tij jashtë kufinjve të Egjiptit. Pas kësaj, me të kaluar Detin e Kuq (që hapet para tij dhe mbyllet para egjyptianëve) mbërrin në Arabine Saudite, ku martohet me një vendase, Zipora, nga e cila ka dy djem, Gherson dhe Eliezer. Këtu më në fund zbulon për ekzistencën e Jahveut. Dhe kjo nuk mjafton: disa shekuj më pas, një nga dishepujt e tij të panumërt, Davide, perfeksionoi eksodin duke zgjedhur Jeruzalemin si kryeqytet të mbretërisë së Izraelit. Mos ta kishte bërë kurrë!! Akoma sot palestinezët dhe izraelitët vriten mes tyre një ditë po e një ditë jo. Shpresoj që respektivët Allah e Jahve ti dhurojnë atyre një suplement inteligjence!
Jezus
E fillojmë duke thënë se Krisht nuk është një mbiemër, por një mënyrë të thirruri. Në epokën për të cilën flasim, mbiemrat nuk ishin shpikur akoma. Kur vërtet duhej evidentuar një person, përmendej vendi ku ai kishte lindur ose emri i të atit, si psh. shën Paolo quhej Paolo i Tarsos, mbreti Dagoberto kaloi në histori si Dagoberto i Klotarios. Kurse, Krisht ishte vetëm një mënyrë të thirruri që do të thoshte "i përlyer" dmth i shenjtëruar nga Zoti. Ku lindi tashmë e dinë të gjithë. Lindi në Betlem, në një shpellë, më pak se dy milje larg nga Jeruzalemi. Në fillim u ngroh nga fryma e një kau dhe një gomari. Nga Ungjijtë nuk u mësua asnjëherë në ishte brun, bjond, i gjatë, i shkurtër, me mjekër ose jo. Çdonjeri e ka imagjinuar siç i shkonte më për shtat, dmth bjond, me mjekër dhe me sy bojëqielli. Dy kanë qenë veprimtaritë e tij kryesore: të përhapte Fjalën ????? dhe të ndihmonte ata që kishin nevojë. Të rradhisim tani të gjithe të verbërit, të shurdhëtit, sakatët, memecët dhe lebrozët që Jezusi ka shëruar gjatë gjithë jetës së tij do të ishte e gjatë dhe ndoshta e pamundur. Bënte mrekulli çdo ditë, edhe të shtunën, duke thyer kështu një nga normat e Mojsiut: ? Kush punon të shtunën do të dënohet me vdekje?. Dhe duke bërë kështu arriti të kishte kundër të gjithë autoritetet fetare të zonës. Pastaj, gjithmonë e më shumë i pavetëdijshëm për rrezikun, filloi të ngjallte të vdekurit. I tha Lazrit: "Ngrihu dhe ec" dhe ky i fundit më të vërtetë u ngrit. "Kur është e tepërt, është e tepërt!" thirri kryeprifti Caifa dhe bëri të mundur që Sinedrio (parlamenti i Galileas që kishte fuqi gjyqësore) ta dënonte me vdekje. Ponc Pilati, guvernatori romak i Judesë, siç është e njohur, hoqi dorë dhe Jezusi u kryqëzua në Golgotha , një kodër afër Jeruzalemit, së bashku me dy të panjohur.
Tani, që krishtërimi është një fe monoteiste nuk ka më dyshim, e megjithatë një lloj forme e ngjashme me paganizmin, qëndron akoma në shpirtin popullor. Dhe si në periudhën romake, Marte, Minerva dhe Venere ishin pergjegjësit kryesorë të luftës, të kulturës dhe të dashurisë, ashtu edhe sot në Napoli, shënjëtorja Luçia është mbrojtësja e shikimit, shën Krispino i këpucarëve, shën Macario i pasticierëve dhe shën Pascuale Baylone i grave. Midis shenjëtorëve të paganizmit, ia vlen të përmendet roli i Makaonit, mbrojtësit të radiologëve. Kur lindi, babai i tij Asklepi i kërkoi Zeus-it një dhuratë speciale për djalin e tij të parë dhe mbreti i Olimpit i dha mundësinë për të parë në brendësi të trupit njerëzor pa qënë i detyruar që ta hapte. Që të gjithë ato që shkojnë të bëjnë një radiografi ti jenë përgjithmonë mirënjohës.
Muhameti
I treti sipas rradhës së kohës është Muhamedi. Lindi në Mekë rreth vitit 570. Në atë epokë në Lindjen e Mesme mbretëronte Erakli I, një despot që, përveç dëshirës për të komanduar me shkop magjik të gjithë vartësit e tij, pretendonte të ishte i adhuruar si Zoti në tokë. Midis të tjerash, arriti të rikuperonte Kryqin e vërtetë, atë mbi të cilin ishte kryqëzuar Jezusi, që në atë kohë ishte marre nga Persianët, për ta risjellë në Jeruzalem si trofe lufte. Përsa i përket fesë, Erakli kishte një preferencë të lehtë për paganizmin. Thuhet se në atë kohë shenjtëritë e ngritura nga populli, duke përfshirë këtu ato pagane, arabe e tribale, kishin qënë rreth 360.
Por, Muhamedit gjithë këto zotë nuk i pëlqenin. Ai donte një të vetëm dhe të fortë dhe kështu ideoi Allahun, Zotin e musulmanëve. Sigurisht që nuk e kishte menduar asnjëherë që doktrina e tij do të propagandohej pothuajse në gjysmën e botës. Dhe në fakt, në harkun e pak viteve, nga Lindja e Mesme në Afrikën veriore, në Spanjë, në Sicili dhe në Lindjen e Largme, islamizmi u përhap me shpejtësi.
Në vitin 622, kur kishte mbushur pesëdhjetë vjeç, Muhamedi vendosi të transferohej së bashku me disa miq të tij në Medinë. Dhe këtu, sipas tij, Allahu do ti diktonte, nga Zoti te njeriu, fjalë për fjalë, të gjithë Kuranin. Asnjë libër nuk kishte patur me sukses se Kurani!
Ka të ngjarë që kjo përhapje ti kushtohej thjeshtësisë së tekstit. Jo se në atë kohë e kishin lexuar (nuk gjendej asnjeri që të dinte të lexonte), por dëgjuar po, dhe thjeshtësia e koncepteve bëri qe Kurani të masivizohej dhe të perhapej.
Përktheu: Ardita PELINKU
Mesjete.
Mesjeta qe një periudhë me shkallë shumë të lartë besimi fetar. Tre fetë e mëdha monoteiste, secila me profetin e saj (Mose, Jezus e Muhamet) dhe me tekstin e shenjtë (Bibla hebraike në 36 libra, Bibla e krishterë në 73 libra dhe Kurani në një libër të vetëm), kushtëzuan deri në maksimun jetën e qënieve njerëzore. Ti ekzaminosh sot me një lloj distance, fetë nuk duken shumë të ndryshme njëra nga tjetra: të treja predikojnë dashurinë për tjetrin, besojnë në jetën e Përtejme dhe janë të bindura që jeta e vërtetë nuk është ajo që jetojmë sot, por e ardhmja. Më saktësisht, kanë qënë disa nga besimtarët e devotshëm të tyre, që duke e tepruar ndonjëherë, kalonin në anën e gabuar. Por duke përjashtuar fanatikët, duhet t'i jemi mirënjohjes Zotit, Jahveut ose Allahut, që jeta mesjetare arriti të kishte pak rregull. Në këtë pikë mendoj të ndalem shkurtimisht në tre fetë e mëdha dhe profetët e tyre përkatës.
Milosao.
Krijoni Kontakt