Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Romë, një shesh me emrin e Nënë Terezës

    Romë, një shesh me emrin e Nënë Terezës


    Shekulli

    Mënyra më e mirë për të vënë në vend fjalën e shkelur. Kështu e kanë shpjeguar qëllimin e emërtimit të një sheshi në Romë, me emrin e Nënë Terezës, organizatorët e një spektakli të madh për nder të shenjtores shqiptare. Për shkak të një përplasjeje aktivitetesh, music holl-i me emrin “Nënë Tereza e Kalkutës”, do të zhvendoset nga vendi i parashikuar. Spektakli në latinisht ishte programuar prej muajsh nga ana e organizatorëve, të zhvillohej në datën 19 qershor, në orën 21.30 në sheshin e quajtur “Piazza del Popolo” në Romë. Sipas gazetës “Il Messagero”, për zhvillimin e këtij aktiviteti ishte marrë leje edhe në komunë. Por ndodhi që në të njëjtën datë, në 19 qershor dhe në të njëjtën orë është vendosur të zhvillohet përurimi i monumentit kushtuar të rënëve në Nasiri dhe “Piazza del Popolo” do të bllokohet. Kështu që edhe spektakli për Nënë Terezën, duhet të zhvendoset. Me gjithë përpjekjet e organizatorëve nuk mund të bëhej asgjë. Në heshtje dhe kokulur, organizata, përfaqësues klerikë të Dioqezës Latine, nuk kanë bërë zë dhe janë transferuar bashkë me spektaklin në një shesh parkingu, pranë Pallatit Pegasol. Për shkak të kësaj përplasjeje, don Felice Accrocca, i dërguar i dioqezës, i ka bërë një thirrje komunës: “Le ta quajmë këtë shesh me emrin e shenjtores shqiptaro-indiane. Një mënyrë e mirë nga ana jonë për të vënë në vend fjalën e pambajtur”.




    10/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Kur maqedonet deshten me i dhurue Romes bustin e Nane Terezes tue e cilesue si bije te tyne, shqiptaret, qi u kujtuen se tash e mbrapa mund te krenoheshin me te maqedonet e jo ato, u cuen tue rrahe kambet e tue i thane italianeve:

    -Mos i leni. Mos na e hiqni nji mundesi per me shite mend.

    E gjithcka u vertetue se na nuk e cajme fort kryet, vecse na pelqen me kene mburracake. Mbas kaq kohesh kush e pa nji bust te sajin ne Shqipni?!

    Te presim ta kerkojne serbet a kinezet e mandej edhe na te kujtohena per ndonji jave.

  3. #3
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Nëna Tereze...

    Nëna Tereze përkatësinë kombëtare dhe Bustin e vet i ka lënë vet të kontestuesshme!Ajo asnjëherë nuk u deklarua në botë si shqiptare edhe pse ishte,sepse ishte e përcaktuar të jetë e të gjithëve,gjë që edhe u bë por jo edhe ashtu siq e dëshiruam ne shqiptarët!Pra ajo u bë Italiane,Irlandeze,Indiane... dhe e gjith botës... por jo vetëm shqiptare!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk rrini ju enveriste o adem pa gjet "klecka" edhe per Nen terezen..
    Vetem Nexhi me Enverin e Tosi me Xhoanen jan per ju ne rregull..
    Pse hyni ju qe aspironi Krimin e Barbarine ne Temen per Nen Terezen..
    Shkoni ku e kini vendin..

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Eshtrat e Nënë Terezës, kthim në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 18:02
  4. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •