Pasyrat e erosit mashkullor: Pse mendojne vetem per nje gje!
E Enjte, 28 Prill 2005
"Meshkujt? Mendojne vetem per nje gje!". Nje vend i zakonshem, i cili ne realitet fsheh nje rruge te pershkuar drejt nje jete te shendetshme seksuale. Te pakten keshtu pohojne studiuesit Sot gjithcka duket me e lehte. Jane femrat dhe te drejtat e tyre, jane meshkujt, te cilet nuk duhet te pyesin asnjehere (ose pothuajse), pasi turpi fals dhe sikleti femeror nuk ekziston me.

"Meshkujt? Mendojne vetem per nje gje!" Cila gjyshe, apo nene e formatit klasik, nuk ka dale me kete perfundim. Dhe kjo "gje e vetme", sigurisht e veshtire per tu permendur, ishte seksi. Dhe rreth ketij pohimi rrotullohej rregulli kryesor i jetes ne cift. Ishte ajo e ndarjes se femrave ne dy kategori: nga njera ane vajzat e mbara (grate), te cilat jepeshin per kenaqesine e burrit dhe per lindjen e pasardhesve. Nga ana tjeter vinin femrat e "kenaqesise mashkullore", te cilat ishin sipas zgjedhjes dashnoret, prostitutat, bashkejetuese, etj. Dy kategorite e femrave perfaqesojne te ashtuquajturat "pasqyra" te botes erotike mashkullore. Eshte qenia, natyra apo numri i femrave "te kenaqshme" qe variojne sipas periudhes historike. Si mbreti Salomone, i cili kishte shtateqind nuse dhe treqind vasheza, per te shplodhur trupin dhe shpirtin nga lodhjet, keshtu Enriku VII pati gashte gra (jo te gjitha se bashku) gjate ekzistences se tij. Ne Kinen antike ishte e perhapur, zyrtare dhe e desherueshme (pasi eshte shenje viriliteti) zakoni per te marre bashkejetuese te propozuara ndonjehere edhe nga grate, dhe sulltanet nuk kane nevoje per prezantime ne haremin e tyre.

Sot gjithcka duket me e lehte. Jane femrat dhe te drejtat e tyre, jane meshkujt, te cilet nuk duhet te pyesin asnjehere (ose pothuajse), pasi turpi fals dhe sikleti femeror nuk ekziston me. Jane magazinat e medha te seksit, fshatrat turistike ku duhet te behet kembimi i ciftit, perndryshe te vene para deres. Jane dhe te ashtuquajturat 'facilities', pra lehtesirat dhe mundesite, te cilave mund t'iu shtosh dhe instrumentin magjik, Rrjeti, i cili e ka kthyer virtualen, ne realen qe enderrojme gjithmone.

Gjithcka shfaqet me e lehte, nderkohe qe linjat e shumta e kane komplikuar dhe ngaterruar ceshtjen erotike dhe kane larguar meshkujt e femrat.

Sipas Jole Baldaro Verde dhe Roberto Todella, autore te librit te fundit "Pasqyrat e erosit mashkullor", meshkujt per ta shijuar teresisht kenaqesine e mbyllur ne eros, duhet te bejme nje rruge te gjate, e cila fillon nga periudha e fetusit-prehistoria e tyre individuale-per te mberritur deri ne moshen madhore. Ne kete rruge te zevendesosh disa etapa, te cilat tanime jane te mohuara nga ana kulturore, me nje rruge me te shkurter dhe te lehte e ben "lirine seksuale" dhe kenaqesine e erosit nje privilegj per pak njerez. Si te thuash, qe per ta shijuar plotesisht seksin, duhet te lodhesh paksa dhe te mos i kesh te gjitha ne pellembe te dores. Nje rregull i vjeter aq sa bota.

"Ne shoqerine perendimore bashkekohore ravijezohet gjithashtu- shton Baldaro- nje

realitet i ri: kerkimi i kenaqesise seksuale, prej kohesh lajtmotiv mashkullor, dhe tani e rimarre dhe nga femrat. Ne fakt ndryshimi i realizuar ne marredheniet e ciftit, duke spostuar berthamen e seksualitetit nga qellimi i shtimit te qenieve ne "cilesine e lidhjes", ka modifikuar rrenjesisht domethenien e te jetuarit cift.

Keshtu erosi, kuptohet si kenaqesi krijuese dhe qe ndahet nga te dy, sesa si nje pre e lehte e qe per me teper eshte bere dhe pjese konflikti mes vete ciftit".

Si nje qen qe kafshon bishtin. Kerkimi i kenaqesise, se lehte dhe qe e ke ne pellembe te dores, po krijon keqkuptime mes personave, te cilet duhet ta jetojne qetesisht. Dhe jo vetem keqkuptime, por edhe probleme reale e te renda. "Nga keto konflikte del nje seksualitet i pakenaqshem, madje ne disa raste i penalizuar dhe mos funksionime seksuale, te cilat mund te cojne me lehtesi ne heqjen dore nga intimiteti, duke e cuar marredhenien drejt ndarjes.

Sot, ne fakt ne nje bote kaq hedoniste mungesa e kenaqesise, asaj seksuale ne vecanti, e varferon ne menyre domethenese vete lidhjen dhe shpesh shenjon fundin e saj". Jo rastesisht edhe dora qe ka shkruar "Pasqyrat e erosit mashkullor' eshte mikse: e nje burri dhe e nje gruaje. Kjo ka bere te mundur nje vizion te dyfishte te botes te kenaqesise seksuale. "Ashtu si terapeutiste, ashtu dhe si burre e grua jemi gjendur duke analizuar dhe duke diskutuar tematika te reja e te vjetra te seksualitetit. Ndryshimet tona, si ne moshe ashtu dhe ne formim, e kane bere punen tone dinamike, por edhe konfliktuale. Une kam shkruar si femer, ai si mashkull dhe nga kjo ka lindur nje liber qe flet per "meshkujt", por qe iu drejtohet te dy sekseve".

Eshte e vertete, pohojne autoret, qe meshkujt mendojne per nje "gje te vetme", por pas ketij fiksimi fshihet nje udhetim i gjate e i veshtire i marrjes se seksualitetit, ai i shendetshem dhe natyral. Por nuk eshte gjithcka kaq e pavlere dhe banale dhe eshte e rrezikshme tendenca per ta thjeshtezuar shume seksin. Ai qe e ben do vetem ta tregetoje dhe te fitoje prej saj. Nuk mund te sintetizohen ne 30 vjet (jane te shumte ata te revolucionit seksual) ajo qe natyra ka ndertuar ne dhjete mije. Nese nje mashkull ka nje sjellje te caktuar erotike, ndoshta nuk eshte i vetedijshem, por vepron sipas nje kodi mijevjecar. "Ja-pohon terapeutisti- ne do te donim te shpjegonim

Meshkujve cfare ndervepron me ta dhe brenda tyre, duke i sjelle ne disa sjellje. Femrave, te cilat pergjate historise kane kaluar nga objekt ne subjekt te kenaqesise erosi mashkullor eshte evolucioni i saj". Ne cdo rast, tek mashkulli shtysa per kenaqesine erotike eshte antike dhe e fuqishme.

Eshte gjithnje e njejta. "Jane tre tipe. Biologjike dhe lind nga nevoja per te riprodhuar genet. Psikologjike, e merr origjinen nga nevoja per dashuri te lidhur me kenaqesine e nje lidhjeje te sigurte. Kulturore dhe perfaqeson produktin e patriarkut. Ambicia me e madhe e meshkujve moderne eshte te ti bashkojne te gjitha keto ne nje pasqyre te vetme, pra ne nje femer te vetme". Nje detyre e veshtire, nese shihet dhe komercializimi qe i ben seksit dhe media. "Gjithnje e me shume cifte na drejtohen ne, pasi nuk arrijne te marrin, ate qe ju duket se kane ne pellembe te dores, sipas kultures aktuale: perputhja perfekte seksuale. Por nuk kuptojne se kjo perputhje nuk eshte dhe aq e lehte per tu arritur, pasi shpesh ajo ofrohet si nje objekt i thjeshte konsumi". Cila eshte zgjidhja? "Ndoshta nje bote te ngjashme me ate te kafsheve, ne te cilen, pas perfundimit te aktit seksual, meshkujt dhe femrat ndahen per te ecur ne rruge te ndryshme. Por do te mbetej problemi i rritjes se vogelusheve". Apo nje zgjedhje tjeter, sic thote dhe nje proverb i vjeter kinez, i nje partneri me te cilin te ndertosh nje marredhenie te mire verbale. Duke pare qe ne nje fare moshe nuk mund te besh gje tjeter.

Erosi i pamundur si kerkimi i Gralit
E Enjte, 28 Prill 2005
"Mendoni se Petrarka do ta kishte kaluar jeten duke shkruar sonete, nese e adhuruara e tij Laura do te ishte martuar me te? Ne menyre te pavetedijshme te vjen ne mendje kjo pyetje themelore mbi efektin (pothuajse gjithnje) narkotik qe rutina martesore ka mbi erotizmin dhe mbi deshiren, duke lexuar kapitullin mbi "Te dashurat" e nje libri pa tabu, i cili sapo ka dale ne librarite europiane: "Pasqyrat e erosit mahskullor" i Jole Baldaro Verde dhe Roberto Todella. Ajo dekane e seksologjise italiane, shume inteligjente dhe shume e hedhur (tre diploma, nga te cilat nje per mjekesi); ai, gjinekolog me nje formim te forte mbi seksologjine. Te dy te apasionuar pas letersise dhe kinemase, pervecse psikologjise, ripershkojne boten e erotizmit mashkullor bashkekohor me shtyrje te vazhdueshme ndaj letersise dhe mitologjise, por edhe ndaj pasqyres kaleidoskopike qe eshte kinemaja. Per lexuesin madhor, eshte nje rast i kendshem per ti bere vetes se kush eshte nga pikepamja seksuale. Eshte dhe nje udhetim per te ripershkuar edukaten sentimentale, duke levizur mes kujtimeve te evokuara, joshjeve pak a shume te kenaqshme, solide, apo te paqarta, siguri, kuriozitete te pashprehura dhe keqardhje te lehta. Ndersa per lexueset femra, eshte nje rast kurioz per te kuptuar me mire ndryshimin dhe kompleksitetin e erotizmin mashkullor, duke pare qe pasyrat e erotizmit mashkullor jane mbi te gjitha, por jo vetem, femrat. Gjuha eshte ajo e bashkebisedimit, reflektimi vendoset me delikatese madje dhe citimet autoritare shfaqen me rrjedhshmerine e nje bisede lehtesisht te desherueshme. Erosi, thone autoret eshte biri i deshires, zerat e se ciles jane endrra, distanca, fantazia dhe pritja. E dashura duket se misheron figuren femerore ideale per te perfshire hedhjen seksuale dhe endrren dashurore, ne te cilen mund te gjesh eros dhe dashuri: nje enderr kaq perfekte saqe shpesh con ne prishjen e lidhjeve per te ndjekur driten e re...nje drite e destinuar edhe ajo per te ndricuar nje skene shtepiake, ku spikat jeta e perditshme dhe rutina. E dashura pra nuk ripropozon rolet tradicionale mashkullore, por i afron cdo mashkulli, ndryshe nga prostitutat, nje kenaqesi te vecante: ndarja e pasionit dhe dashurise. Ne kete prespektive e dashura perfaqeson nje pasqyre ideale te erosit. E dashura vihet pra mes dy figurave te institucionalizuara, gruaja dhe prostituta, ne nje menyre, respektivisht, formale dhe jo formale. Dhe nese e dashura, ne shekuj ka qene nje pasqyre kostante e mashkullit, eshte nje ai apo nje trans? Edhe ketu kemi nje shumefishmi te arsyeve. Parajsa e humbur e cifteve te dashuruara, qe thyhet ne shkembinjte e se perditshmes, behet serish e besueshme ne hapesiren e trasgresionit, apo me thellesisht. Po atehere cfare eshte ky liber, nje elozh ndaj tradhetise? Jo: pershkruan dhe perpiqet ti jape nje shpjegim dhe nje kuptim botes manjetike te deshirave, te pulsioneve dhe te erosit, i cili per nga vete percaktimi nuk pelqen as stabilitetin e as parashikueshmerine. Nje fakt qe mund te na beje te na vije keq, per vete faktin se perpiqemi qe ta kontrollojme dhe ta mohojme, por kush eshte aty, me forcen e tij kercenuese, vecanerisht tek meshkujt, te cilet edhe biologjikisht kane nje pulsion erotik me te forte. Aparenca e nje lirie erotike eshte plotesuese per te gjithe dhe ne shume menyra ravijezon jeten tone publike dhe private. Por erosi, sic pohojne autoret nuk eshte aspak gjahu i rradhes: jo me shume ndryshime nga e kaluara, mbetet nje privilegj per pak njerez. Per mijevjecare te tere ka qene "prone" vetem e meshkujve, nderkohe qe sot edhe femra kerkon me vendosmeri dhe kuriozitet lumturine e saj seksuale. Cifti ne kete menyre gjenden ne perballjen e rrugeve te reja, me ekzaltuese, por edhe me te veshtira. Fale pavaresise ekonomike dhe profesionale, femra ne cift nuk kerkon me si ne te kaluaren "faktoret e stabilitetit", socio-ekonomike, fetare dhe me status. Do te donte te zgjaste "faktoret e lumturise", te cilet kishin kontribuar qe ta lindnin: intimiteti, pasioni dhe projektet, sic thoshte dhe Sternberg, nje nga studiuesit me te medhenj mbi dinamikat e cifteve te qendrueshme. Dhe pasqyrat e erosit mashkullor, femra, meshkuj apo trans si fragmente xhami te ndricuara nga nje rreze dielli, e bejne kerkimin me te qendrueshem, ne te cilin Erosi duket nje sfide e pamundur, ashtu si dhe kerkimi i Gralit.

Marre nga Korrieri