Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Question Aksesi universal në dijen njerëzore

    Nuk e di sa prej jush (qe jetojne ne Amerike) e kane pare emisjonin qe u transmetua te henen direkt ne C-SPAN.
    Bente fjale mbi ecurine e nje superprojekti qe ka per qellim te krijoje nje librari gjigande digitale ne te cilen synohet te permblidhet e gjithe dija njerezore. Pra te kete kopje digitale te cdo libri, dokumenti, filmi ... qe mendohet se ka vlera dhe cdo person nga cdo vend i botes te kete akses te barabarte ne te prej kudo qe te ndodhet.

    Ceshtja e vlerave eshte ende ne diskutim e siper nga sipermarresit e ketij projekti.
    Gjithashtu nje problem tjeter me te cilin mendojne se do te perballen eshte edhe perfshirja e elementeve te ndryshme kulturore dhe tradicionale.
    (i cili eshte i lidhur me te parin)

    Me beri pershtypje fakti qe dy-tre prej atyre qe folen mbi projektin ne konferencen per shtyp ne fjale perdoren te njejten shprehje: "Cfare ka per te mos pelqyer?" (What's not to like).
    Me aq sa u tha qellimi eshte qe te krijohet nje Biblioteke si ajo e famshmja e Aleksandrise (e lashta qe u dogj), por jo aq e brishte si dhe qe cdokush mund te marre informacion prej saj pa qene nevoja te shkoje deri ne Aleksandri.

    C'ndikim mendoni se do te kete realizimi i ketij projekti?
    Me cfare veshtiresish mendoni se do te perballet realisht ky projekt virtual?

    Mund te shtoni pyetje te tjera sa te doni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 14-12-2004 më 18:00
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  2. #2
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Ideja e bibliotekes eshte shume interesante dhe ndikimi i saj mund te shihet nga disa kendveshtrime.

    Nga kendveshtrimi i perdoruesve do jete fantastike sepse do mund te kene ne shtepine e tyre nje larmishmeri librash qe mund te shfletojne. Me merr mendja qe do kete nje pagese kundrejt perdorimit te ketij servisi per te kompesuar disi punen qe ka shkuar per ta vene ne perdorim.

    Megjithate, besoj se do kete shume probleme nga ana e informatikes sepse besoj se do krijohet nje database shume e madhe dhe mund te kete shume crashes.

    Gjithashtu, duhet te mendojme dhe per te drejten e autorit dhe te ardhmen e librit ashtu sic e njohim ne sot, ne leter. Cdo menojne shtepite botuese per kete zhvillim?

    Shume probleme dhe shume te mira. Une nuk e kam degjuar kete lajm, megjithate personalisht e mirepres.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    A behet fjale per projektin qe ka ndermend te realizoje Google apo per diçka tjeter?

  4. #4
    Nuk jam i sigurt nese dhe Google do te kontriboje ne te por le te mbahemi pas konceptit qe e gjithe dija e njerezimit do te permblidhet ne nje apo disa databse gjigande prej qindra e ndoshta mijra terabytes dhe qe cdo person, nga cdo vend i botes, do te kete mundesi te barabarta ta shfrytezoje ate. Dmth pretendohet qe edhe dikush ne nje vend te botes se trete do te kete akses qe prej shtepise apo nje netkafeje ndaj cdo materjali ekistent.

    Nje problem mund te jete se ne te ardhmen ky projekt ka per te vendosur standarte pamundesisht te pakontestueshme. E kam fjalen per nje lloj institucionalizimi universal te dijes njerezore.
    Gjithashtu besoj se elektronizimi i librave do te kete dhe ndikim te jashtezakonshem mbi letersine artistike.
    Digitalizimi i librave ka per ti bere letersise ate qe fotografia i beri piktures.
    Po dijes, cfare ka per ti bere dijes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 15-12-2004 më 14:13
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  5. #5
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Behet fjale per te thjeshtuar gjerat, apo jo!?!?!
    dhe ne aspektin me te thjeshte dhe me fillestar me te cilin do perplaset mendja e cdokujt eshte tamam si eshte shprehur ai i projektit: "Cfare ska per te pelqyer!?!"

    shume pyetje, dyshime dhe ankesa do te shfaqen kryesisht pas fillimit te funksionimit te kesaj "Tera-Biblioteke"! pasi te perplasen me te ato vlera tradicionale qe kane perbere dhe perbejne shperndarjen letrare!

    Mendimi im, te pakten per momentin, eshte se konflikti kryesor do jete ne perplasjen e interesave financiare te shtepive botuese, dhe kesaj kompanie qe ka vendosur te hedhe ne praktike kete projekt.
    Pastaj eshte edhe dicka tjeter.....qe do duhet nje pune shume e madhe per te mbledhur kete "dije njerzore" mijeravjecare, dhe nje pune po aq e madhe, per ta mbajtur up-to-date, dmth per ta aktualizuar.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Pastaj eshte edhe dicka tjeter.....qe do duhet nje pune shume e madhe per te mbledhur kete "dije njerzore" mijeravjecare, dhe nje pune po aq e madhe, per ta mbajtur up-to-date, dmth per ta aktualizuar.
    Kjo do te thote qe do hapen vende te reja pune.



    Mendoj se nuk ehste nje ide perfekte. Personalisht ndjej njefare dyshimi ne lidhje me suksesin e ketij projekti.
    Ndoshta do u lehtesohet puna shume kerkuesve por njerezit do behen me dembela. Gjithsesi çdo gje do e tregoje koha.

  7. #7
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Kjo do te thote qe do hapen vende te reja pune
    .
    Ndoshta...ama, le te fillojme nga pyetjet:
    1)-sa te tilla super-biblioteka do egzistojne ne toke???
    2)-ku do ta kete/kene qendren?
    3)-Nga kush do drejtohet/n?
    4)-Kush do vendose nese nje liber/botim ben(do beje) apo jo pjese ne lemin e dijes njerezore?

    ja, nje pohim u hodh, dhe menjehere mu mbush mendja me pyetje. te cilat, ne fund te fundit nuk me sjellin ndonje perfundim te mire.
    po sikur te ishte vetem nje menyre per te centralizuar letersine, artin e shkruar, botimet, revistat, gazetat, ....dhe si rrjedhim.........lirine e shtypit, ate te te shprehurit,.....dhe ne nje te ardhme te perparuar tekologjikisht, edhe lirine e mendimit!!!!

    e cuditshme, por edhe te shkon mendja per te tilla gjera!

    eshte shume koncept i gjere per tu analizuar, sepse do dalin aq shume KUSH, KU, SA, SI dhe PSE nga prapa, sa nuk ja vlen as te flasesh per te!

    nje menyre e kesaj permbledhje, ose me mire SHARING (shperndarje) te informacionit, dijeve, kultures shume shekullore, i cili ne kohet tona ka shkuar shume me larg sec mund te mendonin shpikesit e tij ne sherbimet amerikane eshte INTERNETI, dhe e ben punen e tij mjaft mire. sepse ne fund te fundit, ky eshte koncepti per dijen njerzore: NUK MUND TI VESH KUFI, NUK MUND TA PERGJITHESOSH, sepse nuk eshte prone e askujt, dhe te gjithe kontribuojne ne perhapjen, zgjerimin, trashegimin e saj neper breza!

    Ajo qe keta njerez po mundohen te bejne eshte thjeshte komerciale, te krijojne nje enciklopedi, ndoshta me te plote se te tjerat qe kemi pare deri tani!!!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  8. #8
    Nuk eshte kompani e as enciklopedi.
    Librat e digitalizuar deri tash jane prone e Librarise se Kongresit Amerikan dhe asaj aktuale ne Aleksandri - Egjipt.
    Ju po kapeni pas detajeve duke lene pas dore konceptin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 15-12-2004 më 15:08
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  9. #9
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ja pra, pikerisht eshte fjala PRONE qe me ben te mendoj ashtu, plus qe kjo drejtohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Kam friken se njerezit kohet e fundit jane bere teper pertace ne lexim, ne krahasim me kohen e Alexandrise, kur nese kishe nje liber ne shtepi do te thoshte se ishe teper i kulturuar dhe teper i pasur. Nese keta libra qe mblidhen do te ktheheshin ne filma.. ndoshta do te ishim me te sigurte per rezultatin..

    Per shkakun qe thashe me lart, besoj se ky projet nuk do te kete ndonje influence te cuditshme ne kulturen mbareboterore.. Qe nje Afgan te lexoje nje liber, se pari duhet te dije mjaftueshem gjuhen ne te cilen eshte shkruar libri.. E kjo per mua perben kulture ne vetvete.


    krejt miqesisht,
    huggos
    `
    P.S. Jasu re Koli..
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rruga e hapur e islamit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 09:32
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Rruga e hapur e islamit
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •