
Postuar më parë nga
liveintwoplaces
Në radhë të parë dua të them se në Anglisht fjalët përkatëse janë mister/sir dhe Lord, jo God siç ti Ademur e ke thënë. Megjithatë ke të drejtë, në shumë gjuhë të huaja këto dy fjalë janë të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë se ne jemi gabim, përkundrazi jemi ne që e kemi më të saktë se ata. Ti solle disa shembuj të gjuhëve të ndryshme, por nuk solle si shëmbull gjuhën Greke me të cilën është shkruar edhe një pjesë e Biblës.
Grekët përdorin të njëjtën fjalë edhe për njeriun edhe për Perëndinë (God), ata përdorin fjalën "Kirios". Por çfarë kuptimi ka fjala Kirios (Zot)? Kjo fjalë, ashtu siç mund ta kuptoni edhe ju nga fjala Shqipe do të thotë se personi të cilit dikush i drejtohet me këtë fjalë tregon se ai person zotëron gjithçka. Me sa di unë, në kohët e lashta skllevërit u drejtohetshin në këtë mënyrë pronarëve të tyre pasi ata ishin të zotërt e tyre dhe mund të bënin gjithçka me ta. Pronarët kishin akoma të drejtën t'i vrisnin skllevërit e tyre. Në këtë sens pra, pronarët ishin zotërit e tyre.
Kjo është arsyeja që Perëndinë e quajmë Zot, pasi Ai ka në dorë jetën tonë dhe zotëron gjithçka. Por lind pyejta, përse ne sot u drejtohemi njerëzve me fjalën zot? Unë mendoj se në ditët e sotme kjo bëhet në shenjë respekti ndaj personave të cilëve u flasim. Me këtë fjalë ne u tregojmë atyre se ne i konsiderojmë ata më lart se veten tonë. Sigurisht që në Shqipëri Enveri e ndërroi këtë fjalë me atë "shok". Për mendimin tim ky ishte një gabim shumë i madh për dy arsye: 1) Me këtë ndërrim ai tentoi të ndryshojë diçka që ishte e rrënjosur thellë në historinë e njerëzimit në përgjithësi dhe atë të të shqiptarëve në veçanti. 2) Fjala shok ka një kuptim më intim, pra kështu i drejtohesh vetëm dikujt që e njeh mirë dhe e ke me të vërtetë shok. Me çtë drejtë mund të quaja shok dikë që nuk e njihja?
Kështu pra, unë mendoj se fjala zot dhe Zot kanë të njëjtin kuptim. Në rastin e parë e përdorim për të treguar respekt dhe në të dytin për të treguar se Perëndia është me të vërtetë Zoti ynë, pra zotëron gjithçka në jetën tonë.
Megjithatë, qëndron një ngatërresë kur ne përdorim fjalën Zot duke pasur në mënd Krijuesin, Perëndinë.
Ndryshimi kryesor midis fjalës Perëndi dhe Zot, pra God dhe Lord, Dio dhe Sinjor (le të mos harrojmë se edhe Italianët i drejtohen Perëndisë me fjalën Sinjor) apo Theos dhe Kirios, është se kur njerëzit duan të flasin në përgjithësi për Zotin, ata përdorin fjalën Perëndi, God, Theos etj., por kur njerëzit kanë një mardhënje më intime me Perëndinë, pra kur ata e ndjejnë se Perëndia me të vërtetë zotëron jetën e tyre, ata e përdorin më shumë fjalën Zot, Lord apo Kirios.
Pikërisht këtu është pika ku ne Shqiptarët ngatërrohemi. Ne përdorim fjalën Zot duke pasur në mënd fjalën God. Por God përkthehet Perëndi dhe jo Zot. Unë mendoj se do ishte mirë që ne Shqiptarët të mësojmë të përdorim fjalën Perëndi në vënd të fjalës Zot. Kështu nuk do të ngatërrohemi më pasi do kemi dy fjalë të ndryshme zot kur i drejtohemi njeriut dhe Perëndi kur flasim për "Zotin" (në fakt këtu duhet të përdorja fjalën Perëndi, por është kaq thellë e rrënjosur në mëndjet tona saqë është shumë e vështirë të ndërrojë)
Nëse do ta shohim nga ky këndvështrim do shohim se edhe në gjuhët e tjera ndodh e njëjta gjë. Nuk di Italisht, por e di se në Italisht i drejtohen Perëndisë edhe me fjalën sinjor që do të thotë zot, Lord apo Kirios. Mbase kjo ndodh edhe në Gjermanisht Frengjisht apo çdo gjuhë tjetër.
Përfundimisht, mendoj se e gjithë ngatërresa ka ndodhur me përkthimin e fjalës God apo Dio me fjalën Zot. Jo! God apo Dio do të thotë Perëndi dhe jo Zot. Lord dhe Sinjor do të thotë Zot, të cilat përdoren edhe në Anglisht, Italisht apo Greqisht si për njeriun ashtu edhe për....(ups nuk duhet të them "Zotin") Perëndinë
Krijoni Kontakt