Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915

    KRYENGRITJA POPULLORE SHQIPTARE E 1912 – 1915

    SHQIPËRIA NGA SHKËPUTJA ME SHTETIN OSMAN, DERI NË DËBIMIN E ISMAIL QEMALIT

    ©Copyright: Olsi Jazexhi

    Fatet e Shqiperis ne duart e Kapterr Vidit
    Kryengritja popullore shqiptare kunder diktatorit Vilhem Vidit
    Me marrjen e autonomise se Shqiperise nga osmanet, shtetet ortodokse ballkanike te cilat kishin nje shqetesim te madh mbi krijimin e mundshem te nje shteti shqiptar ne Ballkan, i coi te fundet qe ti deklarojne lufte Turqise dhe keshtu te cojne ne fillimin e luftes se Pare Ballkanike. Malazezet i deklaruan Kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise te paret me 8 Tetor 1912, dhe nisen pushtimin e tokave shqiptare [1]. Me 13 Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan kercenime Portes se larte qe te ‘rrespektonte kristjanet’ e shtetit te saj apo perndryshe do te ishin ne lufte, gje qe coi te fundmen qe me 17 Tetor ti shpalli lufte Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor, valles Panortodokse Ballkanike iu bashkangjit edhe Greqia, me lufte kunder Turqise [2] dhe tokave shqiptare ne Ballkan. Si rrjedhoje, greket pushtuan gjate kesaj lufte Janinen, Selanikun, Sazanin, Himaren [3], Gjirokastren dhe Korcen. Serbet pushtuan Kosoven [4] etj.
    Ismail Bej Qemalit nje nga deputet me influenciale shqiptare ne parlamentin osman, qe ne kete kohe po shkonte ne Stamboll per te biseduar gjendjen e krijuar me kabinetin qeveritar, iu kerkua rruges qe te takohej me princin malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi Ismailit qe te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e njohur te fundit per Mbret te saj nese ky do te njihte posedimet malazeze ne Veri te Shqiperise. Pas ketij takimi Ismaili u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle pavaresi per tokat shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin panortodoks. Por popullsia e Durresit nuk e mbeshteti Ismail Qemalin dhe shoket e tij por i rrefuzoi ata si ‘agjente dhe provokator’. Kjo gje e coi Ismail Qemalin me aktivistet e tij te largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi Shqiperine shtet me vete [5].
    Shteti te cilin Ismail Qemali e shpalli si te pavarur ne fund te 1912, dhe qe iua beri te ditur fuqive te medha nepermjet telegrafit, do te gjente jehone vetem ne Vjene dhe Rome [6], pasiqe Italia dhe Austria kishin interesat e tyre per krijimin e nje shteti shqiptar. Nderkohe konferenca e ambasadoreve qe u mbodh ne Londer me 7 Dhjetor 1912, e njohu Shqiperine si shtet autonom nen Osmanet. [7] Por renia e Janines ne duart e grekeve dhe Shkodra ne duar te malazezeve coi Italine dhe Austro – Hungarine qe te kerkonin largimin e trupave turke nga Shqiperia autonome me 8 Maj 1913. Ne traktatin e paqes te 30 Majit 1913, shteti Osman u detyrua qe tiu njohe fuqive panortodokse Ballkanike te gjitha terroritoret qe ato ia kishin marre Turqise ne kete lufte, dhe Shqiperine ia la ‘nen kujdes’ Fuqive te Medha. Per kete arsye me 29 Korrik 1913 Konferenca e Ambasadoreve ne Londer vendosi qe Shqiperia te ishte nje principate autonome – nen kontrollin e gjashte Fuqive te Medha. [8]
    Si rrjedhoje, Fuqite e Medha Evropjane morren ne duar fatet e Shqiperise pas-Osmane. Per kete: një komision prej shtatë anëtarësh përfaqësues te gjashtë Fuqive te Medha dhe një shqiptar - u ngarkuan me detyren e administrimit te Shqiperise. Ky komision duhej qe të shpërndante “autoritetet ekzistuese”, dmth, ndër të tjera Qeverinë e Vlorës, duhej të përpunonte një “Statut organik” dhe pastaj, të organizonte një forcë ndërkombëtare xhandarmërie për të rivendosur rendin. Sunduesi i ri i Shqiperise do te ishte një princ i zgjedhur drejtpërdrejt nga Fuqitë e Medha. [9] Në qershor 1913, trupat e fundit turke u larguan nga Shqiperia dhe vendi ngeli pa ndonje qeveri reale. Qeveria e Vlorës nuk u njihte nga askush dhe diplomati francez Pol Kambon (Paul Cambon) e quante atë “ndërmarrje austriake” [10].
    Ne kete kaos politik e social ne vend, pushteti i Shqiperise ishte ndare ne dy zona kryesore. Ai i Durresit i udhehequr nga Esat Pashe Toptani dhe ai i Vlores nga Ismail Bej Qemal Vlora. Ndersa qarku i qeverise se Vlores u perbente nga elemente pa ndonje peshe ekonomike dhe politike ne vend ne ate kohe si Mihal Grameno, Luigj Gurakuqi, Terenc Toci, Qamil Haxhifeza etj, qarku i Durresit u perbente nga aristokracia e Shqiperise se Mesme qe kishte force e pushtet tradicional ne vend.
    Ky fakt coi shume elemente te ‘qeverise se Vlores’ qe te dezertojne per ne “Qeverine e Durresit”, ku Esat Pashe Toptani me 12 Tetor 1913 formoi “Pleqesine e Shqiperise se Mesme” per te administruar vendin dhe per ti treguar Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) qe po vinte per ne Shqiperi [11] – per te caktuar te ardhmen e saj – se kush ishte ne kontroll te vendit. “Pleqesia e Shqiperise se Mesme” perbehej nga personalitete si Mehdi Frasheri, Josif Bageri, Dervish Hima, Mithat Frasheri etj. Faik Konica merrte gjithashtu pjese dhe ishte numri dy de-fakto i kesaj pleqesie pas Esat Pashes [12].











    Flamuri i Esat Pashe Toptanit dhe qeverise se tij provizore te 1913


    Ne te njejten kohe qe ne Shqiperi vendi ishte ne kaos politik te brendshem, ne viset veriore dhe jugore te Shqiperise, forcat greke dhe serbo – malazeze po kryenin masakra te papara kunder popullit te roberuar shqiptar. Ushtrite malazeze dhe serbe qe nga vjeshta e vitit 1912 dhe pergjate luftes se Pare Boterore kishin marre masa teper represive kunder shqiptareve, duke i debuar ata, vrare, djegur e biles edhe konvertuar me dhune ne ortodoksi dhe sllavizem. Numri i shqiptareve qe u konvertuan me dhune fene nen presionin e organeve pushtuese serbe arrinte ne disa qindra. Ne Gjakove psh. u konvertuan me dhune rreth 1200 veta, ne Peje dhe rrethine rreth 10200 veta, nder te cilet nje hoxhe dhe nje dervish. Konvertime te shumta te fese pati dhe ne Plave, ne Guci, ne Rugove, ne Brane etj. Ata qe kundershtonin konvertimin ne kristjanizem zakonisht pushkatoheshin. Ne shume fshatra te komunes se Strellcit, per shkak te qendreses se shqiptareve u bene plackitje, u dogjen shtepi dhe u vrane shume njerez. [13]
    Ne pergjigje te kesaj situate tragjike qe popullata shqiptare po vuante ne Ballkan me renien e Shtetit Osman, qarqet politike shqiptare ne Shqiperi dhe Turqi (komiteti i Kosovareve ne Stamboll), sebashku me ato Zhon Turke te Stambollit filluan qe te organizojne rrezistencen shqiptare per te cliruar Kosoven, Camerine dhe viset e tjera shqiptare nen pushtimin Panortodoks. Per kete nje plan Ballkanik u projektua qe do te shihte nje aleance turko – bullgare – shqiptare. Per kete pune kongresi zhonturk me 13 Gusht 1913 vendosi qe te conte ne Shqiperi si Princ te vendit ministrin Osman te luftes, Izzet Pashen – qe ishte me origjine shqiptare. Por perpara dergimit te tij ne Shqiperi, ne vend u dergua Bekir Gebrene Aga qe do binte dakort me lideret shqiptare per planin ne fjale dhe per dergimin e armatimeve dhe ushtareve shqiptar nga Turqia per reprezaljen e pergjithsme kunder pushtimit panortodoks Ballkanik. Esat Pashe Toptani, Ismail Bej Qemali dhe shume udheheqes te tjere shqiptare te kesaj kohe rane dakort ne planin e Bekirit. Megjithate luhatja e Esat Pashes pas ardhjes se Vidit ne Shqiperi – ndaj Bekir Grebrenese, e coi te fundit qe te bashkepunoje me afer me Ismail Qemalin dhe grupin e Vlores per kryengritjen e planifikuar ne Shqiperi dhe ne trevat shqiptare ne Ballkan kunder kolonizimit panortodoks. Por punet nuk hecen ashtu sic do te kishin deshiruar shqiptaret. Plani i Bekir Gebrenese deshtoi pasiqe sic flitej armiqte e Ismail Qemalit, e spiunuan planin e tyre tek konsulli serb ne Vlore, P. Gavrillovic i cili i shqetesuar nga reprezalja e mundshme shqiptare ne Kosove, Cameri etj, lajmeroi per kete plan KNK.
    KNK-ja, filloi te kontrolloje anijet austriake, pas ketij spiunimi (qe ishin mbeshtetese te planit kryengrites) ne brigjet shqiptare me 6 Janar 1914 me oficeret e saj hollandez ku edhe u zbuluan mjaft armatime dhe ushtare. Pas zbulimeve KNK-ja arrestoi rreth 200 ushtare shqiptare qe qendronin te fshehur ne gadishmeri per kryengritjen. E shqetesuar nga plani kryengrites i shqiptareve KNK-ja morri nje mase te gjere arrestimesh dhe pyetjesh ndaj udheheqesve militante shqiptar, nder te cilet mund te permenden Çerçiz Topulli, Ismail Qemali etj, pervec Bekir Gebrenese dhe rrethit te tij te ngushte qe u arrestuan gjithashtu. Pas arrestimeve te bera, koloneli Hollandez Der Veer e denoi Bekir Gebrenene, heroin shqiptar kunder shovinizmit grek ne Janine [14], me vdekje: sebashku me grupin e tij te ngushte komplotues. Pervec kesaj KNK i kerkoi Ismail Qemalit qe te jape doreheqje nga kryesia ne qeverine e Vlores dhe te largohet nga vendi me 24 Janar 1914.

    top


    FATET E SHQIPERISE NE DUART E KAPTERR VIDIT

    Pas Korrikut te 1913, kur Fuqite e Medha ne Konferencen e Amabasadoreve ne Londer, vendosen qe te krijonin ‘Shqiperine Londineze’, ceshtja kryesore qe ngeli pa u sqaruar ne tryezen e zoterinjeve koloniale evropjane ne lidhje me ceshtjen shqiptare ishte se kush do ta administronte kete vend. Shqiperia ishte vend me popullsi muslimane, me tradita dhe lidhje te forta Islame, por qe u rrethonte nga padronet e saj agresive kristjane. Pasiqe osmanet nuk kishin me fuqi qe te nderhynin ne ceshtjet shqiptare pas mundjes se tyre ne luften e pare Ballkanike, pazari mbi fatet e Shqiperise iu la ne dore dy fuqive katolike perendimore qe edhe mundesuan krijimin e Shqiperise Londineze qe te ekzistonte si ‘buffer’ shtet mes perendimit katolik dhe panortodoksise Ballkanike: Italise dhe Austro-Hungarise. Shqiptaret qe ne kete pazar evropjan, qe nga Nentori i 1912 ishin ne meshire te fuqive evropjane, qe ne fillim i treguan atyre se ata parashihnin qe Shqiperia si shtet me shumice muslimane qe ishte - te udhehiqej nga ndonje princ musliman.
    Perpjekja per te siguruar administrimin e fatit te popullit shqiptar nga shqiptaret (musliman qe perbenin shumicen) u pa edhe ne bashkepunimin qe Ismail Qemali dhe kampi Esadist i Durresit i ofruan Bekir Gebrenese, per te sjelle ne Shqiperi Izet Pashen si princ te vendit. Nga propagandistet me te zjarrte shqiptare qe deshen te shihnin ne Shqiperi ardhjen e nje princi musliman me origjine shqiptare, ishin njerez si Dervish Bej Bicaku, Kadri Bej Peqini, Faik Konica etj. [15] Kerkesa qe Shqiperia te udhehiqej nga nje princ musliman ishte nje kerkese jetike e popullit shqiptar, i cili e kishte pare tashme sesi ishte fati i kompatrioteve te tyre qe kishin rene nen sundimin e mbreterive kristjane te Ballkanit. Por Austro – Hungaria dhe Italia, qe tashme kishin marre ne duart e tyre freret e Shqiperise nuk i perfillen kerkesat e shqiptareve. Ne te kundert, fuqite ne fjale parapane keta princa te mundshem qe mund te instaloheshin ne Shqiperi per te trasheguar vendin: princ Gjika i Rumanise, duka Ferdinand i Montespierit, princi Karl von Urach, princi Maurice von Schaumburg-Lippe, konti i Torinos, princi Artur i Connaugh-it [16] etj.
    Në dhjetor te 1913, pas shumë pazaresh me njeri tjetrin, Italia dhe Austro – Hungaria ranë dakord me ne fund për një princ qe do te ‘privatizonte’ Shqiperine. Ky ishte Vilhelm fon Vidi (Wilhelm von Wied) (1876-1945), qe vinte nga një shtëpi e vjetër e Renanisë, të shpronësuar nga Napoleoni. Vilhelm Vidi nje ish-kapterr ne ushtrinë prusiane ishte nip i mbretëreshës së Rumanisë. Duke qene se mjerani ne fjale vinte nga nje e kaluar si kapterr, Kajseri i Gjermanise nuk e pelqeu aspak pazarin qe bente nje ish-kapterrin e tij mbret te shqiptarëve [17]. Ne fakt edhe vete Vidi nuk kishte dashur qe ta pranonte kete pune, por pasiqe te mjerin e kishte bindur tezja dhe xhaxhai, ai e kishte pranuar postin qe iu afrua. Por sic duket qenia e Princ Vidit protestant, me karriere kapterri, etj do tua kete lehtesuar me shume punen fuqive te medha ne heqjen dhe terheqjen e Vidit ne rastet qe ato mund ta shihnin te nevojshme. Keshtu qe finalisht më 7 mars 1914, ne një luftanije austro-hungareze te shoqëruar nga njësi të flotës Italiane, angleze e franceze Princi tragjiko-komik i shqiptareve, Vilhelm Vidi do te zbarkonte ne Durres per te qëndruar si princi i pare historik kristjan i Shqiperise ne historine e saj moderne. Vidi qendroi ne Shqiperi per rreth gjashtë muaj.
    Qe perpara se Vidi te vinte ne Shqiperi, shqiptaret lajmin e ‘privatizimit’ te atdheut te tyre nga nje kapterr i tille e priten me urrejtje, tallje dhe jo-seriozitet. Per kete ata edhe i kerkuan ‘princit kaurr’ qe t’u bente ‘synet’ e musliman nese do te donte qe tu bente Princ i Shqiperise [18]. Ne kete arene pasigurie dhe tragjikomedie te te ardhmes se kombit shqiptar, Esat Pashe Toptani; daja i Ahmet Bej Zogollit, do te ishte perfituesi i vetem qe do te luante me kapterrin ne fjale per qellimet e tija karrieriste. Qe kur Vidi erdhi ne Shqiperi, Esati qe e kishte vizituar Vidin edhe me pare ne Evrope e coi te fundit ne xhamine e Durresit [19], per ti treguar shqiptareve se princi ne fjale ishte pro-Islamik. Politika me dyfytyre e Esat Pashes, ku ne njeren ane u tregonte si mbrojtes i interesave shqiptare, e ne anen tjeter iu serviloste Vidit, e cuan te fundit qe te caktoje Esat Pashen si minister te brendshem dhe te luftes se qeverise Vidiste.
    Qeveria qe Princ Vidi themeloi ne Shqiperi pas ardhjes se tij u kryesua nga Turhan Pashe Permeti, qe me pare pati sherbyer si ambasador i shtetit Osman ne Shen Petersburg. Ne kete qeveri, pervec pjesemarrjes se elementit shqiptar, nje vend te vecante pati edhe elementi i huaj te cilet e rrethonin Vidin si keshilletare te tij, agjente etj. Per keto arsye qeveria e Princ Vidit u bë shpejt fole intrigash ku grupet pro-Italiane u perleshnin me mafien pro-Austriake per influence. Me statusin organik qe KNK-ja i pergatiti Shqiperise nen Vidin, ku te fundit e shpalli si princ te Shqiperise me te drejte qe fronin e tij ta trashegonte, e la vendin qe te ishte pre e grabitjeve kolonialiste perendimore. Ky akt u sanksionua ne nenin 4 te statusit organik te Shqiperise, ku nepermjet tij parashihej qe vendi duhej te rrespektonte kapitulacionet qe shteti Osman i pati dhene fuqive Perendimore me pare.
    Nje nga aktet me kriminale qe rregjimi i Vidit kreu kunder Shqiperise kishte lidhje me problemin e kufijve te vendit. Duke pare fatet tragjike te Shqiperise ne duar te ketij kllouni, kryeministri grek Elefterios Venizellos nxiti haptas qe ne Gjirokaster te formohej “qeveria e Vorio Epirioteve”, te kryesuar nga Jorgji Zografos i cili shpalli jugun e Shqiperise si zone greke. Perballe ketij puci antishqiptar ne Jug te Shqiperise, princ Vidi dhe qeveria e tij kuislinge nuk bene asgje me shume pervecse te nenshkronin protokollin famekeq te Korfuzit (Maj 1914), sipas te cilit qeveria Vidiste iu njihte autonominë “qeverise Vorioepiriote” te Korces dhe Gjirokastres nen Zografon. Nen kete autonomi Greqia i morri Shqiperise nga Vidistet edhe Himaren te cilen e udhehiqte Spiro Spiromilo.
    Shitja dhe copetimi, qe ish-kapterri gjerman i beri tokave Shqiptare me ‘Protokollin e Korfuzit’, shkàktoi indinjatë te thelle ne qarqet patriotike shqiptare ane e mbane vendit. Protesta shperthyen kudo ne vend kunder kesaj tradhetie kombetare qe Vidistet i bene Shqiperise, dhe hileve qe KNK-ja i beri atdheut te tyre ne favor te Greqise. Gazeta “Populli” e Sali Nivices dhe Muco Qullit si dhe gazeta “Taraboshi” e Terenc Tocit nga Shkodra i dhane nje jehone te vecante ketyre ngjarjesh maskarado qe qeveria kuislinge po i bente Shqiperise. Edhe pse Turhan Pasha nen presionin mbare popullor u mundua qe te terhiqej nga “Protokolli i Korfuzit” qeveria Vidiste finalisht e rinjohu dhe riperteriu kete protokoll antishqiptar me 23 Qershor 1914. [20]
    Ne valen e protestave kunder qeverise kuislinge Vidiste, në Maj te 1914, patriotet shqiptare te Shqipërisë së Mesme, të bindur plotesisht ne tradhetine qe “princi kaurr” po i sillte atdheut te tyre, të cënuar dhe ofenduar rende si musliman nga karakteri i krishterë i “oborrit” të Vidit [21], rroken armet per ti treguar Vidisteve dhe padroneve te tyre, se Shqiperia ishte atdheu i shqiptareve.

    top


    KRYENGRITJA POPULLORE SHQIPTARE KUNDER DIKTATORIT – VILHELM VIDI

    Me 17 Maj 1914, kur qeveria kuislinge e Durresit firmosi “Protokollin e Korfuzit” nepermjet te cilit Jugu i Shqiperise u shpall si republike autonome greke qe do qendronte vetem formalisht nen kufijte e Shqiperise, ne Shqiperine e Mesme vullnetaret patriote tiranas te mobilizuar per mbrojtjen e vendit te tyre vendosen qe te marshonin per ne Durres nga ku ata do tu nisnin per ne jug kunder vorio-epirioteve. Por qeveria Vidiste dergoi xhandaret e saj hollandeze qe te shtypi vullnetaret shqiptaret kunder ndonje rrezistence te mundshme kunder vorio-epirioteve te Jugut. Me 17 Maj 1914 te Ura e Limuthit prane Tiranes xhandaret internacionale iu treguan forcen e armeve shqiptareve.
    Ky akt i hapur antishqiptar nga qeveria koloniale Vidiste beri qe ne 18 Maj 1914, populli patriot i Tiranes dhe fshatrave perreth te rrevoltohej dhe te cohej me arme ne dore ne mbrojtje te vendin. Kjo ishte data e fillimit te kryengritjes popullore shqiptare kunder administrates koloniale Vidiste. Kryengritja shqiptare kunder rregjimit kolonial te Durresit, dhe simpatia qe shqiptaret e Shqiperise se Mesme ushqenin per Esat Pashen deri ne ato momente, pasiqe ai i pati dhene atyre mjaft arme dhe municione, beri qe Princ Vidi ta deklaroje te fundit tradhtare ndaj qeverise dhe te kerkoje arrestimin e tij [22]. Per kete arsye, naten e 19 Majit, gjenerali hollandez Tomson rrethoi shtepine e Esatit dhe pas disa bresherishe zjarri kunder shtepise se tij, mundi qe te detyroje Esatin qe te dorezohet. Megjithate Vidi nuk mundi qe te merrte ndonje hap me teper kunder Esatit, pasiqe interesat italiane ne ate, bene te fundit qe ta dorezoje Esatin ne legaten italiane e cila me pas e coi ne Itali.
    Megjithate Vidi sic duket nuk kishte arritur qe te kuptonte akoma se me arrestimin e Esat Pashes ai nuk mund te shtypte kryengritjen e popullit shqiptare kunder rregjimit te tij kolonialist. Shqiptaret qe tashme kishin marre nen kontroll Tiranen pas incidentit te Ures se Limuthit, po e shihnin fare qarte se per ke po punonte rregjimi i Vidit, i cili ruhej nga austriake, italiane, romune dhe hollandezet. Nga propaganduesit kryesor kunder rregjimit te Vidit ne kete kohe mund te permendim gjeneralin shqiptar Arif Hikmetin (nga Kalkandelet), myftiun e Tiranes Musa Qazimi, Mustafa Ndroqin, patrioti i shquar dhe mbeshtetesi i Ismail Qemalit ne Vlore - Qamil Haxhifeza nga Elbasani etj. Shqipptaret tashme duke pare fatin e Durresit, ku Vidi pati vene si kryebashkiak te tij sekretarin serb te Peshkopit te Durresit: Gjurakovicin [23], e kuptuan qarte se rregjimi Vidian nuk ishte tjeter gje vetem se nje pushtim pankristjan i Shqiperise. Zera mes shqiptareve e shikonin Vidin jo vetem si jo-shqiptar, por pati nga ata qe thonin se ai ishte cifut, qe kishte per qellim shkaterrimin e Islamit [24], gje qe i rrevoltoi jashte mase shqiptaret.
    Lajmet qe spiunet e shqetesuar te Vidit conin ne Durres per ngjarjet e Tiranes, e cuan te fundin qe te kerkoje ti shtypi kryengritesit shqiptare me dhune. Per kete ne 20 Maj, majori Roelfsema morri nje grup malesoresh nen Isa Buletinin qe te pushtonin kodrat e Rrashbullit. Ndersa gjenerali Saar me 200 xhandare hollandeze, 300 malesore nen udheheqjen e Simon Dodes sebashku me kolonjarin Bajram Fevziu iu drejtuan Tiranes. Por kur malesoret arriten ne Shijak dhe kuptuan arsyen e rekrutimit te tyre qe ishte lufte kunder shqiptareve - i treguan gjeneralit Saar se ata nuk do te luftonin kunder vellezerve te tyre. Megjithate gjenerali Saar vendosi qe te marshoje drejt Tiranes me xhandaret e tij hollandez. Por sapo doli nga Shijaku, ai u ndesh me kryengritesit shqiptare te cilat i munden trupat Vidiste dhe arriten qe te vrasin shume prej tyre dhe te zene rob vete gjeneral Saarin dhe disa ushtare te tij, pervec 300 malesoreve te cilet nuk luftuan kunder vellezerve te tyre shqiptare. [25]










    Flamuri me gjysme hene i shqiptareve gjate shekullit XIX

    Pas kesaj fitore te pare, kryengritesit shqiptare cuan flamurin e tyre me gjysme hene [26] ne Tirane, Kavaje, Linxe dhe ne te gjitha anet e Shqiperise nen kontrollin e tyre dhe deklaruan fillimin e rrevoltes se pergjithshme kombetare kunder rregjimit despotik te Vidit. Patrioteve shqiptare ne kete kryengritje iu bashkangjiten edhe shume muhaxhire boshniake, dibrane dhe kosovare te cilet po e shihnin qarte qe rregjimi Vidist po punonte per Serbine.
    Ne 23 Maj 1914, pasiqe patriotet shqiptare kishin marre Tiranen dhe Shijakun, iu drejtuan Rrashbullit qe u mbante i pushtuar nga trupat Vidiste nen aventurierin gjerman, Baron Gumpperberg dhe Roefselma. Pasiqe thyen rrezistencen e tyre iu drejtuan Durresit dhe depertuan deri ne lagjet e jashtme te qytetit. Por te perballur me vullnetaret internacionale: gjermane, austriake, italiane, romune, etj dhe inferior ne municione, ata u detyruan te terhiqen ne kodrat e Rrashbullit pas luftimesh te pergjakshme. [27] Ne kete kohe, i trembur nga avancimi i shqiptareve, kapterr Vidi u arratis ne luftanijet italiane qe ishin ne brigjet e Durresit.
    Kur patriotet shqiptare morren vesh per arratisjen e ‘Princit’ i cuan atij fjale se nuk do ti benin gje nesi ai do tu kthente ne pallatin e tij dhe te bisedonte me ata si burre. Duke marre keto garanci, Vidi u kthye ne pallat. Shqiptaret qe tashme kishin peng te tyre gjeneral Sarrin dhe princ Sturdzen (atasheun Romun ne Shqiperi) dhe mbanin te rrethuar Durresin, i liruan keta te fundit dhe i cuan te Vidi qe ti conin atij fjale qe te shpallte amnisti te pergjithsme dhe qe Komisioni Internacional qe po ia shiste Shqiperine grekut, te shkonte dhe tu takonte me ata per te biseduar fatet e Shqiperise dhe jo me kapterr Vidin. Pasiqe Vidi ra dakort me kerkesat e shqiptareve, iu coi atyre nen flamurin Italian Mehmet Pashe Derrallen si perfaqesues te Komisionit Ndekombetar, qe te hynte ne bisedime ne Shijak [28].
    Pas takimit te pare me Derrallen, K. Nderkombetar i vizitoi kryengritesit shqiptare serisht me 28 Maj ne Shijak. Ne kete takim patriotet shqiptare i kerkuan Nderkombetareve qe te investonin ne Shqiperi, te ndertonin rruge, shkolla, rregull dhe qe Shqiperine ta linin nen mbrojtjen e Turqise apo te nje Princi Musliman. Disa dite me vone ky komitet vizitoi edhe Kavajen, ku u prit mire si ne Shijak. Edhe ketu patriotet Kavajas i kerkuan Komitetit Nderkombetar pak a shume kerkesat e Shijakasve, dhe keta theksuan se nuk e njihnin Vidin dhe qeverine e tij si legjitime ne vend. Te njejten kerkese e theksuan me me force me vone patriotet e Tiranes, te cilet i kerkuan Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) qe Vidi te largohej nga Shqiperia.
    Gjate kohes qe u benin keto negociata me kryengritesit shqiptare, qeverise se Vidit i erdhen perforcime me mercenare romune, gjermane etj, gje qe e ben ate te njehet me i sigurte se me pare. Per kete ai vendosi qe ti shkelmonte marreveshjet e tija qe arriti me shqiptaret e ne vend te dialogut te perdorte dhunen. Megjithe kundershtimet e malesoreve katolike zhqiptare (qe Vidi kishte rekrutuar ne Durres si mercenare te tij), Vidi vendosi qe te hynte serisht ne lufte kunder kryengritesve shqiptare. Per kete kampi i tij vendosi qe te ndertonte 5 kollona me te cilat parashikohej te shtypej kryengritja shqiptare dhe vinja nen kontroll e Shqiperise. Nje nga keto kolona ishte nga Lezha nen Preng Bib Doden dhe trupat e tij katolike lezhiane dhe mirditore. Ne kete aventure mirditoret do tu komandonin nga Gjon Marka Gjoni. Organizimi i malesoreve katolik ne luften e Vidit, shkaktoi shume pakenaqesi ne qarqet italiane ne Shqiperi. Per kete ministri italian ne Shqiperi Alioti protestoi, pasi kjo do te conte shume indinjaten e muslimaneve shqiptar [29] kunder katolikeve.
    Ne vijim me qellimet Vidiste per nenshtrim te Shqiperise, koloneli hollandez Tomson organizoi ne Durres nje rrjet te tere policie sekrete me spiune, qe i raportonin atij mbi levizjet e patrioteve shqipetar neper rrethe.
    Duke pare organizimet Vidiste kunder tyre, me 3 Qershor 1914 patriotet shqiptare u mblodhen ne Shijak ku vendosen per vazhdimin e luftes se tyre. Ata rane dakort qe Shqiperia duhej te qendronte nen mbrojtjen e Turqise, princ Vidi duhej te largohej nga vendi dhe ne vend te tij ne Shqiperi duhej te vihej nje princ musliman shqiptar. Gjuha shqipe duhej te vazhdonte tu shkruante me germa arabe ne vend te atyre latine, dhe shqiptaret do te mbanin si flamur te tyre kombetar flamurin me gjysme hene [30] – ne vend te atij qe po iu imponohej nga te huajt etj. Kjo mbledhje u njoh edhe si “Alenca e Shijakut”. Ajo zgjodhi edhe kryesine e saj. Kryetar i levizjes kryengritese u zgjodh Mustafa Ndroqi, nenkryetar Xhenabi Adili, kurse komandant i pergjithshem Qamil Haxhi Feza.
    Ne ditet qe vijuan patriotet shqiptare e shtrine pushtetin e tyre ne Kavaje, Kruje dhe Peqin. Pas disa ditesh, trupat shqiptare iu drejtuan Elbasanit qe e morren ne 23 Qershor. Ne Jug kryengritja e tyre shkoi deri ne Qukes, kurse ne Veri deri ne Milot. [31]
    Megjithe spiunazhin qe kolonel Tomsoni ndertoi ne Durres, ai nuk mundi qe te zbulonte planet e shqiptareve, te cilet me 15 Qershor 1914 ri-sulmuan qytetin. Por edhe pse luftuan me vetemohim, ata nuk munden te clirojne Durresin as kesaj rradhe pasiqe ne rradhet e ushtrise Vidiste gjeneralet dhe ushtaret e rinje gjermane dhe austro-hungarez qe kishin ardhur ne Durres, duke perdorur arme superiore munden qe ti ndalojne ata edhe kesaj rradhe. Besohet se ne kete lufte u vrane rreth 200 vete nga patriotet shqiptare, kurse ne kampin Vidist rreth 40 veta vdiqen, nder te cilet ishte edhe vete kryegestapoja i rregjimit Vidist: koloneli i urryer Tomson.
    Kolonel Tomsoni qe u mbante nga shtypi grek si miku i tyre me i madh, ishte nje nga kriminelet kryesore Vidiste qe mbeshteti “Protokollin e Korfuzit” ne favor te Greqise. Duke patur eksperiencen koloniale qe Hollanda morri me kolonite e saja muslimane, Fuqite e Medha gjeten ne Tomsonin njeriun me adapt per presionin dhe shtypjen e shqiptareve. Me urdhera te tij u vrane sa e sa shqiptare te pafajshem. Per kete arsye shtypi shqiptar sebashku me qarqet diplomatike te kohes e pershkruanin sjellen e hollandezeve ndaj shqiptareve si sjelle padronesh koloniale. Kolonel Tomsoni ishte ai qe vrau Bekir Gebrenene, arrestoi Cerciz Topullin, Ismail Qemalin dhe luftoi me egersi lirine e popullit shqiptar. Nen udheheqjen e tij u bombarduan sa e sa fshatra, ne menyre qe rregjimit te huaj Vidist ti zgjatej jeta ne Shqiperi. [32]
    Pas luftes se Durresit, me 18 Qershor 1914, forcat Vidiste u bene gati per te leshuar reprezaljen e tyre kunder shqiptareve ne kodrat e Rashbullit. Ne luften e Rrashbullit sipas Shtjefen Gjecovit morren pjese rreth 3000 trupa nga te dyja palet. Ne anen e Vidisteve pervec mercenareve te huaj morren pjese edhe shume malesore katolike nga Veriu te udhehequr nga Gjon Marka Gjoni i cili perpara luftes pati disa sherre kokefortesie me oficeret hollandeze ne lidhje me strategjine e luftes. Isa Buletini me disa mercenare te tij morren pjese gjithashtu. Edhe pse lufta filloi me superioritetin e armatimeve te Vidisteve dhe ‘strategjive’ te gjeneraleve te tij, shqiptaret nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes nga Sharra e Tiranes, korren nje fitore te bujshme mbi ushtrire kuislinge Vidiste.
    Ne fitoren qe perjetuan ne Rrashbull kunder forcave internacionale Vidiste, Shtjefen Gjecovi tregon se dhqiptaret e lumtur nga kjo fitore mbi hordhite Vidiste brohoriten “Padishahem Cok Jasha” [33] (Rrofte Sulltani) – sipas tradites se vjeter te ushtareve shqiptar ne kohe te Osmaneve. Kjo brohoritje panislamike jo vetem qe i tregoi kapterrit gjermano-romun te Durresit dhe trupave te tija kolonizatore, se krenaria e popullit shqiptar nuk mund te perdhosej nga disa ardhacak te huaj si ai: por ne te njejten kohe deshmoi per vazhdimesine e ideve panislamike mes shqiptareve te viteve 1913 – 1915.
    Pasiqe shqiptaret kane qene ajka e trupave osmane [34], sllogani “Padishahem Cok Jasha” ka qene edhe motoja e tyre ne sa e sa beteja qe ata ben historikisht per komonwealthin Osman neper bote. Edhe ne kete rast, duke ri-kujtuar lavdite e tyre te meparshme, patriotet shqiptare perdoren slloganin e tyre te vjeter panislamik. Me kete fitore ne Rrashbull, shqiptaret i treguan fuqive koloniale kristjane se identiteti i tyre Islamik ishte pjese e kunderpergjigjes se ketij populli kunder kolonializmit kristjan te Evropes.
    Ne panikun qe armiku morri nga fitorja shqiptare ne Rrashbull, lideri kuisling i mirditoreve Gjon Marka Gjoni u detyrua te largohet me vrap nga lufta. Ne vrap e siper, pasiqe dezertoi mirditoret e tij, ai u fsheh ne nje kafe rruges nga frika se mos e kapnin te gjalle. Ne total forcat Vidiste humben ne kete lufte rreth 150 veta. [35] Te thyer dhe te poshteruar, Vidistet derguan Aqif Pashen qe te bente paqe me patriotet shqiptaret.
    Pas fitores se Rrashbullit, kryengritesit shqiptare u sulmuan edhe nga forcat e Preng Bib Dodes nga Lezha. Prenga i shtyre nga majori hollandez Krooni dhe princi romun Mikail Sturdza (atasheu romun ne Durres te cilin shqiptaret e liruan me mirebesim me pare) u nis per lufte ne krye te katolikeve te tij kunder kryengritesve shqiptare. Por bajraktaret e Prengut nuk e kishin me qejf kete vellavrasje. Per kete arsye Prenga marshoi deri ne Slinxe dhe kerkoi qe te hyje ne bisedime me kryengritesit. Por atasheu romun Mikhail Strudza, qe ishte terbuar nga mossuksesi i tij per te cuar shqiptaret ne vella-vrasje, marshoi vete me trupat hollandeze ne kalane e Ishmit te cilen pasi e bombardoi e morri me ndihmen e Noz Gjonit dhe Bajram Currit. Prenga pas mosdashjes se bajraktareve te tij per lufte, shkoi ne Durres qe te organizoje mirditoret. [36]
    Nje grup tjeter qe marshoi kunder kryengritesve shqiptare ishte kolona e Elbasanit e perbere ne shumice nga xhandaret hollandeze. Kjo kollone u thye dhe u detyrua te terhiqet duke lene dy oficere rober. Gjithashtu nga Vlora nje kolone tjeter hollandeze u nis kunder kryengritesve shqiptare. Edhe kjo kolone ashtu si e para, u thye nga shqiptaret prane lumit Seman, duke lene pas artilerine dhe municionet e saj.
    Aziz Pashe Vrioni te cilin Vidi me pare e kishte bere minister te bujqesise dhe tregetise [37], gjithashtu u detyrua nga Vidi qe te marshoje kunder kryengritesve te Tiranes. Por edhe kolona e tij u thye dhe u terhoq mbrapsht ne Korce. Pas ketyre fitoresh nga kryengritesit shqiptare, Vidistet nuk bene me perpjekje per te hyre ne lufte me shqiptaret. Perpjekje u bene ne dy raste kunder Kavajes qe u bombardua nga anijet austro-hungareze. Gjate muajit Korrik, ne Durres princ Vidit i erdhen vullnetare te shumte nga Rumania [38] qe planifikonin te ripushtonin Shqiperine dhe te forconin kapterrin romuno-gjerman si despot te Shqiperise.
    Ne kohen kur populli shqiptar ishte cuar ne rrevolte kunder despotizmit Vidist, Ismail Bej Qemali qe gjate gjithe kesaj kohe kishte qene jashte Shqiperise, u kthye ne vend. Pas ardhjes, ai shkoi menjehere ne Durres ku iu kerkoi Vidisteve qe te jepnin doreheqje dhe Princ Vidi te largohej nga Shqiperia, dhe vendi te ndahej ne tre kantone sipas modelit Zvicerian. Por Princ Vidi me intrigantet e tij e rrefuzuan propozimin e Ismailit. Pasiqe Ismaili e kuptoi qe qeveria Vidiste dhe qarku i Durresit ishin nje fole intrigantesh, ai u largua per ne Vlore ku themeloi “Komitetin e Shpetimit Kombetar”, ne pergjigje ndaj despotizmit Vidist. Duke vene re se qeveria Vidiste ishte nje kthyer ne nje rrjet anti-kombetar, Ismail Qemali i dergoi nje note proteste Fuqive te Medha, ku iu kerkoi qe te hiqnin Vidin nga Shqiperia dhe ne vend te tij, KNK-ja te merrte ne dore Shqiperine. [39]
    Duke perfituar nga qeveria antishqiptare e Durresit, kriminelet “vorio-epiriote” te Zografosit dhe Spiromilos kaluan ne revansh ne Jug te Shqiperise. Ne 6 Korrik 1914, vorio-epiriotet organizuan ne Delvine “Kongresin PanEpiriot” ku qe aty grekerit dhe andartet e tyre panortodoks i kerkuan KNK-se qe te rishikonte ne favor te grekerve “Protokollin e Korfuzit”. Per kete vorio-epiriotet deklaruan se ishte detyra e tyre si kristjane qe te marshonin ushtarakisht ne tokat shqiptare, ne menyre qe te “mbronin” kristjanet nga “persekutimet” muslimane. Per kete arsye terroristet greke organizuan edhe “ushtrite e shenjta” ne menyre qe te benin kryqezate kunder Shqiperise. Ne ditet qe rrodhen repartet terroriste greke e shtrine “terrorin e tyre te shenjte” ne Kolonje, Korce, Permet dhe Tepelene, ku me mijera musliman shqiptare u vrane, perdhunuan dhe shperngulen me force. Vetem ne fshatin e Hormoves, kryqetaret helene vrane mbi njeqind gra, femije e pleq te cilet pasiqe i futen ne nje kishe, i vrane duke qendruar mbi catite e kishes [40].
    Pas thyerjeve te ushtrive Vidiste, forcat shqiptare nen Qamil Haxhi Fejzen iu drejtuan Lushnjes, Fierit, Beratit dhe Pogradecit te cilat i morren. Atyre ne kete lufte iu ngjiten edhe bujqit e Myzeqese te cilet ishin te pakenaqur me rregjimin Vidist. Pasiqe forcat kryengritese kishin presione ne te gjithe Shqiperine nga Vidistet e Durresit dhe forcat e tyre mercenare, ata u detyruan qe ne 11 Korrik te bejne paqe me grekerit ne Pogradec, dhe te nderpresin perkohesisht luften e tyre kunder vorio-epirioteve. Por andartet greke nuk e rrespektuan marreveshjen dhe ne Gusht pushtuan Beratin, te cilin e lane vetem pas kthimit dhe presionit te forcave kryengritese ne qytet. [41]
    Me avancimin e kryengritesve shqiptare anembane vendit qeveria kukull e Durresit po e kuptonte se nuk e kishte jeten te gjate. Per me teper fillimi i luftes se Pare Boterore i angazhoi fuqite evropjane dhe Austro-Hungarine ne konfliktin e ri boteror. Ne kete situate Vidi qendronte si peshku pa uje. Tashme fatet e kombeve si shqiptaret do tu vendosnin nga lufta boterore dhe jo nga kllounizmi tip Vidist.
    Ne 1 Shtator 1914 trupat kryengritese hyne ne Vlore pa lufte. Ismail Qemali qe me pare kishte qene i mendimit se vendin duhej ta merrte nen pushtet KNK-ja, tanime i udhezoi vlonjatet qe t’ia hapin deren qeverise se Tiranes dhe t’i bashkoheshin asaj [42] ne konsolodimin e pushtetit ne vend. Ne keto momente kur shqiptaret morren ne duar shumicen e qyteteve te Shqiperise, kapterr Vilhelm Vidi u detyrua qe i turperuar dhe i c’nderuar te largohet nga Shqiperia me 3 Shtator 1914. [43] Ne 4 Shtator 1914 kryengritesit shqiptare te kryesuar nga Qamil Haxhi Fejza deklaruan me hyrjen e tyre ne Durres se:
    “… popullsia e Durresit duhet te jete e njezeshme per te mos pranuar asnje nderhyrje ne qeverine e saj… Meqene se Evropa e ka njohur pamvaresine e popullit shqiptar, sovraniteti i Durresit i perket popullit shqiptar… Ne kete menyre kombi ka te drejte te plote te formoje nje qeveri te rregullt dhe te pavarur dhe te hedhe poshte cdo nderhyrje te huaj ne punet tona, sipas stipulacioneve te te drejtes nderkombetare.”
    Ne 5 Shtator, kryengritesit shqiptare hyne ne Durres. Ne kete kohe ne Kavaje dhe Shijak disa nga kryengritesit deklaruan si Mbret te Shqiperise Princin Burhanudin. Megjithate pas mbledhjes se “Keshillit te Pergjithshem” qe u be po ato dite, kryengritesit vendosen qe te dergojne nje delegacion ne Stamboll te kryesuar nga Haxhi Aliu anetar i Komitetit per Union dhe Progres (Itihad ve Tarikh), qe ti paraqiste Sulltanit kerkesen per caktimin e nje princi musliman per Shqiperine. Ne te njejten kohe kryengritesit iu kerkuan te huajve qe ishin ne Durres si perfaqesues te KNK-se te largohen nga vendi. Pas marrjes se Durresit, qeveria e Tiranes u shtri edhe ne Shkoder, ku pas disa incidentesh mes katolikeve nen Preng Bib Doden dhe muslimaneve te qytetit, qeveria e Tiranes mundi qe te vendose pushtetin e saj. Gjate shtrirjes se pushtetit te qeverise se Tiranes ne Shkoder, agjentet italiane u munduan here pas here qe te rrezojne qeverine pro-Tiranase dhe ne vend te saj te krijonin nje qeveri italofile. Por kjo ide qe u mbeshtet vetem nga Preng Biba dhe spiuni i Esad Pashes, Alush Lohja, nuk u materializua. [44]
    Ne kohen kur qeveria e Durresit ishte ende e pastabilizuar, Esat Pashe Toptani i udhezuar nga kryeministri Serb Pashic ne Nish, u dergua ne Diber ku rekrutoi mercenare dhe me ata arriti ne Durres me 2 Tetor per te marre pushtetin. Ne kete moment Durresi ishte i pambrojtur, pasiqe kryengritesit shqiptare kishin derguar nje force prej 4000 vetash kunder Vorio Epirioteve ne Berat. Esat Pasha qe e gjeti qytetin pa mbrojtje detyroi me shantazh anetaret e Keshillit te Pergjithshem qe ta shpallin ate kryetar dhe komandant te qeverise se re, ose perndryshe ai do ti ekzekutonte te gjithe [45].
    Me marrjen e pushtetit nga Esati, agjenti italian Alioti me kapiten Kastodlin u kthyen menjehere ne Durres dhe e perqafuan Esatin publikisht. Qe ne ditet e para te pucit te tij, Esatit i erdhi ne ndihme si sekretar dhe ideator i krimeve te tija M. Krajewski, nje cifut nga Sarajeva qe me pare kishte qene ambasadori francez i KNK-se ne Shqiperi. [46] Gjate kryerjes se pucit te Durresit Esat Pashe Toptani nuk harroi qe te arrestoje edhe Qamil Haxhi Fejzen qe ishte armiku i tij numer nje per pushtet ne qeverine e re.
    Pabesia e akteve esadiste i rrevoltoi kryengritesit shqiptar ne kulm. Per kete ata deklaruan Xhihad kunder Esadit, te cilin e akuzuan si aleat te shteteve te krishtera, armike te botes muslimane.
    Sulmi i armatosur kunder Esat Pashe Toptanit filloi ne 23 Netor 1914 nen udheheqjen e Haxhi Qamil Xhametes, nga Sharra e Tiranes. Ne sulmin qe kryengritesit shqiptare ben kunder Durresit, ata u perballen me forcat italiane te cilat me superioritetin e tyre ne armatime e mbrojten qytetin; gjate kohes qe Esati morri arratine ne luftanijet italiane qe e prisnin ne det.
    Haxhi Qamil Xhameta qe ishte shquar per trimerite e tija ne luften kunder Vidisteve edhe me pare, dogji kullat e Esat Pashes ne Laprake dhe shtepine e tij ne Tirane.
    Pas kesaj forcat e Haxhi Qamilit sulmuan qendren e nenprefektures se Tiranes, nga ku debuan mercenaret Esadiste te komanduar nga pijaneci Xhelal Zogu [47] dhe Dine Hoxha.














    Busti i Haxhi Qamilit nga Kristaq Rama

    Brigadat e Haxhi Qamilit sulmuan edhe shume bejlere te tjere tradhetare te Tiranes, te cileve iu kerkua qe te jepnin zekat per fukarenjte dhe te paguanin obligime te tjera ndaj nevojave te luftes. Brenda pak ditesh kryengritesit shqiptare morren pushtet ne te gjithe vendin me perjashtim te Durresit, ku Esad Pasha u mbyll i mbrojtur nga trupat italiane, serbe, greke e malazeze qe kishin ardhur ne ndihme te tij. [48]
    Gjate izolimit qe Esadi do te shihte ne Durres deri ne Qershor te 1915, Italia, Greqia dhe Serbia do te ishin mbeshteteset e tija kryesore me arme dhe municione. Ketu nje rrol te vecante lozi Greqia, ku Venizelosi ne kundershtim me deshirat italiane per influence ne Durres, i dergoi Esadit me luftanijen “Elia” furnizime me pushke dhe municione. Duke ndihmuar Esadin, Venizelosi shpresonte qe te arrinte synimet e tija ne Shqiperi. Megjithate greket nuk munden qe te nderhynin per kohe te gjate ne Durres pasiqe italianet protestuan eger per kete. [49]
    Por me kalimin e kohes, gjendja ne Shqiperi filloi te keqesohej pasiqe krahinat e Shqiperise se Mesme u gjenden te rrethuara nga ushtrite italiane, serbe e greke qe kishin per qellim shkaterrimin e kryengritjes popullore shqiptare dhe mbajtjen e Esat Pashes ne pushtet. Ne keto kushte pushtimi me 15 Janar 1915 delegatet e 10 nenprefekturave nen kontrollin e patrioteve shqiptare nxorren nje deklarate ndaj fuqive te medha ku deklaronin se qellimi i levizjes se tyre ishte krijimi i Shqiperise dhe se ata ishin asnjanes ne konfliktin boteror qe po lindte mes Fuqive te Medha.
    Ne 15 Maj te 1915, Haxhi Qamil Xhameta u zgjodh si kryetar i levizjes kryengritese. Nen Haxhi Qamilin, levizja beri shume reforma ne vend. Haxhi Qamili iu vuri taksa shume bejleresh te pasur. Duhet theksuar se levizja kryengritese shqiptare nen Haxhi Qamilin morri forma teper puritaniste Islame. Haxhi Qamili psh. shkaterroi mjaft vende supersticionesh fetare, vende ku njerezit kryenin rite magjishe apo adhurimesh jo-reale, ndaloi shtepite publike, pirjen e alkolit ne publik etj. Pasiqe nen pushtetin e Haxhi Qamilit, levizja morri karakter te theksuar Islamik, per Haxhiun popullsia e Tiranes dhe rretheve te tjera krijoi nje rrespekt te vecante. Nder bazat me te fort ate levizjes kryengritese shqiptare ishin qytezat e Kavajes, Shijakut dhe Tiranes.
    Megjithate udheheqja e Haxhi Qamilit nuk zgjati shume pasiqe ne mes te Majit 1915 ushtrite serbe u grumbulluan ne Oher dhe ne Diber per te filluar pushtimin e Shqiperise dhe rrezimin e levizjes kryengritese. Edhe pas protestave te qeverise se Tiranes dhe rrefuzimit te akuzave serbe se ne Shqiperi fshiheshin agjente austriak, ne 2 Qershor ushtrite serbe filluan marshimin kunder Shqiperise. Justikimin e pushtimit te Shqiperise, serbet e formuluan se ata po vinin ne Shqiperi vetem sa te largonin nga pushteti “ata te huaj qe punonin per llogari te Turqise dhe Austrise”. Pas qendresave te ndryshme qe shqiptaret iu bene serbeve ne Qukes, Elbasan, Qafe Kerrabe etj, ushtrite moderne serbe arriten qe te avanconin ne Tirane. Pasiqe i liruan rrugen Esad Pashes nga Durresi, ato iu drejtuan Tiranes me 13 Qershor 1915, ku pas disa luftimesh dhe kercenimi per te masakruar te gjithe fshatin e Sharres, arriten qe te bejne Haxhi Qamilin qe te dorezohet. Haxhi Qamili sebashku me 40 kryengrites te tjere shqiptare u derguan ne Durres, ku Xhelal Zogu i denoi me vdekje. [50] Ne ditet qe erdhen pushtuesit serbe vrane gjithashtu edhe patriote te tjere shqiptare si Cerciz Topullin, Mustafa Qullin, Mehmet Shpendin, Dede Gjo Lulin etj.
    Me ekzekutimin e Haxhi Qamilit nga serbet dhe kuislinget e tyre shqipfoles, kryengritja anti-koloniale kombetare shqiptare morri fund. Ne te njejten kohe vendi u pushtua nga ushtrite malazeze, serbe, italiane, greke, austriake, franceze etj qe u perleshen me njera tjetren gjate luftes se Pare Boterore ne tokat e pushtuara shqiptare. Perfundimi i luftes se pare boterore do ta shihte Shqiperine te destabilizuar politikisht, nen meshiren e fuqive evropjane. Kontrolli Shqiperise prej shqiptareve si ne ditet e Haxhi Qamilit, do te vinte vetem disa dekada me vone me Ahmet Bej Zogollin kur Fuqite e Medha Evropjane do ta linin Shqiperine si nje shtet te pamvarur, por qe shpejt do te perfundonte ne nje protektorat dhe me vone koloni te Italise fashiste.

    Endnota

    [1] J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134 - 135
    [2] Ibid
    [3] Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 493
    [4] S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 294
    [5] J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 137
    [6] Historia e Popullit Shqiptar, vellimi II, 1979, Fq. 364
    [7] Ibid
    [8] Ibid, 379
    [9] G. Castellan, Histori e Ballkanit, Tirane, 1991, Fq. 398
    [10] Ibid
    [11] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 390
    [12] G. Shpuza, Kuvendime per Historine Kombetare, Tirane, 2000, fq. 156
    [13] Historia e Popullit Shqiptar per Shkollat e Mesme, Tirane, 1996, fq 144
    [14] G. Shpuza, Kuvendime per Historine Kombetare, Tirane, 2000, fq. 157
    [15] Ibid. 156
    [16] B. Fischer, Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi, Fq. 18
    [17] G. Castellan, cit, Fq. 399
    [18] A. Nikolla, Princi tragjikomik i Shqiptareve, Spekter (online), Qershor 2000
    [19] Ibid
    [20] G. Shpuza, cit. fq. 164 – 166.
    [21] G. Castellan, cit, Fq. 400
    [22] J. Swire, Albania…, Fq. 208
    [23] A. Nikolla, cit.
    [24] J. Swire, Albania…, Fq. 209
    [25] Ibid, Fq. 212
    [26] per me shume ne kete teme shiko: webin. e G. Armillotes ne: http://www.geocities.com/ga57/albania/albania.html
    [27] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 411
    [28] J. Swire, Albania…, Fq. 214
    [29] Ibid. Fq. 216
    [30] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 412
    [31] Ibid. Fq. 413
    [32] G. Shpuza, cit. fq. 178 - 179
    [33] A. Nikolla, cit.
    [34] M. Gleny, The Balkans 1804 – 1999, NY, 2000, p. 23
    [35] J. Swire, Albania…, Fq. 218
    [36] Ibid. Fq. 219
    [37] T. Zavalani, Histori e Shqipnis, Phoenix, 1998, Fq. 243
    [38] J. Swire, cit, Fq. 221
    [39] T. Zavalani, cit. Fq. 249
    [40] Ibid. Fq. 248
    [41] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 417
    [42] Ibid. Fq. 419
    [43] T. Zavalani, cit. Fq. 249
    [44] J. Swire, cit, Fq. 241
    [45] Ibid, cit, Fq. 237-238
    [46] Ibid.
    [47] Ngaqe Xhelal Zogu ishte nje njeri i paafte dhe pijanec, e ema e Ahmet Zogut, e deboi Xhelalin nga trashegimija familjare e Zogolleve.: shiko: B. Fischer, cit., Fq. 15
    [48] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 424
    [49] B. Kondis, Northern Epirus Question during World War I, Balkanik Studies, Vol. 30, 1989, Fq. 21
    [50] Historia e Popullit Shqiptar, cit, Fq. 432

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    A ka mundesi qe te diskutohet karakteri i vete Olsi Jazexhi Islamistit. Kam pasur te bej me kete djale, ish-rrugac i reformuar i Kombinatit. Pasioni i tij eshte konvertuar nga kriminal ne Islamik, dhe mbetet flamurtar i ideve te Haxhi Qamilit, armik i Ortodokseve, Katolikeve, shekullareve e ateisteve.

    Olsi Jazexhi eshte Ayman Al-Zawahiri i rinise Islamike Shqiptare.

    E denoncoj kete perzonazh si nje nga inciuesit e dhunes te ardhme fetare ne Gadishullin Ilirik.

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Kryengritja shqiptare e vitit 1915

    Shpalime historike

    Shkruan: Sheradin BERISHA

    “Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë) , por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”. Hasan Prishtina

    1

    Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 - 3 shtator 1914 administrohej nga princi gjerman Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, që me vendim të Konferencës së Londrës, u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet. Asokohe udhëheqësit kosovarë:Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe qindra refugjatë tjerë nga Kosova, që ishin larguar pas kryengritjes së tetorit 1913, ndodheshin të strehuar në Durrës dhe në Shkodër. Princi V. Vid dhe qeveria e tij, meqë nuk arritën të krijonin një stabilitet të qëndrueshëm politik. . . brenda kufijëve të Shqipërisë londineze, atëherë kishte pak shpresa se do të bëheshin hapa konkret nga ai, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, ashtu siç kishin menduar disa krerë kosovarë, në fillim të ardhjes së Vidit në Shqipëri. Kështu që me kohë u shtrua si detyrë imperative e vet shqiptarëve që të përgaditen për një kryengritje çlirimtare, kundër pushtuesve serb. Dhe këtë barrë të rëndë do ta marrë përsipër atdhetari Hasan Prishtina.

    2

    Në gjysmën e dytë të vitit 1914, Hasan Prishtina pasi ka braktisur postin e ministrit (të postë-telegrafëve) që mbante në qeverinë e Durrësit, kaloi në Shqipëri të Veriut me qëllim të organizimit të një kryengritjeje antiserbe. Ishte koha kur Serbia qe zënë në luftë me Austro-Hungarinë, për shkak të vrasjes së princit Franc Ferdinand (më 28. VI. 1914) në Sarajevë dhe këto rrethana Hasan Prishtina i konsideroi si të favorshme për përgaditjen e një kryengritjeje për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare. Më 6 gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrësi njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë “mbi fillimin e aksioneve kundër pushtuesve serb”nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallës-Sh. B) , të cilët kishin me vete”lëndë plasëse dhe municion për mauzerët”.1 Dy ditë më vonë (8 gusht) z. Karl përsëri njoftonte Vjenën për një protestë të konsullit Serb Gavrilloviq, drejtuar qeveris shqiptare (të Durrësit) për fillimin e përgaditjeve të shqiptarëve kundër serbëve, të udhëhequr nga Hasan Prishtina. Se kjo çështje në aspektin diplomatik, ishte bërë tepër shqetësuese për Serbinë, kuptohet edhe nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme të Serbisë dërguar legatës mbretërore serbe në Romë, më 12 gusht 1914. Aty vihet në dukje veprimtaria e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit etj, kundër politikës shoviniste serbe”. 1/1Këto konfirmohen edhe nga shtypi i kohës.

    3

    Po cili ishte itinerari i Hasan Prishtinës, pas largimit të tij nga Durrësi?!
    Sipas kujtimeve të I. Strazimirit, nga mbarimi i korrikut të vitit 1914, Hasan Prishtina me nja 150 dibranë e luftëtarë tjerë nga Kosova, ishte nisur nga Durrësi dhe fillimisht ndalon në Peshkopi. Këtu ai tubon parinë e Dibrës dhe në bisedë me ta, thekson se Austro-Hungaria ka sjellë në Shëngjin armë e municion, dhe kërkon që të përgaditet një kryengritje kundër pushtusve serb. Kjo kryengritje-sipas Hasan Prishtinës-duhej bërë sa më parë dhe pa ndihmën e një shteti të huaj. Në tubimin me dibranët Hasan Prishtina kërkoi të miratohej edhe kjo deklaratë:

    a. T´i kërkohej Serbisë lirimi i tokave shqiptare, sepse nuk janë të saj dhe ajo nuk ka të drejtë dhe as është e aftë t´i qeverisë;

    b. Në rast se Serbia nuk pranon t´i lirojë me hir, ndaj saj do të përdorim forcën. . .

    c. Prej Dibrës Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij, kalon në krahinën e Lumës. Ato ditë para se të arrinte Hasan Prishtina në Lumë, krerët e kësaj krahine në një kuvend të mbajtur në Bicaj, kishin vendosur (lidhur besën) që të mos përzihen (të mbeten asnjënës) në zhvillimet politike dhe ushtarake të kohës. Në marrjen e këtij vendimi kishin ndikuar edhe ngjarjet dramatike të tetorit-nëntorit 1913, kur 27 fshatra të Lumës qenë djegur e shkrumuar, ndërsa u vranë e u masakruan edhe qindra lumjanë nga ushtria barbare serbe. Përkundër këtij vendimi ai gjeti përkrahjen te një pjesë e krerëve lumjanë si te Hoxhë Mehmeti, Qazim Lika, Sali Spahija, Sulë Elezi, Xhafer Bislimi, Xhafer Shema, Laçët e Bardhocit. . . , por edhe te vet nënprefekti i Lumës me seli në Bicaj-Sadik Gostivari. Në fshatrat e Lumës ndodheshin edhe dhjetra atdhetarë që kishin ikur nga Kosova dhe pritnin momentin për t´u kthyer atje. Gjatë kësaj kohe Hasan Prishtina qe strehuar në shumë familje atdhetare të Lumës si:në Kolesjan, në Kukës, në Shtiqën, në Bicaj, në Gjinaj, në Kalimash, në Surroj, në Bardhoc, në Has etj. 3Ai pati lëvizur edhe në Has e në Malzi për t´i bashkuar malësorët e kësaj zone në luftë kundër pushtuesve serb. Një gjë të tillë do ta bënte edhe Bajram Curri në Malësi të Gjakovës. Lëvizje kryengritëse ka pasur edhe në krahinën e Dibrës, por jo në përmasa të mëdha.

    Në shkurt 1915 me nismën e Hasan Prishtinës (i ndihmuar edhe nga krerët lumjanë dhe nënprefekti Sadik Gostivari) në Lumë u organizuan dy kuvende në:Bicaj e në Kullë të Lumës.

    Në Kuvendin e parë që u mbajt në xhaminë e Halil Agës, në Bicaj morën pjesë shumë krerë lumjanë dhe krerë tjerë nga viset e Kosovës , të strehuar në Shqipëri, si:Hasan beg Gizolli, sheh Hasani i sektit rrufai (Prizren) , Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi (Llap) , Keri i Sadik Bardhit, Sadik Gostivari, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Rexhep Delia i Pozheranit etj3/1. Nga krerët e lumës qenë Sulë Elezi dhe i nipi Xhaferi, Isuf Dina (Bicaj) , Mustafë Zyberi (Surroj) , Hoxhë Mehmeti e Xhafer Shema (Shtiqën) etj, por nuk erdhën aty Islam Spahija, Cen Daci e ndonjë tjetër, sepse i qëndruan besnik besës së lidhur (në mbledhjen e Dheut) për të mos u përfshirë në zhvillimet politike të kohës. Në kuvend u bisedua për përgaditjet që duhet bërë për të sulmuar forcat serbe në kufi e për të çliruar më pas Prizrenin e vendet tjera nën pushtim.

    d. Pas këtij kuvendi, H. Prishtina për të hulumtuar situatën politike dhe ushtarake në Prizren e rrethinë, atje i dërgoi tre lumjanë:Xhafer Shemën (Shtiqën) , Sinan Hysenin (Shahe) dhe Rasim Istrefin (Ramhas) *të cilët gjatë tërë kohës propaganduan kundër regjimit pushtues serb si dhe regrutuan njerëz në shërbim të çështjes kombëtare. Në Prizren dhe në fshatrat përreth u shpërndanë trakte e thirrje për kryengritje, ndërsa për të penguar agjenturat serbe u shtua vigjilenca në krahinën e Lumës e të Hasit. 5

    4

    Pasi u bënë përgaditjet e duhura dhe u sigurua një forcë goditëse prej më shumë se 300 vetësh (disa burime flasin për 600 vetë) në kuvendin e dytë të mbajtur në Kullë Lumë, u përgadit plani për të sulmuar fillimisht Garnizonin serb të dislokuar në fshatin Zhur.

    5

    Kryengritësit shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema etj, nga Kullë Luma u përqëndruan në fshatrat Bardhocë e Morinë dhe pastaj në orët e hershme të mëngjesit të datës 13 shkurt 1915, nëpër bjeshkët e këtij fshati, vazhduan rrugën për në Zhur. Meqë luftëtarët i kishin zënë të gjitha shtigjet dhe rugët që të shpienin në drejtim të grykës së Zhurit, fillimisht grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i këputën telat (lidhjet) telegrafike e telefonike në malet e Koretnikut.

    6

    Gjatë kësaj kohe në krahun e djathtë të shpatit të malit Koretnik do të arrijnë edhe malësorët nga fshatrat:Zapod, Belja, Lojme, Nimc të udhëhequr nga Rasim Selmani, për të mbështetur sulmet që do të kryhen kundër përqëndrimit të forcave kufitare serbe.

    7

    Kryengritësit shqiptar në agun e mëngjesit, të ndihmuar nga mulla Nasuf Hoxha i Zhurit, u futën në fshat dhe pasi e rrethuan garnizonin serb, luftëtarët u vendosën nëpër llogore-istikame që i kishin hapur vet forcat serbe. Shenja e fillimit të sulmit qe shpërthimi i një bombe nga luftëtari Xhemë Voka prej Shtiqënit. . Komanda serbe e alarmuar nga shpërthimi dha alarmin për të dalur në pozicione, mirëpo forcat shqiptare sulmuan furishëm repartet serbe. Luftimet qenë të përgjakshme dhe pati përleshje trup më trup
    Me kryengritësit, u bashkuan edhe shumë burra të Zhurit, Dobrushtit, Shkozës e Vërmicës, të cilët me pushkë e sopata, kosa e thika sulmuan ushtarët serb. Kushtrimin për t´ju bashkuar radhëve të Hasan Prishtinës e dha atdhetari zhurjan Asllan Rexhë Ademaj i cili në ato çaste bëri thirrje:”Bini burra, bini trima, ja sot ja kurrë, ka ardhur koha me e largue shkaun nga vatani!”

    8

    Në këtë betejë që zgjati disa orë rresht u vranë rreth 100 ushtarë serb, (përfshirë këtu edhe disa oficerë) dhe repartet e armikut u shpartalluan plotësisht.

    9

    Kryengritësit shqiptar pasi morën nën kontroll Qafën e Zhurit marshuan në drejtim të Prizrenit. Ndonëse krismat e bombave dhe të pushkëve kishin alarmuar edhe komandën qëndrore serbe në Prizren, ajo në drejtim të Zhurit kishte nisur disa reparte ushtarake. Ndërkohë që forcat kryengritëse shqiptare kishin arritur tek Ura e Vlashnjës (në jug të Prizrenit) ata do të përballen me repartet serbe. Kryengritësit shqiptarë duke u përqëndruar në zonën-Bregu i Drinit-Vlashnje-Poslisht-Billushë, zhvilluan një përleshje të përgjakshme me repartet serbe, të cilat me këtë rastë përdorën edhe artilerinë e rëndë. Në këto përleshje nga predhat e topit u vranë:Nebi Latifi e Brahim Jashari nga Brruti dhe dy burra trima nga fshati Kabash i Prizrenit. Pas një qëndrese heroike, forcat shqiptare (në munges të municionit) dhe të ndodhur përballë një armiku shumfishë më të madh në numër e të armatosur me topa e mitralozë, u detyruan të tërhiqen në drejtim të Zhurit, për të kaluar pastaj nëpër malet e Koretnikut dhe të Gjalicës në thellësi të krahinës së Lumës. Hasan Prishtina pas largimit nga zona e luftimeve, duke e përjetuar rëndë këtë disfatë do të deklaronte:”Na luftojmë e ndoshta gja nuk gëzojmë (lirinë) , por ata që vinë mbas nesh kanë me i gjetë shejet tona. . . ”

    10

    Hasan Prishtina me disa luftëtarë nga fshati Dobrusht kalon Drinin e Bardhë dhe del në Has, prej nga pas disa ditësh do të shkoj në Shkodër.

    Për Betejën e Zhurit janë thurur edhe këngë popullore, ja disa vargje:

    “. . . N´Kull´të Lumës jan´bashkue, /diqin gjem jan´besatue. /Sul´Elezi foli´i fjalë:“Kush asht burr´e kush asht gjalë, /shpejt kufinin m´e kalue, /mar-e Zhurin m´e rrethue, /Hasan Prishtinën m´e ndihmue”. . . /Hasan Prishtina kobec* ish kanë, /Po m´i prin´mirë kta lumjanë, /Mar´ llagamet i ka rrethue, /Shum-e shkijet i ka damtue.
    Pas kësaj kryengritjeje të përgjakshme, banorët e fshatrave Zhur, Shkozë, Dobrusht e Vërmicë, për t´i shpëtuar masakrave serbe, u detyruan të shpërngulen dhe u strehuan në fshatrat e Lumës:Shtiqën, Nangë, Bicaj, Gabrricë, Kolesjan etj. Ata qëndruan rreth 3 muaj larg shtëpive të tyre dhe pikërisht ditën e shëngjergjit, më 6 maj 1915 do të kthehen në vatrat e veta. , tanimë të plaçkitura e të djegura nga ushtria dhe sreckalitë, të ashtuquajtur“raja serbe” e Prizrenit.

    11

    Pushtuesit serbë, përkundër vrasjeve e masakrimeve, djegjeve e shkatërrimeve të fshatrave shqiptare, çarmatosjes me dhunë, marrjes peng dhe burgosjeve të shumta, shpërnguljeve të mijëra shqiptarëve për Turqi e gjetk, nuk mundën ta shuanin dot qëndresën shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    1 Sh. Hoxha-Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq. 2658cit. Hasan Prishtina-dokumente, Tiranë 1983-/dok. 50, fq. 927
    1/1 Po aty, /Hasan Prishtina-Dokumente, Tiranë 1983-dok. 51, fq. 93;dok. 53, fq. 94/96.

    2 Sh. Hoxha-Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, f. 266-267/I. Strazimiri (Kujtime 1910-1924) AIH Dosja A-VII-94.

    3 Sh. Hoxha-Portrete e syzime atdhetarësh, Tiranë 2002, fq. 168.
    3/1 Mustafë Mamusha 78 vjeç, Kujtime. . . Kukës 18. 12. 1968.

    4 Sh. Hoxha-Vepra e cituar, fq. 46. /Sh. Hoxha-Luma në luftat për liri. . . , fq. 270.
    * Kujtime nga plaku 86 vjeç Xhafer Shema nga Shtiqëni, 04. 02. 1972.

    5 Po aty, /Xheladin Rustemi nga Nanga dhe Xhafer Shema nga Shtiqëni-kujtime nga ato ngjarje.
    -Në janar 1915 ishte kapur spiuni Isa Çaushi (Kuqoshi) që punonte për Serbinë dhe varet në Bicaj.
    Sipas një njoftimi në revistën”Përparimi” nr. 4/1916, Isa ishte prizrenas i cili ia kishte shitur shpirtin Serbisë.

    6 Xh. Shala-Marrëdhëniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë 1990, fq. 240/241.

    7 Q. Mataj-Hoxhë Mehmeti 1867-1927, Kukës 2002, fq. 132.

    8 Ibish Avdi Rizanaj, Kujtime në dorëshkrim, Zhur gusht 1992.

    9 Nga kjo betejë e përgjakshme në Zhur kanë shpëtuar 3 oficerë dhe disa ushtarë serb, të cilët u strehuan në shtëpinë Hysen Aga Hoxhës, njëri nga njerëzit lojal të pushtuesve serb. .

    10 Kujtime nga Mustafë Mamusha, 78 vjeç, Kukës 18. 12. 1968. /Sh. Hoxha-Luma në luftrat për liri. . . , fq. 275. )
    * Skifter

    11 Sipas dëshmive të plakut Ibish Avdia nga Zhuri, për kthimin e banorëve të Zhurit dhe fshatrave tjerë, ndërmjetësuan agallarët, që bashkpunonin asokohe me pushtetin ushtarak serb, si:Hysen Aga nga Zhuri, Durmish Aga nga Vërmica, Bislim Kadria, Sherif Aga Bajrami nga Gjinovci, Haxhi Selimi dhe Jahja Aga nga Prizreni etj. Këta agallarë në qendër të Zhurit, banorëve të kthyer ju deklaruan se” ju ka fal krali i Serbisë”!!.

    Të nesërmen e asaj ditë (herët në mëngjesë) pasi e kishte falur namazin e sabahit , në të dalë nga Xhamia, xhandarmëria serbe e arreston atdhetarin Asllan Rexhë Ademajn, i cili s´do të kthehet kurrë më në shtëpinë e tij (humbet pa shej pa dok) .


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Per cilen kryengritje popullore eshte fjala: kryengritjen popullore te Haxhi Qamilit ne Shqiperine e mesme? Kryengritjen popullore vorio-epirote ne Shqiperine e jugut? Apo per kryengritjen popullore ne Shqiperine e Veriut (Republika e Mirdites)? Se me sa di une te gjitha keto kryengritje, popullore ishin, per zonat ku u zhvilluan.
    Qashtu .

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 15:27
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •