Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Talking Nano shkakton skandal edhe në varrimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan

    Protokolli i Selise se Shenjte detyrohet t'i tregoje vendin Kryeministrit shqiptar

    Kryeministri zuri vendin e Presidentit te Algjerise dhe nuk pranonte te ngrihej me argumentin se ishte ai kryetar delegacioni e jo Moisiu

    Edhe dje, perseri, Shqiperia eshte prezantuar turpshem nga politika e saj ne ceremonine solemne te lamtuires me Papa Vojtilen. Ne kishim ne Baziliken e Shen Pjetrit dy delegacione, nderkohe qe per cdo shtet, te madh apo te vogel, Vatikani kishte percaktuar vetem 5 vete ne delegacion. Edhe SHBA, kishte vetem 5 vete ne delegacion. Por kryeministri Nano eshte ulur ne vendin e gabuar, ku sipas rregullit ishte percaktuar Presidenti i Algjerise, ngjitur me Presidentin e Shqipersie. Protokolli dje ka qene shume strikt edhe per aresye sigurie, dhe kesisoj ka vendosur ne radhen e pare vetem kryetarin e delegacionit shqiptar qe ishte zyrtarisht zoti Moisiu, ndersa per kryeministrin Nano, ish-presidentet Berisha e Meidani eshte caktuar nje vend tjeter, natyrisht ne pjesen VIP. Porse nuk ka ndodhur keshtu ne respekt te protokollit zyrtar. Edhe TV Klan dha dje nje kronike per kete ngjarje te turpshme per Shqiperine. Zoti Nano eshte ulur afer Presidentit Moisiu ne vendin ku ishte shenuar ne protokoll emri i Presidentit te Algjerise. Natyrisht qe gabime mund te ndodhin ne raste te tilla, porse kur sherbimi i Protokollit eshte detyruar te sqaroje kryeministrin shqiptar se kryetar delegacioni eshte Presidenti Moisiu, ndaj ai duhej t'i lironte vendin Presidentit algjerian, serish zoti Nano nuk ka pranuar te ngrihej nga vendi ku po peshonte rendshem. Protokolli eshte ndjere ngusht, pasi nuk mund te perdorte forcen ndaj nje njeriu qe kishte zene vendin e gabuar dhe nuk pranonte ta leshonte. Njerezit e administrates se Vatikanit, nderkohe qe vinin kryetare shtetesh ne rrjesht per zene vendin, jane ndjere shume keq nga mosperfillja e kryeministrit shqiptar, aq me teper qe vendin ia kishin lene diku me pas, por Fatos Nano e donte patjeter ne rreshtin e pare qe te dilte ne televizionet e botes si gjoja "figure e rendesishme". Nderkohe qe minutat shkonin me nxitim dhe nuk pritej me, atehere Protokolli i Vatikanit i eshte drejtuar qe ose Moisiu ose Nano te ngrihej nga vendi, pasi vetem nje vend kishte Shqiperia ne rradhe te pare, pra vetem kryetari i delegacionit zyrtar. Meqe kryeministri Nano nuk donte t'ia dinte per kerkesen e njerezve te Vatikanit dhe per pak minuta, do vinte per t'u ulur Presidenti algjerian, atehere ata jane detyruar ta levizin nga vendi ku ishte ulur dhe nuk donte te ngrihej. Me pas kryeministri eshte ngritur duke share Vatikanin dhe sidomos ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan, zotin Zef Bushati. Nuk ka pasur ku te kthente aty per aty ndonje teke, pasi rojet per sigurimin e krereve te 200 vendeve ishin kudo, kesisoj ka shkuar ne rradhen e tij ku i takonte, afer Berishes dhe Meidanit. Ka share prape ambasadorin Bushati me gjithe fjalorin qe zoteron kohet e fundit, te shoqeruar edhe me fjalorin e mesuar ne burg ne itet 1993-1997. Por dhe ketu ka bere zhurme, ndaj rojet dhe sherbimi i protokollit i kane hequr verejtjen qe te ule zerin. Zoti Nano nuk e ka dashur veten kur e kane ngritur nga vendi i pare qe nuk donte ta leshonte, a thua se ishte ne Tirane, e jo ne supershtetin e botes Vatikan, ku perulen kryetare te shteteve si SHBA, Anglia, Italia, Franca etj.

    Burime nga stafi i njerezve qe shoqeronin Kryeministrin tregojne se zoti Nano ka qene dje aq i xhindosur aq sa ka dashur ta shkarkoje qe nga Roma Zef Bushatin, ambasadorin tone ne Vatikan. Fajin nuk ia kishte ne fakt Bushati, dhe as protokolli i Selise se Shenjte, por tangerlleku me te cilin eshte mesuar te qeverise e te kapardiset edhe ne arenen nderkombetare, nen siglen chairman. Shume kryetare shtetesh qe e ndoqen kete veprim te kryeministrit tone jane habitur me insistimin e tij per te mos respektuar protokollin strikt te Vatikanit, protokoll te cilit iu nenshtrua edhe Presidenti i SHBA Bush, te cilin e kishin vendosur afer me Presidentin e Iranit, shtetit armik te Eashingtonit. Megjithate, zoti Bush nuk beri asnje fjale per kete vendosje. Kurse Kryeministri yne manifestoi tangerllek feudal dhe i dha nje tjeter turp Shqiperise dhe ne Vatikan, aq sa ka gjasa qe kjo histori te tregohet si barcelete ne tavolinat e kryeministrave europiane.

    Edhe Presidenti Moisiu duhej te kishte nderhyre per t'i treguar vendin atij qe nuk donte te respektonte protokollin dhe jo thjesht te ulte koken ne shenje turpi per veprimet e Kryeministrit te tij. Burime nga stafi kryeministror tregojne se Nano i ka kerkuar ambasadorit tone ne Vatikan qe t'i ruhet nje vend i vecante ne rradhe te pare bashke me Xhoanen, por pergjigja e Selise se Shenjte ka qene nje "JO" e prere. Mbreme zyra e shtypit e kryeministrit e pergenjeshtroi lajmin e TV Klan si te pavertete, por kete skene komike e kane pare Moisiu, Meidani dhe Berisha, ndaj ka deshmitare plot, pa harruar se kamerat e fshehta te Vatikanit e kane te regjistruar kete episod turpi te kryeministrit, nje nga episodet qe qe ul emrin e Shqiperise ne bote.

    Marre nga Koha Jone

  2. #2
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Nano, skandal në funeralin e Papës

    Kryeministri para se të niste ceremonia ëstë ulur përkrah Moisiut në vendin e presidentit të Algjerisë

    Nano, skandal në funeralin e Papës

    Kryeministri është ulur në vendin e presidentit të Algjerisë. Berisha: Incident i turpshëm

    Anila Rama-Shekulli

    TIRANE- Ajo që pritej ndodhi. Incident i delegacionit shqiptar gjatë zhvillimit të funeralit mortor të Atit të Shenjtë, papa Gjon Pali II në Vatikan. Mosmarrëveshjet mes kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit Alfred Moisiu për kryesimin e delegacionit, nuk janë shmangur as në sheshin e Shën Pjetrit, para se të fillonte mesha e shenjtë. Sipas burimeve nga delegacioni shqiptar, kryeministri Nano, që ka shkuar më vonë se anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, është ulur përkrah presidentit Alfred Mosiu, duke zënë në këtë mënyrë vendin që ishte planifikuar për presidentin e Algjerisë, sipas rendit alfabetik. Vendi i presidentit të Algjerisë kishte mebtur bosh ato minuta, pasi ky i fundit është paraqitur me vonesë në ceremoni. Por zyrtarët e protokollit dhe personeli i Vatikanit që merrej me mbarëvajtjen e ceremonisë, kanë shkuar tek Nano, duke i kërkuar që ai të çohej që aty dhe të zinte vendin e planifikuar disa radhë më poshtë, ku ishte vendosur pjesa tjetër e delegacionit shqiptar me ish-presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu. Ndërsa ambsadori ynë në Vatikan Zef Bushati ka qëndruar në radhë me ambsadorët e tjerë, duke i liruar kështu vendin vajzës së Moisiut. Nano në fillim nuk ka dashur të lëvizë që aty, por më pas është detyruar që të boshatisë vendin që nuk i takonte atij. Të gjithë incidentin në fjalë e konfirmon zyrtarisht vetëm ish-presidenti Sali Berisha. Gjatë mbërritjes dje pasdite në Rinas, Berisha, nuk tha detaje rreth incidentit, por tha se “ishte një incident i turpshëm, por unë nuk dua t’ia ul vlerat ceremonisë madhështore të Vatikanit”.

    Nano
    Ndërkohë shefi i protokollit të kryeministrit Nano, Taulant Balla, ka pohuar të kundërtën e asaj që tha Berisha. “Nuk ka pasur asnjë incident në Vatikan. Kryeministri Nano është ulur me delegacionin shqiptar, ish-presidentët Meidani e Berisha dhe vajzën e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu”, tha Balla. Bashkëshortja e kryeministrt Nano, Xhoana Nano, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërkaq i pyetur për incidentin e mësipërm ish-presidenti Meidani nuk bëri asnjë koment. Ndërkohë nga selia e Presidencës, nuk ka ka pasur asnjë informacin zyrtar, për të konfirmuar atë që kishte ndodhur në Vatikan. Ambasadori ynë në Romë, Pavli Zëri, është shprehur se protokolli i Vatikanit është shumë i rreptë dhe nuk mund të lejohen incidente të kësaj natyre, pasi ata të shoqërojnë në vendin ku duhet të qëndrosh.

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Që të mos na turpërojë sërish


    Astrit PATOZI


    Gjithmonë kisha menduar se një ditë historitë e tij me incidente të rënda diplomatike dhe me karshillëqe të neveritshme protokollare do të mbaronin. Por ai e bëri prapë. Këtë radhë faqe të gjithëve dhe mu në kërthizën e botës, sepse e tillë ishte dje Roma dhe Sheshi i Shën Pjetrit. Dhe e bëri në ceremoninë më serioze dhe më madhështore që mund të jetë mbajtur ndonjëherë në kujtim të një njeriu të madh, në sy të personaliteteve më të rëndësishme nga i gjithë globi.

    Protokolli strikt i Vatikanit është vënë dje në pozitë të vështirë kur i ka shpjeguar kryeministrit shqiptar Fatos Nano se nuk mund të ulesh në vendin e një tjetri dhe se nuk është ai vetë që vendos se cili duhet trajtuar si kryetar delegacioni. Por ai është aq i papërgjegjshëm, sa me siguri, pasi ia ka shkarkuar zemërimin e çastit ambasadorit Zef Bushati, pasdite mund të ketë pirë xhin dhe të ketë treguar barcaleta për incidentin.

    Nuk ka asgjë në botë që ta përligjë sjelljen e tij prej halabaku dhe askush nuk mund ta justifikojë atë si një keqkuptim protokollar. Sepse skandali erdhi pas një përpjekje të dështuar të Fatos Nanos për të shkuar në Romë me një delegacion paralel, një zgjidhje djallëzore e tij për të injoruar pozitën e Presidentit Moisiu si kryetar i delegacionit zyrtar të Shqipërisë. Vetëm pas përgjigjes negative të Vatikanit, ai është detyruar të shkojë në Romë si një anëtar i delegacionit, por pikërisht atje e ka gjetur "zgjidhjen" duke i zënë vendin Presidentit të Algjerisë.

    Shqipëria është një vend aq i vogël dhe me aq shumë probleme, sa edhe përgjegjshmëria ekstreme, përkushtimi në detyrë, finesa dhe delikatesa e atij që drejton qeverinë e saj, nuk do të mjaftonin kurrë që ajo të merrej aq shumë seriozisht nga të mëdhenjtë. Por kur këto të gjitha mungojnë, dhe aq më tepër kur në vend të vlerave universale të një burri shteti, shfaqen tiparet më të pështira të një kaposhi të krekosur që nuk njeh as etikën më elementare në sjelljen prej ofiqari të lartë, i bie që aksionet e saj të ulen edhe më tej.

    Shqiptarët, të cilët dje u bashkuan me të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar në përcjelljen me nderim dhe respekt në banesën e fundit të Papa Gjon Palit të Dytë, nuk i kanë asnjë borxh atij burri që dje me sjelljen e tij ordinere i poshtëroi ata të gjithë. Unë nuk dua të besoj se në funeralin e Atit të Shenjtë kryeministrit të Shqipërisë t'i jenë zgjuar instiktet e vjetra ateiste, me të cilat është mbrujtur në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. E kam të vështirë ta besoj se kujtimi i Papa Gjon Palit të Dytë që lidhet pazgjidhshmërisht me rënien e Perdes së Hekurt, mund t'i shkaktojë ende emocione negative një njeriu, karriera e të cilit është luhatur nga enverizmi ekstrem tek kleptokracia, si formë e moderuar e një demokracie të rreme.

    Shqiptarët kanë një mijë arsye për të mos e pranuar më Fatos Nanon si kryeministër dhe këto janë të lidhura me keqqeverisjen, kapjen peng të shtetit nga mafia, lulëzimin e monopoleve, shtimin e varfërisë dhe të krimit në vend. Por që dje, ata kanë edhe një arsye më shumë për t'u ndarë një herë e mirë prej tij. Në korrik, ata kanë mundësinë finale për të mos u ndjerë më të fyer dhe të poshtëruar sa herë që kryeministri i tyre merr pjesë në një ceremoni apo aktivitet të rëndësishëm botëror, ashtu siç ndodhi dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Dhe kjo bëhet duke votuar kundër Fatos Nanos.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Kryeminister pijanec , halabak , i pa-komunikueshem , arrogant ...etj etj ! Asht mesu Tosi i Nans me ba si mbret i shqiptarve por ne Vatikan ja paskan tregu vendin pleshtit me gjithe arrogancen e tij !
    Te pakten ta kishin nxjerr per zhelesh perjashta si shkerdhaten ! Pleher politikan qe edhe ne nji funeral do marri kredenciale fallco politike !
    ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Turp për Vatikanin,
    ta ngrejn nga karriga gjithë këtë njeri!?

    Une prita se do e kandidojne për papë!
    Edepsëzat...
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    RTP, hahaaaaaaaaaaaaaa faliminderit shum
    me bere te qeshem me za, ishte shum shum e forte
    Nano ne vend te Papes, si do ta quajshin PAPA NANO, ne gjuhen e bebeve dmth papaaa tung tung ec ec
    Ma mir neser se dje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Kush e ftoi fatos nanon ne vatikan? Kjo esht skandaloze, ata bejn kaq shum pregatitje per te mbrojtur liderat e botes me snaipera ne maj te st piters kurse nga ana tjeter e ftojn vet halabakun e ballkanit ne mes te njerzve me te respektuar ne bot.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Friendly boy pershendetje,

    Nanon se ka ftuar vatikani por vota e popullit te vet , ne ket menyre populli ja ka mundesuar te behet kryeminister, vatikani respekton popullin,
    un te kuptoj se qka mendove dhe pajtohem me ty
    un si nje shqiptar i thjesht ndjehem i provokuar dhe nenqmuar kur shof nje mutavist marksist serbist e rusist duke na prezentuar ne vendin ma te ndieshum te botes
    Ma mir neser se dje

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Kush e ftoi fatos nanon ne vatikan? Kjo esht skandaloze, ata bejn kaq shum pregatitje per te mbrojtur liderat e botes me snaipera ne maj te st piters kurse nga ana tjeter e ftojn vet halabakun e ballkanit ne mes te njerzve me te respektuar ne bot.
    Vatikani ka caktue qi delegacioni i cdo shteti te perbahet prej pese vetesh.
    Asht ne "nderin" tone ke cojme per me na perfaqsue ne ato pese vende qi Vatikani i ven ne dispozicion Shqipnise (ashtu si edhe cdo shteti tjeter).

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    iiii sa turp !

    Turperon nje komb te tere ...
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Delegacionet shqiptare ne VATIKAN
    Nga REALIST në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 09:49
  3. Arbnori, ambasador i ri në Vatikan
    Nga Tastiera në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Vendimi: Papa do prehet në Vatikan
    Nga Sherri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 04:05
  5. Borxhet e Nano, skandal në Krans Montana
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 05-07-2004, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •