Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 106
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kryqėzimi, Vdekja dhe Varrimi i Zotit tonė



    Sot varet mbi dru, Ai qė vari dheun mbi ujėra!
    Kurorė me gjemba vihet nė koken e Mbretit tė ėngjėjve!
    Shuplaka duron Ai qė ēliroi Adamin nė Jordan!
    Me purpurt tė gėnjeshtėrt vishet Ai qė vesh qiellin me re!
    Me gozhdė mbėrthehet Dhėndėrri i Kishės!
    Me heshtė shpohet Biri i Virgjėreshės!
    Pėsimeve tė Tua u falemi o Krisht, tregona Ringjalljen Tėnde tė lavdishme!





    Ti o Krisht, o Jetė, Ti u vure nė varr, edhe forcat ėngjėllore ēuditeshin,
    duke lavdėruar denjimin Tėnd!
    Si po vdes, o Jetė, si rri brenda nė varr, kur fuqirat e armikut i dėrrmove krejt,
    dhe tė vdekurit e Ferrit i ringjall.
    Porsi Shkėmb i zhveshur, pritesh o Shpėtimtar, dhe burove lumin e gjallė
    pėr tė gjithė ne, si Burim i Jetės qė je o Krisht!
    Duke u vaditur, prej kėtij Lumi mė dysh, qė tė rrjedh prej brinjės,si nga njė burim,
    pemėsojmė jetėn e pėrjetėshme!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 21-04-2006 mė 05:03
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Nėna jote e qashtėr, pėr Ty qan nėnėrisht,
    dhe tė derdh libata lotėsh pėrmbi trupin Tėnd.

    Mjerė o Dritė e botės, Drita ime, Jesu, si u erre ti o Jetė, nė tė errėtin varr,
    Virgjėresha po thėrriste plot me lot.

    Male edhe fusha, edhe njerėzit ngado,
    qajeni me mua edhe vajtojeni, e mjera unė, nėnė e Perėndisė.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    E dėgjove, Fjalė, Atin Tėnd Perėndi,
    edhe zbrite gjer nė Ferrin e tmerrshėm
    edhe ngjalle gjithė brezin njerėzor...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tė ka hije madhėshtimi Ty o Jetėdhėnės,
    se mbi kryq i ndeve sot duart, dhe shkatėrrove armikun krejtėsisht

    Tė ka hije madhėshtimi Ty o Krijues i botės,
    se me anė pėsimesh, na shpėtove prej pėsimit tė vdekjes

    Porsi pelikan, i plagosur nė brinjėn Tėnde, Fjalė,
    bijtė e Tu tė vdekur po i ngjall, duke u pikuar ēurka jetėdhėnėse...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gjithė gjeneratat, himne i blatojnė varrimit Tėnd o Krishti im.

    Prej drurit, Ty tė zbriti Arimatheani, me vaje tė varrosi.

    Mbi drurin u mbėrtheve, Ti qė me shtyllė reje, popullin mbulove.

    Miraprurėset erdhėn o Shpėtimtar tek varri dhe tė blatuan myrra.

    Ngjallu, Jetėdhėnės, Nėna qė tė lindi, duke vajtuar thotė.

    Ngjallu, Jetėdhėnės, dhe ngrina edhe ne nga gropat e skėterrės.

    Paqen Kishės Sate, popullit shpėtimit, dhuro me Ngjalljen Tėnde...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 21-04-2006 mė 07:51
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kjo eshte Java e Shenjte e Kalendarit Orthodhoks.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Java e Madhe - Java e Shenjtė

    Kemi hyre ne Javen e madhe,javen e pesimeve shpetimtare.

    E Hėna e Madhe

    Qė nga dita e sotme fillojnė Pėsimet e Shenjta tė Zotit tonė Jisu Krisht. Shembull I Zotit tonė Jisu ėshtė edhe Josifi I Dhjatės sė Vjetėr, kujtimin e tė cilit e bėjmė sot. Josifi ishte djali i vogėl i Patriarkut Jakov edhe biri i tij mė i dashur. Por ai nuk ishte i dėshiruar nga vėllezėrit e tij tė cilėt si fillim e hodhėn nė njė pus tė thellė edhe e gėnjyen babain e tyre se e kishte ngrėnė njė kafshė e egėr duke i treguar rrobat e gjakosura. Mė pas e shitėn pėr 30 aspra flori tėk blerėsit e robėrve tė cilėt edhe ata e shitėn tek kryeguzhunieri i mbretit tė Egjiptit, tek Petefri. Josifi ishte shumė i bukur edhe me tė u dashurua gruaja e Petefrit, e cila pėr arsye tė mosbindjes sė tij donte ta akuzonte pėr vepėr tė keqe dhe imoralitet. Sapo gruaja kapi Josifin ai iku edhe u largua. Atėherė ajo nga inati e akuzoi tek Petefri se ai donte tė abuzonte me tė, edhe mbreti sapo mori vesh kėtė gjė e burgosi Josifin. Por njėherė Faraoni pa njė ėndėrr tė ēuditshme dhe kėrkonte njė shpjegues. Me ndriēim nga Perėndia, vetėm Josifi mundte qė ta shpjegonte. Se do tė vinin nė vendin e tij shtatė vjet lumturie edhe bollėku edhe shtatė vite urie. Faraoni u entuziasmua nga urtėsia edhe dituria e tij edhe e bėri sekretarin e tij. Josifi e pėrdori nė mėnyrė tė drejtė pushtetin e tij si nė kohėn e urisė ashtu edhe nė kohėn e paqes. Pėr arsye tė mbarimit tė grurit u rishfaqėn vėllezėrit e tij tė cilėt e kishin zhdukur. Josifi nuk i mbajti mėri por i ftoi nė Egjipt bashkė me familjen. Kėshtu qė Josifi na ikonizon Krishtin, sepse edhe Ai, biri i dashur i Atit u pėrndoq nga Judenjtė, u shit nga nxėnėsi i tij pėr 30 aspra argjendi dhe u mbyll nė pusin e errėt nė varr. Gjithashtu, sot pėrkujtojmė dhe fikun pa fryte, tė cilin e thau Zoti menjėherė me fjalėn e tij. Simbolizon sinagogėn e hebrenjve, e cila nuk kishte fryte shpirtėror. Na tregoi Zoti fuqinė e Tij tek druri i pashpirt edhe gjithashtu edhe tek njeriu, pėr tė treguar se nuk kishte vetėm fuqinė pėr tė bėrė mrekulli por edhe pėr tė dėnuar. Himnografia i referohet dy temave tė mėsipėrme por edhe Pėsimeve tė tjera tė Zotit tonė Jisu Krisht.

    Leximet e Dites Jezek. 1:1-20, Eks. 1:1-20, Jov. 1:1-12, Mt. 24:3-35

    Jezek. 1:1-20
    Nė vitin e tridhjetė, mė pesė tė muajit tė katėrt, ndodhi qė ndėrsa isha midis tė internuarve pranė lumit Kebar, qiejtė u hapėn dhe pata vegime nga ana e Perėndisė. Mė pesė tė muajit (ishte viti i pestė i robėrisė sė mbretit Jehojakin), fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit tė Buzit, nė vendin e Kaldeasve, pranė lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi tė. Ndėrsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu njė erė furtune, njė re e madhe me njė zjarr qė mbėshtillej rreth vetes sė tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte njė shkėlqim i madh si ngjyra e bronzit ikandeshent qė ndodhet nė mes tė zjarrit. Nga mesi i tij dukej ngjashmėria e katėr qėnieve tė gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmėrinė e njeriut. Secili prej tyre kishte katėr fytyra dhe secili katėr krahė. Kėmbėt e tyre ishin tė drejta dhe tabani i kėmbės sė tyre ishte si ai i tabanit tė kėmbės sė njė viēi, dhe shkėlqenin si bronzi me lustėr. Nė tė katėr anėt, poshtė krahėve, kishin duar njerėzish; dhe qė tė katėr kishin fytyrat e tyre dhe krahėt e tyre. Krahėt e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur pėrpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt pėrpara tij. Sa pėr pamjen e fytyrave tė tyre, tė gjithė kishin fytyrė njeriu, qė tė katėr fytyrė luani nė tė djathtė, qė tė katėr fytyrė kau nė tė majtė, dhe qė tė katėr fytyrė shqiponjeje. Kėshtu ishin fytyrat e tyre. Krahėt e tyre ishin shtrirė lart; secili kishte dy krahė qė preknin njėra tjetrėn dhe dy qė mbulonin trupin e tyre. Secili shkonte drejt pėrpara tij; shkonin atje ku fryma donte tė shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin. Sa pėr pamjen e qėnieve tė gjalla, kėto dukeshin si qymyre tė ndezur, si pishtarė. Zjarri lėvizte nė mes tė qėnieve tė gjalla; zjarri ishte i ndritshėm dhe prej tij dilnin shkrepėtima. Qėniet e gjalla vraponin pėrpara dhe prapa, dukeshin si njė rrufe.Ndėrsa shikoja qėniet e gjalla, ja njė rrotė pėr tokė pranė qėnieve tė gjalla me katėr fytyrat e tyre. Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyrės sė krizolitit; qė tė katra i ngjisnin njera tjetrės. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato tė njė rrote nė mes tė njė rrote tjetėr. Kur lėviznin, shkonin nė drejtim tė njerit prej katėr drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa. Sa pėr rrathet e tyre ishin tė lartė dhe tė madhėrishėm; dhe rrathėt e gjithė tė katėrve ishin plot me sy rreth e qark. Kur lėviznin qėniet e gjalla, edhe rrotat lėviznin pranė tyre dhe, kur qėniet e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat. Kudo qė fryma donte tė shkonte, shkonin edhe ata, sepse aty shkonte fryma; rrotat ngriheshin bashkė me ta, sepse fryma qėnieve tė gjalla ishte nė rrota.


    Eks. 1:1-20
    Kėta janė emrat e bijve tė Izraelit qė erdhėn nė Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij: Rubeni, Simeoni, Levi dhe Juda, Isakari, Zabuloni dhe Beniamini, Dani dhe Naftali, Gadi dhe Asheri. Tėrė njerėzit qė kishin dalė nga gjaku i Jakobit arrinin shtatėdhjetė veta (Jozefi ndodhej tashmė nė Egjipt). Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqėn tėrė vėllezėrit e tij dhe gjithė ai brez. Dhe bijtė e Izraelit qenė frytdhėnės, u shumėzuan fort dhe u bėnė tė shumtė, u bėnė jashtėzakonisht tė fortė; dhe vendi u mbush me ta. Por tani doli nė Egjipt njė mbret i ri, qė nuk e kishte njohur Jozefin. Ai i tha popullit tė tij: "Ja, populli i bijve tė Izraelit ėshtė mė i shumtė dhe mė i fortė se ne. Tė pėrdorim, pra, dinakėri ndaj tyre, me qėllim qė tė mos shumėzohen dhe, nė rast lufte tė mos bashkohen me armiqtė tanė dhe tė luftojnė kundėr nesh, dhe pastaj tė largohen nga vendi". Vunė, pra, kryeintendentė tė punimeve mbi ta, me qėllim qė t'i shtypnin me angaritė e tyre. Kėshtu ata i ndėrtuan Faraonit qytetet-depozitė Pitom dhe Raamses. Por sa mė tepėr i shtypnin, aq mė shumė shtoheshin dhe pėrhapeshin; prandaj Egjiptasit arritėn tė kenė shumė frikė nga bijtė e Izraelit, dhe Egjiptasit i detyruan bijtė e Izraelit t'u shėrbenin me ashpėrsi, dhe ua nxinė jetėn me njė skllavėri tė vrazhdė, duke i futur nė punimin e argjilės dhe tė tullave si dhe nė ēdo lloj pune nė ara. I detyronin t'i bėnin tėrė kėto punė me ashpėrsi.Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga tė cilat njėra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha: Kur do tė ndihmoni gratė hebre lindėse, dhe do t'i shihni tė ulura nė ndenjėsen e lindjes, nė rast se fėmija ėshtė mashkull, vriteni; po tė jetė femėr, lėreni tė jetojė. Por mamitė patėn frikė nga Perėndia dhe nuk bėnė ashtu siē i kishte urdhėruar mbreti i Egjiptit, por i lanė gjallė fėmijėt meshkuj. Atėherė mbreti i Egjiptit thirri mamitė dhe u tha: "Pse e bėtė kėtė dhe i latė gjallė fėmijėt meshkuj?". Mamitė iu pėrgjigjėn Faraonit: "Sepse gratė hebre nuk janė si gratė egjiptase, por janė tė fuqishme dhe lindin para se t'u vijė mamia pranė". Dhe Perėndia u bėri tė mirė kėtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bė jashtėzakonisht i fortė.

    Jov. 1:1-12
    Nė vendin e Uzit ishte njė njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershėm dhe i drejtė, kishte frikė nga Perėndia dhe i largohej sė keqes. I kishin lindur shtatė bij dhe tri bija. Veē kėsaj zotėronte shtatė mijė dele, tre mijė deve, pesėqind pendė qe, pesėqind gomarė dhe njė numėr shumė tė madh shėrbėtorėsh. Kėshtu ky njeri ishte mė i madhi ndėr tė gjithė njerėzit e Lindjes. Bijtė e tij kishin zakon tė shkonin pėr banket nė shtėpinė e secilit ditėn e cakuar; dhe dėrgonin tė thėrrisnin tri motrat e tyre, qė tė vinin tė hanin dhe tė pinin bashkė me ta. Kur mbaronte seria e ditėve tė banketit, Jobi i thėrriste pėr t'i pastruar; ngrihej herėt nė mėngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit tė gjithė atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtė e mi kanė mėkatuar dhe e kanė blasfemuar Perėndinė nė zemrėn e tyre". Kėshtu bėnte Jobi ēdo herė. Njė ditė ndodhi qė bijtė e Perėndisė shkuan tė paraqiten para Zotit, dhe ndėr ta shkoi edhe Satanai. Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e pėrshkruar lart e poshtė". Zoti i tha Satanait: "E ke vėnė re shėrbėtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjė tjetėr si ai qė tė jetė i ndershėm, i drejtė, tė ketė frikė nga Perėndia dhe t'i largohet sė keqes". Atėherė Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Vallė mė kot Jobi ka frikė nga Perėndia? A nuk ke vėnė ti njė mbrojtje rreth tij, rreth shtėpisė sė tij dhe tė gjitha gjėrave qė ai zotėron? Ti ke bekuar veprėn e duarve tė tij dhe bagėtia e tij ėshtė shtuar shumė nė vend. Por shtri dorėn tėnde dhe preki tė gjitha ato qė ai zotėron dhe ke pėr tė parė po nuk tė mallkoi ai haptazi". Zoti i tha Satanait: "Ja, tė gjitha ato qė ai zotėron janė nė pushtetin tėnd, por mos e shtri dorėn mbi personin e tij". Kėshtu Satanai u largua nga prania e Zotit.

    Mateu 24:3-35
    Edhe ndėrsa ai ishte duke ndenjur mbi Malin e Ullinjve, nxėnėsit iu afruan mėnjanė, duke thėnė: Thuajna, kur do tė bėhen kėto? Edhe cila ėshtė shenja e ardhjes tėnde dhe e mbarimit tė jetės? Edhe Jisui u pėrgjigj e u tha atyre: Shikoni se mos ju gėnjen ju ndonjė. Sepse shumė veta do tė vijnė nė emrin tim, duke thėnė: Unė jam Krishti, dhe do tė gėnjejnė shumė veta. Edhe do tė dėgjoni luftėra e zėra luftėrash. Shikoni, mos u turbulloni, sepse tė gjitha kėto duhet tė bėhen; por fundi ende nuk ėshtė. Sepse do tė ngrihet komb kundėr kombi dhe mbretėri kundėr mbretėrie; dhe do tė ketė zira e murtaja, dhe tėrmete nė vende tė ndryshme. Por tė gjitha kėto janė fillimi i dhimbjeve. Atėherė do t’ju dorėzojnė juve pėr shtrėngim dhe do t’ju vrasin; dhe do t’ju kenė mėri gjithė kombet pėr emrin tim. Edhe atėherė do tė skandalizohen shumė veta, dhe do tė tradhtojnė njėri-tjetrin, dhe do t’i kenė mėri njėri-tjetrit. Edhe shumė profetė tė rremė do tė ngrihen dhe do tė gėnjejnė shumė veta; Edhe pasi tė shumohet paligjshmėria, dashuria e tė shumtėve do tė ftohet. Po kush tė durojė deri nė fund, ky do tė shpėtojė. Edhe ky ungjill i mbretėrisė do tė predikohet nėpėr gjithė botėn, pėr dėshmi mbi gjithė kombet; dhe atėherė do tė vijė fundi. Kur tė shihni pra “ndyrėsinė e shkretimit”, qė ėshtė thėnė nga profeti Daniel, duke ndenjur nė vend tė shenjtė, - ai qė lexon le ta kuptojė -. Atėherė ata qė janė nė Jude le tė ikin nėpėr male. Kush tė gjendet mbi kulm, le tė mos zbresė qė tė marrė gjė nga shtėpia e tij. Edhe kush tė gjendet nė arė, le tė mos kthehet prapa qė tė marrė rrobat e tij. Edhe mjerė ato qė janė shtatzėna dhe ato qė kanė foshnja nė gji nė ato ditė. Edhe faluni qė tė mos bėhet ikja juaj nė dimėr, as tė shtunėn. Sepse atėherė do tė jetė shtrėngim i madh, i atillė qė nuk ėshtė bėrė qė nė fillim tė botės e deri tani, as nuk do tė bėhet. Edhe po tė mos shkurtoheshin ato ditė, nuk do tė shpėtonte asnjė trup; po ato ditė do tė shkurtohen pėr tė zgjedhurit. Atėherė nė ju thėntė juve ndonjėri: Ja tek ėshtė kėtu Krishti, apo aty, mos besoni. Sepse do tė ngrihen krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė, dhe do tė bėjnė shenja tė mėdha dhe ēudira, kaq sa do tė gėnjejnė edhe tė zgjedhurit, nė mundshin. Ja tek jua thashė juve mė pėrpara. Nė ju thėnshin pra juve: Ja tek ėshtė nė shkretėtirė, mos dilni. Ja nė dhomat, mos besoni. Sepse siē del vetėtima nga lind dielli dhe duket deri tek perėndon, kėshtu do tė jetė edhe ardhja e birit tė njeriut. Sepse ku tė jetė kėrma, atje do tė mblidhen shqiponjat. Edhe menjėherė pas shtrėngimit tė atyre ditėve, dielli do tė erret dhe hėna nuk do tė japė ndriēimin e saj; dhe yjet do tė bien nga qielli, dhe fuqitė e qiejve do tė tunden. Edhe atėherė do tė duket shenja e Birit tė njeriut nė qiell; dhe atėherė do tė bėjnė vajtim gjithė fiset e dheut, dhe do tė shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi e me lavdi shumė. Edhe do tė dėrgojė engjėjt e tij me trumbetė qė nxjerr zė tė madh, dhe do tė mbledhin tė zgjedhurit e tij nga tė katėr erėrat (anėt e horizontit), prej fundit tė anėve tė qiejve e deri nė fund tė anėve tė tyre. Edhe nga druri i fikut mėsoni paravolinė: Kur bėhet tashmė dega e tij e butė dhe nxjerr gjethet, e dini se vera ėshtė afėr. Kėshtu edhe ju kur tė shihni gjithė kėto, ta dini se ėshtė afėr ndėr dyer. Me tė vėrtetė po ju them juve, ky brez nuk do tė shkojė, deri sa tė bėhen tė gjitha kėto. Qielli edhe dheu do tė shkojnė, po fjalėt e mia nuk do tė shkojnė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 29-04-2013 mė 02:58

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Java e Madhe - Java e Shenjtė

    Shėrbesa e Dhėndėrit ne Berat






  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Java e Madhe - Java e Shenjtė

    E diela e Dafinave,Durres.






  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Java e Madhe - Java e Shenjtė






Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •