Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Është trupi burg për njeriun?

    Ekzistojne shume teorira, fera, botekuptime, analiza etj. qe mundohen te shpjegojne qenjen njerezore. Sipas disave njeriu eshte trup edhe shpirt kurse sipas disa te tjereve eshte vetem trup, e keshtu me radhe. Por kete teme pak e interesojne teorite mbi njeriun...

    Shikoj nga njehere veten ne pasqyre..... dhe me duket si dicka krejtesisht e huaj, e cila dicka do me gjimoje nje jete te tere. Sapse ky trup, kjo fytyre..... jam une per te tjeret.

    Nuk kam asnje problem me trupin edhe fytyren time.... por ndjehem gjithmone se nuk jam ky personi i pasqyres, jam dicka tjeter qe te tjeret nuk munden te shikojne (dhe as une nuk mundem te shikoje tek te tjeret).

    Megjithese e di mire kete gje, kur shikoj bashkenjeriun tim ne fillim shikoj trupin edhe fytyren e tij (te cilat dua-s'dua perbejne kriterin fillestar me te cilin e konceptoje ose i afrohem tjetrit).

    Pra nuk eshte njecik komiko-tragjike te mendosh se pamja e juaj trupore eshte shume here themeli mbi te cilin ngrihet ne paragjykim, vleresim apo nenvleresim mbi ju. Aq me keq kur kjo pamje nuk reflekton edhe brendesine e njeriut (sepse personalisht nuk besoj se 'i bukur' do te thote 'i mire' apo 'i shemtuar' do te thote 'i keq', megjithate besoj se mimikat e jashtme mund te shprehin edhe gjendjen e brendeshme por jo gjithmone).

    Tragjedia shkon aq larg saqe nganjehere, sidomos kur behet fjale per lidhjet midis dy gjinive, pamja e dikujt na bene te mos shohim boten e tij te brendeshme ose ti japim vleresime te gabuara. Ja vlen te rikujtoj ketu vitet shkollore kur cdo veper, akoma edhe veper pa kuptim ose veper idiote, e ndonje vajze te bukur na 'mallengjente' dhe i jepnim interpretime pothuajse 'hyjnore'.

    Por meqenese u zgjata shume, edhe temen a hapa qe te lexohet e jo te mos lexohet, po i mbyll mendimet ketu. Duke i lene anetareve nje pyetje: a besoni se trupi me te vertet perben burg per njeriun perballe te tjereve, nje burg te cilin gjithmone te tjeret e shikojne nga jashte?





    shenim: i lutem anetareve, nese duan te japin pergjigje, qe te mos ken parasysh vetem lidhjet e tyre me mamin, babin e 3-4 personat e tjere qe njihen mire dhe duhen forte por te ken parasysh shumicen e njerezve sidhe llojin e reflekseve ose marredhenjeve qe zhvillojne me njerez te ndryshem ne jeten e perditshme.

    faleminderit

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Nuk mendoj se eshte burg trupi sepse kur njihesh me te tjeret nuk eshte vetem trupi ai qe i ben ata te njiohen me ty po eshte karakteri yt , nese ju perputhen mendimet dhe nese jeni ne te njejtin vale mendimesh apo botkuptimesh atehere muabeti ecen vaj , dhe nuk ka shume rendesi pamja e njerit apo tjetrit , por sigurisht qe ka dhe njerez qe i vene pamjes rendesi ashtu sic jan meshkuj qe e gjykojne nje femer vetem nga pamja e saj eksituese apo sjellja e saj eksituese duke mos arritur te vejne re ato lloj femrash qe mund te jene njeqind her eme te mira por nuk vishen ne ate menyre apo nuk sillen ne ate menyre ..
    pak a shume keshtu e mendoj ..

  3. #3
    Ne rradhe te pare e pergezoje autorin e kesaj teme, me te vertete ide e mrekullueshme.

    Kete frazen tende po e kuptoj ne disa menyra te ndryshme, mirepo njeren do ta jap si pergjigje time edhe shpresoj se do te te pelqej.

    Pytja ishte: 'A besoni se trupi me te vertet perben burg per njeriun perballe te tjereve, nje burg te cilin gjithmone te tjeret e shikojne nga jashte?'
    Une do te kisha me u pergjigje keshtu: Une personalisht besoj, dhe kete fjalen 'burg' ndoshta shumica e kuptojne ne menyra te ndryshme - gjithashtu edhe une. Une besoj se trupi eshte burg per njeriun, e pse mendoj arsyeja eshte se - ne brendin tone ka shume fantazira, deshira te cilat njekohesisht jane edhe lutje dhe vuajtje. Keto nuk eshte e lehte te shprehen ashtu sic jane ne brendin e trupit tone, si dhe shumica nuk munden t'i kuptojn sic i kuptojm ne vete. Pa qene ne burg s'mund ta imagjinosh si eshte te jesh i burgosur, ke pare neper filma por vete ta perjetosh ndryshon. Gjithashtu eshte e veshtire per shembull te tejkalohet trupi - nga ana psikike ne ate fizike - po dua me thene qe sikur shembull mund t'i marrim disa gjera qe kane te bejne me paran dhe pa para eshte e pamundur t'i kemi keshtuqe eshte e veshtire ne te lirohemi nga ky burg pa i pasur parate, eshte e veshtire pa kaluar nje kohe t'i kemi ato gjera, njejte sikurse ne burg qe duhet te presesh lirine.
    Nuk e di sa kam qene i kuptueshem, mirepo une mendoj se ky eshte nje fakt dhe nuk ia vlene te kontestohet.

    Sa i perket gjykimit te pergjithshem ne baze te pamjes se jashtme - mendoj se s'eshte e drejt e askujt ta gjykoj dike ne kete menyre, ka ndodh shpesh qe shume njerez me kane thene: 'Kete njeri e kam pas shume nerva, mirepo kur kam ndejt me te krejt tjeter me ka dal'.

    Kaq, shpresoj qe do te kaloni mire gjate kohes qe e shfrytezoni ne forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eldea : 19-10-2005 më 11:06

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Shikoj nga njehere veten ne pasqyre..... dhe me duket si dicka krejtesisht e huaj, e cila dicka do me gjimoje nje jete te tere. Sapse ky trup, kjo fytyre..... jam une per te tjeret.
    Ah te ishte burg trupi! do te vuaje ca me pak o i gjore. C'behet kur burgu eshte mendja...andej s'del dot.

    Po pasqyren c'ma kujton aman. Jam ngritur qe ne mengjez, dhe pa lare as syte i bera surratit nje grim a thua se do te shkoja ne ballo (dhe tere kjo se e pashe veten ne pasqyre qe ne pike te sabahut). C'fare bera me pas mos me pyet - lava e fshiva shtepine (edhe halene sigurisht), dhe si bera nje dush, dola prej andej edhe drejt ne pasqyre....o nene o nene, me qene bere syte si lugat. Tre ore mezi i lava te nxiret.
    E, shume e vrake mendjen ti djale kur shifesh ne pasqyre. Aha, une s'mendoj nga keto gjera. Nje furce dhe hajt matane
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Trupi eshte guacka jone. Une s'dua qe te tjeret qe nuk i njoh te njohin boten time te brendshme. Ajo eshte privilegj vetem per mua dhe ata qe dua une ti shfaqem. Mua me pelqen guacka ime, mbase dhe ngaqe me mbron.Por nuk mund ta quaj burg eshte me teper shpetimi im. Dhe per sa e perket mirembajtjes se saj..... koha do bej te veten, sigurisht me ndihmen e restauranteve po kujt i behet vone....une thjesht mund te bej aq sa mundem se te tjerat vijne vete per aq sa je rehat me veten tende.

    Neve na u dhane veglat per te perdorur keshtu qe le te punojme me aq sa kemi.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kur lexova titullin mendova se e kishe fjalen se si trupi na pengon te jemi te lire si neper endrra (si shpirt). Te fluturosh po te duash, te jesh ne disa vende njeheresh, i lehte si ajri....(kaq se jame jashte teme.)
    Ndersa keshtu si thua ti, trupi, perde qe pengon bukurine e brendshme te njeriut, maske e ngjitur, e pandryshueshme, mashtruese...por e nevojshme.
    Perndryshe ku do qendronte veçantia e atij qe kalon muret per te aritur thesaret ne brendesi te tyre?
    Çdo te behej me kenaqesine qe merr njeriu kur zbulon te bukuren e fshehur ne brendesi, te panjohuren, terheqesen brenda mureve, gradualisht, ngadale, nganjehere i zhgenjyer...
    Ai qe i ka bere ato mure burgu, i ka bere per nje arsye, qe çdo shpirt i burgosur, ne pritje, brenda tyre te kete (te pakten nje) shpetimtar,
    qe çdo det i thelle i mbushur me perla dhe bukuri te rralal te kete notaret e vete, gjuetare perlash, vleresues se te bukures, dhe qe dhe njeriu vete te kete nje udhetim alternativ, nje eksplorim brenda vetes, introspektiv, kur ti merziten ekspeditat ne vende te huaja dhe te largeta...
    Le qe shpesh keto nuk jane mure burgu, por keshtjella magjike, magjepsese per tu kundruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 20-10-2005 më 09:00
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Tema eshte shume interesante, megjithese kam disa muaj qe nuk fluturoj high gje qe do te thote qe kam kohe qe nuk bej tripe mbi veten apo njerzit, mund te them se mendimi qe ''trupi mund te jete burg per njeriun'' eshte analizuar nga te gjithe ne kohe te ndrysheme te jetes se tyre.
    Eshte me te vertete tragjikomike dhe ka shume njerez qe mundohen te gjejne bukurine e perhershme siç eshte ajo shpirterore apo mendore,apo te thyejne hekurat e normave te shoqerise, por ne kete jete eshte aq e veshtire te mos tundohesh, sa qe ne jeten e perditshme (qe eshte shume e shpejte nuk kemi kohe te mjaftueshme per te njohur njerezit apo veten tone nga brenda) gjithmone eshte trupi ai qe thote fjalen e fundit, dhe ne rrotullohemi rreth tij me mendime nga me te ndryshmet.
    Mendoj se teoria e rikarnacionit besim i cili eshte shume i perhapur kto dekadat e fundit mund tju japi nje ide te qarte se çdo te thote burgim per shume njerez.
    Money Makes Man act Funny

  8. #8
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Ta quash trupin burg do te thote te plasesh nga deshira per te qene i tejdukshem.

  9. #9
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    A e shikoj trupin si burg per njeriun? Absolutisht jo...
    Trupi duhet te jete tempull per njeriun jo ne kuptimin "idololater" te fjales, por ne kuptimin e respektit dhe vjeresimit. Trupi eshte "mbeshtjella" e shpirtit, mendjes, intelektit, ndienjes...Trupi eshte ndermjetesi midis njeriut dhe universit...njeriu pa trup eshte hije (per kete arsye na xhelozojne fantazmat.. )...

    Trupi eshte dekoduesi primar i gjuhes njerezore...(me vone u beme me te sofistikuar dhe vendosem konsensus per kuptimin e tingujve qe nxjerrim nga goja). Nuk ka perkthim me te mire sesa nje buzeqeshje e cilter, nje shikim i sinqerte, nje dridhje ftohtesije, nje djersitje e papritur (jo per shkak vape) por nga fusha magnetike e seksit tjeter (ne pergjithesi)etj etj...

    Trupi eshte busull e intencioneve dhe e synimeve te njeriut...Eshte fatkeqesi qe kemi harruar te degjojme me shqisat e tjera pervec atij te degjimit...Trupi eshte lajmetari i pare i mosfunksionimit te dickaje ne organism. Per cdo cdo shqetesim, cdo hare, cdo gezim trupi jep shenjat e para te perjetimit...

    Me nje shikim te pare mund te kuptojme njeriun me te lumtur ne bote (nqs. eksiston) dhe njeriun me te vuajtur ne bote...nuk ka nevoje per fjale... I pari mund te jete tejet i shemtuar dhe i dyti mund te jete jetet i bukur...trupi nuk genjen

    Trupi eshte shnderuar ne burg ne kohen e sotme kur njeriu harron te hapi kafazin e imagjinates, kur harron te shijoje lirine e shpirtit, dhe kur e shikon trupin si vitrine komerciale te vetes dhe kur humbet besimin ne Zot (jo ne kuptimin e fese).

    Paragjykimet, nenvleftesimet/vleresimet qe ngrihen ne base te pamjes se jashtme jane te ceketa dhe per mua pa vlere...Paragjykime te tilla nuk kane force goditese nqs. njeriu eshte i rehatshem ne trupin e tij per ate qe eshte.



    "The body is a big sagacity, a plurality with one sense, a war and a peace, a flock and a shepherd". ~Friedrich Nietzsche

    [Trupi eshte nje burim mencurie, nje pluralism i madh me nje sens, nje lufte dhe nje paqe, nje kope dhe nje barri]

    P.S. perkthimi nuk eshte copyrighted
    When in Doubt, Act Stupid!

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Oh, harrova, se pari, urime nausikes per detiren e re ne krie te temes se filluzufise e psikullugjise se e meriton me duket...

    Duke pare ca pergjigje ketu, mendoj se ato jane larg shtjellimit te çeshtjes se vertete : raportin trup-shpirt.

    Puna nuk eshte te mohohet realiteti i trupit, asnje idiot nuk do te shkonte deri atje sa te deshironte nje bote shpirtrash, por problemi eshte ne trajtimin e trupit dhe shpirtit.

    Kur ne flasim per trupin, ne flasim per diçka qe eshte, per diçka qe ka nje ekzistence reale, kurse kur flasim per shpirtin, ne dalim nga rrafshi i kesaj ekzistence reale dhe hyjme ne rrafshin e menyres se te qenurit.

    Kur perparesia eshte ne avantazh te trupit, atehere ketu mund te presim katastrofat me te medha, dhe kjo eshte provuar shume e shume ne histori. Kurse kur shpirti trajtohet si nje "diçka" qe ka perparesine ndaj trupit, atehere ketu mund te presim veprat me te medha nga ana e njeriut.

    Shkurt, termi "burg" perdoret jo ne kuptimin e nje mbeshtjellje lendore per shpirtin, dhe jo si kafaz per shpirtin, por si rrezik qe ne te verbohemi para trupit per te harruar shpirtin.

    Kaq thom una.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •