yeapPostuar më parë nga sniper_007
jam dakort qe duhet filluar qe ketu.
Per mendimin tim te perbashketat jane shume, po ashtu edhe te vecantat.
Mendoj se elementi kryesor eshte shpirti pasi eshte ky element qe 'ben' njeriun, dhe eshte i dmosdoshem per jeten, qofte per fillimin e jetes ne embrion, etj. etj. deri ne vdekjen e trupit, e ne vazhdim. Dhe nuk e kam fjalen per konceptin figurativ por per dicka qe egziston realisht, pa te cilen jeta nuk do ishte e mundur.Tani e di qe kjo shikohet me skepticizem, por fakti qe shkenca nuk e ka studiuar si komponent dhe nuk mjete ta obzervoje dhe ta 'masë' kete element, nuk e ben shpirtin me pak te vertete, pasi tek e fundit eshte ai burimi, shkendija e pare, qofte per jeten ne pergjithesi, qofte per zhvillimin shkencor te njeriut, ashtu edhe perzhvillimin e njeriut ne aspektet e tjera.
Nje analogji e thjeshte....mijera vjet perpara njerzit nuk ishin ne djeni te egzistences se galaktikave dhe yjesive te tjera, apo te yjesive dhe trupave astronomike qe kane qene te paret ne zinxhirin e krijimit te materies sipas teorise se Big Bangut, por ama fakti qe njerzit ne nje planet te quajtur Toke (nje fragmetn shume i vogel ne krahasim me Universin) nuk kishin njnohuri per egzistencen e pjeses 'tjeter' te Universit, nuk e bente kete egzistence me te dyshimte apo me pak reale, pasi c'ka eshte është dhe nuk varet nga opinioni apo njohuria e njerit apo tjetrit, as edhe i millionave...
Pra njohuria e shkences per shpirtin mendoj se eshte ceshtje etapash zhvllimi dhe prioriteti gjithashtu. Mos harrojme qe mijera vjet perpara egzistenca e gjerave si fusha magnetike ishin po aq absurde per shkencen dhe njerzit ne pergjithesi, apo edhe per gjera te tjera si kjo, qe tashme jane fakte te kryera. Fakti qe sot dime shume me shume se me pare (se ne mejsjete p.sh.) nuk do te thote qe s'ka asgje tjeter per tu zbuluar apo studiuar...
Pervec ketij elementi te perbashket, shpirtit, qe eshte i njejte tek te gjithe (per nga lloji, dhe jo madhesia) jane ato cka vijojne si 'produkte' dhe si 'tipare' te qenies njeri.... liria per te vepruar dhe pergjegjsia qe vijon, dashuria dhe altruizmi (perfshi moralin, etj), inteligjenca, arti (perfshi estetiken etj.) dhe gjera te tjera...
Tani edhe sikur Aldo te thote qe disa nga keto tipare egzistojne edhe tek kafshet, argumenti nuk qendron, pasi inteligjenca njerezore gjendet vetem tek njeriu dhe eshte e ndryshme nga lloji i saj, dhe inteligjenca kafsherore eshte teper rudimentare ne krahasim me ate te njeriut...e njejta gje edhe me lirine, qe tek kafshet eshte teper e kufizuar, si liria ashtu dhe pergjegjsia.
Te vecantat pastaj jane me kollaj per tu vene ne dukje, por edhe ato rrjedhin nga te njejtat elemente te perbashket njerezore .Edhe vete fakti p.sh. qe Albo (dhe cdo njeri prej nesh) nuk pajtohet me shume mendime te hedhura ketu eshte tregues individualiteti dhe rrjedh nga po ato gjera /elemente qe ne si njerez /qenie i kemi te perbashketa...![]()
Krijoni Kontakt