Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    a je dakorde???

    A Je Dakord ?


    Shumė njerėz dyshojnė dhe mendojnė se ringjallja e Krishtit ėshtė vetėm njė pėrrallė ose njė legjendė e shpikur nga njerėzit. Po ti, si mendon?

    Nė kėtė faqe duam t’ju tregojmė pse ne jemi dakord qė Krishti ka vdekur dhe me tė vėrtetė ėshtė ringjallur. Por, bashkė me kėtė, duam qė tė kuptoni pse ndodhėn kėto gjėra. Jezu Krishti ka ndryshuar jetėt tona dhe mund tė ndryshojė edhe jetėn tėnde.



    ? Cilat janė faktet qė dėshmojnė pėr ringjalljen e Krishtit?

    Sė pari, vdekja dhe ringjallja e Krishtit ishin parashikuar nga profetėt. Qindra vjet para se tė vinte Jezusi, ishte shkruar se Ai do tė vinte dhe do tė vdiste pėr mėkatet e njerėzimit, por prapė do tė zgjasnin ditėt e Tij dhe do tė shikonte frytin e mundimit tė Tij. (Shikoni: Psalmi 16:10 dhe Isaia 53:9-11).

    Sė dyti, Jezusi vetė e parashikoi vdekjen dhe ringjalljen e Tij, dhe kjo ndodhi krejtėsisht siē e kishte parathėnė Ai. (Shikoni: Luka 18:31-33).

    Sė treti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim i pranueshėm pėr varrin bosh. Ēfarė ndodhi me trupin e Jezu Krishtit? Shumė teori janė ngritur gjatė historisė, duke u pėrpjekur pėr ta hedhur poshtė ringjalljen, por nuk kanė njė bazė historike ose logjike. Ja ēfarė thonė disa njerėz tė shquar.

    “Unė nuk di pėr ndonjė fakt nė gjithė historinė e njerėzimit qė vėrtetohet nga njė provė mė e mirė dhe mė e plotė sesa vdekja dhe ringjallja e Jezu Krishtit.” (Tomas Arnold, Prof. i Historisė nė Universitetin e Oksfordit)

    “Duke mbledhur bashkė tė gjitha provat, nuk e tepron tė thuash se nuk ka asnjė ngjarje historike me mbeshtetje mė tė madhe sesa ringjallja e Jezu Krishtit.” (Bruk Fos Ueskot Akademik Anglez)

    “Nuk ka asnjė grimcė prove letrare ose arkeologjike tė zbuluar, e cila do tė hidhte poshtė varrin bosh tė Jezu Krishtit nė mėngjesin e Pashkės.” (Pol Mejer, Prof. i Historisė sė Lashtė nė Universitetin e Miēiganit)

    “Unė e di shumė mirė se ē’do tė thotė dėshmi dhe ju them se njė dėshmi tė tillė si ajo pėr ringjalljen nuk ėshtė hedhur poshtė ende.” (Xhon Singellton Kopli, jurist i famshėm i Anglez)

    Varri ku ata shtrinė trupin e Jezusit ruhej me vėmendje nga ushtarėt romakė dhe ishte i mbyllur me njė gur tė madh. Nė qoftė se, siē pretendojnė disa, Jezusi nuk ishte i vdekur, rojet dhe guri do tė kishin penguar largimin e Tij dhe pėrpjekjet e dishepujve pėr ta shpėtuar. Gjithashtu edhe armiqtė e Jezusit nuk do ta kishin marrė kufomėn e Tij, sepse mungesa e kufomės nė varr do t’i shėrbente nxitjes sė besimit nė ringjalljen e Tij.

    Sė katėrti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim pėr shfaqjet e Jezu Krishtit para dishepujve tė Tij. Pas ringjalljes, Jezusi iu shfaq tė paktėn dhjetė herė atyre qė e njihnin dhe nė njė rast e panė mė shumė se 500 njerėz.

    Sė pesti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim i arsyeshėm pėr fillimin e Kishės sė krishterė. Mė shumė sė gjysma e predikimit tė parė tė krishterė, i pėrkiste ringjalljes (Veprat e Apostujve 2:14-36). Armiqtė e Jezusit dhe tė pasuesve tė Tij mund ta kishin mohuar kėtė nė ēdo kohė, vetėm duke paraqitur kufomėn e Tij.

    Sė gjashti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim logjik pėr jetėt e transformuara tė dishepujve. Ata e braktisėn Jezusin para vdekjes; pas vdekjes sė Tij, ata u dekurajuan dhe u frikėsuan. Nuk e prisnin qė Jezusi tė ngjallej sė vdekuri (Luka 24: 1-11). Megjithatė, pas ringjalljes sė Tij, kėta njerėz tė zhgėnjyer u transformuan. Nė emrin e Tij ata pėrmbysėn botėn. Shumė dhanė jetėn pėr besimin e tyre, tė tjerėt u pėrndoqėn tmerrėsisht. Qėndrimi i tyre i guximshėm nuk ka kuptim i ndarė nga bindja e tyre se Jezu Krishti u ngjall sė vdekuri.

    Sė fundi, gjatė gjithė historisė do tė vini re se Jezusi dhe mesazhi i Tij kanė sjellė gjithnjė ndryshime tė mėdha nė jetėn e njerėzve dhe tė kombeve. Kudo qė ka shkuar Krishti, atje janė njohur vlera njerėzore, janė hartuar ligje pėr mbrojtjen e fėmijėve, ėshtė zhdukur skllavėria dhe janė bėrė ndryshime tė shumta nė tė mirė tė njerėzimit. Gjithashtu, jeta private e individit ka ndryshuar nė menyre tė jashtėzakonshme. Historiani i shquar Kenet Skot Laturet, ka thėnė: “Ndikimi i Jezusit ka qenė shumė i gjerė dhe shumė i thellė nė kėto tre-katėr brezat e fundit. Nėpėrmjet Atij, miliona individė janė transformuar dhe kanė filluar t’i ngjajnė Atij. Lindja, jeta, vdekja dhe ringjallja e Jezusit duhet tė jenė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė njerėzore dhe Jezusi vetė duhet tė jetė personi qendror i dramės njerėzore.”



    ? Ēfarė kuptimi ka kjo pėr mua?

    "Po edhe sikurse tė jetė e vėrtetė, ēfarė do tė thotė pėr mua?"



    Ringjallja e Krishtit do tė thotė …



    … se vdekja nuk ėshtė fjala e fundit.

    Bibla tregon se ai qė beson tek Jezu Krishti do tė ketė jetė tė pėrjetshme. Jezusi vetė ka thėnė: "Unė jam ringjallja edhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė" (Gjoni 11:24). Duke folur pėr ringjalljen e besimtarėve, Bibla thotė: "Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar: 'Vdekja u pėrpi nė fitore'. O vdekje, ku ėshtė gjėma jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote? … Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezu Krisht" (1 Korintasve 15:54-57). Pėr shkak tė vdekjes sė Krishtit pėr mėkatet e tua dhe tė faktit qė Ai e mundi vdekjen, edhe ti mund tė kesh kėtė "fitore".



    … se Jezusi ėshtė i gjallė dhe mund tė tė japė njė jetė tė re.

    Besimi i krishterė mbėshtetet plotėsisht tek identiteti i Jezusit. Jezusi ėshtė shpėtimi ynė dhe me anė tė Tij mund tė kemi jetė tė re. Vdekja dhe ringjallja e Krishtit sigurojnė faljen e mėkateve tona. Bibla thotė, "Nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, i kotė ėshtė besimi juaj; ju jeni ende nė mėkatet tuaja" (1 Korintasve 15:17). Me anė tė Krishtit, jo vetėm qė mund tė na falen mėkatet, por edhe mund tė fillojmė njė jetė tė re me Perėndinė. Bibla thotė: "Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar, ja tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja" (2 Korintasve 5:17). A doni ta keni kėtė jetė? A jeni dakord qė Krishti vdiq pėr mėkatet tuaja dhe qė keni nevojė pėr faljen dhe jetėn e re qė jep Krishti? Nėse po, mund tė luteni tani dhe tė pranoni Krishtin nė zemrat tuaja, me anė tė njė lutjeje si kjo:

    "Zot Jezus, unė besoj se ti vdiqe nė kryq pėr mėkatet e mia dhe qė je ringjallur. Unė tė hap zemren time dhe rrėfej se kam nevojė pėr Ty. Eja nė jeten time dhe mė jep njė jetė tė re me Ty. Faleminderit pėr gjithēka qė ke bėrė pėr mua."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė tradhėtonit nq se ...?
    Nga blerta04 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 27-10-2006, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •