Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    "Perdhunimet e rreme qe pasurojne policet"

    E Merkure, 27 Prill 2005
    Joana Dudushi, 17 vjecarja nga Vlora, rrefen ne kamerat e Fiks Fare se sipas saj, ka vetedenoncuar disa persona per perdhunime te rreme, qe pasi te bienin ne burg, per te dale, te paguanin police dhe prokurore. Njihej si "Stela" dhe pohon se ishte spiune e policeve, per t'u sjelle atyre, para te pandershme. Si u arrestua me 16 shkurt dhe tentativa e vetevrasjes ne qeli

    TIRANE - Nje vaze e mitur pranon se eshte bashkepunetore e Policise se Shtetit, duke futur ne burg njerez te pafajshem, per t'i marre me pas parate. Denoncimi i rralle eshte realizuar ne emisionin "Fiks Fare" ne Top Channel. Joana Dudushi, 17-vjece, e njohur ne policine e Vlores "Stela", ka pranuar publikisht ne emision se ka qene "spiune" e Policise se Shtetit, por jo me qellimin e futjes ne burg te te implikuarve, por te njerezve te thjeshte. Ajo thote se ka realizuar dy pune, kamariere ne disa nga lokalet si "Belba Bara", "bar Venecia", etj, si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dyte i ka sjelle mjaft te ardhura inspektoreve te policise. 17-vjecarja tregon se fillimisht cdo gje e ka bere nga mosha.

    Rrefimi

    "Historia ime nisi nga papjekuria. Me pelqenin minifundet, diskot, ndersa familjaret nuk me lejonin. Nje dite, ne kohen qe sapo kisha mbaruar klasen e tete, xhaxhai me qellon me pellembe, pasi me kishte pare te veshur ne menyre ekstravagante, me minifund etj. Per moshen qe kisha isha shume e zhvilluar dhe te shtepise nuk me lejonin qe te vishesha me minifund", tregon ne emisionin e mbremshem Joana. Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qelluar, ndersa disa caste me vone para shtepise se saj kalon Alket Tafo, nje oficer i policise ne Drejtorine e Policise se Vlores. Vajza thote se ai e kshte pyetur se perse po qante, ndersa Joana u pergjigj se e kishte qelluar xhaxhai. Pas kesai oficeri i kishte rekomanduar se te futej brenda, te bene ca shenja te dukshme ne trup dhe te shkonte ne polici dhe te denonconte veprimin e xhaxhait. "Pas rekomandimit te oficerit shkova ne shtepi dhe godita fytyren me unaze si dhe ne te gjithe trupin",- thote vajza. Ne dhome mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi ne komisariat dhe para oficerit te policise Alket Bello, realizoi kallezimin, ndersa shefi Marjan Hasani urdheron Mjekun Ligjor qe te mundohej per te zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shnderroi ne plagosje te lehte.

    Policia reagon

    I pyetur per aktivitetin e Joanes, Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut ne Vlore, tha se ajo nuk ka qene asnjehere pjese e policise, dhe as spiune. Ai tha se ajo eshte shoqeruar si prostitute se bashku me shoqen e saj Marsela Tufa. Kjo e fundit, gjate nje kamere te fshehte, tha se "une e dija qe spiunoje te policia". Veprimtarine e Joanes e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi se bashku me disa police te tjere i kishin premtuar Joanes se do ta conin ne Akademine e Policise ne Tirane. "Ata e kane futur qe te fuste ne kurth njerezit", tha gjyshja. Vajza, spiune, tha se dinte edhe kodet e brendshme te oficereve. Ajo tha para kameras se Genti Dervishi e ka kodin 54, gje te cilin e vertetoi edhe vete shefi i antitrafikut, ndersa agjenti i tij, Marjoli, 54,12. Gjithashtu ne emisionin e mbremshem, gjate nje bisede ne telefon me Erjon Sulcen, inspektor i policise, Joana ka vertetuar se ka qene pjese e Policise, per te futur ne kurth njerezit e pafajshem. 17-vjecarja thote se nga aventurat e saj, nje person mund te denohet gjashte muaj, edhe pse vuan nje semundje te rende. Sokol Cobo





    korrieri

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    bobobo cbehet keshtu more

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •