Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kanadaja, zhgënjimi i madh i një intelektuali shqiptar

    Ilir Arbana

    (ish-inxhinier në Tiranë)



    Gazeta Panorama, 14 Nentor 2003





    Ilir Arbana një inxhinier i ri nga Tirana, i zhgënjyer në atdheun e tij

    rrëfen nga Kanadaja, kalvarin prej emigranti në kërkim të "tokës së

    premtuar". Rrëfimi i sinqertë i inxhinierit të diplomuar shkëlqyeshëm,

    zbardh të gjitha peripecitë në vendin ku kërkojnë të ikin dhe kanë ikur

    shumë intelektualë shqiptarë. Por, zhgënjimi është shumë më i madh pas

    mbërritjes në Kanada. Arbana ka vuajtur shumë për të gjetur shtëpi, punë

    dhe për të realizuar ëndrrën për t´u pasuruar me bashkëshorten e tij,

    ish-mësuese në Tiranë. Tani, ai punon pjatalarës dhe nëpërmjet një

    reportazhi interesant për "Panorama", tregon anën tjetër të medaljes.

    Përpëlitjet e emigrantëve shqiptarë në të gjithë Botën dhe konkretisht

    për një nga vendet më të lakmuara, siç është Kanadaja, dëshpërimin e

    tyre të pafund, "pishmanllëkun" që nuk e vazhduan karrierën në atdheun e

    tyre... Eshtë një reportazh interesant, ku zbulohet e vërteta e intelektualëve shqiptarë nëpër Botë, që janë "arratisur" për një jetë më të mirë. Të kërkosh dhe të hulumtosh, siç duket qenka në gjenet e njeriut. Të kërkosh një të ardhme më të mirë dhe kurrë mos të ndalesh nuk është gjë e

    keqe. Njeriut i ndodh shpesh që sa të arrijë atje ku do nis të kërkojë

    diçka tjetër. Ai nuk duhet të lodhet kurrë duke kërkuar edhe pse mund t´i

    ndodhë që më në fund të humbasë. Kjo ndohi edhe me mua, që mora rrugën për

    në Kanada, një nga vendet që është kthyer në ëndërr për ne shqiptarët.

    Ndodh që shumë prej nesh, si pulat pa kokë, po marrin rrugët drejt tokës

    së bekuar. Dhe aty fillojnë rrëfimet, zhgënjimet dhe të gjitha ato që janë

    larg ëndrrës. Të gjitha këto i them si pasojë e dhembjes për vëllezërit e

    mi, për tokën time dhe në fund për vetveten, që gjendem tashmë mes

    zhgënjimit të plotë dhe trishtimit të madh.





    TË MOS E BESOSH REALITETIN

    Ata që janë në Shqipëri, do të hapin sytë, duke mosbesuar në këto rreshta

    që i kam shkruar ashtu siç i ndiej në të vërtetë, ndërsa ata që ndodhen

    këtu, në Kanada, do të "hanë buzët", duke u shprehur njëkohësisht: "Na

    diktuan, na i nxorën të palarat në shesh". Sa dhemb e vërteta! Të vish në

    Kanada është sakrificë e madhe. Pas saj të pret një tjetër sakrificë, ajo

    që të merr një pjesë të konsiderueshme të kohës, përgatitja e dokumenteve,

    qofshin falso apo të rregullta. Për "kopsitjen" e tyre duhet të shpenzosh

    e madje jo pak, por plot 2 mijë dollarë, nëse je me fat, në të kundërt,

    kur nuk e ke një të tillë, mund të shpenzosh më shumë. Kjo shifër sa vjen

    e bëhet më e lartë për ata që kanë ardhur në vendin e largët me familje.

    Kjo pjesë e parë e "ëndrrës" duket sikur kalohet mjaft "lehtë", pasi

    njerëzit janë të entuziazmuar dhe mezi presin ditën kur do t´i dalë

    "Landed Immigrant Visa". Ndokush është edhe më "përpara", kur pret me

    padurim ditën kur do të largohet nga atdheu, që deri atëherë kishte qenë

    "zhgënjyes" për të. Shumë njerëz të thonë se deri te kjo fazë e pritjes

    vijnë mirë, por më tej padurimi i bën ta përcaktojnë atë si një burg të

    vërtetë. Është interesant fakti se si nga euforia të shtyn të bisedosh me

    këdo për atë që po përjeton. Madje, dhe miqve të sapozënë iu thua me plot

    gojë se gjendja në vendin tënd është shumë e keqe dhe se je duke bindur

    edhe fqinjët në pallatin që kemi banuar dikur se edhe ata duhet të

    provojnë të largohen nga Shqipëria, pasi ky qenkërka vendi më i keq në



    Botë, për të jetuar

    Gëzimi i madh... doli viza. Çfarë gëzimi ndjemë kur na njoftuan se kishim

    marrë të drejtën e emigrimit në Kanada. Mendonim se tashmë kishte ardhur

    koha të jetonim si njerëz. Konkretisht, unë do të vazhdoja punën time si

    inxhinier, ndërsa gruaja ime, e cila ishte mësuese në Tiranë, do të

    vazhdonte të mesonte fëmijët e kanadezëve. Menjëherë menduam, sigurisht

    për më mirë, që të bëheshim me fëmijë në Kanada. Aq naivë tregoheshim sa

    mendonim se në vendin tonë as qeni nuk e meritonte të jetonte, e jo më

    fëmija. Fantazia jonë shkonte deri aty sa të llogariste edhe rrogat që

    mund të merrnim në Amerikën e Veriut. Unë mendoja se si inxhinier,

    sigurisht i specializuar në Tiranë, së paku do të kisha në xhep të sigurta

    4 mijë dollarë, kurse ime shoqe patjetër 3 mijë dollarë. Kjo në sipërfaqe

    duket një parajsë e vërtetë, pasi muaji do të shkonte rreth 7 mijë

    dollarë, kurse viti rreth 80 mijë të tillë dhe në dhjet vjet 800 mijë. Me

    këto llogari i thamë "mirupafshim" fukarallëkut. Na vinte keq që linim të

    afërmit, por llogaria ishte e bërë, përpara dollarëve nuk duhej të dilte

    askush, qofshin nëna apo babai. Edhe pse ndjenim një farë përgjegjësie për

    "braktisjen" e tyre, përsëri në anën tjetër duhet të ecim përpara. Për

    shokët në ato momente deliri sikur nisëm dhe t´i nënvlerësonim pak si

    tepër, duke i cilësuar madje edhe grup injorantësh, të cilëve Shqipëria iu

    dukej gjithçka në Botë. Nuk më harrohet që një shoku im ma ka thënë fare

    hapur mendimin e tij. Aliu më befasonte shpesh kur më thoshte: "Shko ti në

    Kanada, por këtë qejf që bëjmë ne këtu kurrë s´do ta bësh atje". Më ka

    ndodhur që edhe ta ofendoj, sigurisht, me shaka kur i ktheja përgjigje si

    për shembull se nuk pranoja të merrja këshilla nga një njeri që nuk kishte

    shkuar madje as deri në Shkodër. Më pas, shkoja deri atje sa të thosha se nuk mund të ishte Aliu, ai që mund të më thoshte mua se çka ishte mirë dhe çka ishte keq. Në të vërtetë, isha gabuar.



    SI E NJIHJA KANADANË

    Kisha lexuar për Kanadanë në Internet dhe kisha dëgjuar fjalët më të mira

    edhe nga shokët që kishin qenë atje. Tregimet e tyre i ngjanin një

    përralle të vërtetë. Mrekulli kjo Kanadaja, thosha me vete. Do Zoti e kam

    edhe unë fatin të shkoj një ditë atje. Gjykoja se Kanadaja të ofronte

    mundësi të papara. Më shkonte shpesh në mendje të mendoja se ai mund të

    ishte një vend ideal për ne shqiptarët, që njihemi për zgjuarsi dhe

    përshtatje të shpejtë. E ku mund të ishte një kanades përpara nesh në

    inteligjencë. Ne jemi të rrahur me jetën, pasi ajo na e ka imponuar diçka

    të tillë. Si të shkelë shqiptari diku, mendoj se i bën vend vetes

    menjëherë. Më dukej se do ta kisha të lehtë në Kanada, sidomos nisur nga

    profesioni i inxhinierit, aq më tepër me emër. Kisha arritur të bëja disi

    emër në Shqipëri dhe mendoja se të njëjtin sukses do ta kisha edhe në

    Kanada. Madje, nuk i trembesha as konkurrencës apo ballafaqimit me

    vendasit e shtetit të largët. Kanadezët i njihja për njerëz të kulturar,

    zemërbardhë, pra njerëz që nuk i kishte asnjë vend tjetër. Thosha pa

    ndroje se më mirë të kishe një mik kanadaz sesa të bëheshe me 100

    shqiptarë. Kisha gabuar sërish në përcaktimet që bëja. Për ta vërtetuar

    këtë po tregoj se çfarë kisha biseduar me komshien time, Lena, pak përpara

    se të nisesha drejt aventurës. Ajo më thoshte shpesh si me shaka: "Po ku

    do të shkosh ti në Kanada ore, as anglishten nuk e di si duhet e jo më të

    bëhesh inxhinier". Atëherë e mendoja atë grua si një dashakeqëse, por

    tashmë e ndiej se kishte pasur plotësisht të drejtë, edhe pse mundohesha

    të mbushja mendjen se në Kanada kishte shkolla, ku mund ta mësoje

    menjëherë gjuhën. Kur e shihja që nuk mundesha t´i mbushja mendjen,

    tërhiqesha dhe me vete thosha se ajo nuk ishte veçse një grua pa nivel.



    KUR ZBRITA NË KANADA

    Rregull. Pastërti. Obobo... ç´kënaqësi. E çfarë mund të prisje tjetër

    përveçse këtyre nga një vend si Kanadaja. Për gjithçka të thoshin

    faleminderit. Më ka bërë përshtypje se edhe kur hyje në WC publike, para

    derës të thoshin të njëjtën fjalë, faleminderit. Këtë e përsërisnin edhe

    kur dilje prej andej. Kanadezët më mekulluan me kulturën dhe edukatën e

    tyre. Te sporteli për emigrantët, një grua e shëndoshë na pyeti nëse

    kishim dollarë të mjaftueshëm me vete. U detyruam të deklaronim se sa të

    fryrë i kishim xhepat. "Në rregull", tha më pas gruaja 2 kuintalëshe e

    sportelit. Na dhanë edhe ca letra, gazeta dhe informacione si të gjejmë

    banesë me qira. Më tutje na pyetën nëse kishim të afërm të tjerë në

    Kanada, apo jo. Sapo mori përgjigje negative, sportelisti nuk harroi të na

    uronte fat. Çfarë kulture! U kënaqa në Kanada. S´ka 20 minuta që kemi

    mbërritur dhe menjëherë ndihet ngrohtësia e këtij vendi me klimë të

    ftohtë. Natën e parë shkuam në hotel. Paguam 70 dollarë secili për akomodimin tonë atje. Mendonim se do ta gjenim një shtëpi me qira mënjëherë të nesërmen.



    E NËSËRMJA KANADEZE

    U zgjova i lirë e pa brengë. Shqipëria ishte aq larg, aq larg sa tashmë

    mund ta rrokte vetëm mendimi, fantazia apo dhe kujtimet e lëna pas. Shkuam

    në zyrën e emigrantëve dhe u regjistruam në shkollën e gjuhës angleze.

    Puna e dytë që bëra menjëherë ishte blerja e disa hartave të Torontos,

    pasi kisha frikë se humbisja. I thoshin vërtet metropol atij vendi. Dija

    pak anglisht e kjo mjaftonte për të mos qenë i pagojë. Gazetë "Rental

    News", e cila jepet falas, të jep mundësinë të gjesh banesë kudo në

    Toronto. Shfletoj, shfletoj... që të gjej një dhomë ku të jetoja së bashku

    me time shoqe. Kuptohet, gjuaja pak edhe çmimin e ulët. E kisha mendjen ta

    merrja deri në 500 dollarë në muaj. Fatmirësisht e gjeta një të tillë.

    Pasi telefonova dhe fiksova takim të menjëhershëm me të zotin e shtëpisë,

    mora taksi dhe u nisa për në vendin e duhur. Shoferi ishte nga Somalia. Më

    çuditi mirësjellja e tij. Ishte kënaqësi të bisedoje me njerëz të tillë.

    Mbërrita te shtëpia dhe tani kërkoja banesën e njeriut, i cili ishte

    përgjegjës për atë banesë. Më ra menjëherë në sy se aty ishte një banesë

    zezakësh. Bile duke u ngjitur shkallëve, m´u duk se ndëgjova që dikush

    bënte dashuri me derë të hapur. Disa arsye më bënë të ikja dhe të vihesha

    edhe njëherë në kërkim të shtëpisë me qira. Shikova për disa ditë me radhë

    dhe fatkeqësisht nuk gjeta gjë. Kur dirimi nisi të sosej, më në fund rashë

    në një apartament 1 dhomësh, në një banesë ku kryesisht banonin somalezët.

    Fola me përgjegjësin e pallatit, që përsëriste në mënyrë të vazhdueshme

    fjalët e para dhe e fundit (first and last). Me këto fjalë po më kujtonte

    nënën time, e cila shpesh më thoshte se ishte hera e parë dhe e fundit që

    bëja këtë apo atë gabim. Por ai e kishte diku tjetër qëllimin me atë që

    thoshte. Më kërkonte që të paguaja të parin dhe të fundit muaj të qirasë.

    Mos mor vlla i thamë, janë shumë para. Unë nga Shqipëria kisha marrë me

    vete vetëm 10 mijë dollarë dhe aktualisht isha pa punë. As që deshironte

    t´ia dinte vëllai nga Somalia. Madje, ai ishte fare i qetë në bisedën e

    tij me mua, kur më thoshte se apartamenti do të ishte gati vetëm pas dy

    javësh. Më shkuan plot tre javë në hotel së bashku me gruan. Matematikë e

    thjeshtë brenda këtyre ditëve shpenzimet e mia vetëm hotel ishin 3 mijë

    dollarë, nëse do të fus edhe pagesën e apartamentit dhe ushqimin, kjo

    shifër shkonte në 6 mijë dollarë. Nga paratë që kisha me vete më mbetën

    vetëm katër mijë dollarë. Po ashtu, shpenzova për kompletimin e

    apartamentit me pajisje të nevojshme për jetesë dhe përfundimisht në

    portofolin tim mbetën vetëm 2500 dollarë. Që më vonë u mbaruan si

    rrjedhojë e shpenzimeve ekstra në Kanada. Përsëri, pas kësaj mundohesha t´i mbushja mendjen edhe sime shoqeje, që ishte një gjë normale një fillim i vështirë si kudo tjetër.



    NË KLASËN E ANGLISHTES

    Filluam shkollën. Të them të drejtën, pak si i çuditshme më dukej. Në

    bankë isha me dy djem nga Ruanda. Përpara kisha disa të rinj nga Sri Lanka

    dhe pas tyre disa çeçenë. Nuk isha i gabuar kur në mend më shkonin fjalët:

    luftë përpara, luftë mbrapa, luftë anash. Një ditë një nga çeçenët më

    pyeti se nga isha. As që i bëri përshtypje fjala Shqipëri, por vijoi me

    një tjetër pyetje: A ka luftë atje? Kur i dhashë përgjigje negative, nisi

    të qeshte me të madhe. "Ti me siguri, tha je inxhinier?". Më mirë të më

    binte me grusht sesa të më thoshte ato fjalë. Më atë moment m´u duk se

    kisha përpara komshien Lenka në ato biseda shpërfillëse ndaj meje.



    PUNA, NJË TMERR TA GJEJE ATË

    Fillova të kërkoj punë. Bëra një CV, të cilën e mbusha plot, thuaj kisha

    bërë heroizma dhe më kishte mbetur pa punuar për projektimin dhe ndërtimin

    e Murit Kinez. Dy faqe të plota tregonin kush isha unë dhe vetëm unë.

    Mendova se me atë CV, që kisha do të më thërrisnin shpejt në punë, por nuk

    ndodhi kështu. Shkova në një nga qendrat për punësim dhe fillova ta faksoj

    CV gjithandej. Të njëjtën gjë bëri edhe ime shoqe. Më pas, të dy shkuam të

    qëndronim në pritje të ndonjë pune në banesën tonë. Pritëm atë ditë dhe të

    nesërmen, por asgjë nuk ndodhi në 48 orë. U detyruam ta ripërsërisim

    kërkesën për punë. Përsëri e njëjta gjë. Pas disa herëve që faksova CV

    time, më në fund më thirrën në itervistë për punë. U ndjeva mirë që ndodhi

    kjo. Mendova se tashmë do të më shihnin kanadezët mua inxhinierin

    shqiptar. Në intervistë shkova i veshur si asnjëherë tjetër. Bisedova me

    një nga inxhinierët kryesor të firmës dhe pashë që ata nuk ishin siç i

    kisha menduar. Dinin edhe ata, nuk ishte se ishin budallenj. Kur mbarova

    intervistën, një nga pjesëtarët e firmës më tha: "Mik i dashur, me këtë

    nivel të anglishtes që keni në kompaninë tonë nuk mund të punoni si

    inxhinier. Po ashtu ju mungon edhe eksperienca kanadeze. Shko e puno më

    mirë diku tjetër, merr pak eksperiencë tani dhe pastaj hajde të kërkosh

    punë si inxhinier". Nuk mund ta përshkruaj trishtimin e asaj dite të keqe

    të jetës sime në Kanada. Ato momente ndjeva një mall të madh për vendin

    tim, Shqipërinë. Inatin desha ta shfryja diku, por këtu nuk mund të rrihje

    askënd, madje as qenin se shkoje në burg dhe njëherësh humbet edhe të

    drejtën për t´u bërë kanadez. U mësova me dështime, por halli të bënte të

    ndryshoje takt, pasi barku donte bukë, gruaja gjithashtu duhej të

    ushqehej. U detyrova të punoja në një restorant. Si pjatalarës. Nuk është

    edhe aq keq, marr 7 dollarë në orë. Kam shpresë që së shpejti të bëhem

    kamarier në po të njëjtin restorant. Po e arrita këtë do të jem shumë I gëzuar.



    SHQIPTARËT NË KANADA

    Ka shumë shqiptarë në Kanada. Për ditë e më shumë po vijnë të tjerë. E mjaftueshme është të hysh në një nga kuzhinat e restoranteve të Torontos dhe të flasësh shqip dhe do të shikosh që gjysma e personelit do të përgjigjet. Janë edhe disa kafene, ku mblidhen shqiptarët. Aty kemi njohur

    edhe ne shumë shqiptarë; artistë, profesorë, regjisorë... pra elitën shqiptare. Shumë prej tyre edhe kanë bërë përpara shumë. E pabesueshme është se një profesor i letërsisë E.A., ishte bere menaxher i pesë punëtorëve në kompaninë për pastrimin e borës. Regjisori A.I., kishte përfunduar në larës xhamash. Mos të numëroj më tutje arritjet e njerëzve tanë në Kanada, pasi më vjen turp.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po po po hajde mbushja mendjen atyre qe vazhdonje te aplikojne !

  3. #3
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Re: Kanadaja, zhgënjimi i madh i një intelektuali shqiptar

    Postuar më parë nga ALBA
    Shumë prej tyre edhe kanë bërë përpara shumë. E pabesueshme është se një profesor i letërsisë E.A., ishte bere menaxher i pesë punëtorëve në kompaninë për pastrimin e borës. Regjisori A.I., kishte përfunduar në larës xhamash. Mos të numëroj më tutje arritjet e njerëzve tanë në Kanada, pasi më vjen turp. [/B]



    Nuk ka pse te vije turp nga njerezit e punes apo qe punojne. Arritjet sado te vogla jane dicka po te kemi parasysh kushtet menyren dhe vendin ku jane arritur. Megjithate ai tregimi i mesiperm, qofsha i gabuar, mua sec me kujtoi perrallen e dhelpres qe nuk e arriti rrushin. Te nisesh per ne Kanada apo te emigrosh diku tjeter me ato mend qe lexova me lart duhet te jesh budalla ose injorant. Te mbaroke universitetin dhe te mendosh ne ate menyre mua me duket dicka absurde.



    Tek e fundit SHQIPERIA ketu eshte akoma.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Cim Tironsi
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Postime
    164

    Kanadaja, zhgënjimi i madh i një intelektuali shqiptar (fantazi shume e lezetcme)

    http://kanadaja.tripod.com/main/index.html

    Gazeta "Panorama" nuk ka bere asnje reportazh por vetem ka kopjuar nje faqe interneti nga Tripod qe une e kam pare ketu e dy vjet me pare (shif linkun e mesiperm).

    Aty permendet nje Ilir Arbana (personazhi kryesor) qe nuk ekziston pasi po te kerkosh edhe ke http://www.canada411.com nuk gjen asnje me kete emer ?! Ndoshta eshte kthyer ne Shqiperi ... Por nuk besoj se Panorama e jep sikur ai punon akoma si kamarier.

    Artikulli eshte me te vertet i lezetcem dhe ai/ajo qe e ka shkruar ka shkuar ne Kanada sepse ka gjera qe ashtu jane vertet. Por aty eshte bere nje putpuri me histori te ndryshme te shqiptareve ne Kanada qe artikull shkruesi i trajton sikur ti kishin ndodhur atij vete.

    Gazeta "Panorama" do bente mire ta fuste artikullin ne ndonje seksion te humorit dhe jo si histori te vertete.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Nuk e kisha lexuar me pare kete teme, dhe me thene te drejten dicka eshte absurde, gjuha me te cilen flitet nuk eshte normale, dhe ky person nuk perfaqeson gjithe ecurine e intelektualeve Kanadeze.
    perse nuk permenden emra te shume shqiptareve qe punojne qe nga teatri i operas ketu ne Toronto, keshilltare krediti ne Banka, inxhiniere, petagoge, accountant....
    Por problemi shqiptar qendron ne ate se si e kemi perceptuar ne Kanadane-Dikur thoshim A_merr-ik, por jo nuk eshte ashtu duhet pune per te arritur nivelin ketu. Te kesh patur nje pune te mire ne Shqiperi nuk do te thote qe je i afte per Kanada.
    -E para eshte anglishtja
    -E dyta eshte edukata e komunikimit, qe ne jemi shume larg
    -E treta studimi dhe te qenit ne nivel me kohen
    Dhe mendoj me pak pune,studim, e vullnet c'do gje arrihet

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Me duket se "panorama " ka fillu propagande qe te mos largohen njerezit nga shqiperia.Por kjo nuk arrihet keshtu(se kjo eshte si ne kohen e Enverit, kur thuhej se te huajt pijne coca cola dhe behen tape, ose atje vdesin njerezit nga uria)Me pak fjale keta bejne propagande komuniste.

    Edhe une them qe artikulli eshte sajese.Sepse eshte turp per kedo te shkruaj ne ate menyre(shume siperior e bente veten, dhe te tjeret i dukeshin si kot)
    Vertet qe emigrimi nuk eshte parajse, por nese ke vullnetin per te ecur dhe pershtatur me jeten e vendit ku shkon ecen perpara.
    Kush ka nderment qe te emigroje te mos lexoje keto fabula qe sherbejne si lavazh truri, por dhe deningrues per bashkeatdhetaret qe ndodhen ne emigrim.Ata qe kane patur tru kane ditur te bejne vendin e tyre (me mundim dhe sakrifice)atje ku kane shku.
    :^lulja

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BABAXHANI
    Anëtarësuar
    20-12-2003
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    2
    PERIFRAZIM I - “KANADAJA NJE REALITET I …HIDHUR”
    Pergjithesisht nuk jam i dhënë pas shkrimeve, nuk jam njohur për shkrime “prekese” dhe as jam munduar ndonjeherë të prek “telat” e lexonjesit, sic bën ky “inxhinjeri” në këtë shkrim.
    Me bie ne sy realizmi që i shikojnë shumë të tjerë në këtë forum problemet që kemi ne Shqiptarët, si dhe shkrimin e “inxhinierit” të “famshëm” pjatalarës në kanada, duke e pare si lajthitje te një pseudointelektuali. Ne fakt ne Shqiptaret spekullojme me fjalen intelektual .Dhe ketu fillon gabimi edhe i ketij “pseudo-kurrë-punuar-si-INXHINIER”-it që shkruan këtë artikull.
    Nga eksperience ime (që natyrisht nuk është si e këtij “muratorit”, bota ka një kuptim krejt tjetër të kesaj fjale. Intelektual rrjedh prej fjalës INTELEKT- INTELIGJENT, që në vetvete do të thotë të kuptosh shpejt situatat, të jësh i mprehtë. Kjo fjalë s’ka asgjë të përbashkët me diplomen (pika diplomes së tij). Diplomimi është vetëm një avantazh që sejcili ja jep vetes për tu berë inteligjent.
    Po ti marrësh me radhë faktet që na sjell “miku” (për të mos i dhene ndonje perifrazim tjetër) si dhe për hatër të së vërtetës dua edhe unë të sjell disa fakte të jetuara po nga ai realitet:
    1- RELITTETI
    “Miku” pretendon të jetë një “…inxhinier i diplomuar shkëlqyeshëm?!!” Pyetja ime është: - A e di ky **** se ai është diplomuar ne Universitetin më të ri dhe pa përvojë të botës?
    Unë jam diplomuar në të njejtin Universitet, dhe me keqardhje ju them që kur lexoj sot shkrime të “profesorëve” të atij Universiteti më vjen turp, sa të cekta janë. Kjo s’do të thotë aspak që ai nuk na ka shëerbyer. Ne jemi ata që për hir të se vërtetës dhe shkollës tonë me kërkesa të forta, të punojmë kudo në botë, jo pjatalarës, por nëpunës të nderuar, bile edhe në korporatat më të mëdha apo qeveritare të Kanadasë. Më gjeni ju në vend tjetër që si emigrant të jep mundësinë të punosh në zyrat e shtetit.
    Me këtë dua të them se nuk është Universiteti që të bën “inxhinier të shkëlqyeshëm” por është profesioni, sa fort ke punuar ti në profesionin tpnd që të arrish një stad tp lartë ku mund të thuash fjalën tënde e të të dëgjojnë si inxhinier. Nëse ky ka mbaruar Universitetin dhe ka punuar nëpunës në ministri, c’i hy në punë ajo diploma e “mbaruar shkëlqyeshëm”?
    2- REALITETI
    Mund të ketë edhe prej jyre që kafshojnë buzët se mos i zbulohet realiteti, se mos e marrin vesh se si jetojnë nuk e mohoj. Pse nuk thotë ky “inxhinier” që shteti kanadez i jep atyre para cdo muaj sa për të jetuar si të tjerët, bile të shkojnë edhe në kafene për “lloqe”? Por ky “inxhinieri” harron se ne Kanada jetojnë mijëra shqiptarë (shifra jo e saktë), por këtij I pëlqen të njohë vetëm ato pesë të kafenëse, që pinë kafë e perifrazjnë fjalën “intelektual” si e si ti gjejnë asaj ndonjë kuptim të përafërt me vehten e tyre, jo dhjetra të tjerë nëpër punëra më të mira se ajo e somalezit. Sigurisht paratë e kafesë i paguan ai që nuk ka ndenjur por ka gjetur forca e ka punësuar pesë të tjerë në bisnesin e “pastrimit” (që këtij “intelektualit” nuk I pëlqeka, se ka punësuar shqiptar të tjerë). Posi, kjo Kanada e tmerrshme, ja merr taksën mua, atij bisnesmenit shqiptar dhe “Somalezit” që ka ditur të ketë një bisnes apartamentesh me qera, dhe ja jep kafexhinjëve dhe “inxhinierëve” tanë si përkrahje sociale… Ky po, është realitet. Kam kaq vjet që paguaj këtë takes cdo muaj (familiarisht), jo aq sa mendon ndonjëri këtu, por sa të jetojnë gjashtë familje në në muaj me asistencë dhe asnjëherë nuk kemi thënë pse ma morën mua dhe ja japin atij regjisorit që rri në kafe, që në vend të kuptoi ku e ka vendin e sa vlen në këtë botë, rri e i tregon përralla “inxhinierëve” në kafe… Ky është realiteti këtu, të gjithë të barabartë!
    Por ne nuk mund të perballemi me realitete të tilla, nuk na pëlqejnë njerzit me ngjyrë, kurse shoqëria që i pranon ato na pranon dhe ne në të njejtat pozita, na duket e pa drejtë. Ky pseudo-inxhinier, po të ishte kaq i zoti, le të na tregoi kush janë bëmat e tij, jo për Murin Kinez, pasi me siguri ka gërvishtur emrin (nëase ka qenë), dhe ka berë shurrën në ndonje qoshe). Me se na qenka marrë në një vënd si joni ku s’ka punë për asnjë inxhinier të vërtetë, që kanë ndërtuar atë vend e jo për këtë agoridhen? E di ai c’është industria? E di ai c’është Kombinati Metalurgjik, Autotraktorët, Kombinati tekstileve, Uzina Enver, etj?
    Le ta provojë atë diturinë e madhe atje në Kanada, ku nuk të ofron njeri punë por të marrin si i barabartë me kanadezin dhe somalezin. Natyrisht qe ajo teto Lena e tij po të vinte këtu në vend të tij, do kishte filluar punë (pse jo edhe bisnes), se ajo e ka kuptuar që nëse jane dy vetë për të marrë në punë, më mirë merr atë që di të komunikoi dhe do të mësoi, sesa njërin që te can ****ën duke të treguar se “ka bëre murin kinez…” dhe “të mëson”. Këmbët në tokë miq! Kjo botë këndej ska nevojë për “inxhinierë të shkëlqyer” por për “team player”. Cdo të thotë kjo? Pyetje e drejt, se ne se kemi idenë si mund të bashkohesh për dicka, vetëm kur është puna për të treguar sa i zoti jam!
    Natyrisht emigrimi s’është i lehtë. Por nëse ti ke 5000 dollarë në xhe so, dhe nuk e di akoma ku je ditën tjetër, e shkon ble mobilje në vend që të paguash shkollën, dmth je një ****, asgjë më shumë.
    Hapi sytë mik, shiko dhjetra të tjerë që s’kanë treguar se si e kanë bëre “Murin Kinez” e që punojnë nëpër Banka, Qeveri, Compani të mëdha e të vogla, …me dhjetra janë këto, që unë njoh. Por me kokën që ka miku, edhe pjatalarës shumë i kanë dhënë, pasi në vend që të laj pjata, I can ****ën njerëzve përqark për murin kinez… Lerja Kinezve të meren me të, se janë më te zotët se ndonjë si ty e mua, shiko rrugën “mik”…çaj përpara nëse ta mban, lëri dënglat ose shko zëri vendin ndonjë me të vertetë të zotin në shqipëri.
    Rrëfim I sinqertë I një inxhinieri Që Ka Punuar si inxhinier në Shqipëri.
    Ne kohen tone duhej te caje bre... te shikoje pak by...,
    Tani duhet te cash by... te shikosh nje fije bre...

  8. #8
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nuk ka shumë rëndësi nqs artikulli është për një punëtor të thjeshtë apo për një intelektual siç prezantohet inxhinieri Shqiptar në artikullin e Panoramës. Problemet e përmëndura në artikull janë të vërteta dhe të gjithë Shqiptarët pa përjashtim duhet ti marrin parasysh para se të lënë kazmën apo stilolapsin për të emigruar në një vënd të huaj.

    Më pëlqeu shumë përgjigja e Ledinës.
    Janë të rrallë dhe me shumë fat ata që dalin me sukses në emigrim prandaj duhet lënë mbrapa ai mentaliteti A-mer-ik dhe të përgatiteni për të jetuar edhe në fund të rangut shoqëror. Si fillim, të gjithë Shqiptarët janë në disavantazh kur krahasohen me vëndasit prandaj duhet sakrifikuar për të filluar të ngjitesh më lart për një karrierë më të sukseshme. Në vënd të huaj çdo gjë fillon nga zerua dhe çdo hap që do bëni më lart fitohet me mundim. Mos prisni asgjë, edhe sikur tu premtojnë gjithçka.

    Ata që ikën në fillim mbase nuk e njihnin se ç'ishte Amerika dhe Kanadaja por tani që kanë ardhur dhe janë kthyer me mijra Shqiptarë, nuk duhet të vazhdojnë ëndrrat: "do pasurohemi sapo të zbresim nga avioni". Pas 13 vjetësh emigrim, Shqiptarët e Shqipërisë duhet ti besojnë artikullit të Panoramës dhe të mendohen mirë para së të largohen nga Shqipëria.
    Edi

  9. #9
    someone Maska e smo
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    earth
    Postime
    34
    sa mire e ka thene BABAXHANI!


    Kjo botë këndej ska nevojë për “inxhinierë të shkëlqyer” por për “team player”. Cdo të thotë kjo? Pyetje e drejt, se ne se kemi idenë si mund të bashkohesh për dicka, vetëm kur është puna për të treguar sa i zoti jam!

    qe te ecesh perpara duhet bashkpunim edhe durim.
    Find All You Need In Your Mind If You Take The Time!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BABAXHANI
    Anëtarësuar
    20-12-2003
    Vendndodhja
    Gjithandej
    Postime
    2
    Te dashur miq,
    Kur shkruan shpejt, edhe gabon, por te irriton situata me te cilen disave qe bien viktime e emigracionit. Perse duhet te qendroi dikush ne emigracion 3-5 vjet?
    Per te marre pasaporten! Kjo eshte vdekja fare.
    Po pse mendoni ju po te kishin pasaporten disa si ky,do te kishin bere "namin"?
    Ne shqiptareve nuk eshte se na ka penguar pasaporta, ne na ka penguar dhe na pengon HUNDA. Ne nuk e pranojme qe shoku mund te jete me i mire se ne. Ne vet-vleresojme veten.
    Shkrimi im ska apak qellim te ndaje cila pune eshte me e mire dhe e nderuar. Cdo pune eshte e nderuar, per sa kohe ajo ka djersen tende ne te. Edhe une kam punura 8 muaj punetor. Por ama sdija anglisht, skisha pervojen dhe orientimin e ketushem, s'kisha shume gjera.
    Le te flasim drejt e te rrime shtrember. Ska asgje te keqe kur punon. Puna me te vertete eshte nder, se ajo mban familjen, cdo pune qe te jete.
    Me kujtohet kur fillova pune ne nje gradacele, nje djale mirembante zyrat. E shikoja shpesh qe vinte, i urte, kokulur, dhe se keni idene sa me behej qefi per unen qe bente. Shikonte punen e vet. Kur e pyeta, me tha qe eshte shqiptar. Dhe ishte inxhinjer. Kishte punuar si inxhinier e kam fjalen, dhe punonte e perpiqej te gjente veten. Ky po meriton ta ndihmosh (ti japesh ndonje informacion) por trapi qe shkruan me lart per panoramen, me siguri qe i ka zene vendin ne ndonje ministri te ndonje mikut te tij, ndonje tjetri shume me te zotin se ai. Dhe themi pastaj perse sbeht Shqieperia?!
    Good luck to every one friends!
    Ne kohen tone duhej te caje bre... te shikoje pak by...,
    Tani duhet te cash by... te shikosh nje fije bre...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •