Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ē'eshte suksesi???

    Si tė Jesh
    i Suksesshėm dhe i Kėnaqur

    Suksesi ėshtė: Si do ta plotėsoje vendin e zbrazėt? “Kjo ėshtė e lehtė,” do tė pėrgjigjeshe. “Suksesi ėshtė . . . pėr njė sportist, tė fitojė Kupėn e Botės, Kampionatin Botėror, Olimpiadėn, ose njė medalje ari; pėr njė artist, tė fitojė njė Oskar, njė Grami, apo njė Festival tė Venezias; pėr njė afarist, tė jetė drejtor ekzekutiv i 500 kompanive; pėr njė student, tė zgjidhet nė kėshillin drejtues tė Unionit Studentor”. Por a ėshtė gjithmonė kaq e lehtė pėr tu pėrkufizuar?

    Disa vite mė parė Raineri, njė mik nga Gjermania, bėri njė ndalesė nė SHBA pėr tre muaj. Njė ditė ndėrsa po shikonte nė TV ndeshjen e tij tė parė tė beizbollit, pritėsi i topave e goditi topin shumė larg aq sa kaloi nėpėr tė gjitha bazat. Tifozėt ulėrinin nga entuziasmi! Raineri u kthye nga unė me njė pamje tė habitur dhe mė pyeti, “Ē’kanė qė po brohorasin?” Atyre u ka humbur topi?” Pėr tifozėt vendas kjo goditje ishte njė sukses i jashtėzakonshėm. Pėr dikė nga njė kulturė tjetėr, kalimi nėpėr tė gjithė bazat ishte njė mister.

    Kuptimi i suksesit ndryshon gjithashtu sipas individit. Njė fjalor jep kėtė pėrkufizim: “Realizim i kėnaqshėm i njė synimi tė dėshiruar”. Pėr tė patur sukses, ti duhet tė arrish synimin dhe tė kėnaqesh me rezultatin. Sipas kėtij pėrkufizimi dikush nuk e di se nėse “suksesi” qė nuk pėrfshin kėnaqėsi personale-njė ndjenjė tė mirėqenies-ėshtė nė fakt sukses tepėr i vėrtetė.



    ĒELĖSA PĖR SUKSESIN

    Faktorė tė ndryshėm kontribuojnė pėr suksesin. Analizoni disa prej tyre:

    1. Koncepti pozitiv pėr veten. Profesori bėhet gati tė japė notat e provimit tė javės sė shkuar, por para se t’i shpėrndajė ato thotė, “Kam njė lajmėrim pėr ju. Dua qė gjithėsecili nga ju ta dijė ēfarė pune tė lavdėrueshme ka bėrė nė kėtė provim ky student.” Ai tregon me gisht nga ty nė rreshtin e parė dhe thotė, “Ti i jep jetė shpirtit tim. Gjithmonė i bėn detyrat nė kohėn e duhur. Shpesh bėn mė shumė se sa pritet prej teje. Ja pse, sikur tė gjithė studentėt tė ishin si ti , mėsimdhėnia do tė ishte njė gėzim i vėrtetė.”

    A nuk do tė tė ndihmonte kjo pėr tė patur njė qėndrim tė mirė pėr vetveten? Dhe a nuk do t’ju motivonte qė tė ishit njė student mė i mirė? Do t’i thonit vetes, “Jam njė njeri i zgjuar. Nė fund tė fundit, profesori im mendon kėshtu. . . dhe ai ėshtė njeri me mend!”

    Pa dyshim, disa njerėz e vlerėsojnė shumė veten aq sa egoizmi i tyre ka sjellė probleme. Sidoqoftė, shumė psikologė janė dakord me Dr. Joyce Brothers kur ajo thotė, “. . . njė imazh i fortė, pozitiv pėr veten ėshtė parapėrgatitja mė e mirė e mundshme pėr sukses nė jetė.”



    2. Synime tė Pėrkufizuara me Qartėsi. Mos syno asgjė dhe patjetėr do t’ia arrish. Syno diēka specifike dhe, edhe po nuk e arrite, mundėsitė janė mė tė mėdha pėr ty sesa po tė mos e kishe synuar kurrė..

    Programi Hapėsinor i SHBA-sė ka sjellė suksese tė shumta, por pėr fat tė keq disa dėshtime tragjike. Sukseset e NASĖS ndihmojnė pėr tė ilustruar rėndėsinė e caktimit tė synimit. Ndoshta ke dėgjuar pėr tre elektriēistėt tė cilėt po punonin nė anijen kozmike Apollo. Njė reporter pyeti secilin nga ata se ēfarė po bėnin. I pari tha, “Po vendos tranzistorė nė qarqe”. I dyti u pėrgjigj, “Po ngjis me kallaj kėto tela”. I treti shpjegoi, “Po ndihmoj tė vendos njė njeri mbi hėnė”.

    Cili prej tyre ishte mė i motivuari dhe mė i kėnaquri? Ndoshta ai i cili i shikonte aktivitetet e tij tė pėrshtatura nė synimin e pėrgjithshėm. Pa njė synim tė qartė nė jetė, detyrat e pėrditshme mund tė bėhen tė mėrzitshme. Njohja e synimit tė jetės tėnde mund tė rritė motivimin dhe kėnaqėsinė tuaj ndėrsa shikon se si aktivitetet e pėrditshme e pėrmbushin atė synim.

    Nė vitet e para tė 1960-s, Presidenti Xhon Kenedi caktoi njė synim qė njė amerikan tė shkonte nė hėnė deri nga fundi i dekadės. Nė 1969, Neil Armstrong mori “hapin e tij tė parė tė vogėl”. Njė synim specifik e ndihmoi NASĖN tė arrinte njė moment me rėndėsi nė histori. Njė njeri qė kėrkon sukses do tė caktojė synime specifike.



    3. Punė e Lodhshme. Ēdo sportist e di se nuk do tė ketė asnjė lavdi nė fushėn e sportit pa punė tė lodhshme nė fushėn e stėrvitjes. Njė test i vėrtetė i karakterit nuk ėshtė thjesht sa mirė e luani rolin nė sytė e njerėzve, por sa shumė punoni kur askush nuk e vė re - nė zyrė, nė bibliotekė, nė stėrvitje.

    Presidenti Kalvin Kulixh besonte se “asgjė nė botė nuk mund ta zinte vendin e kėmbėnguljes. Talenti jo. . . Dhuntia jo. . . Arsimi jo. . . Kėmbėngulja, vendosmėria, dhe puna e lodhshme bėjnė dallimin.



    “Njė test i vėrtetė i karakterit nuk ėshtė thjesht sa mirė e luani rolin nė sytė e njerėzve, por sa shumė punoni kur askush nuk e vė re.”



    “Ēfarė ėshtė suksesi?” pyeti ish kryeministrja britanike Margaret Thetēer. “Mendoj se ėshtė njė bashkim i njė prirjes pėr gjėrat qė po bėn. . . punės sė lodhshme dhe ndjenjės sė caktuar tė qėllimit. . . . Mendoj se kisha njė prirje . . . (punėn time), por ndjenjat natyrore nuk mjaftojnė kurrė. Duhet tė bashkosh kėto ndjenja natyrore me punė vėrtet tė lodhshme.”

    Kampioni i kohėve tė shkuara nė boks pėr pesha tė rėnda, James J. Corbett, shpesh tha, “Ti bėhesh kampion duke luftuar edhe njė raund mė shumė. Kur gjėrat vėshtirėsohen, lufto edhe njė raund mė shumė”.

    Suksesi kėrkon punė tė lodhshme. Pa dyshim ti mund ta realizosh njė gjė tė tillė dhe tė bėhesh njė punėtor i palodhur. Njė afarist qė punonte shumė kishte njė tabelė nė zyrėn e tij ku shkruhej, “Lavdi Zotit qė ėshtė e Hėnė!” Ne tė gjithė duhet tė barazpeshojmė punėn dhe dėfrimin, por puna e lodhshme ėshtė thelbėsore pėr suksesin.



    4. Njė Gatishmėri pėr tė Rrezikuar. Ingemar Stenmark, skiator i madh olimpik, thotė, “Me qėllim qė tė fitosh duhet tė jesh i gatshėm pėr humbjen”. Analizoni kėtė pyetje: “Ēfarė do tė bėje nėse e dije se nuk do tė mund tė dėshtoje?” Kjo pyetje mund tė zgjerojė vizionin tėnd dhe tė shtojė ėndrrat e tua. Mbase dėshira jote ėshtė tė jesh njė udhėheqės i madh politik, njė artist, njė afarist ose akademik, njė sportist i famshėm. Ēfarė do tė bėje nėse e dije se nuk do tė mund tė dėshtoje?

    Tani pyet, “A jam i gatshėm tė rrezikoj disa dėshtime tė mundshme me qėllim qė ta arrij atė synim?” Suksesi shpesh ka si shok rrezikun.



    NJĖ PENGESĖ PĖR SUKSESIN KĖNAQĖSINĖ

    Njė koncept pozitiv pėr veten, synime tė qarta, punė e lodhshme, dhe njė gatishmėri pėr tė rrezikuar... tė gjitha kontribuojnė pėr tė pėrjetuar sukses dhe kėnaqėsi nė jetė.

    Nė 1923 njė takim shumė i rėndėsishėm u mbajt nė Hotelin Beach Edgeuater nė Ēikago. Tė pranishėm nė kėtė takim ishin shtatė nga financierėt mė me sukses nė botė-njerėz tė cilėt kishin zbuluar sekretin e fitimit tė parasė.

    Ja se ē’u ka ndodhur kėtyre njerėzve 25 vite mė vonė. Presidenti i kompanisė mė tė madhe tė pavarur tė ēelikut, Charles Schuab, vdiq nė falimentin dhe jetoi me para borxh nė pesė vitet e fundit tė jetės sė tij. Presidenti i kompanisė mė tė njohur tė shėrbimeve komunale, Samuel Insull, vdiq nė arrati nga drejtėsia jashtė vendit. Presidenti i Zyrės e Shkėmbimit Valutor nė Nju Jork, Richard Uitney, jetoi nė Sing Sing Penitentiary. Njė anėtar i kabinetit tė Presidentit, Albert Fall, u fal nė mėnyrė qė tė mund tė vdiste nė vendlindje. “Ariu” mė i madh nė Uall Strit, Jesse Livermore, vrau veten. Drejtori i monopolit mė tė madh, Ivan Krueger, vrau veten. Presidenti i Bankės sė Ndėrtimeve Ndėrkombėtare, Leon Fraser, vrau veten. Tė gjithė kėta e kishin mėsuar mirė artin e suksesit pėr tė shijuar jetėn, por me sa duket ata tė gjithė e patėn tė vėshtirė tė mėsonin se si tė jetonin nė mėnyrė tė sukseshme.

    Anketuesi dhe komentarori social Daniel Yankelovich citon njė partner tė tij qė fiton 100.000 $ nė vit nė njė firmė tė marrėdhėnieve publike: “Kam arritur sukses duke dhėnė pėrkufizimin e tė tjerėve por nuk jam aspak i kėnaqur. Nė dukje jam i suksesshėm . . . Kam publikuar, kam referuar, kam tejkaluar synimet pėr tė ardhurat e mia, jam bėrė zot i vetes, dhe shumė njerėz varen nga unė. Prandaj, kam arritur siē duhet synimet e jashtme por ato janė boshe.”

    Dustin Hoffman ėshtė njė aktor tejet i suksesshėm. Kariera e tij kinematografike duket tashmė e shkėlqyer dhe pėrfshin edhe njė Oskar pėr rolin e tij nė “Krameri kundėr Kramerit”. Por analizoni atė qė ai thotė pėr lumturinė dhe kėnaqėsinė: “Unė nuk e di se ēfarė ėshtė lumturia . . . Jeta, liria dhe ndjekja e lumturisė? I kam hequr vizė lumturisė. . . Bėj njė shėtitje nėpėr rrugė dhe vėshtro fytyrat e njerėzve. Kur i pyet pėr lumturinė, a nuk po kėrkoni pėr diēka jorealiste?”

    Suksesi nė njė fushė nuk garanton kėnaqėsi nė jetė. Mund tė arrish tė gjitha synimet e tua dhe ende nuk ke paqe brenda vetes. Si mund tė arrish synimet e tua dhe njėkohėsisht tė jesh i kėnaqur? Por edhe sikur tė ndiesh njė shkallė kėnaqėsie, a mund tė ketė diēka mė tepėr?

    “Mund tė arrish tė gjitha synimet e tua dhe ende nuk ke paqe brenda vetes”.



    I SUKSESSHĖM DHE I KĖNAQUR

    Shumė psikologė dhe psikiatėr po kuptojnė nevojėn pėr ta zhvilluar tėrė personin-fizikisht, psikologjikisht, dhe shpirtėrisht-pėr tė sjellė kėnaqėsi tė vėrtetė. Shpesh nė luftėn tonė pėr sukses, ne fokusohemi nė zhvillimin fizik dhe psikologjik nė kurriz tė asaj shpirtėrore.

    Para pak kohėsh njė grup kėshilltarėsh iu kushtuan pėr njė farė kohe intervistimit tė pushtetarėve mė tė sukseshėm tė kombit nė qytetin e Nju Jorkut. Ata bashkėbiseduan me redaktorė gazetash dhe revistash, pushtetarė me agjenci, banka, rrjete TV tė njohura, duke kėrkuar pėr tė kuptuar idetė e kėtyre udhėheqėsve pėr suksesin.

    Njė nga pyetjet e kėtyre kėshilltarėve kishte tė bėnte me fushėn shpirtėrore: “Ēfarė vendi zėnė besimi dhe vlerat shpirtėrore nė jetėn tėnde?” Si pėrgjigje, 75% pohuan se vlerat shpirtėrore ishin “tė rėndėsishme” ose “shumė tė rėndėsishme” si pėr zhvillimin personal po ashtu edhe pėr zhvillimin profesional. Vini re njėrėn prej tyre, “Nėse ato mund tė forcoheshin, shumė prej kėtyre tė tjerave do tė rrėzoheshin nė vend”. Por pėr ēudi, pak nga kėta udhėheqės i pėrkufizuan me qartėsi bindjet nė fushėn shpirtėrore. Drejtuesi i njė programi radiofonik e shprehu me njė buzėqeshje, “Jam frymėzues, por nuk po gjej dikė tė mė frymėzojė!”

    Nė shkollė tė mesme e kėrkoja suksesin nėpėrmjet sportit, studimit dhe pjesėmarrjes nė organizatat studentore. Dhe e gjeta atė. U regjistrova nė basketboll dhe u bėra i famshėm . . . skuadra jonė e famshme nuk e njihte humbjen. U rendita i pari nė kursin tim nė lidhje me studimin, u pėrfshiva nė organizatėn studentore dhe frekuentoja njė nga shkollat mė prestigjose tė vendit. Xhon Kenedi dhe Adlai Stevenson ishin diplomuar atje sikurse edhe skenaristi Eduard Albi dhe aktori Majkėll Dagllas.

    I pėrmenda kėto hollėsi jo pėr t’u mburrur por pėr tė dhėnė njė kontrast. Suksesi nė kėto fusha nuk mė ka sjellė kėnaqėsinė personale qė kam dėshiruar. Isha ende njė tip i mbyllur, nganjėherė druhesha tė prezantohesha me njė tė panjohur apo t’i kėrkoja ndonjė vajze qė tė dilnim sė bashku. Qėndrimet e mia ishin shpesh tė papajtueshme me sjelljen time. Nga jashtė mund tė dukesha shumė pozitiv dhe i dashur, ndėrsa nga brenda mund tė isha negativ dhe i zemėruar me dikė tė cilin nuk e pėlqeja.

    Mė vonė, nė fakultet, akoma kisha vėshtirėsi nė kėto fusha. Mė pas u ndesha me njė grup studentėsh tė cilėt kishin diēka tė veēantė rreth vetes, njė dashuri, gėzim dhe entuziasėm qė mė dukej shumė tėrheqės. Nė veēanti vlerėsoja faktin se ata mė pranuan ashtu si isha. Nuk kisha pse tė pėrpiqesha pėr t’i bėrė pėrshtypje atyre me njė listė arritjesh, suksesesh, megjithėse ata ishin tė menēur, tėrheqės dhe tė suksesshėm. Edhe kur dilja me ndonjė nuk ndjeja presionin normal pėr tė shfaqur njė imazh tė ekzagjeruar. Dukej se kishin njė vlerėsim tė saktė pėr veten dhe mė pranuan edhe mua.

    Kėta ishin studentė tė krishterė dhe e dija se dėshiroja atė qė ata kishin. Ata mė treguan se kishin njė marrėdhėnie personale me Jezu Krishtin. Nuk mund ta pranoja njė gjė tė tillė menjėherė, megjithatė vazhdoja tė shkoja nė takimet e tyre sepse isha kureshtar dhe sepse ishte njė vend i mirė pėr t’u takuar me njerėz tė rinj. Sidomos sepse ishte njė vend i mirė pėr t’u takuar me njerėz tė rinj!



    NJĖ DERĖ E HAPUR

    Sa mė shumė kohė kaloja pėrreth tyre, aq mė shumė kuptoja se se besimi i tyre ndikonte jetėt dhe marrėdhėniet e tyre. Ata mė thanė se Zoti mė ofronte njė dashuri pa kushte, por se isha i ndarė nga Ai pėrmes njė kushti tjetėrsues tė quajtur mėkat. Ata thanė se Ai kishte dėrguar Birin e Tij tė vetėm, Jezusin, qė tė vdiste nė kryq pėr tė paguar dėnimin pėr mėkatet tona dhe qė tė ringjallej pėr tė ofruar jetė tė re. Kur e vendosa besimin tim tek Ai, ata shpjeguan se Ai do tė vinte nė jetėn time, do tė falte mėkatet e mia, dhe do tė fillonte tė sillte kėnaqėsinė tė cilėn e kisha kėrkuar.

    Mė nė fund, me anė tė njė qėndrimi tė thjeshtė, tė heshtur tė zemrės sime, thashė, “Jezu Krisht, kam nevojė pėr ty. Faleminderit qė vdiqe dhe u ringjalle pėr mua. Dėshiroj ta pranoj dhuratėn tėnde tė lirė tė faljes. E hap derėn e zemrės sime dhe tė ftoj ty. Jepmė jetėn pėrmbushėshe qė premtove”. Nuk kishte asnjė vetėtimė ose bubullimė. Engjėjt nuk dolėn nė sfond pėr tė kėnduar “Haleluja” dhe unė nuk u bėra i pėrsosur. Por pak nga pak, fillova tė shikoj ndryshimin. Kisha njė paqe tė re nga pėrbrenda qė nuk luhatej sipas rrethanave. Gjeta njė ēlirim nga faji dhe njė qėllim tė ri pėr jetėn. Imazhi pėr veten u pėrmisua dhe ndihesha i lirė tė dėshtoja e t’i doja tė tjerėt pa kushte.

    Ka shumė shembuj tė besimtarėve tė krishterė tė cilėt janė edhe tė suksesshėm edhe tė kėnaqur: Roger Staubach, ishmbrojtės nė skuadrėn Dallas Cowboys; Julius Erving, njė yll i basketbollit profesionist; Dr. Charles Malik ish president i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB; Mark Hatfield, Senator i SHBA nga Oregoni; dhe shumė tė tjerė. Kur je i krishterė nuk do tė thotė se ke garanci pėr sukses tė madh. Edhe tė krishterėt kanė dėshtimet e tyre. Por njė marrėdhėnie me Perėndinė mund tė rrisė konceptin tėnd pėr veten, mund tė tė ndihmojė pėr tė qartėsuar synimet e tua, pėr tė forcuar vendosmėrinė tėnde dhe mund tė ndihmojė tė pėrmirėsosh ato ēka bėn. Kėnaqėsia personale qė Krishti tė siguron mund tė sjellė njė ndryshim pozitiv, gjithashtu.



    “Ēfarė tragjedie tė . . . ngjitėsh shkallėt e suksesit, vetėm pėr tė arritur majėn dhe tė zbulosh se shkalla nuk ishte mbėshtetur nė murin e duhur.”



    Ja si qėndron puna:

    A tė kujtohet ilustrimi i mėparshėm pėr profesorin tėnd. Fatkeqėsisht, kjo nuk ndodh ēdo ditė. Por Perėndia mendon se ti je shumė i veēantė, kaq i veēantė aq sa Ai dėrgoi Birin e Tij tė vdiste nė vendin tėnd. Kur arrin ta njohėsh Krishtin nė mėnyrė personale dhe tė kuptosh madhėshtinė e dashurisė sė Tij pėr ty, mund tė gjesh forca pėr tė pranuar veten dhe liri mė tė madhe pėr tė rrezikuar me maturi. Mund ta pėrballėsh kundėrshtimin me siguri se edhe sikur gjithė tė tjerėt tė tė kundėrvihen ty, Perėndia ende tė do. Duke ditur se Ai dėshiron mė tė mirėn pėr ty, mund ta rritėsh vendosmėrinė tėnde pėr tė punuar shumė pėr synime tė denja.

    Po pėr ty? A e pėrfshin kėnaqėsinė personale pėrkufizimi yt i suksesit? A e ke gjetur suksesin? A do tė jetė i mjaftueshėm suksesi yt pėr tė tė mbėshtetur nėpėr ēdo vėshtirėsi qė mund tė ndeshėsh? A ke gjetur kėnaqėsi personale?

    Ēfarė tragjedie do tė ishte tė shpenzoje tėrė jetėn duke u ngjitur shkallėt e suksesit vetėm pėr tė arritur majėn dhe tė zbulosh se shkalla nuk ishte mbėshtetur nė murin e duhur. A jeni tė gatshėm tė shqyrtoni se si Jezu Krishti mund tė bėjė njė ndryshim njė jetėn tėnde?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Tema tė Ngjashme

  1. Fe Ē'ėshtė, Komb Ē'ėshtė.'
    Nga Redi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. ARSIMI !! Suksesi i dėshtimit...
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 12:10
  3. Ē'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 nė forumin Pyetni ekspertėt
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 23-11-2004, 17:51
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •