Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Korrupsion dhe tragjedi te rrema ne policine e shtetit shqiptar!!

    "Perdhunimet e rreme qe pasurojne policet"
    E Merkure, 27 Prill 2005
    Joana Dudushi, 17 vjecarja nga Vlora, rrefen ne kamerat e Fiks Fare se sipas saj, ka vetedenoncuar disa persona per perdhunime te rreme, qe pasi te bienin ne burg, per te dale, te paguanin police dhe prokurore. Njihej si "Stela" dhe pohon se ishte spiune e policeve, per t'u sjelle atyre, para te pandershme. Si u arrestua me 16 shkurt dhe tentativa e vetevrasjes ne qeli

    TIRANE - Nje vaze e mitur pranon se eshte bashkepunetore e Policise se Shtetit, duke futur ne burg njerez te pafajshem, per t'i marre me pas parate. Denoncimi i rralle eshte realizuar ne emisionin "Fiks Fare" ne Top Channel. Joana Dudushi, 17-vjece, e njohur ne policine e Vlores "Stela", ka pranuar publikisht ne emision se ka qene "spiune" e Policise se Shtetit, por jo me qellimin e futjes ne burg te te implikuarve, por te njerezve te thjeshte. Ajo thote se ka realizuar dy pune, kamariere ne disa nga lokalet si "Belba Bara", "bar Venecia", etj, si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dyte i ka sjelle mjaft te ardhura inspektoreve te policise. 17-vjecarja tregon se fillimisht cdo gje e ka bere nga mosha.

    Rrefimi

    "Historia ime nisi nga papjekuria. Me pelqenin minifundet, diskot, ndersa familjaret nuk me lejonin. Nje dite, ne kohen qe sapo kisha mbaruar klasen e tete, xhaxhai me qellon me pellembe, pasi me kishte pare te veshur ne menyre ekstravagante, me minifund etj. Per moshen qe kisha isha shume e zhvilluar dhe te shtepise nuk me lejonin qe te vishesha me minifund", tregon ne emisionin e mbremshem Joana. Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qelluar, ndersa disa caste me vone para shtepise se saj kalon Alket Tafo, nje oficer i policise ne Drejtorine e Policise se Vlores. Vajza thote se ai e kshte pyetur se perse po qante, ndersa Joana u pergjigj se e kishte qelluar xhaxhai. Pas kesai oficeri i kishte rekomanduar se te futej brenda, te bene ca shenja te dukshme ne trup dhe te shkonte ne polici dhe te denonconte veprimin e xhaxhait. "Pas rekomandimit te oficerit shkova ne shtepi dhe godita fytyren me unaze si dhe ne te gjithe trupin",- thote vajza. Ne dhome mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi ne komisariat dhe para oficerit te policise Alket Bello, realizoi kallezimin, ndersa shefi Marjan Hasani urdheron Mjekun Ligjor qe te mundohej per te zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shnderroi ne plagosje te lehte.

    Policia reagon

    I pyetur per aktivitetin e Joanes, Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut ne Vlore, tha se ajo nuk ka qene asnjehere pjese e policise, dhe as spiune. Ai tha se ajo eshte shoqeruar si prostitute se bashku me shoqen e saj Marsela Tufa. Kjo e fundit, gjate nje kamere te fshehte, tha se "une e dija qe spiunoje te policia". Veprimtarine e Joanes e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi se bashku me disa police te tjere i kishin premtuar Joanes se do ta conin ne Akademine e Policise ne Tirane. "Ata e kane futur qe te fuste ne kurth njerezit", tha gjyshja. Vajza, spiune, tha se dinte edhe kodet e brendshme te oficereve. Ajo tha para kameras se Genti Dervishi e ka kodin 54, gje te cilin e vertetoi edhe vete shefi i antitrafikut, ndersa agjenti i tij, Marjoli, 54,12. Gjithashtu ne emisionin e mbremshem, gjate nje bisede ne telefon me Erjon Sulcen, inspektor i policise, Joana ka vertetuar se ka qene pjese e Policise, per te futur ne kurth njerezit e pafajshem. 17-vjecarja thote se nga aventurat e saj, nje person mund te denohet gjashte muaj, edhe pse vuan nje semundje te rende.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    SHKRIMI I BOTUAR ME 27 SHKURT 2005

    VLORE - Pasi e kane kapur ne flagrance duke kryer marredhenie seksuale ne mjedise publike, punonjesit e policise e Vlores i kane vene prangat 18 vjecares Joana D. Por duket se kjo ka qene e tmerrshme per vajzen e cila ishte mesuar ne liri te plote, pasi jetonte e vetme ne nje banese tek Plazhi i Vjeter. Ajo ka tentuar te vrase veten ne mjediset e komisariatit. Burime te policise se Vlores bene te ditur dje per "Korrierin", se vetem pas dy oresh, nga kapja e saj, vajza ka tentuar qe te vrase veten, duke u vetevarur me bluzen qe kishte veshur. Por pak me vone, ajo eshte zbuluar nga gardianet e burgut duke u shpetuar nga nje vdekje e mundshme. Joana tani do te qendroje ne arrest shtepie, derisa te vendose gjykata. Vajza 18 vjecare eshte ndaluar nga policia dhe po gjykohet per ushtrim prostitucioni si dhe per ushtrim te marredhenieve seksuale ne mjedise publike, pasi eshte gjetur duke kryer aktin seksual ne pjesen e jashtme te ish-Kampit te Punetoreve, ne "Uje te ftohte". Polixia e gjeti 18 vjecaren ne oren 23.00 te dy neteve me pare, brenda ne nje makine tip Benz, duke "punuar" me nje djale 20 vjecar kundrejt pageses 25 mije leke te vjetra

    Vajza 18 vjecare, prostituta e deklaruar ka dale te nesermen para togave te zeza, ne Gjykaten e Faktit ne Vlore, pasi eshte kapur ne flagrance duke ushtruar prostitucionin. Seanca e organizuar ne gjykaten e Faktit ne Vlore, eshte drejtuar nga gjyqtarja Iliba Qirko, ndersa perfaqesues i akuzes, ka qene prokurori Dorjan Tafili. Trupi gjykues per prostituten 18 vjece me inicialet Joana D., duke pare dhe moshen e saj ka vendosur ta denoje ate me arrest shtepie. Vajza 18 vjecare eshte kapur ne flagrance nga uniformat blu te Vlores duke ushtruar prostitucionin ne oren 23.00 afer mesnates ne "Uje te ftohte", prane vilave, ndersa ka qene duke kryer marredhenie seksuale me nje qytetar 20 vjec, nga Vlora. Ajo ishte prostitute qe njihet nga policia dhe e kryen kete profesion per 25 mije leke te vjetra. Madje kete fakt e ka deklaruar vete para trupit gjykues por dhe vete klienti i saj, i thirrur per te deshmuar. E reja, jetonte vetem ne nje banese ne Plazhin e Vjeter, nderkohe qe ishte braktisur nga prinderit qe e kishin debuar nga shtepija. Po sipas policise vetem pas dy oresh nga kapja e saj vajza ka tentuar qe te vrase veten duke u vetevarur me bluzen qe kishte veshur por eshte zbuluar nga gardianet e burgut. Akoma nuk dihen arsyet pse vajza e ka ndermarre ate veprim fatal, pasi profesioni i saj, njihej nga te gjithe dhe ajo nuk mundohej qe ta fshihte ate. Burime jo zyrtare, bejne te ditur se vajza kishte rreth dy vjet qe jetonte e vetme dhe ushtronte nje zanat te tille. Prinderit e kishin perzene nga shtepia, pasi nuk e duronin dot turpin qe sipas tyre, ajo u kishte sjelle ne shtepi. Burime te policise se Vlores pohojne per gazeten se po hetojne shkaqet qe e cuan vajzen ne vetevarje.

  3. #3
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    aman o zot na ruaj mendjen, se kur lexon raste te tilla sme ngelet gje tjeter per te thene. eshte e temerrshme, ta mendosh kete "fat" sja uroj as armikut, se kuptoj cfare mund ta shtyje nje femer qe ka familje te arrije ne kete pike, te jetoj vetem per tu bere prostitute??... cudija vete...........
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •