Kush ėshtė Jezus Krishti ?
Cili ėshtė personaliteti mė i shquar i tė gjitha kohėrave? Udhėheqėsi mė i madh? Mėsuesi mė i madh? Cili ka bėrė mė shumė tė mira pėr njerėzimin? Cili ka bėrė jetėn mė tė shenjtė si askush tjetėr?
Shkoni nė ēdo vend tė botės sot. Bisedoni me njerėz tė ēdo feje. Pavarėsisht nga pėrkushtimi ndaj fesė sė tyre, nėse marrin vesh sadopak nga historia, do tė pranojnė se kurrė nuk ka ekzistuar njė njeri si Jezusi i Nazaretit. Ai ėshtė personaliteti mė i pashoq i tė gjitha kohėrave.
Jezusi ndryshoi rrjedhėn e historisė. Madje edhe data e gazetės suaj dėshmon faktin se Jezusi i Nazaretit ka jetuar nė tokė afro 2000 vjet mė parė (P.K. do tė thotė "Para Krishtit", kurse E.J. ėshtė shkurtimi i "era jonė" , latinisht "anno domini", qė pėrkthehet "nė vitin e Zotit tonė".
Po ēfarė e bėn kėtė njeri kaq tė veēantė? Ku dallohet Jezusi nga tė tjerėt?
ARDHJA E TIJ ISHTE PARATHĖNĖ
Qindra vjet para lindjes sė Krishtit, Shkrimi i Shenjtė mbante tė shkruara fjalėt e profetėve tė Izraelit, qė parashikonin ardhjen e Jezus Krishtit. Dhiata e Vjetėr, shkruar nga shumė vetė gjatė njė periudhe 1500 vjeēare, pėrmban mė shumė se 300 profeci qė pėrshkruajnė ardhjen e Tij. Tė gjitha kėto detaje u bėnė realitet, duke pėrfshirė kėtu lindjen e Tij tė mbinatyrshme, jetėn e Tij tė papėrlyer, mrekullitė e Tij tė shumta, vdekjen dhe ringjalljen e Tij.
JETA DHE MESAZHI I TIJ SJELLIN NDRYSHIME
Shikoni jetėn dhe ndikimin e Jezusit tė Nazaretit, Krishtit, gjatė gjithė historisė dhe do tė vini re se Ai dhe mesazhi i Tij kanė sjellė gjithnjė ndryshime tė mėdha nė jetėn e njerėzve dhe kombeve. Kudo qė ka shkuar Krishti, atje vlera njerėzore dhe tė drejtat e njeriut janė njohur dhe stimuluar, janė hapur shkolla dhe universitete, janė hartuar ligje pėr mbrojtjen e fėmijėve, ėshtė zhdukur skllavėria dhe janė bėrė ndryshime tė shumta nė tė mirė tė njerėzimit.
Gjithashtu, jeta private e individit ka ndryshuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. P.sh., Lju Uollas, gjeneral dhe gjeni me famė, njihej si ateist. Ai studioi dy vjet nė bibliotekat mė nė zė tė Europės dhe Amerikės pėr tė kėrkuar tė dhėna qė tė mund tė shkatėrronin njėherė e pėrgjithmonė Krishterimin. Ndėrsa po shkruante kapitullin e dytė tė njė libri qė kishte nė plan pėr ta botuar, ai papritur e pa veten tė ulur nė gjunjė, duke i thirrur Jezusit: Perėndia dhe Zoti im.
Pėr shkak tė provave tė padiskutueshme, ai nuk mund ta mohonte se Jezu Krishti ishte Biri i Zotit. Mė vonė, Lju Uollas shkroi librin Ben Hur, njė nga romanet madhore tė letėrsisė angleze, qė trajton ngjarje tė kohės nė tė cilėn ka jetuar Krishti.
Po kėshtu, K.S.Ljuis, profesor nė Universitetin e Oksfordit nė Angli, ishte agnosticist dhe pėr vite me radhė e mohoi hyjninė e Krishtit. Por edhe ai, me ndershmėri intelektuale, iu pėrkushtua Jezusit, duke e quajtur Zot dhe Shpėtimtar tė tij, pasi studioi fakte tė panumėrta pėr hyjninė e Tij. Bashkė me Uollasin dhe Ljuisin janė dhe miliona tė tjerė qė dėshmojnė se, jo vetėm qė janė bindur se Krishti ėshtė i gjallė, por edhe se kanė pėrjetuar ndryshimin e plotė qė Krishti u ka bėrė jetėve tė tyre.
I RINGJALLUR
Jezusi i Nazaretit u mbėrthye nė kryq, u varros nė njė varr tė marrė hua dhe tri ditė mė vonė u ringjall sė vdekuri. Krishterimi ėshtė unik nė kėtė drejtim. Ēdo argument pėr vėrtetėsinė e Krishterimit varet nga dėshmia e ringjalljes sė Jezusit tė Nazaretit.
Nėpėr shekuj, pjesa dėrrmuese e dijetarėve, tė cilėt kanė shqyrtuar provat e ringjalljes, kanė besuar dhe akoma besojnė se Jezusi ėshtė i gjallė. Pas shqyrtimit tė dėshmisė pėr ringjalljen, dhėnė nga autorėt e ungjijve, Simon Grinlif, njė autoritet mbi ēėshtjet legale nė Institutin e Lartė tė Drejtėsisė nė Harvard, arriti nė kėtė pėrfundim: "Nė qoftė se Jezusi nuk do tė ishte ngritur nė tė vėrtetė nga varri dhe, nė qoftė se ata nuk do tė ishin shumė tė sigurt pėr kėtė fakt, do tė ishte e pamundur qė tė kėmbėngulnin nė mbrojtjen e tė vėrtetave qė kishin thėnė me gojėn e tyre."
Xhon Singėllton Kopli, i njohur si njė nga juristėt mė tė mėdhenj nė historinė e Britanisė, komentonte: "Unė e di shumė mirė se ēdo tė thotė dėshmi dhe ju them, se njė dėshmi tė tillė si ajo pėr ringjalljen nuk ėshtė hedhur poshtė ende."
ARSYET PĖR BESIM NĖ RINGJALLJEN
Sė pari, Jezusi vetė e parashikoi vdekjen dhe ringjalljen e Tij, dhe vdekja dhe ringjallja e Tij ndodhi krejtėsisht siē e kishte parathėnė Ai. Shikoni: Luka 18:31-33.
Sė dyti, ringjallja ishte i vetmi shpjegim i pranueshėm pėr varrin e Tij bosh. Njė lexim i kujdesshėm i ngjarjes biblike tregon se varri ku ata shtrinė trupin e Jezusit ruhej me vėmendje nga ushtarėt romakė dhe ishte i mbyllur me njė gur tė madh. Nė qoftė se, siē pretendojnė disa, Jezusi nuk ishte i vdekur, por i dobėsuar, rojet dhe guri do ta kishin penguar largimin e Tij ose pėrpjekjet e dishepujve pėr ta shpėtuar. Armiqtė e Jezusit nuk do ta kishin marrė kurrė kufomėn e Tij, sepse mungesa e kufomės nė varr do ti shėrbente nxitjes sė besimit nė ringjalljen e Tij.
Sė treti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim pėr shfaqjet e Jezu Krishtit para dishepujve tė Tij. Pas ringjalljes, Jezusi iu shfaq tė paktėn dhjetė herė atyre qė e njihnin dhe nė njė rast e panė afro 500 njerėz. Zoti Jezus e vėrtetoi se kėto shfaqje nuk ishin haluēinacione. Ai hėngri e piu me ta dhe ata e prekėn.
Sė katėrti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim i arsyeshėm pėr fillimin e Kishės sė krishterė. Kisha e krishterė ėshtė deri tani institucioni mė i madh qė ekziston ose ka ekzistuar nė historinė botėrore. Mė shumė se gjysma e predikimit tė parė tė krishterė, i pėrkiste ringjalljes (Veprat e Apostujve 2:14-36). Ėshtė e kuptueshme, Kisha e hershme e dinte se kjo ishte baza e mesazhit tė saj. Armiqtė e Jezusit dhe tė pasuesėve tė Tij mund ta kishin mohuar kėtė nė ēdo kohė, vetėm duke paraqitur kufomėn e Jezusit.
Sė pesti, ringjallja ėshtė i vetmi shpjegim logjik pėr jetėt e transformuara tė dishepujve. Ata e braktisėn Atė para ringjalljes; pas vdekjes sė Tij, ata u dekurajuan dhe u frikėsuan. Ata nuk e prisnin qė Jezusi tė ngjallej sė vdekuri (Luka 24:1-11). Megjithatė, pas ringjalljes sė Tij dhe pėrvojės sė tyre nė ditėn e Rrėshajėve, kėta njerėz tė zhgėnjyer u transformuan me anė tė forcės sė Krishtit tė ringjallur. Nė emrin e Tij ata pėrmbysėn botėn. Shumė humbėn jetėn pėr besimin e tyre; tė tjerėt u persekutuan tmerrėsisht. Qėndrimi i tyre i guximshėm nuk ka kuptim i ndarė nga bindja e tyre se Jezu Krishti u ngjall sė vdekuri njė fakt pėr tė cilin ia vlente tė vdisnin.
ZOT, MASHTRUES APO I MARRĖ
Nė librin e tij tė famshėm "Thjesht Krishterim", K.S. Ljuis shpall: "Njė njeri, i cili ėshtė thjesht njeri dhe thotė ato gjėra qė ka thėnė Jezusi, nuk mund tė jetė njė mėsues i madh morali. Ai do tė jetė, ose i lojtur nga fiqiri deri nė atė shkallė sa e quan veten 'njė vezė e zier' ose djalli vetė. Duhet tė zgjidhni! Ose ky ishte dhe ėshtė Biri i Zotit, ose ndryshe njė i marrė apo mė keq se kaq. Ose quajeni budalla, ose bini para kėmbėve tė Tij dhe quajeni Perėndi dhe Zot. Po le tė mos arrijmė nė njė pėrfundim jologjik, duke pohuar se Ai ishte thjesht njė mėsues i madh njerėzor. Pėr hyjninė e Tij nuk ka vend pėr dyshim."
Cili ėshtė Jezusi i Nazaretit pėr ju? Jeta juaj nė kėtė tokė dhe nė pėrjetėsi varet nga pėrgjigjja qė do ti jepni kėsaj pyetjeje.
Shumė fe u themeluan nga njerėzit dhe mbėshteten nė filozofitė, rregullat dhe normat e sjelljes tė vendosura po nga njerėzit. Shikojini kėto fe pa themeluesit e tyre: nuk kanė ndryshim nė vazhdimėsi. Por, nėse nxjerr Jezu Krishtin jashtė Krishterimit, nuk do tė mbetet asgjė. Krishterimi biblik nuk ėshtė vetėm njė filozofi e jetės, as standard etik apo bindje kundrejt ritualeve fetare. Krishterimi i vėrtetė mbėshtetet nė njė marrėdhėnie tė fuqishme jetėsore me Shpėtimtarin e ringjallur.
ZOTI I GJALLĖ
Pėr shkak tė ringjalljes sė Jezusit, dishepujt e Tij tė vėrtetė nuk ndjekin thjesht kodin etik tė njė themeluesi tė vdekur, por vendosin njė marrėdhėnie personale me Zotin e gjallė. Jezu Krishti, me besnikėri, bekon dhe pasuron jetėn e tė gjithė atyre qė e besojnė dhe i binden Atij.
Gjatė shekujve, miliona njerėz e kanė pranuar dhe njohur denjėsinė e Jezu Krishtit, duke pėrfshirė shumė nga ata qė kanė patur ndikim tė fuqishėm mbi botėn.
Filozofi dhe shkrimtari francez Blez Paskal, foli pėr nevojėn e njeriut pėr Jezusin, kur tha: "Ekziston njė boshllėk i formuar nga Zoti nė zemrėn e ēdo njeriu, tė cilin vetėm Zoti mund ta mbushė nėpėrmjet Birit tė Tij, Jezu Krishtit."
A do qė ta njohėsh Krishtin personalisht si Shpėtimtarin tėnd tė gjallė? Sado e guximshme qė tė duket, ti e ke kėtė mundėsi! Jezusi mezi pret tė vendosė njė lidhje dashurie dhe personale me ty. Pėr kėtė, Ai i ka marrė tashmė masat e nevojshme.
Krijoni Kontakt