Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarėt janė reaksionarė
U promovua libri i Uran Butkės, “Masakra e Tivarit”. Historiani tregon bisedėn me ish-ministrin e Brendshėm nė kohėn e masakrės sė Tivarit.
“Nuk jam penduar, po tė kthehej e njėjta situatė, do tė veproja po ashtu”. Kėshtu do t’i thoshte pak kohė para se tė ndahej nga kjo jetė Haxhi Lleshi, historianit Uran Butka, nė lidhje me masakrėn e Tivarit. Nuk kishte pendesė, deri nė fund. Dje, nė ambientet e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, historiani Uran Butka promovoi librin e tij “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”. I pranishėm ministri i MTKRS-sė, Aldo Bumēi, historianė e njerėz tė letrave. Sipas shkrimtarit Agron Tufa, masakra e Tivarit ngre njė mori pyetjesh para historianėve, tė cilat nuk marrin dot pėrgjigje, ndėrkohė qė asnjė prej pėrgjegjėsve tė saj nga pala shqiptare nuk ka dalė para pėrgjegjėsisė, madje nuk u janė hequr as dekoratat qė kanė marra nga Shqipėria e Jugosllavia, njėkohėsisht. “Akti i pabesė i PKSH-sė ndaj bashkėkombėsve tė vet, edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit nė kėtė krim kurrė nuk u vunė para drejtėsisė dhe shteti shqiptar i paskomunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi”, tha Tufa. Nė lidhje me kėtė qė tha shkrimtari Tufa, historiani Butka rrėfeu njė episod, qė i kishte ndodhur me njė nga pushtetarėt mė tė lartė gjatė viteve tė diktaturės. Bėhet fjalė pėr Haxhi Lleshin, i cili nė kohėn kur ndodhi masakra e Tivarit, ishte nė pozicionin e ministrit tė Brendshėm. “Kam shumė vite qė merrem me zbardhjen e kėsaj ngjarjeje dhe, teksa kėrkoja nėpėr arkiva, mė ra nė dorė njė dokument i firmosur nga Haxhi Lleshi. Ishte njė autorizim, qė lejonte kalimin e forcave jugosllave nėpėr Shqipėri dhe pėr vrasjen e dezertorėve. Haxhi Lleshi ishte ende gjallė, e marr nė telefon dhe i them se kisha gjetur njė dokument tė tillė, pasoja e tė cilit ishte rreth 1000 tė vrarė. I thashė se kėrkoja njė konfirmim nė lidhje me kėtė dokument dhe nė tė njėjtėn kohė ky ishte njė shans i mirė qė ai tė shprehte pendesėn e tij nė lidhje me kėtė ngjarje. I thashė: tashmė jeni i moshuar dhe do tė ishte nė nderin e tij tė ikte nga kjo botė me njė pendesė. Mė nė fund pranoi dhe unė i nisa njė gazetar pėr t’i bėrė njė intervistė. Ai e pyeti nėse firma poshtė dokumentit ishte e tija dhe ai u pėrgjigj: Po. Mė tej gazetari e pyeti se si kishte mundėsi qė u lejuan qė tė huajt tė kalonin pėrmes territorit shqiptar dhe ai u pėrgjigj se nė atė kohė “ne dhe Jugosllavia ishim njė dhe ndiqnim tė njėjtėn politikė”. Pyetjes se a ndiente ai pendesė nė lidhje me kėtė ngjarje, iu pėrgjigj: “Jo, nuk jam penduar, sepse po tė ndodhesha sėrish nė tė njėjtėn situatė, do tė veproja po kėshtu, sepse kosovarėt janė reaksionarė”. Kjo ishte biseda me Haxhi Lleshin, i cili deri nė fund nuk u pendua pėr veprimet e tij”, tha Butka. Sipas tij, fakti qė MTKRS u bė mbėshtetėsja e realizimit tė kėtij libri, do tė thotė se mė nė fund, pas 70 vjetėsh, shteti e konsideron kėtė ngjarje, ku pushteti i asaj kohe u bė bashkėpunėtor. (Panorama)
express
Krijoni Kontakt