Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11

    Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarėt janė reaksionarė

    Haxhi Lleshi: S’jam penduar, kosovarėt janė reaksionarė


    U promovua libri i Uran Butkės, “Masakra e Tivarit”. Historiani tregon bisedėn me ish-ministrin e Brendshėm nė kohėn e masakrės sė Tivarit.

    “Nuk jam penduar, po tė kthehej e njėjta situatė, do tė veproja po ashtu”. Kėshtu do t’i thoshte pak kohė para se tė ndahej nga kjo jetė Haxhi Lleshi, historianit Uran Butka, nė lidhje me masakrėn e Tivarit. Nuk kishte pendesė, deri nė fund. Dje, nė ambientet e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, historiani Uran Butka promovoi librin e tij “Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar”. I pranishėm ministri i MTKRS-sė, Aldo Bumēi, historianė e njerėz tė letrave. Sipas shkrimtarit Agron Tufa, masakra e Tivarit ngre njė mori pyetjesh para historianėve, tė cilat nuk marrin dot pėrgjigje, ndėrkohė qė asnjė prej pėrgjegjėsve tė saj nga pala shqiptare nuk ka dalė para pėrgjegjėsisė, madje nuk u janė hequr as dekoratat qė kanė marra nga Shqipėria e Jugosllavia, njėkohėsisht. “Akti i pabesė i PKSH-sė ndaj bashkėkombėsve tė vet, edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit nė kėtė krim kurrė nuk u vunė para drejtėsisė dhe shteti shqiptar i paskomunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi”, tha Tufa. Nė lidhje me kėtė qė tha shkrimtari Tufa, historiani Butka rrėfeu njė episod, qė i kishte ndodhur me njė nga pushtetarėt mė tė lartė gjatė viteve tė diktaturės. Bėhet fjalė pėr Haxhi Lleshin, i cili nė kohėn kur ndodhi masakra e Tivarit, ishte nė pozicionin e ministrit tė Brendshėm. “Kam shumė vite qė merrem me zbardhjen e kėsaj ngjarjeje dhe, teksa kėrkoja nėpėr arkiva, mė ra nė dorė njė dokument i firmosur nga Haxhi Lleshi. Ishte njė autorizim, qė lejonte kalimin e forcave jugosllave nėpėr Shqipėri dhe pėr vrasjen e dezertorėve. Haxhi Lleshi ishte ende gjallė, e marr nė telefon dhe i them se kisha gjetur njė dokument tė tillė, pasoja e tė cilit ishte rreth 1000 tė vrarė. I thashė se kėrkoja njė konfirmim nė lidhje me kėtė dokument dhe nė tė njėjtėn kohė ky ishte njė shans i mirė qė ai tė shprehte pendesėn e tij nė lidhje me kėtė ngjarje. I thashė: tashmė jeni i moshuar dhe do tė ishte nė nderin e tij tė ikte nga kjo botė me njė pendesė. Mė nė fund pranoi dhe unė i nisa njė gazetar pėr t’i bėrė njė intervistė. Ai e pyeti nėse firma poshtė dokumentit ishte e tija dhe ai u pėrgjigj: Po. Mė tej gazetari e pyeti se si kishte mundėsi qė u lejuan qė tė huajt tė kalonin pėrmes territorit shqiptar dhe ai u pėrgjigj se nė atė kohė “ne dhe Jugosllavia ishim njė dhe ndiqnim tė njėjtėn politikė”. Pyetjes se a ndiente ai pendesė nė lidhje me kėtė ngjarje, iu pėrgjigj: “Jo, nuk jam penduar, sepse po tė ndodhesha sėrish nė tė njėjtėn situatė, do tė veproja po kėshtu, sepse kosovarėt janė reaksionarė”. Kjo ishte biseda me Haxhi Lleshin, i cili deri nė fund nuk u pendua pėr veprimet e tij”, tha Butka. Sipas tij, fakti qė MTKRS u bė mbėshtetėsja e realizimit tė kėtij libri, do tė thotė se mė nė fund, pas 70 vjetėsh, shteti e konsideron kėtė ngjarje, ku pushteti i asaj kohe u bė bashkėpunėtor. (Panorama)

    express

  2. #12
    Per ata qe nuk e njohin Haxhi Lleshin prej Dibres se Madhe:

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Haxhi_Lleshi

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    11 Shkurt 2012 - 07:51 | Kosova
    TRANSLATE


    Haxhi Lleshi pėr Masakrėn e Tivarit: Mirė ua bėmė kosovarėve

    Nga: FATMIRA NIKOLLI


    TIRANE-Ish-ministri i Brendshėm Haxhi Lleshi nuk u pendua kurrė pėr atė qė bėri me shqiptarėt e Kosovės nė Masakrėn e Tivarit. Kur i dėrgova njė dokument pėr tė konfirmuar firmėn e tij, ai tha 'nuk jam penduar. Ne ishim njė me jugosllavėt. Kosovarėve ua bėmė mirė se ishin reaksionarė". Ky qe njė ndėr rrėfimet rrėqethėse qė historiani Uran Butka solli dje nė Ministrinė e Kulturės gjatė promovimit tė librit tė tij "Masakra e Tivarit dhe pėrgjegjėsia e shtetit shqiptar". Pasi ka shfrytėzuar arkiva shqiptare e tė huaja, ndėr to tėrthorazi edhe ato jugosllave, Butka ka mundur tė sjellė dokumente qė vėrtetojnė se nė masakrėn famėkeqe tė Tivarit nė marsprillin e 1945-ės kanė gisht edhe komunistėt shqiptarė. Nė libėr autori ka ofruar dokumente tė firmosura nga Ramiz Alia, Shefqet Peēi, Enver Hoxha, Gjin Marku e Haxhi Lleshi qė vėrtetojnė dijeninė e tyre pėr ngjarjen por qė gjithashtu lejojnė dorėzimin e shqiptarėve tė Kosovės nė duart e jugosllavėve. Pėrveē kėsaj, njė fakt edhe mė i rėndė ėshtė vrasja e tyre pėrgjatė udhėtimit Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar dhe urdhri qė ata tė qėllohen nėse pinė ujė nga burimet shqiptare. Masakra e Tivarit ėshtė njė masakėr qė iu bė tė rekrutuarve shqiptarė nga Kosova nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Tivar, Mali i Zi dhe nė rrugė pėr nė Tivar. Ata u nisėn pėr tė luftuar kundėr gjermanėve, por u vranė pabesisht rrugės pėr nė Tivar dhe nė Tivar nga forcat serbo-malazeze. Numri i tė vrarėve nė kėtė masakėr varėsisht prej burimeve sillet 1700-4300.
    Promovimi
    Nė promovimin e librit tė Butkės morėn pjesė emra tė njohur tė historisė e studimeve shqiptare. Fjalėn e hapjes e mbajti shkrimtari Bardhyl Londo i cili vlerėsoi librin si njė botim qė nxjerr nė dritė informacione qė deri tani janė fshehur. Pas tij pėr librin foli edhe ministri i Kulturės Aldo Bumēi, i cili e konsideroi Masakrėn e Tivarit njė ngjarje me pėrmasa tė frikshme. Sipas tij, botimi i kėtij libri nxjerr nė pah edhe njėherė nevojėn e rishkrimit tė historisė. Fjalėn mė tė gjatė nė takimin e djeshėm e mbajti drejtuesi i Institutit tė Historisė, prof.Beqir Meta i cili nė fakt ofroi edhe njė analizė tė librit nga ana shkencore, por jo vetėm kaq. Duke ritheksuar se sa e vėshtirė ėshtė tė gjesh dokumente mbi veprimet e ushtrisė jugosllave, ai u shpreh se libri tregon se nė Shqipėrinė e vitit 1945 ka pasur luftė civile, gjė qė bėri qė shqiptarėt tė vriten mes tyre. "Partizanėt shqiptarė nuk bėnė asgjė pėr ta mbrojtur Kosovėn. Ata ia dhanė mė duart e tyre ish-Jugosllavisė. Nuk kėrkuan tė drejta pėr ta. Ushtria Nacionalēlirimtare shqiptare u bė bashkėpunėtore e asaj jugosllave duke i dorėzuar shqiptarėt e Kosovės nė duart e vrasėsve", - tha Meta dje. Drejtori i Institutit tė Historisė u shpreh se shqiptarėt e kohės nė mėnyrė qė tė merrnin pushtetin me ndihmėn e jugosllavėve lanė nė baltė e dorėzuan shqiptarėt e Kosovės. "Pėr fat tė keq shumė udhėheqės shqiptarė nė kohė tė ndryshme, kanė vėnė interesat e tyre politikė para interesave tė kombit. Kjo ndodhi atėherė e kjo ndodh edhe sot",-deklaroi Beqir Meta. Ai nuk ngurroi tė pohonte se sa i takon Masakrės sė Tivarit, dijeni kishin edhe komunistėt e Kosovės, por edhe ata heshtėn. "Ata e dinin qė nė fillim dhe kanė qenė gjatė gjithė kohės tė informuar se ē'po ndodhte me shqiptarėt qė ishin nisur drejt Tivarit. Askush nuk e lėvizi gishtin dhe tė gjithė qenė bashkėpunėtorė nė masakėr, komunistėt e Kosovės, ata tė Shqipėrisė si edhe jugosllavėt. Jo mė kot rrinė tė mbyllura arkivat e Beogradit", - pėrfundoi Meta. Agron Tufa, nga Instituti i Studimit tė Krimeve tė komunizmit duke vlerėsuar studimin e Butkės la tė kuptohej se lufta e partizanėve nuk ka qenė luftė, por shtrirje pushteti nėpėr Shqipėri. "Ēfarė donin partizanėt aty ku s'kishte gjermanė, nė mos tė shtrinin kontrollin e tyre? Aty ku nuk kishte luftė ata donin vetėm qė tė vendosnin pushtetin e vet, pushtet qė bashkėpunoi me jugosllavėt pėr tė vrarė shqiptarėt e Kosovės", - u shpreh ai. Njė tjetėr problem i shtruar prej tij, ka tė bėjė me faktin se shumė prej atyre qė Tufa i quajti "kriminelė komunistė mbajnė ende dekorata si heronj tė popullit". I tė njėjtės frymė ishte edhe historiani Enver Bytyēi. Vetė autori i librit u shpreh i kėnaqur qė mė nė fund shteti shqiptar po i kushton rėndėsi kėsaj ngjarjeje historike. ai rrėfeu para tė pranishmėve njė bisedė qė ka pasur vite mė parė me ish-ministrin Haxhi Lleshi. "Mė ra nė duar njė dokument i firmosur prej tij mbi masakrėn dhe e mora nė telefon sepse doja ta konfirmoja nėse qe vėrtet firma e tij apo jo. I thashė se me kėtė rast ai ka mundėsi tė kėrkojė ndjesė meqė ėshtė edhe nė fund tė jetės. Ai pranoi qė ajo mbi dokument ishte firma e tij, por jo tė kėrkonte ndjesė. Kur i thashė se si qe e mundur qė kishte dhėnė autorizim qė tė vriteshin shqiptarėt, ai tha: Ne nė atė kohė ishim njė me jugosllavėt nga ana politike. Nuk jam penduar pėr atė qė kam bėrė sepse kosovarėt qenė reaksionarė, - pėrfundoi rrėfimin Butka.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)

  4. #14
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Historiografia enveriste nė zvetėnim tėrėsor


    Nga : Kostaq XOXA

    Dihet sesi “Veprat” e Enverit kanė pasur ribotime tė njėpasnjėshme pėr arsyen e thjeshtė se heronjtė e punės, si edhe ata tė rangjeve tė larta tė n.ēlirimtares, e kanė humbur befasisht titullin e heroit tė popullit, pėr t’u shpallur aty pėr aty, armiq. Mullarė letrash kanė pėrfunduar nė brumatriēet pėr letėr e karton. Njė mori zanatēinjsh tė falsifikimeve tė fotove, kanė shndėrruar brenda ditės fotot me personalitete pranė diktatorit, me krah pėr krah, pėr “meritat” nė punė dhe nė luftė, me fotografi „tė reja“ tė cilat janė pėrftuar me zhvendosjet pėrkatėse. Fotot origjinale, kanė krijuar fotot zėvendėsuese dhe, njėherėsh, vandakė tė panumėrt letrash pėr furnizim tė fabrikave qė i grimconin e i bėnin brumė pėr karton tė cilat, nga ana e tyre, do tė zhduknin sėrish vetveten, nė njė perpetum mobile.Kėto bėheshin nė kohėn e diktaturės. Por qė do tė vazhdonin falsifikimet si njė herė e njė kohė, pas ndėrrimit tė sistemeve, me po atė ritėm, kjo vetėm pėr ata qė kishin pėsuar njė shpėlarje tė pashėrueshme tė trurit, kėtė krim e atentat ndaj sė vėrtetės, mund ta gėlltitnin si tė besueshėm. Njė libėr pėr tė mashtruar njerėzit e Kosovės, me “autor” Enver Hoxhėn, ka dalė tani, nė ndėrrimin e shekujve, botim i Nexhmijes dhe me pėrgatitjen e librit nga i biri, Iliri.Ky libėr me titullin “Kosova ėshtė Shqipėri” dhe me njė nėntitull “Nga ditari politik”, pėrmban shkrime tė pabotuara “intime” gjer mė tash, qė nisin me 2 janarin e vitit 1963 dhe mbarojnė nė 30 dhjetor 1984, domethėnė tre muaj e disa ditė nga data e vdekjes. Pėrse mungon pjesa e mėparshme e kėtij vėllimi? Sepse-ja ėshtė tepėr e qartė. Kėtu jemi tepėr larg prej kohės nė tė cilėn rrethanat politike i dhanė mundėsinė E. Hoxhės qė tė renditej pėrkrah Stalinit, kur diktatori i B.S. e pėrjashtoi Titon nga Informbyroja. Dhe ėshtė krejt e natyrshme qė njė stalinist si Enveri ta bėnte ish-mikun e tij, mareshalin Tito, armik. Kjo mungesė kohore ėshtė, po ashtu, dėshmi e njė tendencioziteti nė kuptim tė njė falsifikimi tė sė vėrtetės, si pjesė e atij mashtrimi kolosal.Nėse do tė donim ta pėrmblidhnim tė gjithė kėtė veprimtari pėr t’i dhėnė njė kozmetikė tjetėrsuese diktaturės, pėr shembull ta paraqitjes sė mjerimit ekonomik me tallona, nė lulėzim, apo tė mungesės absolute tė lirisė nė njė votėbesim tė pėrmasave 99,99 % (!), nė njė rast tepėr tė veēantė, synohej qė shitja e paskrupullt e Kosovės, tė paraqitej si dashuri e pastėr atdhetare! Libri i fundit propagandistik me ditarėt intimė tė Enverit, qė Nexhmija i nxjerr nė qarkullim, jo mė kot fillon me nisjen e viti 1963, duke lėnė jashtė periudhėn 1941- 1948. Pa kėtė njėanshmėri kohore Ditari do tė ishte diskreditues pėrkundrejt inkoherencės qė do ta bėnte dukshėm tė pabesueshėm. Tė dy periudhat do tė ishin nė kundėrshtim flagrant me njėra-tjetrėn. Jo mė kot njė apologjet fanatik i historiografisė enveriste nxjerr tash sė voni mllefin e vet kundėr studiuesve Prof. Ndreēi Plasarit dhe Dr. Luan Maltezit, pėr librin dokumentar “E. Hoxha dhe katėr ditėt e Beratit (23-27 nėntor 1944)”, njė libėr pėr Plenumin e 2-tė tė KQ tė PKSh-sė, kur autorėt e kėtij libri nuk kanė bėrė as ndėrhyrjen mė tė vogėl nė diskutimet e funksionarėve partiakė mė tė rėndėsishėm tė kohės. Tjetėr punė ajo qė Enveri, hija e Miladinit siē e pohoi vetė, ishte detyruar tė nxirrte nė shesh disa tė vėrteta qė evidentojnė terrorin komunist, vrasjet pa argumente me gjyq e pa gjyq, vasalitetin ndaj emisarėve tė parė dhe, pastaj ndaj tė dėrguarve tė rinj tė KQ tė Jugosllavisė, Velimir Stojniēit dhe Niaz Dizdareviēit.Sipas etalonit tė korrigjimeve tė njėpasnjėshme tė “Veprave” , edhe nė vėllimin e tanishėm, nėnkuptohet se janė bėrė krasitje dhe adaptime pėr t’iu pėrshtatur ēastit. Do tė kėrkohej tė viheshin qoftė njė apo dy faqe tė kėtij Ditari, tė fotokopjuara, qė tė shihet nėse ėshtė vėnė dorė apo jo nga pėrgatitėsit e tij. Libri i Luan Dodes “Kosova nė qėndrimet e Enver Hoxhės” (2006) , mund tė shėrbejė si njė vepėr plotėsisht e besueshme pėr tė nxjerrė dyzimin e diktatorit nė ēėshtjen kosovare. E themi kėtė, se tė gjitha argumentet janė tė saktėsuara me referenca dhe autori i ėshtė shmangur ēdo lloj subjektivizmi dhe retorike tė hamendėsuar.Nėse N. Hoxha e ka bėrė kėtė punė (botim tė “ditareve” nė njė kohė kur bashkėshorti i saj ka lėpirė gjithēka thoshte gjer nė vitin 1948), ajo e ka rėnduar edhe mė tej rolin e panegjirikes sė diktaturės. Nė qoftė se ka dashur t’i bėjė njė sfidė “Zonjės sė Zezė”, aq mė keq pėr tė. Mjafton tė themi se ky libėr tashmė ėshtė bėrė njė best-seller ndėrkombėtar, ndėrsa protagonistes sė acarimit barbar tė luftės sė klasave, i besojnė vetėm tė indoktrinuarit e nostalgjisė, qė ėshtė njė plagė nė shoqėrinė shqiptare, njė fatkeqėsi e pėrforcuar nga mungesa e destalinizimit dhe nga vazhdimėsia e doktrinės staliniste nė vendin tonė, kur kjo dukuri mortore (e kultit tė Stalinit) u zhduk nė tė gjitha veprimtaritė partiake tė botės, me disa pėrjashtime qė nuk numėrohen as me gishtat e njėrės dorė.
    Tani na duhet tė flasim konkretisht pėr kundėrthėniet e librit, qė shpresojmė tė jetė i fundit, i pėrgatitur nga propagandistja e sė keqes, Nexhmije Hoxha.Nė f. 80 shkruhet pėr “qėrimin nga Kosova tė Dushan Mugoshės, si edhe i rankoviēėve tė tjerė me damkė”. Por a nuk kemi pėrlotjet pėr largimin e kėtij krimineli, me letra dashurie nga zonja e bllokut, Mugoshės, qė ka pas vrarė me dorėn e tij antifashistėt e kthyer nga universitetet europiane, pėr tė luftuar kundėr okupatorit, Besnik Ēanon, Qeramudin Sulon, Adi Kasimatin e tė tjerė? (“Batalioni Besnik Ēano” i rinisė nacionaliste pėrmendet si pjesėmarrės nė luftime tė pėrgjakshme kundėr pushtuesve serbė – L.Dode, f.68). Faji i tyre ishte se e luftuan okupatorin nė formacione nacionaliste dhe jo tė n. ēl-s. Nė f. 102 tė kėtij Ditari, pėrsėritet prapė Dushani, i krahasueshėm me Rankoviēin. Por sa nacionalistė e n.-ēl-ė janė vrarė pėr kundėrvėnie ndaj Dushanit. Le tė pėrmendim vetėm Edip Tėrshanėn dhe Ramize Gjebrenė… (Nga burgu, para se ta ekzekutonin, Edipit iu gjet njė letėr drejtuar Enverit: “Kjo asht tradhti kombėtare”!). Nė f. 195 tė Ditarit tani na jepet citati i Mugoshės; qė kėrkoi qė “Krahina e Kosovės t’i aneksohej Serbisė”. Tė vrarėt nga Dushani a i dalin, vallė, nė ėndėrr Nexhmijes: – “Tani u kujtove ti, Ledi Makbeth?”.Nė f. 148 kemi fjalėt e bukura se “jemi njė komb, jemi njė gjak, jemi vėllezėr”. Le tė lexohet libri pėr Namik Luēin, ku njė mori kosovarėsh e marrin si shembull atdhedashurie, qė u arratis nga pėrndjekjet e UDB-sė dhe ra nga shiu nė breshėr nė Shqipėri. Ishte njė kimist – shkencėtar qė ka bėrė inovacione teknologjike dhe e merrnin pėr ekspertizė ata tė ministrisė, kur nuk kishin nga t’ia mbanin. E izoluan, si tė ardhurit e tjerė nga Kosova; e burgosėn, e katandisėn tė sėmurė kur erdhi liria e 90-s. Vdiq i ri, nga vuajtjet e hetuesive. Kosovarėt ishin miq, kinezėt ishin vėllezėr! Nė kėtė libėr tregohen sesi ishte shpifur gjithė ai mosbesim patologjik pėr t’i ēuar kosovarėt larg njėri-tjetrit, me shpatėn e Damokleut pėrmbi kokė! Tani na u kujtuan tė pėrvetėsojnė shprehjet e nacionalistėve tė Mukjes tė cilėt, nė fillim tė gushtit tė 1943-shit, kur u zhvilluan punimet e kėsaj mbledhjeje, kishin shumicėn e formacioneve luftarake nė tė gjithė vendin, siē pohohej edhe nga mjaft n.ēl-ė tė kohės. Nac.ēl.-i Haki Stėrmilli flet me simpati pėr Y. Dishnicėn dhe pėr M. Gjinishin, madje edhe pėr deputetin e legjislaturės sė parė, Shefqet Bejėn, qė u ekzekutua se ishte pluralist! (“Mukja, shans i bashkimit, peng i tradhtisė” f. 29, 46, 100). Nė f.37 tė kėtij libri shohim kėtė dialog interesant ndėrmjet Hasan Dostit dhe Mustafa Gjinishit, nė shtėpinė e Ramazan Jaranit: “-H.D: Kush ka influencė dhe forca mė tė mėdha?-M.Gj: Nacionalistėt.H.D: Kush do tė fitojė? -M.Gj: Po tė bashkohemi, do tė fitojė Shqipėria.H.D:Po tė mos arrihet bashkimi, atėherė do tė fitoni ju, sepse e dini dobėsinė tonė. Ne, si demokratė qė jemi nuk mund t’ju konsiderojmė armiq e t’ju luftojmė pa skrupull, ashtu siē bėni ju ndaj nesh. –M.Gj:Po fituat ju, e di qė nuk do tė mė hyjė gjembi nė kėmbė, pėrndryshe s’dihet si do tė vejė fati yt dhe imi, bashkė! Njė profecķ tragjike kjo e Mustafa Gjinishit, qė u vra prapa krahėsh, u shpall hero, pastaj tradhtar! Tani, pas ’48-s, kur mund tė flasėsh ē’tė duash kundėr Miladinit, Dushanit, Velimir Stojniēit, Niaz Dizdareviēit, Zvetovar Vukmanoviēit (Tempos), e shumė tė tjerėve, tė cilėve u ėshtė qėndruar me dorė nė zemėr. Madje edhe kundėr Titos, i cili ishte ngritur nė qiellin e shtatė. Tani s’lė gjė pa thėnė. Por ėshtė kapitull mė vete. Mund tė kemi rastin nė ndonjė shkrim tė veēantė pėr kėtė subjekt. Nė f. 250 lexojmė: “Asgjė nuk mund t’i mbulojmė e t’i justifikojė raprezaljet e pėrgjakshme kundėr shqiptarėve nė vitin 1945…”. E turpshme! Flitet, pa e pėrmendur me emėr, pėr masakrėn e Tivarit, nė mesin e marsit tė vitit 1945, ku u vranė mbi 4500 kosovarė tė pafajshėm. Shifrantit qė i ēoi nė tavolinė lajmin e zi tė R.Alisė, tė dekodifikuar, E.H.-a i kishte thėnė ta qepte kudo gojėn se i ikte koka! Tani na thotė: asgjė nuk
    mund ta mbulojė kėtė krim! Na i thotė ai, qė e mbuloi vetė! Ndėrsa shifranti e hapi gojėn pas nėntėdhjetės, se s’e mbante dot pėrbrenda. Akuzohen serbėt pėr gjyqe false kundėr kosovarėve (E.H. ėshtė vetė prototipi i gjyqeve false). “Ne nuk jemi me dy faqe” (f. 297) – shkruan ai. Nė tė vėrtetė ėshtė me 12 faqe: Me Jugosllavinė, kundėr Jugosllavisė; Me Titon, kundėr Titos; me Rusinė, kundėr Rusisė; me Kinėn, kundėr Kinės! Kundėr Krushovit, pastaj pritje madhėshtore e tij, sėrish kundėr Krushovit, gjer nė fund! Por E.H.-a u ka marrė edhe shprehjet nacionalistėve (tė vrarė mė pas prej tij), nė tradhtinė qė i ka bėrė mbledhjes sė Mukjes, me urdhrin tėrė mllef tė M. Popoviēit. Nė kėtė rast ėshtė vėnė nė rol tė plagjiarit!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #15
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nderi i atyre qė ēnderuan njė komb

    Nga : Agron TUFA

    Libri i Uran Butkės “Masakra e Tivarit”, na risjell, pas 67 vitesh tė meditojmė mbi krimin mė tė llahtarshėm qė PKSH kreu nė bashkėpunim me PKJ mbi shqiptarėt e Kosovės. Ishte ndoshta rrėkeja mė e madhe e gjakut shqiptar qė u derdh pėr tė pagėzuar utopinė perverse tė “vėllazėrim-bashkimit”, sipas parimit qė parapėlqente ta artikulonte shpesh pėr shqiptarėt emisari i PKJ nė Shqipėri – Dushan Mugosha: parimi i “sėpatės nė kokė tė qenit”. Kjo ka qenė dhe ngjarja e parė e madhe qė hapi njė tė ēarė tė pariparueshme nė kujtesėn tonė kombėtare, duke hipotekuar njė ndėr krimet mė tė shėmtuara nė kujtesėn e pėrbashkėt tė etnisė sonė, ēarje tė cilėn komunistėt shqiptarė e pėrthelluan pėrgjatė sundimit stalinist gjysėmshekullor nė pėrmasat e njė gremine, pa ia arritur ta bėjnė atė definitive.
    Kompleksi i thellė i gjithanshėm i bashkėfajėsisė sė komunistėve shqiptarė e jugosllavė, e ka mbajtur tė fshehur e tė pazbardhur deri mė sot kėtė hekatombė flijimi, tė pashoqe nė gjithė historinė e Ballkanit. Edhe pas rėnies formale tė komunizmit, shkenca e historiografisė komuniste qė u trashėgua kompaktėsisht nga po ata skribė, nuk e mori mundimin tė bėnte publikisht tė njohur pėr ēfarė ka ngjarė.Sot, shqiptarėt e kanė mundėsinė tė njihen me pėrmasat, kulisat dhe zellin internacionalist me tė cilėn u zbatua kjo masakėr qė mori jetėn e mbi 3000 partizanėve shqiptarė tė pafajshėm. Libri i Uran Butkės jo vetėm e rrėfen kėtė, por ai e dėshmon hap pas hapi me dėshmi tė palėkundshme, nėpėrmjet dokumentave, kabllogrameve dhe epistolirit zyrtar tė kohės, nėpėrmjet arkivave dhe ballafaqimeve tė tyre me dėshmitė e gjalla. Nuk ėshtė fjala pėr legjendė, por pėr zbatimin e njė elaborati gjenocidial akademik e politik, pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė trashėgimi e lėnė nga akademiku famėkeq Vasa Ēubrilloviē.Akti i pabesisė sė PKSH ndaj bashkėkombasve tė vet edhe sot pas 67 vjetėsh ka mbetur pa u zbardhur. Pjesėmarrėsit qė bashkėpunuan nė krim kurrė nuk u vunė pėrpara drejtėsisė dhe shteti shqiptar i pas komunizmit asnjėherė nuk zbatoi detyrėn ligjore pėr zbardhjen e kėtij krimi. Indiferenca ndaj kėtyre mijėra martirėve ėshtė nė fakt njė thellim edhe mė i dhimbshėm i krimit.Shteti shqiptar vazhdon ende tė mos njohė pėrgjegjėsinė e aktorėve direkt e indirekt tė masakrės. Pėr turpin tonė, ende nuk u janė hequr dekoratat e “heronjve tė popullit” pėrgjegjėsve kryesorė tė kėsaj masakre – paradoksalisht vazhdojnė t’i mbajnė kėto dekorata e tituj nderi Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Shefqet Peēi, Koēi Xoxe etj., madje disa prej tyre kėto tituj nderi i kanė tė dubluara nga tė dyja udhėheqjet komuniste – tė Shqipėrisė dhe ish-Jugosllavisė.Libri i Uran Butkės, “Maskra e Tivarit” e thekson kėtė kontradiktė dhe absurditet tė turpshėm, pasojė e indiferencės sė skajshme ndaj tė shkuarės kriminale tė komunizmit. Ėshtė njė libėr qė vė nė siklet jo vetėm tė shkuarėn me pėrgjegjėsit direkt tė krimit, por edhe tė sotmen nga shkenca e historisė deri tek memecėria e politikės shqiptare, pa pėrjashtuar marrėdhėniet tona, tė ēdo qytetari nė raport me historinė. Ndonėse librit nuk i ėshtė bėrė jehonė e merituar, fjala vjen, siē u ėshtė bėrė librushkave sensacionale e ekzotike tė disave figurave qendrore tė spektaklit politik e mediatik, libri e meritonte disa dhjetėra herė njė vėmendje tė tillė, thjesht pėr tė pėrcjellė tė vėrtetėn e varrosur nga diktatura dhe ndihmėsit e saj nė tė dy shtetet. Tashmė librin e kemi tė hapur pėr meditim, me faktet kokėforta, me gjurmėt dhe peizazhin e plotė sipas gjithė trajektorės sė asaj thertoreje etnike. Dhe pėr shtetin shqiptar, ndonėse vonė, nuk ėshtė kurrė e kotė tė ndėrmarrė mė nė fund gjestin simbolik tė dėnimit tė pėrgjegjėsve, pėr tė vėnė sado vagullt pak drejtėsi, si shenjė e pėrkujtimit tė martirėve qė u flijuan pėr tė spėrkatur themelet e perandorisė sė tė keqes me emrin romantik tė “bashkim-vėllazėrimit”. Dhe mendoj edhe nė emėr tė Institutit tė Studimeve tė Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit, se ky reflektim duhet tė nisė menjėherė prej institucioneve ligjvėnėse tė shtetit shqiptar nga heqja e titujve dhe ndereve tė atyre qė ēnderuan njė komb tė tėrė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #16
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Masakra e Tivarit”, njė kontribut i vyer i historianit Uran Butka
    Nga : Kostaq XOXA

    Masakra e Tivarit ėshtė njėra nga faktet e shumta qė dėshmojnė vasalitetin absolut tė Enver Hoxhės ndaj armiqve shekullorė tė kombit tonė, nė shkelje tė ēėshtjes kombėtare. Tivari ėshtė dashur tė lihej nė harresė, sidomos prej njė tresheje tė pėrlyer me qėndrimin antishqiptar ndaj kėsaj masakre, nja pabesi qė s’ka ndodhur nė asnjėrin prej “aleatėve” gjatė luftės. E kjo treshe tinėzare pėrbėhej nga Enver Hoxha, Nexhmija dhe Ramiz Alia. Ramizi ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr atė kasaphane e cila duhet tė ishte shkas qė tė priteshin marrėdhėniet qysh nė mars tė vitit 1945 e jo nė vitin 1948, siē bėri E.H.-a, kur prishja me shokun Tito ishte e leverdisshme nė saje tė letrave tė Stalinit nėn emblemėn e InformByrosė. Ishte e leverdisshme gjer nė atė shkallė sa tė shtonte dozat e kultit tė individit dhe tė bėhej njė Stalin i dytė, paēka se ai i pari ishte antishqiptar dhe e kishte pėrdorur Shqipėrinė si plaēkė tregu (e konfirmuar nga Kardelji dhe Gjilasi). Ramizit, kur iu pėrmend nė njė intervistė Tivari, vari vrik turinjtė dhe dha njė pėrgjigje pa pėrgjigje: “Shkoni pyesni kosovarėt!”. Sa pėr Nexhmijen, ajo thuajse tė gjitha intervistat i ka pasur, me kushtin qė t’i bėhen pyetje pas oreksit, ēka do tė thotė qė tė bėjė nė demokraci apologjinė e diktaturės! Ajo s’do tė dinte t’i pėrgjigjej, pėr shembull, pyetjes pėr atė letrėn sentimentale, tėrė ofshama, pėr largimin e Dushan Mugoshės, qė kishte vrarė me duart e tij antifashistėt qė ishin “fajtorė” se u bashkuan me nacionalistėt pėr tė luftuar okupatorin, Besnik Ēanon, Qeramudin Sulon dhe Adi Kasimatin. As pėr vrasjen e Mustafa Gjinishit, me firmėn e bashkėshortit tė saj. Si edhe pėr atė teatėr absurd qė ta shpallnin dėshmor dhe pastaj tradhtar! Ramizi, a nuk ishte ai njeriu qė i bėri kabllogramin me shifėr E.H-s, i cili e kėrcėnoi deshifruesin Islam Kadesha qė tė mos hapte gojėn se, pėrndryshe, do t’i ikte koka? Vėrtet qė Kadesha ia vuri drynin gojėn, por jo, amą, pas rėnies sė diktaturės. Nga ana tjetėr Nexhmija mburrej se nuk i shpėtonte asnjė mizė, ndėrsa nė kėtė rast s’dinte gjė! Vepra e Uran Butkės pėr kėtė ēėshtje, tė trajtuar nė mėnyrė konspirative nga bashkėfajtorėt mė tė neveritshėm tė krimit komunist shqiptar, u prit me interes tė madh nė sallėn e madhe tė Akademisė sė Shkencave, nė Tiranė. Tashmė veprimtaria historike e autorit Butka ka njė jehonė dinjitoze nė argumentimin e veprave historike, qė e vėnė nė rangun e historiografėve mė tė besuar e mė me prestigj, si studiues serioz i tė vėrtetave tė paraqitura nė mėnyrė tė dokumentuar, tė papėrgėnjeshtrueshme. Kjo vepėr mbi “Masakrėn e Tivarit” sikur pritej qė tė plotėsonte njė boshllėk. Pas pritjes sė mirė qė pati “Konferenca e Mukjes”, qė argumentoi luftimet e tė gjitha luftėrave qė kanė bėrė nacionalistėt shqiptarė kundėr okupatorėve, duke pasqyruar edhe dėshmorėt nė fshėbetejėn kundėr pushtuesve, duke filluar me tė 34 dėshmorėt e Gėrhotit me nė krye Hysni Lepenicėn, me dėshmorin Jashar Cakranin e tė tjerėt. Kjo vepėr e re hedh dritė mbi njė ngjarje tragjike me pėrmasa kombėtare, dėshmi e antikombėtarizmit enverist. Sipas autorit kemi tė bėjmė me njė spastrim tė pastėr tė kryer nga brigada X Jugosllave. Nė simpoziumin e mbajtur nė Akademinė tonė tė Shkencave, Agron Tufa, qė drejtonte punimet e simpoziumit, ia dha fjalėn tė parit, prof. Dr. Romeo Gurakuqit. Folėsi bėri njė pėrmbledhje tė librit mbi kėtė ngjarje tė lėnė nė harresė nga historiografia komuniste e forcave tė armatosura jugosllave nė bashkėpunim me Divizionin V dhe VI tė partizanėve shqiptarė, tė drejtuar nga R. Alia qė gati sa s’kishte thėnė nė njė intervistė “se nuk kishte dijeni”. Mbi 3000 shqiptarė tė Kosovės humbėn jetėn nė kėtė masakėr. Agron Tufa theksoi nė fjalėn e tij se, kjo masakėr u la me gjak nė emėr tė vėllazėrim-bashkimit. “Njė garderobė e tėrė hipokrizie”, e cilėsoi Tufa gjithė kėtė masakėr dhe faktet historike qė u fshehėn pas kėsaj tragjedie mbarėshqiptare. Masakra e Tivarit u bė ndaj tė rekrutuarve shqiptarė nga Kosova nė mbarim tė Luftės II Botėrore nė Tivar, nė Mal tė Zi dhe gjatė rrugės pėr nė Tivar, nė brendėsi tė territorit administrativ shqiptar. Dėgjuesit u vunė nė dijeni edhe tė dokumenteve tė nėnshkruara nga Zoi Themeli, nga Shefqet Peēi e tė tjerė. Veēse ky i fundit flet pėr 500 tė vrarė, ndėrsa Luan Dode, nė librin “Kosova nė qėndrimet e Enver Hoxhės”, bėn fjalė pėr 4310 tė vrarė. Nė kėtė simpozium folėn edhe akademik Kolec Topalli, Mark Marku, Sherif Delvina si edhe autori i tekstit, qė falėnderoi pjesėmarrėsit. Tė bėn pėrshtypje se nė kėtė mbledhje historike nuk kishte ardhur asnjė prej historiografėve tė indoktrinuar, tė interesuar qė ngjarja makabėr tė mbetej misterioze, qė tė mos komprometoheshin Enveri, Nexhmija dhe Ramizi, por edhe shumė tė tjerė qė duan tė mbulohet krimi komunist.
    lajmi shqip

    Ky artikull eshte postuar me Sunday, 01/04/2012 ne oren 7:05 am tek kategoria HISTORIA
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Pake me kujtohet tregimi i plakut Bajram Gashit, i cili ishte mbrenda ne kazerme,per fat ka shpeture nga kufomat e te vdekurve(vrarve) te cilit ekishin mbuluar trupin e tij,dhe me vone te gjithat kufomat ikan gjuajtur ne det.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 01-04-2012 mė 14:57

  8. #18
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: KUSH ĖSHTĖ PĖRGJEGJĖS PĖR MASAKRĖN E TIVARIT - 1945

    (“Nėse e shkruan tė vėrtetėn, do ta humbasėsh kokėn, sepse tė likuidon kryezoti Milosh, nėse shkruan rrenė, koka tė mbetet por do ta humbasėsh nderin!”-Prota Mateja Nenadoviq i thotė historianit Sima Milutinoviq.)

    Meqė jemi komb i copėtuar nė gjashtė hiē shtete tė njerėzishme dhe, siē po tregon pėrvoja, nuk njihemi midis vetės, pėr lexuesin e nderuar shqiptarė, e vetėm shqiptar, e shoh tė udhės tė konstatojė: Jam njėri ndėr njohėsit e mirė tė burimeve ushtarake e politike jugosllave pėr “Masakrėn e Tivarit” tė 1 Prillit 1945, dhe gjithsesi njohėsi mė i mirė i kujtesės historike tė popullit pėr kėtė Masakėr, me tė cilėn kam nisur tė merrem qysh nga viti i parė i studimeve nė histori, mė1963.

    Sa pushoi “Afera” e zhurmshme e z.Nait Hasani nė Prishtinė, pėr “Gjykimin e krimeve tė regjimit komunist nė Kosovė”(!?!?), plasi “Afera” me bubullimė e z. Sali Berisha nė Tiranė (shih:”Berisha akuzon Ramiz Alinė pėr Masakrėn e Tivarit”, Koha Ditore, 8 Qershor 2010 dhe “Nė kėrkim tė urdhėruesve”, Express, 10 Qershor 2010 (!?!?!). Pėrnjėherė dua tė saktėsojė faktin se ngjashmėritė e “Katinit polak” me tė “Masakrės sė Tivarit”, ndonėse tė dyja ferr, janė si dallimet e natės me tė ditės nė qėllim, planifikim dhe kryerje tė krimit. Njėsoj ėshtė edhe PS-ja e PPSH-ja. Pėr kėto “gjetje” tė Z. Berisha, vetėm kaq, ngase “Mėsimet e hidhura tė sė kaluarės duhet tė mėsohen pėrsėri!”- do tė na sugjeronte i urti Ainshtajni.

    Tė dyja kėto afera (e Prishtinės dhe e Tiranės) plasėn nė kohė tė pa kohė dhe pa asnjė interes pėr kombin, i cili vazhdon tė vuaj nga varganėt e robėrisė nė duar tė “Botės demokratike” - pėr hir tė “Botės imperialiste” tė paraardhėsve tė tyre, nė shėrbim tė pansllavizmit ortodoks, si dje dhe sot, u pėrgjigjet sentenca e filozofit Erich Fromm: “Britma ėshtė njė gropė e pafund qė e dėrmon njeriun nė njė pėrpjekje tė pafund pėr tė kėnaqur nevojėn pa e arritur kurrė kėnaqėsinė”!

    Pėr “Aferėn Hasani”, pėr fatin tim nuk mė pyeti kush, kurse pėr “Aferėn Berisha”, “TV Klan Kosova”, mė 10 Qershor kėrkoi njė Prononcim timin pėr “Pėrgjegjėsinė e Enver Hoxhės, tė Fadil Hoxhės dhe tė Ramiz Alisė nė pėrgatitjen dhe zbatimin e Masakrės sė Tivarit”?!? Para kamerės fola nja 10/15 minuta dhe, sa mund tė mbahet nė kujtesė, nėnvizova kėto fakte: "Strukturat politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė Londineze dhe tė Kosovės, sot Unmikiane, qė simbolizoheshin me Enver Hoxhėn dhe me Fadil Hoxhėn, nuk kanė asnjė faj pėr Masakrėn e Tivarit, sepse as janė planifikues dhe as zbatues, e madje pėr atė krim kanė mėsuar, si nėpėr mjegull, shumė mė vonė. Ndėrkaq, tė rangut politik e ushtarak tė Ramiz Alisė nė radhėt e LANĒSH-sė kanė qenė dhjetėra veta. Ngjarja nuk ka ndodhur nė terrenin e Shqipėrisė dhe nė informatat e para "Enveri" me shokėt kanė “mėsuar” se vrasja ėshtė shkaktuar “nė njė mal...nė njė luginė... etj”!?!

    Megjithatė, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund tė kenė njė pėrgjegjėsi morale relative pse nuk kanė kėrkuar nga Aleatėt: Ruzvelt, Ēercill dhe Stalin zbardhjen e Tragjedisė dhe dėnimin e fajtorit!?! Them “pėrgjegjėsi relative” pėr faktin se tashti nė Kosovė ishin mbi 40 mijė ushtarė jugosllavė tė njėsive mė elite ēetnike (tė amnistuara nga Tito) e komuniste, tė cilėt kishin urdhra tė qarta tė vepronin kundėr qenies shqiptare tė Kosovės, tė Kosovės Lindore, tė Iliridės, tė Sanxhakut dhe tė Malėsisė shqiptare nė Mal tė Zi. Kosova, qė nga 8 Shkurti, vuante nėn “Pushtetin ushtarak “ me firmė tė J.B. Titos.

    Mirėpo, pėr hir tė realitetit historik duhet tė konstatojmė se Enver Hoxha, megjithatė, ka bėrė disa pėrpjekje pėr tė mėsuar pėr tragjedinė e Tivarit dhe pėr vrasjet e tjera tė shqiptarėve nga ushtria jugosllave. Madje ka bėrė pėrpjekje tė mėsoj nga Jugosllavėt edhe pėr qėllimin vendosjes sė “Pushtetit Ushtarak nė Kosovė”, duke ua kujtuar faktin se Kosova sipas Marrėveshjeve tė “Dy partive komuniste aleate”, pėr fatin e saj “duhet tė pėrcaktohet me Referendum se kujt do t'i bashkohet!” Dhe, me kompetencė shkencore mund tė konstatojė se z.Ramiz Alia nuk ka asnjė pėrgjegjėsi nė ketė ngjarje, kurse LANĒSH-ja, deshėm apo nuk deshėm, ėshtė luftė e drejt qė e nderon kombin tonė. Me kėtė konstatim nuk u bie fshesė krimeve ndaj shqiptarėve qė kanė ndjekur rrugėn tjetėr (tė cilės i ka takuar edhe gjaku im): “Nuk luftojmė veresi - Shqipėrinė e ribashkuar qė sot...!”. Tė themi pa ekuivok: Pėr ndarjen nė dy taborė tė atyre qė ishin tė gatshėm tė vdisnin pėr lirinė e kombit, si dhe pėr mos plotėsimin e kėrkesave legjitime tė kombit shqiptar nė gjakderdhjen shqiptare tė Periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore, qartė janė fajtorė tri forcat kryesore tė Bllokut fitimtar tė Luftės sė Dytė botėrore: Rusia, Anglia dhe SHBA (shih marrėveshjet e tyre tė viteve 1941/45!). Kėta aleatė tė LANĒSH-sė kanė pasur njohuri pėr krimet serbo-jugosllave duke filluar me Bihorin, Ēamėrinė, Gjilanin, Drenicėn, Vėrshacin, por edhe pėr Masakrėn e Tivarit. Heshtėn, kurrė nuk reaguan. Pse?!?!

    Tė spikas edhe kėtė fakt: Fadil Hoxha, nė pamundėsi pėr tė kėrkuar llogari nga Aleati Jugosllav, ngase Fadili (dhe komunistėt shqiptarė) tashti nuk kishin asnjėrin nga postet kryesore nė ushtri, nė politikė (pushtet) dhe as nė siguri (OZN’a) tė Kosovės, ndaj zgjodhi rrugėn qė e kam vu moto tė librit tim: “Tivari 1945- Kalvari i Kosovės”: “Ne, nė udhėheqjen kosovare i kemi ikur qė tė bisedojmė pėr atė. E kemi gjykuar atė sjellje dhe e kemi pėrfunduar ēėshtjen me atė. Nuk di se ku do tė na ēonte shqyrtimi…?!”

    Ky prononcim imi pėr “TV Klan Kosova” nuk u dha nė kuadėr tė lajmeve tė orės 20, siē mė kishte thėnė gazetari!?! Sapo u kryen “lajmet” mė thėrret gazetari dhe kėrkoi nga unė qė Konstatimin tim ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund tė kenė njė pėrgjegjėsi morale relative pse nuk kanė kėrkuar nga Aleatet: Ruzvelt, Ēercill dhe Stalin - ZBARDHJEN E TRAGJEDISĖ....”!?! ( shih tė plotė mendimin mė sipėr!), ta vente nė fillim tė tekstit foljor dhe tė shkruar: Historiani Dr, Muhamet Pirraku konstaton: ”Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha mund te kenė njė pėrgjegjėsi morale relative nė organizimin dhe zbatimin e Masakrės sė Tivarit...!”

    Refuzova vendosmėrisht: “Mos Luani me tė vdekurit as me tė gjallėt...! Tė emetohet incizimi i plotė, ose tė lihet, tė mos preket pėrmbajtja! Nėse dėshironi tė ndihmoni ēėshtjen pa anėsi tė tarafllėqeve politike tė marra, mė ftoni mua dhe Profesor Hakif Bajramin pėr njė debat shkencor mė sė paku Njė orė...!”

    Meqė kaluan pesė ditė nga dita qė mu detyrua “Ky muhabet i hidhur”, i nisur edhe nga njė obligim moral qė mė ngarkohet nga konstatimi i Burrėshtetasit, Z.Ramiz Alia: “...t’i gjejnė kosovarėt se kush e bėri masakrėn...!”, vendosa tė nxjerrė nė letėr mendimin tim ndihmesė pėr Nismėn me bubullimė tė Presidentit tė Tiranės: Z. Sali Berisha i vetėdijshėm se pak mund tė ndikojė, sepse nė kombin tonė sot ajo qė nuk e vlen ta kesh ėshtė dija dhe sinqeriteti, por sė fundi do ta qetėsoj ndėrgjegjen time intelektuale dhe profesionale.

    Meqė jemi komb i copėtuar nė gjashtė hiē shtete tė njerėzishme dhe, siē po tregon pėrvoja, nuk njihemi midis vetės, pėr lexuesin e nderuar shqiptarė, e vetėm shqiptar, e shoh tė udhės tė konstatojė: Jam njėri ndėr njohėsit e mirė tė burimeve ushtarake e politike jugosllave pėr “Masakrėn e Tivarit” tė 1 Prillit 1945, dhe gjithsesi njohėsi mė i mirė i kujtesės historike tė popullit pėr kėtė Masakėr, me tė cilėn kam nisur tė merrem qysh nga viti i parė i studimeve nė histori, mė1963. Nga tetori i viti 1967 kam filluar edhe me hulumtimin e lėndės arkivore, por vetėm nė vitin 1975 kam pasur fatin t’i evidencoj tė gjitha raportet e njėsive ushtarake tė Serbisė, dhe tė Kosovės nė fondet e Arkivit tė Institutit Ushtarak tė Jugosllavisė, tė cilat lejoheshin tė konsultoheshin pėr interesa tė dijes historiografike tė LANĒJ-sė. Vetėm pas njė viti, pikėrisht mė 25 Shtator 1976 do tė mė lejohet qė ato dokumente tė fotokopjoheshin pėr nevoja tė Entit tė Historisė sė Kosovės, ku punoja si “Hulumtues shkencor...”.

    Mirėpo, pėr faktin se nga viti 1971, e nė vijim, me disa paraqitje nė shtyp e pasqyrova fuqimisht “Rezolutėn e Bujanit”, dhe nė simpoziume pėr LANĒ tė Kosovės “Luftėn e Drenicės” e quajta Revoltė tė Partizanėve nėn udhėheqjen e kreut antifashist Shaban Palluzha, komandant nominal, e jo “Kundėrrevolucion”, si dhe hodha dritė mbi shumė masakra tė UNĒJ-sė ndaj shqiptarėve, dhe madje, “Mi’ piu sorra trutė” dhe e kritikova doktoratėn e Dr, Ali Hadrit, pse e kishte pėrfillur tezėn e “kundėrrevolucionit”; pse nuk e kishte paraqitur pjesėn e Rezolutės sė Bujanit pėr tė drejtėn e Kosovės nė Vetėvendosje, pas fitores sė pėrbashkėt Jugosllave - Shqiptare mbi okupatorin ...!”; pse nuk kishte shkruar pėr masakrat nė Bihor, Gjilan, Drenicė, Tivar etj. - nuk do tė mė lejohet tė merrem (me program shkencor tė Entit), me historinė shqiptare tė Kosovės sė periudhės sė “Luftės sė Dytė Botėrore” as me “Lėvizjen Kaēake” tė viteve tė 20-ta, qė u bė pretekst tė largohem nga EHK. Nė fillim tė tetorit tė vitit 1967, kalova me punė nė Institutin Albanologjik (i cili nuk merrej me LANĒ-nė) ndaj dokumentet pėr “Luftėn e Drenicės” dhe pėr “Masakrėn e Tivarit” detyrimisht i deponova nė “Arkivin e Entit tė Historisė”. Mirėpo, qė tė mos mbetem pa “bazėn” e njė pjese tė punėve tė mia publicistike e shkencore, pa dijen e drejtorit, i fotokopjova tė mbi 3000 faqet e dokumenteve, tė cilat, pėr fat, i posedoj edhe sot.

    Pas fillimit tė shthurjes sė censurės komuniste jugosllave nė vitet e 90-ta, do tė mė hapen mundėsitė pėr tė “devijuar”, nganjėherė, nga “projektet shkencore tė detyrueshme” dhe pėr tė prekur temat pėr gjenocidin Jugosllav ndaj shqiptarėsisė sė Kosovės, gjithsesi nė shėrbim tė pėrpjekjeve tona pėr ēlirimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar. Nė disa momente hodha dritė edhe mbi Masakrėn e Tivarit tė 1 Prillit 1945, gjithmonė i mbėshtetur nė burime relevante. Tė pėrmendi kėtu disa nga shkrimet dhe nga librat ku janė ndriēuar aspekte tė veēanta e tė pėrgjithshme tė kėtij krimi jugosllav mbi shqiptarėt, i prirė nga ideja qė tė dhėnat burimore tė proveniencės jugosllave tė shfrytėzohen mbėshtetje pėr njė aktakuzė me karakter ndėrkombėtar kundėr pushtuesit jugosllav nė pėrgjithėsi dhe kundėr atij serb nė veēanti, pėr Masakrėn e Tivarit:

    Gjendja nė Kosovė gjatė pe¬riudhės sė administrimit ushtarak (8.II - 8.VII.1945), Pėrparimi. Revistė shkencore Nr. 5, Prishtinė, 1990; Evropa ėshtė fajtore pėr gjenocidin mbi shqiptarėt, Dielli, Zagreb – Prishtinė, nr. 20-34 tė viteve 1991, 1992; Nė Tivar u masakruan 1700 shqiptarė, Zėri, nr. 1434, Prishtinė, 11 Janar 1992, 42-43; Ripushtimi jugosllav i Kosovės 1945, Prishtinė, 1992; Kalvari i shqiptarėsisė sė Kosovės. TIVARI 1945, Prishtinė, 1993, Ribotim nė vitin 1994; Masakra e Tivarit 1945, Fjala jonė, nr. 4, Prishtinė, 1995; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Lindore1941-1951, Prishtinė, 1995; Rėndėsia e “Shtabit Suprem tė Kosovės” nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės (dhjetor 1944 - tetor 1945), Gjurmime albanologjike SSHH, 28-29 (1998-1999), Prishtinė, 2002; Pėr kauzėn shqiptare 1997-1999, Prishtinė, 2000; Tivari 1945 - Kalvari i Kosovės, Prishtinė, 2005; Pėr Kauzėn e UĒK-sė, Prishtinė, 2006; Pėr kauzėn e shtetėsisė sė Kosovės, Prishtinė, 2008.

    I solla kėto tė dhėna pėr tė vetmin qėllim, qė lexuesi tė bindet (kėtu e dua ta kem nė rend tė parė Zotėri Sali Berishėn) se nuk mora kėtė lodhje pėr mendje teke, as pėr “biografi”, por i shtyrė nga profesionalizmi dhe Betimi jetėsor: Interesi i Kombit mbi interesin tim dhe tė Familjes sime! Tė mė besojė i respektuari im Zotėri Salo, se atė qė e flas e mbėshteti nė fakte dhe gjykoj esėll, nė interes tė kombit! Mjerisht, tė parėt e mi janė lutur: “Pshtona Zot nga sherri i Shkaut....!”, kurse unė mbeta nė jetė i dėnuar pėr t’u lutur: “ Zot i Madh shpėtona nga partitė politike tė vetėquajtura shqiptare...!?!”

    Tashti, tė ecim pėrpara sė bashku: Nuk e shoh tė udhės tė sjelli shumė fakte pėr numrin e eshalonėve tė Marsit dhe tė Prillit 1945. Do tė ndalem pak mė shumė nė Platformėn politike serbo-jugosllave qė ēoi Masakrėn e Tivarit, e cila nė publicistikėn dhe historiografinė shqiptare tė Kosovės ėshtė quajtur: “Varri mė i madh nė Ballkan”, “Varri shqiptar i Tivarit”, "Ploja e Tivarit", "Masakra e Tivarit", "Tragjedia e Tivarit", "Tivari Varri mė i madh i shqiptarėve", "Nata e Bartolomeut nė Tivar", Kalvari i shqiptarėsisė sė Kosovės, Kalvari i Kosovės.

    Nė librin tim tė fundit pėr kėtė krim, i mbėshtetur nė burime relevante, kam konstatuar: “Ploja e ushtrisė jugosllave (AJ sė) serbomalazeze komunisto ēentike mbi "rekrutėt" shqiptarė, mė 1 Prill 1945, nė Tivar, ėshtė vetėm njė ndėr sekuencat e gjenocidit sistematik serbomadh nėn flamurin e ortodoksisė shėnsaviane mesjetare mbi shqiptarėt nė pėrgjithėsi, e nė veēanti mbi shqiptarėt nėn okupimin jugosllav versajas e avnojist, e qė kishte pėr qėllim spastrimin etnik shqiptar dhe serbizimin e Kosovės dhe tė viseve shqiptare etnike pėrreth”. Kėsaj nuk kam se ēka t’i shtoj.

    “...Kosova, sė paku nga vjeshta e vitit 1941 deri nė vje¬shtėn e vitit 1944, nė dokumentet oficiale politike e ushtarake tė Centralės kominterniste - Tito, ėshtė krahinė autonome (politike dhe ushtarake), e njė rangu me Krahinėn e Serbisė, tė Kroacisė, tė Sllovenisė, tė Bosnje Hercegovinės, dhe u printe Sanxhakut, Vojvodinės e Maqedonisė. Misionarėt e KQ tė PKJ sė dhe tė Shtabit Suprem tė APJ sė, qė dėrgoheshin nė Kosovė dhe nė Shqipėri, sabotuan masivizimin e LANĒ sė sė Kosovės, dhe pikėrisht me propagandė nėntokėsore komunisto ēetnike serbomadhe, kontestuan Rezolutėn e Bujanit tė 2 janarit 1944, e duke inskenuar vrasjen e komunistėve dhe tė antifashistėve shqiptarė mė tė shquar dhe tė komunistėve serbė e malazias internacionalistė, pėrgatitėn aktin e ripushtimit jugosllav tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare tė ndara Jugosllavisė Versajase, mė 1919”. As pėr kėto probleme nuk kam gjykim tjetėr.

    “...Analizat shkencore kritike e tė dhėnave burimore - politike e ushtarake serbe tė periudhės shtator 1941 shtator 1944 tregojnė se platforma antishqiptare serbe e LANĒJ sė, e dėshmuar nė Elaboratin: "Problemi i pakicave nė Jugosllavi" tė ministrit nė qeverinė e Serbisė, akademikut Vasa Ēubriloviq, tė 3 Nėntorit 1944, ishte jo vetėm opinion politik, shoqėror e ushtarak i LNAĒ sė sė Serbisė Jugosllavisė, por ishte synim i qartė pėr vazhdimin e gjenocidit serbomadh mbi shqiptarėt, i ndėrprerė pas vendosjes sė pushtetit okupues nazifashist nė Kosovė, por ishte edhe pikė e vetme, mė kryesorja, qė bashkonte elementėt kundėrshtarė komunistė e ultranacionalistė drazhisto ēetnikė serbė, malazias e bullgaro - maqedonas nė luftė pėr Jugosllavinė Avnojiste nė llogari tė kėrkesave tė pėrnjėhershme tė Serbisė sė Madhe, tė Malit tė Zi tė Madh dhe tė Maqedonisė sė Madhe - tė zgjeruara me toka shqiptare!” Me asnjė tė dhėnė shtesė nuk mund tė ndryshohen kėto pėrfundime shkencore tė qėndrueshme.

    “...Nė Elaboratin e 3 Nėntorit 1944 V. Ēubriloviq e avancoi amanetin se serbėt "nga Kosova e Metohia kurrė nuk mund tė heqin dorė edhe pėr shkak tė rolit tė saj historik edhe tė rėndėsisė pėr edukimin kombėtar" dhe do tė konstatojė se "derisa Kosova dhe Metohia tė mos jenė pėrfundimisht serbe, deri atėherė serbėt dinarikė nuk do tė kenė paqe!" Sipas Ēubriloviqit, "ideale do tė ishte sikur tė mund t'i qėronim tė gjithė shqiptarėt e vendit tonė edhe atė pėrnjėherė". Pėr ta realizuar kėtė kėrkesė serbe historike, sipas Ēubriloviqit: "janė dy mėnyra tė cilat do tė merreshin nė konsiderim pėr largimin radikal tė shqiptarėve: t'i zhdukim ose t'i shpėrngulim!” Kuadri i kėsaj platformė serbe antishqiptare mund tė plotėsohet vetėm me fragmente tė tjera nga Projekti i Ēubrilloviqit.

    Realisht, kėrkesa programatike e racizmit antishqiptar serbomadh, sipas porosive tė Ēubriloviqit "Mund tė zgjidhet mė sė miri gjatė luftės, siē ėshtė kjo" e LANĒJ sė ku, krahas "spastrimeve ushtarake gjatė operacioneve, duhet tė pėrdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren tė gjitha tė drejtat, tė nxirren para gjyqit ushtarak, tė dėrgohen nė kampe tė pėrqendrimit, t'u konfiskohet pasuria dhe tė detyrohen tė shpėrngulen. Pėr tė kaluar nga “programi” nė vepėr, nga fillimi i nėntorit tė vitit 1944, eprorėve tė njėsive ushtarake partizane serbe, ma¬lazeze dhe maqedonase iu dha direktiva sekrete qė gjatė marshimeve nėpėr tokėn shqiptare, ”tė vrisnin sė paku deri nė 50% tė banorėve shqiptarė...”! Ky konstatim nuk do koment!?!

    Mbi bazė tė platformės politike qė dilte nga dy do¬ku¬mentet e zėna nė gojė, mė sipėr, Komandanti i Divizionit 46 tė AJ sė, mė 21 Dhjetor 1944, i urdhėronte njėsitė e veta, serbe: "Nė kryerjen e detyrės tė jeni tė pashpirt kundėr ēdo gjėje dhe kundėr ēdokujt, tė zbatoni reprezalje aty ku t'ju bėhet rezistencė, posaēėrisht nėse nė njėsitė tuaja shtinė nga fshati. Kjo do tė thotė ndaj fshatarėve tė cilėt ju bėjnė rezistencė ose u ofrojnė ndihmė bandave, tė pėrdorni masat mė tė rrepta. Armiqtė e ushtrisė dhe tė popullit tonė (serb) patjetėr duhet ta ndiejnė fuqinė e armėve tona!" Po ta dinte kėtė i famshmi Gjon Kenedi do tė na porosiste: “Armiqtė duhet t’i falini, por kurrė tė mos ua harroni emrat…!”

    Vėrtet, kėtu mė duhet ta vė nė spikamė njė fakt: Nėse nuk kihet parasysh platforma programatike jugosllave-serbe e mėsipėrme pėr spastrimin etnik tė viseve shqiptare nėn administrimin e ish-Jugosllavisė (versajase) 1918-1941, tė gjitha vrasjet e rekrutėve tė Eshalonėve tė Mars-Prillit 1945, si dhe vetė Ploja, pėrkatėsisht Masakra e Tivarit, nuk mund tė kualifikohet tjetėr pos “Njė incident i pėrfunduar me disa qindra viktima...”!?!

    Realisht, nė funksion tė kėsaj platforme pėr gjenocid ndaj shqiptarėve u shpall “ēarmatosja” e popullsisė shqiptare, mobilizimi i meshkujve tė moshės 18 35, pėrkatėsisht 16 60-vjeēar dhe u shpallėn pėr tė "dyshimtė" dhe pėr "armiq" i tė gjithė shqiptarėt tė cilėt nuk e pėrqafonin pushtuesin serb jugosllav!?! Urdhėresėn pėr mobilizimin e "njerėzve" (ljudstvo) dhe dėrgimin e tyre pėr plotėsimin e njėsive tė Armatės IV tė AJ sė (komandant Petar Drapshin) e dha Shtabi Operativ i UNĒ sė dhe i AP sė sė Kosmetit (komandant Sava Drleviq) mbi bazė tė urdhėresės sė Shtabit Suprem tė Armatės Jugosllave (Komandant J. B. Tito). Pėr realizimin e kėtij plani antishqiptar nė Kosovė, deri mė 20 Mars 1945, ishin stacionuar forcat e Divizioni i AJ-sė 41, 46, 52, tė “Grupit tė brigadave” (malazezo kosovare) dhe tė Komandės Ushtarake Krahinore tė Kosmetit.

    Tė shtojė edhe kėtė tė dhėnė: Komandanti S. Drleviq u sugjeronte dhe u urdhėronte njėsive qė do tė ngarkoheshin pėr t'i “transportuar njerėzit e mobilizuar”: "Gjatė transportit tė njerėzve komandantėt e eshalonėve tė kenė kujdes qė njerėzve t'ua pa¬mundėsojnė dezertimin, kurse gjatė pushimit tė bėhet bllokimi i kuarteteve tė banimit. Komandantėt dhe komisarėt politikė tė eshalonėve do tė jenė personalisht pėrgjegjės, nėse nga pakujdesia ua mundėsojnė ikjen!" Pėrmbajtja e citatit na mjafton tė kuptojmė se “njerėzit” (ljudstvo) shqiptarė paraprakisht ishin tė apostrofuar si armiq dhe si tė tillė po deportoheshin nga Kosova, kurse ushtarakėt dhe ushtarėt pėrcjellės tė eshalonėve shqiptare i kishin duart e lira dhe jetėn e ēdo shqiptari tė “mobilizuar” me dhunė mund ta vlerėsonin me vlerėn e njė plumbi !?!

    Kur dihen tė gjitha kėto fakte, a ka logjikė tė fajėsojmė udhėheqjen e LANĒSH-sė pėr planifikimin dhe zbatimin Masakrės sė Tivarit dhe pėr “gjenocid” mbi “rekrutėt shqiptarė”, aq mė keq qė ky denoncim vije nga kreu i Ekzekutivit qeveritar tė “Shqipėrisė”, 65 vjet pas krimit?!?! Duke ditur se pas akėcilit veprim politik dhe ushtarak ka njė qėllim pėr njė pėrfitim, mund tė pyesim ndėrgjegjen tonė sot tė ēakėrdisur: “Ēka planifikonin tė fitonin Enver Hoxha, Fadil Hoxha dhe Ramiz Alia, me “masakrimin” e vėllezėrve tė tyre edhe bashkėluftėtarė...”?!?! Duke e kujtuar Gjordano Brunon do tė thėrrisja: “Unė po vdes nė njė kohė qė e ka humbur arsyen!”

    Tashti mė duhet tė konstatojė: me shumė saktėsi dihet numri i rekrutėve nė Eshalonėt e Marsit dhe tė Prillit 1945, tė nisur nga Prizreni; pėrafėrsisht dihet edhe numri i atyre qė kanė arritur nė Shkodėr; si edhe numri i tė arriturve nė Ulqin; por edhe numri i atyre qė arritėn nė radhėt e Armatės IV tė AJ-sė. Ka informata bukur tė sakta edhe pėr numrin e atyre qė kanė pėsuar nė kurthet e Pėrcjellėsve serbė, maqedonas dhe malazias tė Eshalonėve. Tė gjitha tė dhėnat qė ofrojnė raportet e proveniencės ushtarake jugosllave i kam elaboruar “katilishi” nė Librin e vitit 2005, me qėllim qė tė ofrojė argumente tė verifikuara mirė pėr njė aktakuzė ndėrkombėtare kundėr krimit serb ndaj shqiptarėve, ndaj kėtu as e shoh tė udhės tė ndalem nė ato.

    Megjithatė pėr kėtu mė duhet tė bėjė njė pėrjashtim vetėm pėr Eshalonin e Dytė, i cili e pėrjetoi masakrėn e Njė Prillit 1945, nė Obrrin e Monopollit tė Duhanit nė Tivarin e Ri. Sipas tė dhėnave mė tė sigurta nga Prizreni nė kėtė Eshalon u nisėn, mė 26 mars, “rreth 2400”, mė saktė: “2382 pėrkatėsisht 2380 shqiptarė” kurse nė Shkodėr arriti mė 30 mars nė orėn 8, kurse rreth orės 11 “Eshaloni me 2370 shqiptarė i ėshtė dorėzuar Brigadės X Malazeze”. Tashti detyrimisht pyes: Edhe sikur tė ishte pushkatuar i tėrė efektivi i Eshalonit tė Dytė, a mund tė thuhet se nė “Tivar i masakruan 4000 shqiptarė”?!?! Kėtu kėrkohet ta kujtojmė njė kėshillė biblike: “Lum njeriu i cili nuk e ndjek kėshillėn e tė mbrapshtėve”, por pa e larguar nga kujtesa urdhrin kur’anor: “Tė mos ju mashtrojnė gabimet e tė tjerėve qė tė mos jini tė drejtė!”

    Sipas Shtabit tė Divizionit 46 mė 8.IV.1945 nė "incidentin e pakėndshėm”, nė Tivar u vranė "rreth 450 dhe u plagosėn rreth 120 shqiptarė". Nuk ėshtė numėr i papėrfillshėm!?! Mirėpo, njė pasqyrim mė tė plotė Masakrės sė Tivarit ia bėri Zėvendėskomandanti i Divizionit tė Armatės IV"- dalmatinase, majori Gjuro Ēetnik, i ngarkuar me detyrėn e komandantit tė Shtabit tė Kolonės sė Armatės IV pėr shoqėrimin nga Tivari deri nė Armatėn IV, nė Dalmaci tė "njerėzve tė mobilizuar...”. Ai midis tė tjerash, saktėsoi: “Rezultat i tėrė kėsaj ėshtė: 550 tė nxjerrė nga radhėt, prej tė cilėve 150 tė plagosur, tė tjerėt tė vdekur dhe pak diēka qė u fshehėn nėpėr shtėpi ose ikėn. Llogaritet nė rreth 430 tė vrarė. Nė tėrė kėtė morėn pjesė komandanti (Gasha Markoviq) dhe komisari i Brigadės X dhe gati tė gjitha institucionet ushtarake e civile tė cilat gjenden nė Tivarin e Ri. Shumė prej tyre mo¬rėn pjesė aktive nė atė plojė pushkėsh mbi njerėzit..!”

    Nė vijim komandanti Gj.Ēetnik, i saktėsoi edhe kėto fakte: “Qė e tėrė kjo tė mos bėhej edhe mė drastike, ishte fakti se nė momentin kur po bėhej ploja arriti njė "xhip" automobil me amerikanė deri nė afėrsi tė vendit tė plojės. Pėr fat, disa udhėheqės tanė u gjendėn aty, i kthyen dhe i drejtuan nė drejtim tė Ulqinit, pa i lėnė qė tė hetonin diēka!? U panė edhe disa civilė, tė cilėt e fotografuan tėrė plojėn, por ata mė vonė humbėn nė kėtė tollovi. Pėr tė gjitha kėto po bėhen hetime tė mėtutjeshme".

    Para se tė shkonim mė tutje kėrkohet njė sqarim material pėr konstatimin e Majorit Gjuro Ēetnik:“Nė tėrė kėtė morėn pjesė komandanti dhe komisari i Brigadės X (malaziase) dhe gati tė gjitha institucionet ushtarake e civile tė cilat gjenden nė Tivarin e Ri. Shumė prej tyre morėn pjesė aktive nė atė plojė pushkėsh mbi njerėzit..!”

    Pjesėmarrja gjakpirėse ushtarake, e pushtetit dhe e civilėve malazias tė Tivarit tė Ri u bė nė shenjė hakmarrje e gjakmarrje pėr humbjet katastrofale tė Brigadės sė Bokelit nė Drenicė nė janar dhe shkurt tė vitit 1945, si dhe tė motivuar nga propaganda serbe pėr hakmarrjen ndaj shqiptarėve - “...pėr vrasjen e Miladin Popoviqit...” mė 13 Mars 1945. Ėshtė e vėrtetė se njėsitė partizane malazeze lanė nė Drenicė disa qindra “partizanė”, por kėta kėtu kishin ardhur si ushtri e okupatorit, kurse Miladin Popoviqi nuk u vra nga dora shqiptare.

    Qartė e saktė: Miladin Popoviqin e vrau serbi Vasa Bogdanoviq nga Go¬razhdeci i Pejės, sipas urdhrit tė kryeoznasit tė Kosmetit, Spasoje Gjakoviq, i cili e zbatoi diktatin e kryeoznasit tė Serbisė, Aleksandėr Rankoviq, por pėr vrasės u shpall Mėsuesi patriot, Haki Taha, i cili ishte ekzekutuar me plumb nė tėmth pikėrisht nė zyrat e OZN-as, nė natėn e 12/13 Marsit 1945. Pėr instinktin gjakpirės tė malazezėve pėr hakmarrje ndaj shqiptarėve pėr kėto dy humbje malaziase, la njė pasqyrim edhe kapiteni i JNA-sė, tetovari Baj¬ram Gola, i cili, mė 2 Prill 1945, mori pjesė nė grupin ushtarak hetimor tė JNA-sė (nė vendin e krimit), pėr shkaqet dhe pėrmasat e Masakrės sė Tivarit. Kapiteni Gola do tė saktėsojė: "Klithma luftarake e kė¬ty¬re shovenėve tė tėrbuar ka qenė: ‘�ivela osveta! Ta¬ko vam je trebalo, Šiptari! (Rroftė hakmarrja!, Kėshtu ju ėshtė dashur, shqiptarė!” etj.

    Pasi e dimė se Masakra e Tivarit ėshtė pasqyruar, shkencėrisht, ani mirė, detyrimisht duhet tė shtrojmė sė paku dy pyetje kruciale: E para, a ka logjikė materiale, morale dhe politike qė tė akuzohet pėr planifikues dhe zbatues tė Masakrės sė Tivarit njė “komisar i divizioneve (shqiptare) qė shkuan nė Kosovė”, i cili nė kohėn e krimit ishte nė Bosnjė, nė luftė pėr krah forcave jugosllave aleate pėr ēlirimin e Jugosllavisė?!?!; Presidenti Berisha ėshtė kategorik se “ka fakte”, se “ka dėshmitarė” se ka “dokumente”!?!?. Habitem prej nga ato ”fakte”(!?), ata “dėshmitarė” nė Shqipėri (!?!?), ato dokumente nė Arkivat e Shqipėrisė (!?!?!), kur dihet se LANĒSH-ja nuk e ka pjesėn e pėrgjegjėsisė as nė planifikim, as nė zbatim. Dhe pse tė mos pyesim: Ku ishin historianėt akademikė tė shumtė tė Tiranės qė nuk i publikuan ato, tė gjitha, tash e njėzet vjet qė kur “krimineli” Ramiz Alia ia dorėzoi pushtetin pa luftė “demokratit” Sali Berisha (Faleminderit Zotėri Ramiz!). Por, kėtu mė duhet ta thėrras nė ndihmė njė urti qė nuk mė ndahet: “Kur debatoni pėr ndonjė gjė mundohuni tė fitoj e vėrteta, e jo vetvetja!”

    E dyta: cili ėshtė fitimi i Shqipėrisė gjysagjele dhe i kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė serbo-jugosllave e botėrore, qė pėr interesa tė politikės ditore tė tarafeve politike pėr pushtet pa shtet, tė kėrkohet zhvendosja e pėrgjegjėsisė materiale, politike, juridike shtetėrore e Jugosllavisė Titiste nė kurriz tė Shqipėrisė Enveriste?!?!. Kjo e tėra ėshtė: “Ktheja pushkėn veti e tėrheqjen e kėmbėzės besoja Belzebulit qė i priu historikisht gjenocidit mbi Kombin shqiptar...!?!

    Para se ta pėrmbyllja kėtė Ndihmesė, lexuesit tė nderuar (edhe Presidentit Berisha, tė cilin e ēmoj shumė) ia bėjė me dije se jam historiani i parė shqiptar i cili i ka pasur nė duar dhe i ka pėrdorur pėr interesimet shkencore: “Proklamatėn e Shtabit tė Luftės sė LLTSH-sė (NDSH-sė tė fillimtetorit 1945, “Raportin” e Kėshillit Drejtues tė Organizatės “Besa Kombėtare” tė Profesor Ymer Berishės tė 22 Tetorit 1945, dedikuar Hadsonit nė Tiranė, Parashtresėn e inspektorit tė financave, Azem Hajdini - Xani, tė 18 Nėntorit 1966, dhe Parashtresėn e kapitenit Bajram Gola, tė 31 Majit 1990. Detyrimisht ta rikujtojmė kėtu kėshillėn e Gėtes: “Ėshtė e mirė dhe e lezetshme qė njeriu tė shoqėrohet me vetveten, nėse ajo ėshtė e dobishme”!

    Nė burimet historiografike tė zėna ngoje pėrmasat e Masakrės sė Tivarit janė treguar mė shumė pėr efekte propagandistike, pėr efekte politike kundėr pushtuesit jugosllav tė tokave shqiptare. Nė kėtė funksion edhe i kam pėrdor, pa hequr dorė nga pėrpjekja pėr tė dėshmuar me kokėfortėsi, sė nė Masakrėn e Tivarit tė 1 Prillit 1945, serbo - malazezėt i masakruan 1560 - 1700 rekrutė, kryesisht shqiptarė. Por mė duhet tė saktėsoj se pėrmasat e tragjedisė qė i “shpiku” Xani (e tė cilave, fatkeqėsisht, u jep besueshmėri hajvanllėku ynė medial), janė nė funksion tė luftės kundėr sė vėrtetės historike, sė kėndejmi edhe kundėr interesave tė kombit tonė, pėr faktin se, nisur nga mėsimi i Volterit, “E vėrteta mund tė plaket, por ajo kurrė nuk vdes”! Njė Eshalon prej 2370 vetave nuk mund tė prodhoj 4000 tė masakruar, e dihet se nuk janė vrarė shumica e pjesėtarėve tė Eshalonit tė Dytė.

    Kėtė pjesė tė ndihmesės sime nė vijim do ta filloj me sentencėn e filozofit Karl Popper: “Dija fillon aty ku fillon tensioni midis dijes dhe padijes!” Meqė tė vdekurve u flet vepra qė duhet t’ua dėshmojnė tė gjallėt, nė interes tė zbardhjes tė asaj qė diktojnė deputeti N. Hasani dhe presidenti S. Berisha, lidhur me pasojat e krimit serbo - malazias tė Marsit - Prillit 1945, e ndie pėr obligim moral tė preki me dorėn time njė pėrpjekje tė Fadil Hoxhės me shokė’ sė paku, pėr t’i rehabilituar, nė “heshtje”, e pėr t’i kompensuar viktimat e Masakrės sė Tivarit:

    Nė shkurt tė vitit 1971, mė ftoi nė Lidhjen e Luftėtarėve tė LANĒ” tė Kosovės “Shoku” Tafil Hoxha, i cili ndonėse qytetar, i kishte tė gjitha tiparet e Malėsorit, jo aq i dijshėm, por i sinqertė, (i lidhur me nostalgji pėr Drenicėn) dhe patriot vetėm si Ai. Gati me njė tonė urdhėrues ma shqiptoi detyrėn e besuar nė “Konfidencė”: ”Drenicė, Ti po e shėtit Kosovėn pėr hulumtime tė historisė, Ta kemi pėr lakmi! Sipas kėrkesės sė Shokut Fadil, ta ngarkoj njė detyrė qė do kujdes: Ku tė arrish, bėre evidencimin e tė vrarėve dhe tė plagosurve nė Masakrėn e Tivarit, si dhe tė personave qė e kanė ndihmuar LANĒ-nė, e tė cilėt mė vonė kanė pėsuar nga regjimi i Rankoviqit. Porositi familjarėt e tyre tė bėjnė kėrkesa me shkrim nė Zyrat komunale tė Lidhjes sė Luftėtarėve dhe tė bėjnė Lutjet pėr pranimin e statusit tė Luftėtarit tė LANĒ-sė, njėkohėsisht tė bėjnė kėrkesa pėr pensione familjare dhe invalidore...! Kėtė kėrkesė shtrije gjithandej nė Kosovė, por puna tė kryhet pa zhurmė, nė rrjedh tė qetė, qė tė mos bie nė sy tė atyre qė nuk na donė tė mirėn...!”

    Pas tri dite, sė bashku me Bacėn Tafil shkuam nė Katundin e Ri tė majebjeshkės sė Drenicės, nė konak tė Bardhec Kajės, jataku i Aradhes sė Rakoshit nga mesi i tetorit deri nė mesin e nėntorit tė vitit 1944, i persekutuar si “jatak” i Bajram e Halit Berishės nga maji i vitit 1949. Mund tė konstatojė se, qė nga ajo natė Bardhecit iu pranua statusi i Luftėtarit tė LANĒ-sė, me tė gjitha beneficionet qė rrjedhin nga ai status. Atė natė i evidencova shumė emra tė Dėshmorėve nga Drenica dhe Llapusha, tė rėnė nė Masakrėn e Tivarit, dhe kėtu e tutje, sa herė qė pata kohė e mundėsi materiale tė gjurmoj nė terren, krejt deri nė fund tė marsit tė vitit 1981, dhe gjatė viteve tė 90-ta, i shkela tė gjitha viset e Kosovės, dhe i evidencova emrat e shumė dėshmorėve tė rėnė nė Plojėn e Tivarit, mė 1 Prill 1945. Nuk kam evidencuar asnjė tė plagosur i cili nuk e kishte tė rregulluar statusin e Luftėtarit tė LANĒ-re. Meqė i besoj porosisė sė Alfred N. Whitehead: “Tė gjitha tė vėrtetat janė gjysmė tė vėrteta!”- nuk flas publikisht “gjetjet” e mia pėr pėrmasėn e Masakrės sė Tivarit.

    Dua tė besoj se mė keni kuptuar pėr ēka nuk “i bėjė tė njohura” publikisht rezultatin pėr pėrmasat e Masakrės sė Tivarit. Kėtė punė ia lė Parlamentit tė Prishtinės dhe tė Tiranės, pėrkatėsisht “Komisioneve Parlamentare”(!?!) tė ngritura sipas kėrkesės sė deputetit Nait Hasani dhe urdhrit tė Presidentit Sali Berisha, ndjekės tė verbėr tė “historianit” fantom - Xani e tė matrapazėve tė tjerė tė ngritur nė “historianė” pa shkelė nė derėn e arkivit, pa ditur se sa fytyra i ka njė dokument apo njė kujtesė, pa dije si tė citohet njė e dhėnė!?!? Pasi e di se nuk do tė mė pyetni mua as njohėsit e tjerė tė kėsaj problematike, kam vetėm njė kėrkesė, pak si amanet: Akėcili tė veprojė me pėrgjegjėsinė profesionale se na pėrlanė ujėrat e zeza tė historisė!

    Me kėtė ndihmesė, mendoj se kam bėrė vetėm atė qė e pata pėr detyrė tė bėja i shtyrė nga profesionalizmi, sė kėndejmi, pėr fund, ua rikujtoj edhe sentencėn e filozofit Uald: “Historinė mund ta krijojė ēdokush, por ta shkruajė mundet vetėm njeriu i madh!" (Prishtinė, 18 Qershor 2010)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Nuk ka qorr ma t'madh se ai qe nuk don me pa

    Nr. 146
    Divizioni V, mė 29.04.1945
    Komandės sė Pėrgjithshme
    Nė bazė tė urdhrit nr.93, datė 28.04.1945, tė Shtabit Operativ tė Kosmetit, Divizioni V dhe VI lėvizin pėr nė zonat Ferizaj-Gilan. Divizioni ynė me qendėr Gilan.
    Komandanti i Divizionit V
    Nėnkolonel Rahman Parllaku



    Nr. Extra
    Divizioni V, 21.05.1945
    Tepėr urgjent
    Komandės sė Pėrgjithshme
    Partizanėt e Kosmetit qė janė nė brigadat e Ushtrisė Jugosllave, kanė dezertuar nga ato deri mė sot, janė kapur e dorėzuar nė repartet tona nė kėto ditė, po ia dorėzojmė Shtabit Operativ tė Kosmetit. Ky ėshtė mejtimi ynė, ju ē’mendoni? Na lajmėroni me lidhjen e parė.
    Gafur Ēuēi



    Nr. 541/32
    Divizioni V, 30.05.1945
    Komandės sė pėrgjithshme
    Shtabi operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit, qė sot janė nė Divizionin tonė, t’ia dorėzojmė Divizionit 52…



    Enver Hoxha, Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė NĒ tė Shqipėrisė, i pėrgjigjet me radiogram komandės sė Divizionit V nė Kosovė:

    Nr. 138/1 Res
    Tiranė. Mė 30 maj 1945
    Radiogram (shifėr)
    Divizionit V
    Na lajmėroni sa bėhet numri i t’arratisurve qė janė dorėzuar nė Divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren.
    Enver



    Komandės sė Pėrgjithshme
    Gjegje e tel.nr.51 res, datė 30.05 1945
    Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona, arrin deri 155 aproksimativisht, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ja kemi dorėzuar M.P. simbas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398.
    Gafur Ēuēi



    Ja dhe pėrgjigjja e Enver Hoxhės:

    Nr.38/III Res
    5.06.1945
    Radiograme
    Divizionit V. Shifėr
    Gjegje telit tuaj ne 135 Res datė 1.06 1945
    T’arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52.
    Enver

  10. #20
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shruajme per tradheti , bisedojme per tradheti , kurse nu e denomje tradhetine ,pore vetem mundohemi ta vajtojme ate . Tradhetaret e popullin shqipetare edhe sikur ti kete 100 vjete dhe eshte gjalle duhet te varen ne litare. Tradhetia e pa denuare te shqipetaret mbetet tradicion.

    Sa tradhetare qe ishin stalinistet e kuqe nuk munde ti shkruaje historia .

    Ajo qe eshte me e keqja edhe sote e kesaj dite jane duke e udhehequr popullin shqipetare tradhetaret e LPK,stalinistet qe bashkepunuane dhe po punojne me serbine dhe rusine.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  4. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •