Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Moisiu: Data e zgjedhjeve 3 korriku, partitė firmosin "Kodin e Sjelljes"

    Moisiu vendos njė datė kompromisi, shkelet me dy ditė Kushtetuta

    N. Perndoj

    TIRANĖ - Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė zhvillohen nė datėn 3 korrik. Kėshtu ka vendosur presidenti Alfred Moisiu, pas njė konsultimi tė gjatė me forcat politike. Pėr caktimin e kėsaj date, presidenti Moisiu duket se ka gjetur njė rrugė tė mesme mes palėve, pėr sa kohė qė demokratėt kėmbėngulnin pėr zhvillimin e zgjedhjeve mė 26 qershor, ndėrsa socialistėt nė datėn 5 korrik, por meqenėse kjo datė pėrkonte nė njė ditė jave, ata sugjeruan qė zgjedhjet tė mbaheshin me 10 korrik, rekomandim ky i ardhur edhe nga drejtuesit e lartė tė OSBE-sė. Nė bazė tė Kushtetutės, zgjedhjet pėr Kuvendin zhvillohen 60 deri nė 30 ditė para mbarimit tė mandatit dhe jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij. Para katėr vitesh, Kuvendi u mblodh nė datėn 3 shtator. Sipas pėrllogaritjes sė afatit kushtetues, zgjedhjet i bien qė tė mbahen mes afatit 3 korrik - 3 gusht. Por muaji korrik dhe gusht shėnojnė secila 31 ditė. Kjo do tė thotė qė, sipas pėrllogaritjes 60-ditore, zgjedhjet i bien qė tė zhvillohen jo nė datėn 3, por 5 korrik, qė i bie ditė jave (e martė). Pėr kėtė arsye, ishte sugjeruar si nga pėrfaqėsues ndėrkombėtarė, por edhe tė PS-sė, qė zgjedhjet tė zhvilloheshin nė datėn 10 korrik, qė i bie ditė e diel. Kjo ėshtė mėse e qartė edhe pėr zyrėn juridike tė Presidencės, por kreu i shtetit, duke dashur qė tė gjejė njė rrugė kompromisi mes pretendimeve tė dy partive kryesore nė vend, ka bėrė njė devijim tė Kushtetutės me dy ditė. Pikėrisht kjo lėvizje prej dy ditėsh mund tė bėhej edhe pėr njė afat tjetėr disaditor, pėr t’i ēuar zgjedhjet edhe nė qershor. Kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, sqaroi dje nė njė deklarim pėr mediat se afati kushtetues nė kėtė rast ka karakter disiplinor dhe lidhet me respektimin e mandatit katėrvjeēar dhe pėr pasojė, ajo lejon njė manovrim nė funksion tė zbatimit tė mandatit tė Kuvendit. Pėr kėtė arsye, sipas Gjinushit, manovrimi mund bėhej edhe pėr disa dite pėr t’u gjetur njė datė tjetėr tė pėrshtatshme, ajo e 26 qershorit. Pėr datėn nė fjalė kanė kėmbėngulur prej dy muajsh edhe demokratėt, por dje ata e kanė mbėshtetur vendimin e presidentit, duke e cilėsuar si njė zgjidhje kompromisi, tė cilėn e mėshoi fort edhe presidenti Moisiu gjatė fjalės sė tij. “Pėr caktimin e datės sė zgjedhjeve, edhe pse kjo ėshtė njė kompetencė ekskluzive e presidentit tė Republikės, gjykova tė konsultohesha me forcat politike si aktorė kryesorė tė zhvillimeve politike nė vend. Ftesėn pėr kėtė konsultė ua kam drejtuar atyre qė nė dhjetor tė vitit tė kaluar”, - tha Moisiu, duke shtuar se sė fundmi ai vendosi qė tė zbatojė Kushtetutėn. “Mendoj se ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr zhvillimet politike nė vend, pasi qė sot merr udhė njė proces elektoral, rezultatet e tė cilit do tė na japin Kuvendin e ri.
    Kėto zgjedhje janė shumė tė rėndėsishme pėr procesin integrues dhe zhvillimin e vendit. I bėj thirrje Kuvendit e organeve tė tjera qė merren me administrimin e zgjedhjeve, tė realizojnė detyrat e tyre kushtetuese e ligjore brenda afateve qė u jep kuadri ligjor”,- tha ai. (Shekulli)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Neneshkruhet nga kryetaret e 15 partive politike shqiptare Kodi i Sjelljes


    Data e Publikimit: 27/04/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Partite Politike Shqiptare te perfaqesuara nga kreret e tyre neneshkruan sot ne presidence Kodin e Sjelljes, te inicuar nga presidenti i Republikes Alfred Moisiu.Gjatė ceremonisė tė zhvilluar nė mjediset e Presidencės ishin tė pranishėm: Marsi Ris (Marcie Ries), Ambasadore e SHBA-sė Tiranė,Ambasadori i KE-sė, Lut Salzman (Lutz Salzmann) dhe i OSBE-sė, Pavel Vacek. Kodi i Sjelljes, i propozuar nga Presidenti Moisiu, me mbėshtetjen e OSBE-sė, u nėnshkrua nga drejtues tė 15 partive parlamentare.



    Cfare permban Kodi i Sjelljes?



    Me poshte keni tekstin e plote te tij si dhe fjalen e presidentit Moisiu ne ceremonine e neneshkrimit:



    Ne, pėrfaqėsuesit e partive politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005; • tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e madhe qė kėto zgjedhje kanė pėr tė ardhmen e demokracisė dhe integrimin euroatlantik tė vendit; • duke respektuar Kushtetutėn e Shqipėrisė, Kodin Zgjedhor, rendin ligjor dhe me vullnetin pėr tė pėrmbushur si pėrmbajtjen ashtu edhe frymėn e tyre; • tė vendosur pėr tė pėrgatitur dhe zhvilluar zgjedhje nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare dhe praktikat e mira pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike; pėrmes nėnshkrimit tė Kodit tė Sjelljes, inicuar nga Presidenti i Republikės, zoti Alfred Moisiu, angazhohemi publikisht se: • Subjekti ynė politik dhe kandidatėt tanė, duke bashkėpunuar me KQZ dhe organet e tjera pėrgjegjėse pėr administrimin e zgjedhjeve, nė tė gjithė veprimtarinė e tyre do tė zbatojnė dhe do t’i pėrmbahen Kushtetutės, Kodit Zgjedhor dhe akteve tė tjera ligjore e nėnligjore qė rregullojnė zhvillimin e zgjedhjeve. • Garantojmė se nė veprimtarinė elektorale, pėr njė fushatė demokratike, civile dhe paqėsore, subjekti ynė politik dhe kandidatėt tanė nuk do tė nxisin dhunėn, ndarjen krahinore e fetare, nuk do tė krijojnė urrejtje reciproke dhe nuk do tė shkaktojnė tension midis grupeve tė ndryshme ose komuniteteve. • Biem dakort qė interesat e qeverisė dhe tė partive duhet tė dallohen qartė. Tė gjitha partitė, por nė veēanti anėtarėt e partive qeverisėse nuk duhet tė pėrdorin burimet, strukturat administrative, mjediset publike, mjetet e transportit, personelin e administratės publike, qė financohen pėrmes parave tė taksapaguesve, disa prej tė cilave u jepen mbajtėsve tė tyre pėr shkak tė postit, qoftė nė nivel kombėtar, qarku apo bashkie, pėr qėllim fushate politike ose pėr thellimin e interesave tė tyre zgjedhore. • Nuk do tė pranojmė financime nga burime tė dyshimta dhe se do tė jemi pėrgjegjės pėr zbatimin e parimit tė transparencės nė financimin e fushatės elektorale. • Subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit ose mbėshtetėsit tanė nuk do tė kėrcėnojnė votuesit, komisionerėt ose pjesėmarrėsit e tjerė nė zgjedhje me hakmarrje apo masa administrative, nuk do tė ofrojnė dhurata, rryshfete apo shpėrblime pėr tė bindur njė person tjetėr tė kandidojė ose jo, tė detyrojė votuesit tė veprojnė nė kundėrshtim me vullnetin e tyre apo tė nxisė komisionerėt tė veprojnė nė kundėrshtim me ligjin. • Do tė nxisim dhe mbėshtesim konkretisht pjesėmarrjen e plotė tė grave, si kandidate ashtu edhe si komisionere nė proēesin zgjedhor. • Kėrkojmė qė Policia e Shtetit tė pėrmbushė pėrgjegjėsitė e saj nė garantimin e rendit publik, nė zbatimin e ligjit dhe tė Udhėzimit tė KQZ mbi rolin e Policisė sė Shtetit. • Kėrkojmė qė media tė pėrmbushė pėrgjegjėsitė e saj pėr tė siguruar njė mbulim tė drejtė dhe tė balancuar tė palėve nė paraqitjen e ēėshtjeve tė diskutueshme. Media publike, nė veēanti, duhet tė sigurojė paanshmėri nė raportimin e veprimtarive zgjedhore dhe akses tė barabartė pėr propagandimin e programeve politike. • Subjektet tona politike dhe kandidatėt tanė shprehin gadishmėrinė e plotė tė bashkėpunojnė me nėpunėsit e administratės zgjedhore. Ne angazhohemi tė caktojmė si komisionerė zgjedhorė vetėm individė me integritet moral, profesionistė dhe tė paanshėm. Duke nxitur pėrmbushjen e detyrave tė tyre ligjore, angazhohemi pėr tė minimizuar sa tė jetė e mundur subjektivizmin nė ndryshimin e komisionerėve, dhe se nė asnjė rast nuk do tė ushtrojmė ndikim politik mbi komisionerėt zgjedhorė dhe aktivitetin e tyre. • Do tė shfrytėzojmė proēedurat e ankesave dhe apelimeve tė parashikuara nė Kodin Zgjedhor si dhe do tė ndihmojmė qė proēedurat e zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve tė njihen nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė zgjedhje; do tė angazhohemi pėr tė respektuar pavarėsinė e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, duke u bėrė thirrje kėtyre institucioneve tė mos abuzojnė me proēesin e ankimimit dhe tė demonstrojnė paanshmėri maksimale nė gjykimin e ēeshtjeve. • Subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit dhe mbėshtetėsit tanė tė pranojnė rezultatet e proēesit zgjedhor dhe tė respektojnė legjitimitetin e institucioneve tė dala prej tij. • Kodi i Sjelljes dhe fryma e angazhimet qė ai pėrēon, do tė respektohen nga subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit, aktivistėt e fushatės dhe mbėshtetėsit tanė aktivė. Ne angazhohemi pėr mirėinformimin e mbėshtetėsve tanė me pėrmbajtjen e Kodit dhe rėndėsinė e zbatimit tė tijPresidenti i Republikės, Alfred Moisiu, tha sot (e Mėrkurė), nė ceremoninė e nėnshkrimit tė Kodit tė Sjelljes gjatė fushatės elektorale, se “politika shqiptare duhet tė ndahet pėrfundimisht nga zgjedhjet problematike”. Mė poshtė vijon e plotė, fjala e Presidentit Moisiu nė kėtė ceremoni: “Dy ditė mė parė, dekretova 3 Korrikun 2005 si datėn e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Ky vendim i hapi rrugė fushatės aktive elektorale, njė proces, i cili nga rėndėsia e jashtėzakonshme pėr demokracinė dhe vendin tonė, mund tė krahasohet vetėm me zgjedhjet e viteve 1991-1992. Nė atė periudhė shqiptarėt duhej tė ndaheshin pėrfundimisht nga sistemi i vjetėr komunist, qė nuk i njihte zgjedhjet e lira e demokratike. Sot, shqiptarėt duhet tė ndahen pėrfundimisht, nga zgjedhjet politike problematike dhe tė kontenstuara, pėr tė shėnuar njė hap tė ri cilėsor nė rrugėn e madhe tė demokracisė. Sfida pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike ka marrė pėr ne njė prioritet tė lartė politik e shoqėror. Zgjedhjet e 3 Korrikut, duhet tė dėshmojnė vullnet dhe pėrgjegjėsi maksimale, qytetare dhe politike, nė mėnyrė qė t’i japim vendit shanse akoma mė tė mėdha pėr reforma tė thella demokratike, pėrparim tė vrullshėm ekonomik dhe integrim euro-atlantik. Nė arritjen e kėtij synimi dhe interesi kombėtar, vendi dhe roli juaj mbetet i pazėvendėsueshėm. Forcat politike qė ju pėrfaqėsoni, janė tė afta tė gjenerojnė energji tė mėdha nė shoqėri, tė cilat nėse pėrdoren nė drejtimin e duhur, bėjnė tė mundur bashkimin tonė real me standartet demokratike tė familjes europiane. Sot, ju jeni tė ftuarit e mi dhe, mė lejoni t’ju them, se ndjehem krenar pėr mbėshtetjen e qartė dhe tė plotė qė ju i dhatė Kodit tė Sjelljes. Marrja e angazhimeve tė shprehura nė Kodin e Sjelljes, si njė produkt i yni, konfirmon pjekurinė e klasės politike si dhe nevojėn qė tė gjithė tė bashkėpunojmė dhe tė punojmė me njėri tjetrin pėr zgjidhjen e problemeve madhore. Kodi i Sjelljes nė vetvete nuk ėshtė njė ligj i shprehur nė nene juridike, por njė kontratė morale, qė synon tė vėrė interesat e vendit dhe tė zgjedhjeve tė lira e demokratike mbi cdo interes tjetėr. Duke mos e zėvendėsuar Kodin e Zgjedhjeve, po pėr tė nxitur zbatimin sa mė mirė tė tij, nėse pėrdorim njė metaforė, Kodi i Sjelljes i ngjan vijave tė bardha qė duhen respektuar gjatė procesit elektoral. Firma juaj sot dhe angazhimi publik pėr miratimin e tij pėrbėjnė njė hap me vlerė e simbolikė tė veēantė. Rėndėsia e vėrtetė e Kodit tė Sjelljes fillon tani, me fazėn e pėrmbushjes sė angazhimeve. Ėshtė pėrgjegjėsia jonė e pėrbashkėt qė ky angazhim tė mos mbetet nė letėr, por tė gjejė zbatim real nė ēdo orė dhe ditė tė procesit elektoral. Unė nuk mund tė mos ndaj me ju shqetėsimet e vėna nė dukje nga disa forca tė ndryshme politike, mbi shanset e zbatimit tė angazhimeve tė shprehura nė Kod. Tė gjithė nuk duhet tė pranojmė apo tė pajtohemi: · me abuzimet me ligjin dhe me postet publike, · me pėrfshirjen nė fushatė tė individėve me burime tė dyshimta financimi, · me pengesa tė ndryshme burokratike qė mund tė dalin gjatė zbatimit tė Kodit Zgjedhor. Me kėtė Kod, ne jemi sot kėtu pėr tė dhėnė njė mesazh mirėkuptimi dhe shprese pėr qytetarėt dhe shoqėrinė, se jemi tė aftė tė ngrihemi mbi cdo gjė qė mund tė bėhet pengesė pėr ecjen e Shqipėrisė pėrpara. Zbatimi i Kodit tė Sjelljes i bėn aktorėt politikė nėnshkrues, pėrgjegjės pėrpara opinionit publik, medias, vėzhguesve ndėrkombėtar dhe sidomos elektoratit, i cili me votėn e tij tė lirė dhe tė fshehtė do tė bėjė gjykimin mė tė drejtė. Nga natyra jam njeri optimist. Kam patur nė jetė edhe momente shumė tė vėshtira, por i kam kapėrcyer ato duke patur gjithmonė besim dhe shpresa pėr ditė mė tė mira. Edhe sot, kėtu midis jush, dėshiroj tė theksoj besimin tim tė thellė dhe optimizmin e sinqertė, se duke mbajtur secili fjalėn e dhėnė, zgjedhjet parlamentare qė kemi nisur do tė jenė ashtu sic i duan interesat e popullit dhe tė atdheut: tė lira, tė ndershme dhe demokratike. Edhe njėherė, ju falenderoj pėr gadishmėrinė qė treguat pėr tė pėrkrahur dhe nėnshkruar Kodin e Sjelljes dhe pėr praninė tuaj aktive nė kėtė ceremoni”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Maskarada presidenciale dhe ironia diplomatike

    Maskarada presidenciale dhe ironia diplomatike
    E Enjte, 28 Prill 2005
    Nga Filip Cakuli

    Perpara budallallekut jane te pafuqishme edhe perendite, thote nje shprehje e vjeter latine. Po ta perifrazojme sot, do te thonim se perpara politikaneve tane jane te pafuqishme te gjitha ligjet e shkruara dhe te pashkruara, eshte e pavlefshme edhe Kushtetuta, qe per boten jashte nesh perbeka ligjin themelor te shtetit.

    Pa i'u skuqur faqja dhe pa i'u dridhur qerpiku, aktoret me te shquar, me sakte me te shqyer, te skenes politike shqiptare u vune dje ne rresht ne nje sallon te madh te presidences dhe nenshkruan nje marreveshje, qe pa frike mund te quhet dokumenti i turpit dhe i deshtimit te gjithe politikes, per te zbatuar kodin zgjedhor dhe mender kushtetuten. E them me dhimbje fjalen "mender" para ligjit themelor, por e tille eshte katandisur ai nga politika jone.

    Pra, te qeshur dhe te gezuar, nen bekimin e bablokut president qe i shtyu nja dy ore me njerez perreth dhe nen buzeqeshjen ironike te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone vendosen qe te njohin ligjet tona dhe t'i zbatojne ato! Te huajt i duartrokiten dhe raportuan ne kancelarite e tyre se ajka e politikes shqiptare u mor vesh qe te respektoje ligjet e shtetit. Nuk e di c'kane thene andej kur kane lexuar keto raporte, por nje shprehje u ka shpetuar doemos; "Allah, allah, jane cmendur te gjithe ne Shqiperi, me soj e sorrollop".

    Sikur te ndodhte kjo diku ne Angli apo ne France, qe Presidenti te therriste nje kryetar partie e t'i vinte perprara nje dokument per ta nenshkruar, dmth, qe firmos ketu se do te zbatosh Kushtetuten, jo vetem qe televizonet nuk do te vinin, por nje ekip mjekesor menjehere do te merrte nen kontroll edhe Presidentin edhe kryetarin e partise dhe patjeter do t'i pajiste me raport mediko-legal me diagnoze skizofrenie teper te rrezikshme.

    - Pse kerkoni te divorcoheni?- e pyet gjykatesi burrin.

    - Po t'ju a le tri dite gruan time, do ta kuptoni vete aresyen,- ia kthen burri.

    Mjafton tri dite te rrije nje i huaj ne Shqiperi dhe i kupton mire shqiptaret, domethene udheheqesit tane. Ndaj nuk i'u bejne me pershtypje te huajve budallalleqet tona.

    Tek ne jo vetem qe ndodhin, por i behet edhe buja si nje ngjarje e madhe, si nje dhurate praraelektorale qe na falen kreret tane te larte te politikes. Duke nenshkruar kete dokument, politkanet nenshkruan aktin e turpshem, i cili deshmon se tek ne nuk kane vlere ligjet dhe Kushtetuta, por vetem tavolinat e rrumbullakta partiake apo maskarada te tilla presidenciale. Keta birko qe tallen kaq hapur me shtetin ligjor, neser pas zgjedhjeve do te na drejtojne prape drejt ndertimit te shtetit ligjor dhe do te na mbushin mendjen se perpara ligjit jane te gjithe te barabarte. Ashtu eshte. Te gjithe do te jemi te barabarte, thjeshte vetem disa do te jene me te barabarte se te tjeret.

    Sipas ketij stili neser do te na therrasin secilin nga qytetaret e republikes per te nenshkruar nje deklarate noteriale se do te njohim ligjet e ketij vendi dhe do t'i zbatojme ato. Edhe Kushtetuten do ta respektojme se gjynah edhe ajo e shkreta, s'te ka faj.

    Po mire more zoterinj te nderuar dhe shoke te dashur a e dini qe ligji eshte i detyrueshem per t'u zbatuar nga te gjithe? Dhe ai qe nuk e zbaton denohet sipas ligjit? Ku ka ndodhur qe te thirret tjetri e t'i lutesh qe te zbatosh Kushtetuten dhe t'i kerkosh firmen per kete?

    C'them dhe une! Ne nje vend qe mblidhen prijesit e fiseve e merren vesh qe per nje vrasje te pergjigjet vetem vrasesi dhe jo kusherinjte e tij apo krushqit dhe ne kete ceremoni eshte i pranishem dhe duartroket edhe shefi i policise, merret me mend se keshtu do te ndodhe edhe me prijesit e fiseve me te medha, partive. Kesaj here nuk eshte i pranishem shefi i policise por ambasadorja amerikane dhe perfaqesuesit e tjere te perendimit drejt te cilit kemi kohe qe jemi nisur dhe s'po arrijme dot. Dhe s'kemi per te arritur nese perendimi tallet ne kete fare feje me ne, duke na vene te firmosim se jemi dakort te zbatojme Kushtetuten. Pastaj do na vene te firmosim se duhet te hame 3 vakte ne dite dhe se qe te lindesh femije, duhet nje burre dhe nje grua. Dhe shkulet se qeshuri Europa plake. Tamam si me fiset indiane qe kur u cuan ushqime me avion dhe indianet pane nje njeri ne aeroport te tundte dy shkopinj ne ajer per te drejtuar uljen e aeroplanit, menduan se amerikanet po i benin me shenje Zotit lart, per te zbritur ushqime. Dhe tani sa here qe nuk kane c'te hane, nxjerrin dy veta me shkopinj ne dore qe i tundin ne ajer duke i'u lutur Zotit te dergoje prape ushqime.

    "O Rome fatlume qe ke lindur te me kesh Konsull",- thoshte nja dy mije e ca vjet me pare Ciceroni. O Shqiperi e mjere qe ke lindur te kesh te tille princer.

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •