Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Bullgaria e Rumania nënshkruajnë zyrtarisht anëtarësimin në BE

    E Marte, 26 Prill 2005
    Rumania dhe Bullgaria do te jene vendet me te varfera te BE-se, pas nenshkrimit te fundit. Ceremonia shenon hapin e fundit formal- para se ato te anetaresohen ne BE ne janar te viti 2007. Por, anetaresimi i tyre mund te shtyhet nese dy vendet nuk plotesojnw kushtet. Nderkohe, dje atje eshte folur dhe per Kosoven e Federaten Serbo-Malazese



    Udheheqesit e Bullgarise dhe Rumanise kane nenshkruar dje ne Luksemburg traktatet e anetaresimit te vendeve te tyre ne BE. Ceremonia shenon hapin e fundit formal para se ato te anetaresohen ne BE ne janar te viti 2007. Por marreveshja permban dhe nje klauzole, sipas se ciles, anetaresimi mund te shtyhet me nje vit nese keto vende nuk do te arrijne te permbushin e kerkuara nga Be-ja. Korrespondentja e BBC-se, Oana Lungescu thote se per Bullgarine dhe Rumanine ky eshte nje akt historik. Kur 30 milione banoret e tyre do t'i bashkohen BE-se, ata do te jene me te varferit e bllokut. Anetaresimi i tyre ne vitin 2007 mund te shyhet edhe me nje vit nese dy vendet nuk do te arrijne te luftojne korrupsionin, te forcojne kontrollin e kufijve, dhe te permiresojne sistemin ligjor.

    "Cdo dite, cdo jave, cdo muaj eshte me rendesi", paralajmeroi komisioneri i BE-se per zgjerimin, Olli Rehn, dhe pranoi se ne gjithe kontinetin po ndjehet lodhja e zgjerimit.

    Pavaresisht nga festimet ne Bullgari dhe Rumani, ceremonia e Luksemburgut ishte nje afere modeste. Ndersa dhjete vendet qe iu bashkuan BE-se vitin e kaluar e nenshkruan traktatin e anetaresimit ne nje samit madheshtor nen Akropolin e Athines, kjo marreveshje e fundit do te kete kryesisht, vetem me nenshkrimet e ministrave te jashtem te BE-se.

    Njera nga temat e takimit te ministrave te Jashtem te Bashkimit evropian, qe po i zhvillon punimet ne Luxemburg ishin edhe zhvillimet e fundit ne vendet e Evropes Juglindore, sidomos ne federaten serbo-malazeze, Kosove Kroaci e Maqedoni.

    Si dihet BE po pergatitet te nise procedurat per nje marreveshje Asociim-Stabilizimi edhe me Serbine dhe Malin e zi. Deri me tani Komisioni evropian ka dhenw nje nje vleresim gati pozitiv per fillimin e ketyre procedurave, por gjithmone me kushtin pararak te bashkepunimit te Beogadit me gjykaten nderkombetare te Hages, ky vleresim gjeti aprovim te plote edhe nga Keshilli i Ministrave te BE-se. Sa i takon Kosoves ministrat u njohen me strategjine e re te Komisionit evropian, me te ardhmen evropiane te saj duke e aprovuar edhe kete dokument. BE perseriti kerkesen e tij per nje dialog te drejtperdrejte mes presidentit Tadic dhe Ibrahim Rugoves. Zhak Aserbon, Kryetari i radhes i Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtem i Luksemburgut, u shpreh tejet i kenaqur qe te gjitha palet e interesuara si Prishtina edhe Beogradi jane shprehur kunder ndarjes se Kosoves.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    A janë gati për BE Rumania dhe Bullgaria?

    Shtypi i sotëm evropian analizon nëse Rumania dhe Bullgaria janë gati për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    Pas nënshkrimit dje të marrëveshjeve që theksojnë kushtet për hyrje në Bashkimin Evropian në vitin 2007, e përditshmja gjermane, DER TAGESSPIEGEL , dyshon nëse BE ka nevojë për më shumë anëtarë.

    A do të mund të përballojë më shumë anëtarë - pyet gazeta, duke theksuar situatën edhe ashtu të ngarkuar pas rritjes së numrit të vendeve anëtare nga 15 në 25 vitin e kaluar.

    Gazeta beson se marrëveshjet u arritën në kohën e gabuar, sepse Rumania dhe Bullgaria nuk janë të përgatitura në nivelin që Hungaria dhe Polonia ishin 18 muaj para anëtarësimit.

    Gazeta austriake DIE PRESSE nuk e vë në dyshim parimin por pyet se pse kaq shpejt?

    "Të gjithë e dijnë se Bullgaria dhe sidomos Rumania nuk janë gati për të hyrë në Bashkimin Evropian, thotë gazeta.

    Nëse Bashkimi Evropian vazhdon zgjerimin e tij me këtë ritëm atëherë ai mund të hasë në probleme para se të shndërrohet në superfuqi, paralajmëron gazeta.

    Të njejtat ndjenja manifestohen edhe në shtypin spanjoll.

    Bashkimi Evropian, thotë EL PAIS, vazhdon të avancojë me unifikimin dhe demokratizimin e kontinentit të vjetër, por, ai e bën këtë në mënyrë të papërgjegjshme.

    Spanja, sipas gazetës Spanja do të duhej të paguajë më shumë se sa partnerët e saj të pasur për anëtaresmin e këtyre dy vende të reja.

    Ajo thotë se duhet bërë një pushim për të menduar më racionalisht hapat e ardhshëm.

    Ndërsa e përditshmja daneze, BERLINGSKE TIDENDE e sheh atë që e quan si shenjë se Bashkimi Evropian po e humbet ritmin nga ana e Bashkimit Evropian pas vendimit të tij për të nënshkruar marrveshjen për anëtarësim me dy vende të tjera të Evropës Lindore.

    Tjetër shenjë dekurajues, sipas gazetës është debati i nxehtë mbi pasojat që mund të ketë nëse francezët i thonë JO kushtetutës së Bashkimit Evropian në referendumin e tyre.

    Referendumet, thotë e përditshmja austriake kanë përparësitë dhe të metat e tyre, por nuk është mirë që ato të injorohen me arsyen se votat e qytetarëve mund të jenë të ndikuara nga çështje jo relevante.

    "Është e padiskutueshme," e pranon ajo," që një referendum i BE-së të përdoret si mjet për rë protestuar kundër një kryeminsitri, apo kundër ndonjë çështjeje që nuk ka të bëjë me Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër Evropa do të ketë sukses vetëm nëqoftëse mbështetet nga shumica.

    Gazeta thotë nuk mund të eliminosh kundërshtimin e popullit duke hequr dorë nga referendumet dhe duke injoruar realitetin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    BE u hap driten jeshile dy republikave me te medha si ne njerez, edhe ne territor ne Ballkan. Me sa duket, kreret e BE po vene ne veprim "politiken e numrave", ku shtetet nuk shihen me vetem si nje faktor ekonomik ne Evropen e Bashkuar, por edhe si nje faktor politik. Politika duket tek numri i banoreve te cdo vendi, qe per nje politikan do te thote "numer votash".

    Ne kete stad, anetaresimi eshte vetem politik.

    Albo

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    BE do te mbylle sa me shpejte kapitullin a antaresimeve per ti dhene fund nje debati
    pa fund brenda shteteve te BE-se ku ç'do zgjerim rihap te njejtat tema; do na iki puna,
    do na bjeri niveli, do paguajme per ata qe hyjne etj.
    Problemi eshte se ngelen ne dere vendet e Ballkanit Perendimor, pengjet e luftes
    se Yugosllavise. Fatkeqesia ne kete eshte se Shqiperia u perfshi ne kete grup shtetesh
    pa qene pjese e luftes! Pseudo-Politikanet tane nuk diten ti shkisnin ketij kurthi dhe
    jane tani te lidhur pas nje lufte qe s'ishte e tyre, te pakten formalisht.

    Per me keq, shume vende po nderrojne kushtetuat e tyre (psh ne France) per te
    kalur ne referendum hyrjen e ç'do kandidati te ri. Viktimat e para do jene
    vendet e Ballkanit Perendimor!! Sikur te kishin bere referendum per ç'do
    kandidat te Evropes lindore jo Rumani qe s'futej por dhe Polonia do ishte
    akoma vite drite larg hyrjes. Athere pse duhet bere kjo ndaj Shqiperise?!

    Evropa "l-u-f-k-e", mire i ka thene populli!

Tema të Ngjashme

  1. Cristiano Ronaldo - "FIFA World Player - 2008"
    Nga km92 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 20:48
  2. Rumania dhe Bullgaria anëtarësohen në BE
    Nga *Babygirl* në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 15:53
  3. Bullgaria dhe Rumania - dy anëtaret e reja të BE-së
    Nga NoName në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 22:43
  4. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 05:14
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 23:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •