Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Arrow Jep doreheqejen qeveria Libaneze

    Përshëndetet dorëheqja e qeverisë (BBC)

    Dy javë protestash në Liban kundër qeverisë vendase dhe Sirisë që e mbështet atë kanë çuar në dorëheqjen e kabinetit.
    Vendimi u shpall në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin libanez nga kryeministri, Omar Kerami.

    Kjo u pasua me brohoritje nga mijëra demonstrues që kanë protestuar gjatë gjithë ditës në afërsi të parlamentit në Beirut, pavarësisht nga një urdhër ndalimi i qeverisë.

    Kryeministri Kerami tha se nuk donte që qeveria të ishte pengesë për ata që i donin të mirën vendit.

    Ai e bëri këtë deklaratë ndërsa parlamenti po zhvillonte një mocion mosbesimi për qeverinë.

    Udhëheqësit e opozitës thonë se ky është hapi i parë drejt atij që ata e quajnë çlirim të Libanit dhe kërkojnë largimin e të gjitha trupave siriane.

    Në Liban ka pasur një krizë politike që prej vrasjes së ish-kryeministrit Refik Hariri dy javë më parë.

    Siria i ka mohuar akuzat se ka pasur gisht në vrasjen e tij.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Presioni mbi Sirine per te terhequr trupat nga Libani rritet edhe me teper. Tashme thirrrjes se Frances dhe SHBA-se i shtohet edhe Rusia me Gjermanine. Largimin e trupave nga Libani e mbeshtesin dhe Egjipti dhe Arabia Saudite megjithese jo-publikisht. Siria ka rreth 14000 trupa ushtarake ne Liban.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Thua te gjitha keto qe ndodhen ne liban te jene rastesi.Vrasja e kryeministrit Libanez.Terheqaje trupave siriane.Po me vone cfare do te ndodhe ne kufirin Libanez me "Izraelin".Kush e di se qellimi i trupave siriane ne Liban qene per ti dhene fund luftes civile qe u shkatua nga (kush do thoni ju ) Dihet tashme kush eshte sherri i botes. Israeli.Te njeten gje po ben tani Mosadi dhe Cia Amerikane po bejne nje tip puci pushteti ne liban te tipit Gjeorgjan plus qe kjo eshte nje pergatitje per anen tjeter te medaljes e cila eshte drejt varjes ne qafe te Sirise nje medalje lufte ,,, ................ per mbeshtetje ndaj terrorirzmit "Izraelit" kunder popullit palestinez.Pse Libani.Lidhja e tij me Sirine a ishte ne planin amerikan te luftes si thoni ju kane lidhje apo po luajme me rastesine e historise.Nje cope enver ishte ai dhe projektonte plane pesevjecare e dhjetevjecare per ndertimin e dickaje ose per shkatarrimin e dickaje.Por amerika si thoni ju qe do ta merrte nje lufte me sirine me Irakun pa planin e saj te bere me pare nga duart sioniste Izraelite.Eshte absurde per mua dhe eshte detyre per gjithsecilin te kthellohet pak vertet keto jane rastesi apo ????///

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ku qendron absurditeti i nderuar klevis?
    Qe mijera persona ngrihen sepse duan te jetojne te lire ne vendin e tyre.Sepse nuk duan prezence te ushtareve te huaj ne vendin e tyre.
    Perse jeni kaq miope dhe jo koerente ma fjalet e juaja?Populli iraken paska te drejte te kerkoje te largohen trupat amerikane edhe pse i shpetuan nga diktatura,kurse ai libanez nuk paska te drejte te kerkoje largimin e trupave siriane.
    Ju sherrin e keni brenda personit tuaj e nuk jua ka fajin asnjeri e as Izraeli.Kaloni ate hendekun izraelo-palestinez dhe llogjikoni pak me shume e me konkretisht,e ndoshta nje Nobel do jete gati per aftesite e juaja mendore.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kleitus a e ke degjuar shprehjen "Kerkon halën ne përpeq".

    Keshtu edhe puna jote. Nuk ka me qorr se ai qe nuk DON te shohe... as me shurdh se ai qe nuk DON te degjoje...

    me lavazhin trunor qe te kane bere te ka ikur njehere e pergjithmone pjesa e neuroneve te mendimit objektiv, te ka mbetur vetem ideja fikese

    Amerika KEQ, izraeli KEQ, Arabi Mire, si puna e nje kompjuteri qe nuk e kalon cakun e programimit,

    Sidoqofte ke nevoje per nje upgrade, prandaj kalo edhe njehere andej nga Arabia se edhe ata kane filluar te kerkojne largimin e Sirise, pra ka ndryshuar "programi" e ke mbetur "obsolete"

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Siria do filloje te levize trupat ushtarake te henen

    Nga BBC

    Syria pullback 'to start Monday'

    Lebanon has seen a wave of anti-Syrian protests
    The redeployment of Syrian troops in Lebanon will start on Monday, the Lebanese defence minister has said.
    Abdel Rahim Mrad said forces will pull back to the eastern Bekaa Valley, beginning a two-stage withdrawal.

    Syrian President Bashar al-Assad will meet his Lebanese counterpart on Monday to discuss the details.

    The US said the redeployment did not go far enough, while Lebanon's Hezbollah movement has denounced what it called "foreign intervention" in Lebanon.

    The pro-Syrian guerrilla movement called for a "massive popular gathering" on Tuesday against a UN resolution demanding the withdrawal of foreign forces from Lebanon.

    President Assad announced the redeployment on Saturday after weeks of intensifying international pressure to withdraw.

    Summit

    Mr Mrad said the redeployment would begin immediately after a meeting between Mr Assad and Lebanese President Emile Lahoud in Damascus.

    The outgoing minister, part of the pro-Syrian government that promised to step down last week after popular protests, said the pullback would be complete after two to three days.

    Syrian Immigrant Affairs Minister Buthaina Shaaban told the BBC a full withdrawal would be "sooner than the world thinks".

    Mr Assad told Syria's parliament troops would withdraw to the eastern Bekaa Valley and then to the Syrian border.

    The BBC's Barbara Plett in Beirut says it is estimated the first step would involved up to 5,000 soldiers, then some 15,000 thousand troops would pull back to the border itself.

    The Syrian president said that after the redeployment, Lebanon and Syria "will have fulfilled our obligations under the Taif accord and under [UN Security Council] Resolution 1559".

    The 1989 Taif accord, which ended the Lebanese civil war, stipulates a phased withdrawal, while the 2004 UN resolution calls for foreign forces to leave Lebanon and its militant groups to disarm.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    ASAD: Siria do të tërheqi trupat nga Libani

    Libanezët të zemëruar. Ata kishin shpresuar për një njoftim të tërheqjes së plotë të trupave siriane.

    Asad: Siria do të tërheqë trupat nga Libani


    Elda Spaho

    Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, i cili ndodhet nën një presion të madh ndërkombëtar për largimin e trupave siriane nga Libani, ka thënë se forcat e tij do të tërhiqen drejt luginës Beka në afërsi të kufirit me Libanin dhe më pas drejt këtij kufiri. Ai i tha Parlamentit në Damask se Siria nuk do të qëndronte në Liban në qoftë se libanezët jepnin konsensusin për largimin e 15 mijë trupave siriane. “Ne nuk duhet të qëndrojmë qoftë edhe një ditë më shumë në qoftë se ekziston konsensusi në Liban se Siria duhet të tërhiqet”. “Prania e Sirisë në Liban nuk duhet të jetë një mollë sherri për të shkaktuar përçarje, sepse trupat siriane u futën në Liban pikërisht për të mos lejuar ndarjen”, -tha Asad. “Siria nuk duhet të jetë burim që shkakton përçarje në radhët e popullit libanez”, -shtoi ai. Një ministër i kabinetit sirian i tha BBC-së se trupat do të kalonin në anën siriane të kufirit sa më shpejt, brenda mundësive logjistike. Departamenti amerikan i Shtetit tha se njoftimi i Sirisë nuk ishte i mjaftueshëm, ndërsa Izraeli tha se Siria thjesht po përpiqej t’i shmangej situatës.
    Reagimi në Liban
    Mijëra vetë u mblodhën në qendër të Bejrutit për të ndjekur në ekran të madh fjalimin e presidentit Asad. Ata kishin shpresuar për një njoftim të tërheqjes së plotë të trupave siriane, dhe shumë prej tyre e tregonin hapur zemërimin. Korrespondentja e BBC-së në Bejrut, Kim Ghattas tha se shumë libanezë janë të zemëruar nga toni që përdori presidenti Asad në fjalimin e tij. Opozita tha se në këtë fjalim kishte disa kërcënime të maskuara me frazat e përdorura se Siria mund të përdorë dhunën për të shtypur lëvizjen kundër Damaskut në Liban. Për të hënën protestuesit do të ulen në vendin ku ish-kryeministri Hariri u vra nga shpërthimi i një bombe afro tre javë më parë.

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nderkohe, Hezbollah, organizate politike dhe ushtarake ne Liban (te sektit sheite, te mbeshtetur nga Iran dhe Siria) kane thirrur per nje demonstrate ne "mase popullore" te Marten kunder terheqjes se plote te trupave Siriane nga Libani. Gjate ngjarjeve te fundit, kjo organizate ka qendruar ne heshtje, megjithate kjo heshtje nuk zgjati shume. Hezbollah e di qe nqs behet nje terheqje e plote e trupave Siriane, atehere do rritet presioni per disarmitimin e tyre, pasi roli i tyre ne arenen politike libaneze eshte pare me sy kritike nga fqinjet, por edhe nga US dhe BE.

    Disarmatimi i Hezbollah shihet si domosdoshmeri per paqe ne Liban, dhe per nje zhvillim te procesit demokratik ne vend, i lire nga presionet ushtarake dhe politike nga jashte.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Trupat siriane në Liban fillojnë tërheqjen

    Tërheqja e trupave siriane u cilësua nga ShBA si masë gjysmake
    Trupat siriane në Liban kanë filluar të lëvizin drejt zonave lindore të vendit në kuadër të një plani të tërheqjes.
    Udhëheqësit libanezë dhe sirianë, në një takim në kryeqytetin sirian, Damask, ranë dakord për një ripozicionim të forcave në Luginën Bekaa në lindje të Libanit, por thanë se për hollësitë e një tërheqjeje të plotë në pajtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara nuk do të vendoset deri muajin e ardhshëm. (BBC)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    po shifsha ne tv sot nji demonstrat qe boni hezbollahu, vishin njerezit me autobuz nga fshatrat te organizum me protestu pro sirise. ene mu kujtu nje manifestim solidariteti qe organizoji ramiz alia ne 1990 2 jave pasi iken 5000 veta ne ambasada te sheshi skenderbe. erdhen nga gjith rrethet e shqiperise koperativiste e anetare te frontit me autobuse te tregonin besnikerine ndaj partise ndersa pjesa me e madhe e popullit perbrenda shtepive ne tirane mallkonte diktaturen. ja kshu dhe ky manifestimi sot me 500000 veta pro sirise. jane nja 5 milion te tjere qe se duan sirine.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Çdo të ndodhë me Trupat Mbrojtëse të Kosovës?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  4. Pilotët shqiptarë protestojnë kundër raportit të ministrit
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 10:40
  5. Trupat Amerikane të Paqës - Korpusi Vullnetar, rikthehen në Shqipëri
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 03:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •