Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 68
  1. #51
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Une nuk e di se sa aftesi kane burrat per te portretizuar femrat... Megjithate kam pershtypjen se personazhet feminore, me te famshet ne bote, jane portretizuar nga meshkuj... Shembuj ka shume : Madame Bovary, Anna Karenina... etj. Sidoqofte te qenit me te famshmet personazhe femerore ne bote, te portretizuara nga meshkuj, nuk do te thote qe ka pasur ndonje "saktesi" ne portretizimin qe u eshte bere atyre ne perkatesine e gjinise femerore... Ashtu sic te qenit femer nuk te jep te drejten te pretendosh, as ligjerisht e as llogjikisht, se mund te portretizosh nje femer me mire se nje mashkull (dhe vice versa per gjinine mashkullore)...

    Po degjoj te lehura une me duket...
    Well, Tolstoi ka bere nje pune te mrekullueshme me Ana Kareninen (I'll take back c'faredo qe thashe vetem ne kete rast ) Virginia Woolf ka bere nje pune mjeshterore me karakteret mashkullore, ca influence nga xhojs po eh...Une mendoj se gjerat kthjellohen kur shohim te dyja anet...e krahasojme (dmth, karaktere femerore nga femra vs karaktere femerore nga meshkuj, dhe anasjelltas.

    cupka qe pret me padurim karakteret e tua
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #52
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Ah Cupke moj Cupke... Per fat te keq nuk e njoh mire Virginia Woolf, e vetmja njohuri qe kam per te me vjen nga nje film i koheve te fundit "The Hours" (Stephen Daldry)... Gjithesesi kam pershtypjen se po te kalojme ne krahasime te atij llojit qe propozon zonjusha juaj , e pra kam pershtypjen se do futemi ne ndonje lufte gjinish, femer VS mashkull... Dhe sikur nuk ma ka qejfi shume.

    Nejse po mendohesha ne lidhje me nismen e kesaj teme "Ajo qe eshte e bukur eshte e moralshme", dhe duke u nisur nga principi se neqofte se gjen nje kundershembull, aksioma bie poshte, e pra po mundohesha te gjeja nje kundershembull me qellim qe ta hidhja poshte ate qe ka thene Flaubert-i... Po kundershembull nuk ka!... Por mbase dhe ka...
    Me perpara desha te them qe (do me falesh dhe kesaj radhe...) nuk jam dhe shume dakort me ate qe ke thene ne nje nga postet e mesiperme : bukuria eshte "purely aesthetic"... Ne shkollat ku jepen mesime te historise se artit, te mesojne se kur thuhet qe bukura eshte "purely aesthetic" do te thote qe eshte domethenia e lashte e se bukures, ajo e para shekullit te 19, dhe se ardhja e barokut (artit barok) si dhe, per tu hedhur me larg, ardhja e artistave si Marcel Duchamp et Co., eshte bere pikerisht, dhe duke ja arritur qellimit, per te hedhur poshte kete domethenie te lashte te se bukures...

    Por nejse, ne lidhje me "ajo qe eshte e bukur, eshte e moralshme"... Virgina Woolf, nuk do ishte dakort. Per te gjetur nje kundershembull per fjaline e bukur te Flaubert-it, u dashka shkuar ne ekstremitet... Dhe vete jeta e Virginia Woolf, na e jep kete shembull ne nje fare menyre, apo kundershembull. Mjaft u vertita! Do desha te pyesja a eshte e bukur dashuria qe kane dy qenie per njeri tjetrin (dashuria, me nenkuptim dhe permbajtje seksuale, por gjithesesi dashuri)? Besoj se pergjigjia eshte e gjitheanshme PO... (Neqofte se ka ndonje dissident, le te hidhet perpjete... qe ta kuptojme cili eshte e kam llafin.) Pra dashuria qe kane dy qenie per njeri tjetrin eshte e bukur dhe e moralshme apo jo! (Imagjinoni qe po "shiqoni" nje film...) Por imagjinoni gjithashtu qe kjo dashuria ne fjale te jete midis nje vellai dhe nje motre...

    ...Spo di ma! Me thoni ju!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #53
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    m`sieur, mbase eshte ca si e pahijeshme qe femrat ti ftojne meshkujt ne duel, por a nuk me thua, kur do e bejme nje "beteje" per "jete a vdekje" mbi estetiken e Kierkegaardit?

    Tani per kete temen, te mori djalli te mori e dija qe heret a vone kishe per te dale ketu. Desha ta luaj "safe" pasi me duket nje koncept teper kompleks. Kjo dashuria midis dy njerezve, eshte e bukur se eshte "carnal," apo jo? Pra, nese personi A dashuron personin B, ky i fundit eshte i bukur. Po a eshte kjo e vertete per nje person tjeter C qe nuk e dashuron personin B? Nese jo, atehere e bukura eshte "ne syte qe e shikojne." Tani, a mundet qe kjo bukuri te jete e moralshme? C'mund te thuhet ne rastin e personit C, apo ne rastin motres dhe vellait? Kam pershtypjen se, qe bukuria te jete e moralshme, ajo duhet te jete jo individuale por universale.

    ps. po e le me kaq sot se s'kam nge. I shall be back!
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #54
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Talking temporarily back

    Pra, nese personi A dashuron personin B, ky i fundit eshte i bukur.
    Po i komplikon pak ceshtjet (tani qe fute dashurine). Kur thua qe A dashuron B, se pari, duhet patur parasysh se cfare konsiderojm “dashuri”. Dikush mund te mendoj se do dike, por nese vertete kemi (apo skemi) te bejm me dashuri eshte tjeter pune. Pra shpesh mund te mendojm se duam ate qe “duket” si e bukur por qe ne fakt nuk eshte e bukur…

    Po a eshte kjo e vertete per nje person tjeter C qe nuk e dashuron personin B?
    Perse bukuria duhet te varet te mendimi i personit C? Ajo qe eshte e bukur a duhet te kete konfirmim nga te tjeret (shoqeria) qe te “jete” e bukur…?

    Nese jo, atehere e bukura eshte "ne syte qe e shikojne."
    Not necessarily. Nese eshte ne “syte qe e shikojne”, atehere eshte individuale komplet. Por, vetem se personi C nuk ka “ren ne dashuri” me ate bukuri sdo te thot se personi A nuk ka ren ne dashuri me “nje bukuri” (B)…

    Tani, a mundet qe kjo bukuri te jete e moralshme?
    Une jam munduar te sqaroj me pare se: ajo qe eshte e moralshme eshte e bukur, por kjo nuk do te thot se “ajo qe perceptohet si e bukur” eshte domosdo e moralshme. Pra, A mund te kete ren ne dashuri me dicka qe nuk eshte e bukur dhe qe nuk eshte e moralshme por qe i duket e bukur. C gjithashtu mund te kete ren ne dashuri me ate cka duket e bukur dhe e moralshme. C mund te mos kete ren ne dashuri me ate cka eshte e bukur dhe e moralshme. Por thjesht se A apo C mund te “bjeri ne dashuri” me B, se pari, nuk e ben B-n te bukur (a eshte dicka e bukur vetem nese “biem ne dashuri” me te? Ose: a nuk mund te jete dicka e bukur edhe nese ne nuk kemi ren ne dashuri me te (sepse ndoshta nuk e kemi “pare”)?) dhe, se dyti, nga bukuria e perceptuar nuk e ben B-n domosdoshmerisht te moralshme.

    C'mund te thuhet ne rastin e personit C, apo ne rastin motres dhe vellait? Kam pershtypjen se, qe bukuria te jete e moralshme, ajo duhet te jete jo individuale por universale.
    Cupke, po mundohesh te lidhesh bukurine me moralin por nuk e di sa suksese mund te kesh kur perdor dashurine qe ta besh kete lidhje. Megjithate le ti kthehem asaj qe konsideron “universale”. Ne fillim kam argumentuar se e moralshmja duhet te jete individuale perpara se te jete shoqerore (apo ti perkasi edhe shoqerise). Ajo c’ka eshte e moralshme duhet te jete e bukur. (Keto i kam then me pare.) Duke ecur nga keto baza, ajo qe eshte e moralshme (dhe sepse eshte e moralshme eshte edhe e bukur, mos te ngaterrohet me ate qe perceptohet si e bukur (sepse kjo smund te jete domosdo e moralshme)) i perket edhe individit edhe shoqerise. Por kjo nuk do te thot se vetem atehere kur e “sheh” shoqeria, se atehere ekziston ajo morale (ajo e bukur). Shoqeria (apo personi A dhe C) mund te mos e shikojn fare si te moralshme (te bukur) B-n. Por kjo sdo te thot se B nuk eshte e moralshme (e bukur). Ketu hyn ato vlerat qe kam permendur me pare. Per arsye se vlerat e nje shoqerie ndryshojn, ajo qe “shohim si e moralshme” nuk shihet ne menyre (le te them) objektive por shihet si rezultat i ndryshimit te nje shoqerie. Ama, kjo sdo te thot se dicka nuk eshte e moralshme vetem sepse shoqeria (sot) nuk e sheh dot ate te tille. Menyra se si e “shohim te moralshmen” nuk eshte e njejta gje se kujt (individit dhe shoqerise) i perket e moralshmja. E moralshmja eshte e bukur pavaresisht nese shoqeria sot e sheh ate si te tille apo jo, pra nuk ka nevoj per konfirmim nga shoqeria edhe pse i perket si individit edhe shoqerise.

    Qe e bukura te jete (jo te perceptohet) e moralshme duhet perkufizuar e bukura ne kontekst tjeter sepse ne kete menyr ti e ben bukurine te varur ose te shoqeria ose te individi, dhe nuk eshte e then qe bukuria te kete kete varesi.

    E moralshmja, per mua nuk e ka ate varesi, por i sherben edhe individit edhe shoqerise. (Si e tille eshte e bukur).

    ... diten e mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 01-05-2005 më 14:55

  5. #55
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Veshtruese, a nuk me thua, ka apo s'ka rendesi aparenca ne boten e sotme? A mund te dashurojme nje qenie te shemtuar? A mund te urrejme nje qenie te bukur? (e kam fjalen te shemtuar/te bukur si "jashte" dhe "brenda")
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #56
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Veshtruese, a nuk me thua, ka apo s'ka rendesi aparenca ne boten e sotme? A mund te dashurojme nje qenie te shemtuar? A mund te urrejme nje qenie te bukur? (e kam fjalen te shemtuar/te bukur si "jashte" dhe "brenda")
    Cupke, rendesia qe i japim ne dickaje nuk e ben ate gje domosdo te rendesishme... dhe persa i perket pyetjeve te tjera: gjithcka eshte e mundur... por...

    ja kalofshi mire

  7. #57
    Ja marim kete temen per shembull:
    Cili ka qene synimi e cfare ka pasuar?
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  8. #58
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Synimi i kujt?

  9. #59
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    C'lidhje ka bukuria me moralin? Mos valle nje pikture e bukur eshte e pamoralshme?

  10. #60
    vetëpërjashtim
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    C'eshte bukuria?

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •